Takimi i dështuar në Hënë – tregim

0
32

Arjan Th. Kallço
I dërguari special i gazetës Rruzulli

Toka jonë po vuan mallkimin e magjistarëve të rremë dhe të shumë fallxhorëve marifetxhinj që për muajin dhjetor 2012 parashikojnë fundin e saj. Kështu lind edhe një tregim fantastik…
Mos besoni po deshët !!

Data 12 dhjetor 2012, ora 03.45, sipas parashikimeve të qytetërimit Maya, dhe në orën fikse që nuk vonoi të tingëllonte, u turr mbi Tokën tonë të lashtë, sa vetë pafundësia, mallkimi që ishte paralajmëruar prej shekujsh. Kishte shumë syresh, por pasi të para nuk u verifikuan, atëherë si i thonë shprehjes e treta e vërteta. Llogaritë ishin bërë mbi bazën e shifrave, numëra të çuditshëm që askush nuk ishte në gjendje t’i deshifronte, dhe saktësisht nuk kishin gabuar as edhe një grimë. Bota po priste në ankth tragjedinë më të madhe të përjetuar ndonjëherë, e cila do i vinte kapakun vetë jetës mbi Tokë. E kur e di se cili është fundi dhe nuk ka asnjë gjasë për shpëtim, të vijnë në mend të gjitha ngjarjet e jetës tënde dhe më pas ngjarjet më të bujshme nëpër të cilat ka kaluar historia e botës.

Kaluan, njëra pas tjetrës edhe orët e fundit. Tokësorët numëronin startin sëprapthi, në të njëjtën mënyrë funksiononin edhe të gjitha teoritë e deritanishme, njëlloj sikur të kërkoje të ecje para dhe drejtimin e kisha nga kahu i kundërt. Nëse pas dy parashikimeve, që nuk sollën ndonjë vërtetim të teorive alarmuese nuk erdhi fundi, tek i treti patën shumë kujdes që ta shfaqnin nëpër konferenca dhe media. U duhej mbushur mendja që vërtet nuk kishte më shpëtim. Dhe si t’ia bënin? Sa më shumë të gënjesh me fjalë bindëse, me fuqi zëri të vendosur, aq më të vërtetë e bën një ngjarje.

Kjo historia e gënjeshtrave të trumbetuara sit ë vërteta e kishte një rrugëtim të vetin që e ndiqnin edhe liderët tokësorë, bile edhe atëhere kur zbuloheshin sit tilla, prapë këmbëngulja se ishin gënjeshtra të atyre që i kundërshtonin ato të kundërshtarëve, vetëm e vetëm nga zilia. Më pas numërimi sëprapthi i orëve ia la vendin minutave tronditëse. Njerëzit të dorëzuar tashmë, po përpiqeshin të thoshin të vërtetat e gënjeshtrave dhe të vërtetat të vërteta. Të tjerë më të devotshëm u luteshin zotave dhe u rrëfenin të gjitha mëkatet që kishin bërë gjatë jetës së vet. Vetë zotat nuk kishin se kujt t’i rrëfeheshin, pasi nuk kishte mbi ta.

Ja i mbajtëm të fshehtat e shekujve vetëm për veten tonë, po tani për çfarë na duhen? – ia filloi kryezoti. Nuk i duhen më askujt, për më tepër askush nuk ka më interes të na dëgjojë. Do t’i marrim me vete, por sa para bën. Nuk kanë më asnjë vlerë, pavarësisht se edhe ne u përpoqëm që gënjeshtrat t’i shpallnim për të vërteta. Kryezoti i mblodhi të gjithë vartësit e tjerë dhe mendoi që t’u bënte rrëfimin më të madh të padëgjuar ndonjëherë.

Dëgjoni, ju, o miq dhe armiq. E di se ju kam lënduar dhe trajtuar keq, por duhet ta kuptoni se kryezoti është kryezot. Po të kishte kohë që edhe ju të bëheshit si mua, kështu do të silleshit me të tjerët. Është një sëmundje që nuk ka shërim. Pushteti mbahet vetëm me dhunë që kundërshtarët të të mos hedhin në nokaut bë asnjë raund. Mos u çuditni me këtë rrëfimin tim të sotëm. Kjo është e vërteta. Por unë e di mirë se edhe ju jeni sjellë si mua me vartësit tuaj.

Ka ndonjë që thotë të kundërtën?
Rrotulloi sytë anembanë, por askush nuk nxorri zë. E pra, duhet ta kuptoni, se unë nuk jam kryezoti që ju keni menduar gjithë këtë kohë. Sot po e shpall të vërtetën vetëm për ju, ekskluzive, se jam unë ai, kryezotmarciani.
Të gjithë u habitën me këtë rrëfim dhe, ngaqë nuk po u besonin veshëve, filluan të mërmërisnin gjithandej.
Sa bukur na e ka hedhur, kodoshi, si nuk na vajti kurrë në mendje kjo gjë? Syleshë të vërtetë kemi qënë – ia priti dikush tjetër.

Organizuam kaq e kaq puçe, por nuk e morrëm vesh se pas tyre kishte qënë vetë ai. Por tashmë edhe mes tyre po mbretëronte pështjellimi më zhurmëmadh në histori, nuk kishte kohë edhe për vetë shpurën e zotave, pasi sekondat po bëheshin edhe më tyronditëse. Kështu ishte shkruar në pergamenat e mëdha që prej kohësh ishin mbyllur brenda disa peshtafëve dhe këto, për t’i patur më të sigurta, brenda kasafortave jo me çelësa të mëdhenj prej hekuri të punuara si dikur dhe që rëndë tundeshin nëpër tufat e rojeve, por me teknologji të larta dhe teknika manjetike të papara më parë, shumë herë më të komplikuara se vetë numërat maya. Sekonat e parafundit ua lanë vendin sekondave që vijuan dhe që më në fund i dhanë goditjen përfundimtare Tokës.

Tek dridhej dhe thërrmohej, bashkë me copat e rruzullit, po shkërmoqeshin dhe po fluturonin edhe vetë qytetërimet të ndërtuara me shumë mund e djersë, bile dhe vetë njerëzit, që edhe në ëndërr nuk e kishin menduar, filluan të fluturojnë nëpër hapësirën, të cilën nuk kishin mundur ta shikonin dhe jo më ta eksploronin të gjithën. Para fundit të përbashkët kishte patur edhe disa tentativea bisedimesh me alienët që u patën premtuar tokësorëve se nuk do t’i braktisnin për asnjë motiv dhe nuk do t’i linin të përhumbeshin në univers. Gënjeshtra nga kryezoti, pa djeninë e zotave të tjerë, kishte zbritur poshtë mes masave të njerëzve dhe kishte marrë dhenë. Tek e fundit e keqja duhet ndarë me miqtë e vërtetë, nëse të tillë do të tregoheshin alienët, do t’i mirëprisnin në planetin e tyre, në pritje të një planeti tjetër.

Flitej se jo shumë larg, ai ishte bërë gati që t’i priste, por më parë tokësorët duhet të grumbulloheshin dhe më pas të transportoheshin. Të 6 miliardë banorët e planetit, nuk ishte ndonjë gjë e madhe për marsianët, do ta kishin gati nga një anije për secilin banor. Shkencëtarët alienë i kishin bërë të gjitha llogaritë mirë dhe interpretimet s’kishin më hijen e dyshimit. Etapa e parë do të ishte Hëna, alienomarcianët dhe tokësoromarcianët, së bashku do të zbarkonin në të, do ta pushtonin paqësisht. Prit e prit, orët kaluan dhe anijet as që dukeshin fare.

Kudo edhe mes tokësorëve kaosi kishte pllakosur anembanë rruzullit dhe televizionet e shumtë, privatë dhe shtetërorë, ishin bërë një, po transmetonin hap pas hapi të gjithë këtë ngjarje me përmasa planetare. Kudo shihje njerëz që të frikësuar deri në tmerr, nuk ishte e lehtë të bëheshe një lloj sateliti i përkohshëm nëpër hapësirë, se nuk dihej se ku do të përfundoje. Nuk kishte dallim edhe midis vetë njerëzve, ishin fshirë të gjitha nuancat kuptimore dhe reale të njerëzve të pasur dhe të varfër. Fati i përbashkët i priste edhe të vdekshmit, nuk kishte ndërmend të kursente asnjë. Ishte e kotë që të merrnin sende me vete, se edhe ato të përfundonin keq, si vetë njerëzit.

Pati aty këtu ndonjë zë që bosët e pasuruar me djersën e popujve, ishin konvertuar, ishin bërë të mirë dhe dashamirës me këtë rast dhe prej ditësh po përpiqeshin që udhëtimin e tokësorëve ta blinin me para tek alienët. Epo më në fund – u dorëzuan të gjithë të varfërit – haku shkoi tek i zoti. Por siç u pa, kjo ishte gënjeshtra e radhës, pasi bosët po korruptonin jo alienët, por vetë NASA-n. Kishin dërguar një përfaqësues, më bosin e tyre, dhe ai po rrëkej më kot me premtimet se do t’i paguanin të gjitha udhëtimet për të pasurit me para në dorë, edhe vetë anijet kozmike. Tratativa pas tratativash nuk arritën ta realizonin ëndrrën e tyre finale të ikjes së paguar me flori.

Kur nuk shpëtojnë dot kryezoti dhe zotat, çfarë ju shkon në mendje – ishte përgjigjia zyrtare e zëdhënësve të shtypit.

Më në fund, panë ç’panë, u dorëzuan me fatin e përbashkët. Nga bota që po shkatërrohej dhe po bëhej fije-fije, kush e dis e në cilin planet do të binin, kishin trashëguar shumë njohuri dhe përvoja, pavarësisht se mënçurinë e kishin nënvleftësuar, gabim fatal që nuk ia fanin vetes, por nuk u hiqej nga mendja maksima e pakundërshtueshme, vetë jeta e kishte koaluduar, por nuk deshin që t’ia vinin veshin : Nuk blihet gjithçka me para…