Deklaratat e fundit të Isa Mustafës tejet skandaloze të paarsye dhe tërësisht devijuese për interesat e Kosovës!

0
32

Shkruan Asllan Dibrani

Nga ajo ditë që u bë koalicioni PDK-LDK situata politike dhe ekonomike është përkeqësuar!
Situata e ndërlikuar në Kosovë po mbretëron që nga ajo ditë që u bë koalicioni PDK-LDK? Shkallëzimi i gjendjes së rëndë politike dhe ekonomike po rritet me një pakënaqësi në popull. Gjendja, po shkon drejt një eskalimi të situatës edhe me radikalizëm e shprehur nga keqmenaxhimi politik nga aktorët qeveritarë, me një politikë boshe, me një korrupsion në rritje, papunësi në rritje, pasiguri në rritje deri në rezistencën radikale edhe nga opozita duke e harxhuar gjithë energjinë e modeleve demokratike. Që nga formimi i qeverise dhe krijimit të këtij koalicioni u bënë një serë skandalesh me pasoja të përfshira në masë si:

1. Shpërngulja e qindra dhe mijëra shqiptarëve nga Kosova duke kërkuar siguri dhe kushte ma të mira në shtete perëndimore.
2. Afera e Bullatoviqit më shumë protesta dhe rezistence të përgjakshme,viktime ishin shqiptarët.

3. Keqpërdorime dhe emërtime e njohjes së statusit të veteraneve si luftëtare të UÇK-së, pa qene asnjë ditë në frontin e luftës duke i injoruar djemtë ma të mirë që i dolën për ball armikut.

4. Që nga ajo ditë hiqen dhe shkarkohen dekanët e universiteteve të Kosovës sipas politikes ditore duke e ndarë edhe shkencën e kulturën në krah politik dhe duke i manipuluar studentet ???

5. Manipulimi dhe prononcimet parazgjedhore për hapjen e 200 mijë vendeve të punës! Ku është ai fondi për zhvillim i miliardave euro?!… Ku janë premtimet e liderëve politik fantazma?

6. Kjo qeveri dhe ato ma parë linçuan grupe terroriste të operojnë në Kosovë me petkun e fesë islame!!! Sot Kosova ka një imazh të keq në arenën ndërkombëtare nga vet gabimet e kësaj qeverie dhe atyre të maparëshme. Si pasojë humben jetën në Siri me qindra djem të Kosovës me tru të shpëlara!!! Mbeten me qindra fëmijë jetim dhe me qindra gra të veja pa kurrfarë perspektive duke i lejuar tip mafiozët si Shefqet Krasniqin të manipulojnë me nderin dhe vlerat e kombi tonë!!!

7. Situata në vend për çdo ditë po shkon drejt thellimit të krizës politike. Përderisa partitë opozitare vazhdojnë me bllokimin e seancës së Kuvendit, derisa qeveria nuk i tërheq nënshkrimet nga marrëveshjet e fundit në Bruksel dhe atë për Demarkacionin me Malin e Zi.
Pakënaqësia e popullit po kalon nga një amulli në dhunë, kaos dhe më të keqen gjakderdhja, po që vazhdon kështu është e pashmangshme.

8. Deklaratat e fundit të Isa Mustafes janë tejet skandaloze të pa arsye dhe tërësisht devijuese për interesat e Kosovës, citojmë deklaratën e tij mesa vijon:

“Për vendin tonë nuk janë problem real as Asociacioni dhe as Demarkacioni me Malin e Zi. Problem është abstenimi në zbatimin e ligjit dhe rregullave, që stimulon hyxhymin e dhunshëm për të ardhur në pushtet jashtë rregullave demokratike, fjalën e ka për opozitën”kështu shprehet z. Kryeministër i Kosovës për armiqtë që pretendojnë akoma t’i rrudhin trojet tona!.

Sipas Isa Mustafës ma të shtrenjta janë karriget e ministrave se 10 mijë hektar tokë t’i falen Malit te Zi!
Mjafton të lexohen dy rreshtat e parë dhe të mbetet i shokuar çdo shqiptar! Ky nuk ka kurrfarë respekti ndaj popullit, ky flet kundër popullit, ky vendos kundër popullit, ky i vlerëson problemet me inat për pushtet dhe interesat personale, kur thotë për “Zajednicen” jam në gjendje të përballëm me këdo qofte dhe nuk tërhiqem!!!

Populli duhet ta shoh se çfarë klase politike kemi në krye të shtetit!?. Populli ose është i verbër ose budalla, po aq sa janë këta ministra që japin deklarata të pa matura, po e shini çfarë kryeministri dhe ministrash kemi kur shprehen se nuk qenka problem me ja fal 10 mijë hektar tokë Malit të Zi? Nuk qenka me rendësi formimi i Asociacioneve të shtetit serb në Kosovë nga një përqindje nga 3 % !?. Ky tallet me popullin e varfër dhe opozitën, të cilët, po e shohin fare mire se, në Kosovën e Thaçit,

Edites dhe Isës, po formohet edhe një organizëm shtetëror serb i cilin në vazhdimësi do të jetë kancer, i pashërueshëm për shqiptarët. Sipas Isa Mustafës ma të shtrenjta janë karriget e ministrave se 10 mije hektar tokë të falen!Diçka skandaloze, absurde hde e pa faleshme.
Isa Mustafa e merre shembull opozitën për turrje ndaj organeve të shtetit të Kosovës dhe e harron veten dhe përpjekjet e tij tradhtare për ta marre postin e kryeministrit të Kosovës,duke tradhtuar edhe aleancën e Bllokut opozitar, ku ishte pjese e saj!?…

Mustafa duhet ta kuptoje se,Asociacioni dhe tkurrja-ngushtimi i sipërfaqes së territorit të Kosovës, janë tradhti kombëtare dhe hap për zhbërjen e Kosovës si shtet!?

Duhet te vjen keq zotoi kryeministër nga prejardhja e juaj nga një fshat i Malësisë së Gollakut, Prapashtica që la mbi 1020 burra,gra e fëmijë të prerë e masakruar nga çetnikët e Serbisë me 1921, nga e cila besoj se edhe familja e juaj ishte viktimë e asaj kohe, prandaj qit gishtin dhe mendo se nuk duhet të mbrohet “Zajdnica“ por populli i yt ngase ke njëqind e një arsye të ngresh padi kundër Serbisë nga gjenocidi që përjetoj Kosova gjatë shekullit të fundit.

Zoti Ministër po të vepron populli sipas teje, ti fal edhe ma tutje trojet ton siç vepruat po të njëjtën gjë me Maqedoninë a do te mund te ekziston Kosova? Sigurisht se jo!
Zoti ministër Isa Mustafa a thua për çka u kalbëm me mijëra student e profesor nëpër kazametet serbe me tkurr Kosoven, apo me pavarësua nga pushtuesit sllav?

A thua përse ushtria jone luftoj,me fal toka, apo me i mbrojt ato nga agresori serb?. A thua përse e derdhi gjithë ketë e gjak populli i Kosovës t’i leje mashtruesit, kriminelet, manipunatet, korruptuesit, hajnat dhe analfabete ta udhëheqin Kosovën, apo ta përjeton ëndrrën e vet Pavarësinë e Kosovës nga çizmja e sllavëve që paguan haraçin ma të madh. Zoti ministër Isa Mustafa mos luani me gjakun popullit se do t’u nxënë një ditë!!!

Situata e krijuar ne këto momente është kaotike dhe në qorrsokak, andaj ti dhe klika e klasës politike duhet të hiqni dorë nga kjo politikë shterpë me një opsion të vetëm dorëheqjen. Kjo është alternativa si vijë e gjelbër për ta ndalur gjakderdhjen dhe vëllavrasjen drejt një Kosove të sigurt me intelektual dhe njerëz te devotshëm qe i keni qit jashtë skene, andaj kujdes te këtë si pozita ashtu edhe opozita.