“Ju mendoni shumë se çfarë do thonë të huajt, veproni për të mirën tuaj”

0
54


TemA Online, 22 Gusht 2012

Është fakt i ditur, që po të mos ishte presioni i të huajve, zor se do të bëheshin reforma në këtë vend. Dhe, këtë gjë e pohon më së miri ambasadorja gjermane në Shqipëri, Carola Muller-Holtkemper, e cila shprehet se shqiptarët mendojnë më shumë se çfarë do të thonë të huajt kur veprojnë, se sa për të mirën e tyre.

“Ka pasur pak proges, si kodi i ri elektroral që ka kaluar në Parlament . Qeveria dhe opozita po diskutojnë për të reduktuar apo heqin imunitetin apo reformimin e institucioneve legale dhe sistemin e drejtësisë, kështu që po flitet për më shumë reforma dhe ne shpresojmë që kjo të materializohet. Ne mendojmë që për ne, por më shumë për shqiptarët, është e rëndësishme të përsosin sistemin e drejtësisë. Kjo do të përmirësonte situatën dhe relatat mes vetë shqiptarëve, mes insitucioneve dhe biznesit, mes insitucioneve dhe biznesit të huaj.

Por, përshtypja ime është se shqiptarët mendojnë shumë rreth të huajve. Kështu që, na harroni ne dhe bëni reformat për veten tuaj. Krijoni një shoqëri më përfshirëse, një mjedis më komod për insitiucionet shqiptare dhe biznesin dhe ju do ta merrni statusin e vendit kandidat automatikisht”, ka thënë ambasadorja gjermane nga Gjirokastra.