TemA, 9 Shtator 2013
Ish-Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka sqaruar një ditë më parë se tenderi për blerjen e kompjuterëve për sallën plenare është bërë që në dhjetor të vitit të shkuar.
Ajo thotë me krenari se projekti është pjesë e e-parlamentit.
Por ndërsa ka bërë publike detajet e kontratës për furnizimin me kompjuterë, të bie në sy se taksapaguesit e paguajnë një kompjuter ‘sa frëngu pulën’.
Kështu, në kontratën e lidhur me kompaninë Fastech thuhet se ajo do i ofrojë kompjuterët për rreth 180 milion lekë.
Sipas një logjike të thjeshtë, i bie që një kompjuter ka kushtuar së paku 1.3 milion lekë, raporton MAPO.
“Vlera e kontratës, loti i I: 17,978,980 (shtatëmbëdhjetë milion, nëntëqind shtatëdhjetë e tetë mijë, nëntëqind tetëdhjetë).
Data e lidhjes së kontratës: 11.12.2012.
Kontraktori/ adresa e tij: Operatori ekonomik “Fastech” shpk, rr: Brigada VIII, Nd. 8, H.6, Ap.1, Tirane,” thuhet në njoftimin që ka shpërndarë Kuvendi.
Sikur të mos mjaftonte shëmtia që i është bërë sallës, tani kjo shifër është e mjaftueshme për të kuptuar se përse është bërë tenderi./ep