Prof. Lutfi Alia, 29.10.2010
Pas shumë vite kërkesash insistuese personale dhe zyrtare, më së fundi, në gusht të viti 1989 Agnes Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza, e realizoj deshirën e madhe, si u shpreh para largimit: “vizitova vendin tim të dashur Shqipërinë dhe takova popullin tim”. Nobelistja me famë botërore Nënë Tereza, është personaliteti i parë shqiptar, që i parapriu dhe i hapi rrugën integrimit të vlerave kulturore të shumë personaliteteve të tjera shqiptare, që do t’i rikthe-heshin publikut tonë disa vite më vonë si Martin Camaj, Isuf Luzaj, Xhim Belushi, Sten Dragoti etj.
Për opinionin shqiptar dhe të huaj, vizita e Nënë Terezës – misonare katolike dhe humanitare e shquar (bamirëse) ishte befasuese, duke menduar se regjimi komunist, të dyja këto i kishte të ndaluara, por nga ana tjetër ardhja e Nënë Terezës ishte mirësia dhe sinjali i parë i ndryshimeve pozitive, që do të përfshinin jetën shqiptare, madje kjo vizitë i parapriu lirisë të besimeve fetare, që u shpallën një vit më pas dhe ndryshimeve të medha politike e sociale, që e çuan Shqipërinë në rrugën e demokracisë.
Opinioni zyrtar i kohës e konsideroj “vizitë private”, apo “vizitë jozyrtare”, por për mendimin tim, pavarësisht nga motivimi burokratik, ardhja e Nënë Terezës ishte rikthimi ne vendin e vet, ardhje ne “gjini” dhe pse për shumë vite kjo e drejtë i ishte mohuar me justifikime absurde politike dhe pa asnjë bazë morale e njerëzor.
Duke pranuar ardhjen e Nënë Terezes, regjimi konservator i kohës bëri një hapje të ndrojtur, për t’i treguar opnio-nit të brendshëm dhe atij të jashtëm se po ndryshonte. Vizita e Nënë Terezës u prezantua me lajme të kontrolluara, duke i servirur popullit vetëm takimet me zyrtarët e regjimit, vizitën ne varrezet e dëshmoreve dhe per “te shpetuar shiprtin e tyre mëkatar”, njoftuan shkurt vizitën në varret e nënës Drane dhe motrës Age, në varrezat e Tiranës, ku e shoqëroj Marie Kraja dhe vizitën ne spitalin onkologjik, e shoqeruar nga Dr Adelina Mazreku. Kuptohet se gjithëçka ishte organizuar brenda kornizave të burokracisë komuniste, një vizitë protokollare, me pak publik të zgjedhur, por kjo hapsirë zyrtare ishte tepër e ngushtë për dimensionet gjigande të Nënë Terezës.
Ndryshe nga pala pritëse, Nënë Tereza mbante qendrim të thjeshtë, pa asnje lloj formalizmi, pa sjellje artificiale dhe e çpenguar nga zyrtarizmi, çka e rriste edhe më shumë madhështine e shpirtit te saj fisnik. Në takimin me presi-dentin R. Alia, gjatë gjithë kohës, Nënë Tereza i a mbajti duart shtërnguar, i foli hapur me dashuri nëne, duke e quaj-tur “biri im”, ndërsa presidenti u mundua të tregohej miqësor, por nuk harroj dhe ta genjejë, duke i thënë se në Shqipëri nuk ka të varfer e as të braktisur dhe kësisoj i mohoj kërkesën, për të hapur ne atdhe, shtëpinë e misionit të bamirësisë, ndërkohë, që ajo i kishte hapur në 96 vende të botës, madje dhe në vendet më të zhvilluara si USA, Anglia, Kanada, Itali, Franca etj. Propoganda e kohës e mbajti te fshehur këtë rrethanë, ndërsa në takimin e R. Alise me intelektualet e kryeqytetit, Ismail Kadare, protestoj ashpër duke thene: “i thatë gënjeshtra një plake të shkretë”.
Nënë Tereza pothuajse nuk njihej në Shqiperi, ndersa figura e saj kishte pushtuar mbarë botën, jo vetëm si misio-nare katolike, por dhe si bamirëse e Missione of Charity, si personalitet i shquar i veprimtarive humanitare. Qendra e aktivitetit të saj është Kalkuta, ku ndodhet “Shtepia e Nënës”, ku në krah të portës është vendosur një tabelë druri me shkrimin “Mother Theresa – IN/OUT”. Në këtë shtepi, që dikur ishte një nga tempujt më të lashtë hindu, kishin shkuar ta takonin Mbreteresha e Anglise, Presidenti e kryeministri i Hindise, dy presdenta të SHBA, (George Bush, Jimmy Karter), principesha Diana, Yaser Arafat e shumë e shumë personalitet të tjera boterore. Me veprën dhe shpir-tin e saj humanitar, Ajo e kishte rrokur tërë botën, ishte bërë qytetarja më e nderuar. Në se do ta përmbledhim në pak fjalë veprën e Nënë Terezës, do të perkufizohej perkushtim në besimin katolik, në dashurinë për njeriun dhe shpresë për të varfërit e të vuajturit e kësaj bote të pamëshirëshme.
Dante Aligieri ka thene: “… e para e intelektit të njeriut është dashuria, të gjitha të tjerat vijnë pas”. Pikërisht dashuria për njeriun dhe në veçanti për njeriun që vuan, ishte e mishëruar ne perfeksionim te Nënë Tereza, duke i u përkushtuar me pasion sublim njeriut të varfër, të semurë, të vuajtur, te braktisur, jetimeve, të gjithe nevojtarëve pa dallime etnike dhe feje. Ajo u shërbeu me pasion të gjithë atyre, që jeta dhe shoqëria i kishte braktisur, u sherbeu me përkushtim, u kujdes me devotshmëri për t’i shëruar e ju dha dashuri, gëzim e shpresa. Këtë misionare të dashurisë, bota e nderoj dduke e quajtur Nëna e dashurisë.
Gjatë ditëve të qendrimit në Shqipëri, mass media shqiptare shpërndante lajme të shkurtëra, të thata, pa komente. Aktiviteti i parë publik ishte takimi ne një nga sallat e Piramidës, ku merrnin pjesë të gjitha përfaqesit diplomatike të akredituara në Tirane, intelektuale dhe funksionarë shteti. Në këtë “vizitë”, Nënë Tereza shoqerohej nga gazetarja Janette Petriè, autorja e shumë dokumentareve për jeten dhe veprën humanitare të Nënë Terezës, madje një nga këto dokumentare u shfaq ate ditë, çka ndihmoj të njihej madhështia e figurës të shqiptares më të madhe të planetit. Si ndodhte në atë kohe, gazetaren amerikane Janette Petriè nuk e perfilli askush, madje e “harruan” e ajo, bashkë me dy motra të Nënë Terezës, me vështirësi gjetën vende ne rradhën e fundit të sallës.
Pas perfundimit të ceremonisë, Nënë Tereza u rrethua nga trupa diplomatike, madje shtyheshin e nuk i linin rradhë njeri tjetrit, për ta takuar e për ta pershendetur. Shumica e pjesmarrësve u larguan, ndërsa unë dhe Prof. Ylli Popa pritëm ta takonim e ta përshendesnim. Më se fundi u afruam dhe Prof Ahmet Kamberi (Minsitri i Shendetësisë, që e shoqeronte) na prezantoj. Prof Ylli i tha: “… ky gjoks i vogël, mban brenda një zemër të madhe, ku merr dashuri e ngrohtësi e gjithë bota”. Unë isha tepër i emocionuar e kur ma dha dorën i a mora e i a putha e me pas e përqafova e i thashë: “jam i lumtur, se kam përqafuar Nënën e mbarebotes”.
Gjatë qendrimit në Tiranë, Nënë Tereza i respektoj rregullat, që kishte përcaktuar protokolli zyrtar, por shteti nuk e respektoj e nuk i plotesojë asnjë nga kërkesat e saj. Ajo nuk kërkoj favore, as privilegje, as dhurata, thjeshtë propo-zoj të hapte dhe në vendin vet, shtëpinë e Misionit Bamirës (Missionaries of Charity), ashtu si i kishte hapur në 96 vende të botës. Në asnjë vend tjetër nuk e kishte refuzuar, askush nuk i a kishte mohuar kerkesen modeste per hapjen e shtepive te bamirësise, ishte hera e parë, që ballafaqohej me një qendrim te tillë mosperfillës dhe fyes, por ajo nuk shprehu zemërim e paknaqësi, madje as nuk u dekurajua, përkundrazi kjo ngjarje i dha forca e kurajo, per t’i zgjidhur vetë të gjitha punët, si veproj në udhetimet e më pasme.
Do te theksoj nje fakt me rëndësi të veçantë, që shpreh madhështinë e figurës të Nënë Terezës, tolerancen e saj, shpirtin mëshiremadh e pajtues, duke i falur shtetarët shqiptarë për padrejtesitë që i kishin bërë, duke i mohuar takimin me nënën dhe motrën, i fali e i ftoj që të shikojmë përpara, drejt një të ardhme të re. Kësisoj pranoj ftesën të hante darkë me N. Hoxhën, e cila e gënjeu se në Shqipëri nuk ka të varfër, ndërsa kur Komiteti i çmimit Nobel e ftoj në darkën zyrtare, të organizuar për nder të saj, e refuzoj duke u thënë: “Nuk mund të pranoj një darke te tille, perderisa njerezit vuajnë dhe vdesin nga uria…dua te jem e varfër si janë ata”.
Me 8 gusht Nënë Tereza u largua nga Shqipëria duke marrë me vete nderimin, respektin dhe dashurinë e popullit te saj dhe një qylym të vogël me motive shqiptare (dhuratë e puntorëve të Artistikes – Migjeni), që e përdori përherë në dhomën e lutjeve, deri në ditët e fundit të jetës.
Në dhjetor të 1990 Nënë Tereza u rikthye ne mëmëdhe. Të nesërmen e mbërritjes, në pasdite, një trokitje e butë në portën e zyrës (në katin e gjashtë të ndertesës pa ashensor), më nxiti te ngrihem e ta hap derën. Mbeta i befasuar. Para meje ndodhej Nënë Tereza me gjithë madheshtinë e saj dhe me 80 vitet e një jete impenjative mbi supe. Me dy pëllëmbët e duarve të bashkuara para gjoksit, me një vështrim të butë e një buzeqeshje të ëmbël, me përshendeti ne shqip: “Mirëdita, a pranon miq?” E përqafova dhe duke i thënë Welcome (një gabimi i im padashje) e ftova bashkë me Janette Petriè, Motrën Agnes (kosovare) dhe pesë Motrat e tjera. Porosita të na sillnin kafe dhe uje, por Nënë Tereza pranoj vetem uje.
Nuk mund ta imagjinoni sa gëzim ndjeja për këtë vizitë të paprtiur, nderuese e të mirë pritur. Biseda u zhvillua në një atmosferë tepër miqësore, sikur njiheshim prej vitesh. Nënë Tereza ishte mjeshtria e komunikimit. Me lehtësinë më të madhe bisedonte me një kryetar shteti, me një mbret, me intelektualin, me punëtorin, me fshatarin, por ne veçanti me të semurët dhe ata që vuanin. Ajo është mishërim i figurës të dashuruar me njerëzimin. Tërë jetën i u përkushtua mbrojtjes të jetës dhe të dinjitetit njerëzor, të cilën e konsideronte të shenjtë. Kjo është thelbësore në jetën e aktivitetin e Nënë Terezës, e cila gjeti në humanizmin e shenjtëruar të Krishtit një provë të padiskutueshme, da-shurinë për njeriun e varfër apo të pasur, të aftë apo me kufizime shëndetësore, të çdo lloj etnie apo feje.
Me kishte sjellë disa nga poezitë e saj të famëshme, që këndoheshin si lutje në kishat e gjithë botës.
Në veçanti kujtoj poezinë “Jetoje jetën”.
Jeta është mundësi, përfito nga ajo.
Jeta është e bukur,adhuroje.
Jeta është ëndërr, jetoje.
Jeta është sfide, perballu me te.
Jeta është loje, luaje.
Jeta është detyre, plotesoje.
Jeta është e shtrenjte, vleresoje.
Jeta është pasuri, ruaje.
Jeta është dashuri, shijoje.
Jeta është mister, zbuloje.
Jeta është dhimbje, sfidoje.
Jeta është këngë, këndoje.
Jeta është tragjedi, shmangiu.
Jeta është fat, përfito.
Jeta është aventurë, kujdes.
Jeta është shumë e çmuar, duaje.
Jeta është luftë, mesohu dhe me të.
Jeta është jetë, lufto për të…”
Me një veshtrim të butë e magjepës, filloj të më tregoj planet për hapjen e shtëpive të bamiresisë në Shqipëri. Nënë Tereza shquhej për inciative dhe aftësi organizuese, si e kishte treguar me misionet, që kishte ngritur në të gjithë botën. Gjithëçka e zgjidhte vetë, me urtësi e me guxim. Kështu veproj dhe në Tiranë. Kësisoj, kur erdhi heren tjetër, mori një shtepi përdhese me oborr të vogël, në një kthinë të rrugës “Siri Kodra”. Aty u sistemuan motrat dhe misioni i parë i Nënë Terezës. Një nga dhomat ishte kapella ku kryheshin ritet fetare. Kudo mbretëronte thjeshtësia, pastërtia dhe rregulli deri në perfeksionim.
Në oborrin e ngushtë, një djalë tiranas, kishte ndërtuar një guvë të vogël, ku ishte vendosur shtatorja e Shën Mërise, e rrethuar me vazo lulesh të freskëta. Në sheshin para misionit, për ditë kishte njerëz, popull i thjeshtë dhe intelektuale, plot njerëz, të krishterë, muhamedanë, bektashi e ortodoks, por dhe të huaj. Të gjithë kërkonin ta takonin Nënë Terezen, por njekohësisht kërkonin dhe materiale fetare, që në ato vite mungonin. Këtë qendër bamirësie e vizitova shume herë.
Gjatë bisedës, Nënë Tereza më tregoj se kishte sjellë disa pako me medikamente dhe kërkoj nga unë ta ndihmoja t’i shperndante, aty ku ndjehesh më shumë nevoja. Në këtë kohë, kishim mungesa serjoze për ilaçe, por në çast mendova t’i dërgoja në disa spitale rurale, ku gjendja ishte kritike dhe kësisoj i sugjerova t’i dërgonim në spitalet e Krastes të Martaneshit, të Kurbneshit, të Tropjës e në Has të Kukësit. Ndërkohe i thashë se do të vija në dispozicion mjetet e transportit, por Nënë Tereza më tha se kishin makinat e tyre dhe ilaçet do t’i dërgonin në destinacion me motrat e misionit. Një tjetër surprizë, nga ato që bente vetëm një si Nënë Tereza Bojaxhiu.
Në mars te vitit 1991, Nënë Tereza erdhi përsëri në Shqipëri. Ky vit shënoj zhvillime të mëdha dhe ngjarje të rëndësishme për misionin e saj bamirës. Kësaj rradhe, Nënë Tereza nuk qëndroj vetëm në Tiranë, por vizitojë dhe qytetet e tjera, fillimisht Shkodrën e më pas Durrësin, Elbasanin, Korçën etj. Udhëtonte bashkë me motrat e misionit. Nuk takoj e nuk kërkoj ndihmë në asnjë nga pushtetarët, as ato lokale dhe as të qendrës, por kontaktoj direkt me popullin. Kur u kthye nga Durrësi, me shumë gezim më tregoj se kish takuar një person, i cili ishte bërë udhërrëfyes gjatë gjithë kohës, që kishin levizur nëpër qytet. Kështu ndodhi dhe kur shkoj në qytetet e tjera. Të gjithë ata njerëz të thjeshtë, që i janë ndodhur pranë dhe kanë ndihmuar në misionin e saj, Nënë Tereza i kujtonte me shumë respekte e ju dërgonte letra mirënjohjeje e falenderimi, si ato dërguar familjeve Naska, Shpati, Vorfi, Zajmi, Kraja etj.
Një ditë erdhi më takoj në zyrë, si gjithmonë bashkë me Janette Petriè, Motrën Agnes e motrat e tjera dhe me At Zef Pellumbin. Pas përshëndetjeve të zakonshme, Nënë Tereza më tregoj për shume “actions – aksione”, si thoshte shpesh me shaka. Tregoj për hapjen e shtëpisë në Shkodër, për rihapjen e Kishës të Shën Ndout dhe të Katedrales “Zemra e Krishtit”. Motra Agnes më tregoj, se Nënë Tereza i kishte sistemuar me dorën e vet 17 fëmijët e parë, që i morën nga Spitali i Shkodrës. Ndërsa më tregonte mendoja me vete: sa mirë do të ishte, që kësisoj t’i dedikoheshin kudesit për femijet dhe infermjeret tona, që paguhen e nuk e kryenin shërbimin si duhet.
Në këtë kohë, Ministria e Shëndetësisë kishte një problem, që nuk po zgjidhej. Kishim një azil pleqsh në ndertesën e Kryegjyshatës në Tiranë e pas vendimit për rihapjen e institucioneve të kultit, ishim të detyruar ta dore-zonim, pasi ishte pronë e komunitetit bektashi, por nuk kishim vende për t’i sistemuar ata pleq të mjerë. Nënë Tereza e kishte vizituar azilin dhe ishte e informuar se i kishim transferuar një pjesë të pleqëve në Azilin e Kavajës dhe se na kishin mbetur disa gra të pa sistemuara. Me kërkoj t’i merrte në Shtepinë e Misionit të saj në Tiranë. E falenderova për këtë ndihmë të madhe në moment shumë të vështirë. Dy vjet më vonë kur shkova në shtepinë e Nënë Terezes në rrugën e Elbasanit, m’i prezantoj ata katër gra, që zyrtarisht trajtoheshin me demencë senile, por që ishin tjetersuar e gezonin shëndet të mirë, madje ishin bërë bashkëpuntoret më të shkathëta te motrave te misionit.
Dy ditë më pas, me ftoj për vizite ne qendrën e misionit ne Tirane. Shkova me shumë deshirë edhe pse e dija se do te rrija gjatë e nuk do të mund te pija duhan, pasi e kishte ndaluar rreptësisht. E vlente ta bëja këtë sakrificë.
Bisedat mes nesh kanë qenë gjithmonë të hapur e shumë të sinqerita, madje dhe me shaka te lezetëshme. Më tha se kishte vendosur të ngrinte një mencë për banorët e varfër, që jetonin në Bregun e Lumit, pra për arixhinjte dhe kërkoj nga unë ta shoqëroja për të ndarë ushqimet. Ishte një propozim i papritur, e që nuk ishte praktikuar ndonjëherë e nuk dijta si t’i pergjigjem e fillova të bej shaka: “Do të vi, por me një kusht, të mos i tregosh Dritës (gruas time) se kam vënë përparëse, se pastaj do të më detyrojë ta ve dhe në shtëpi e madje do të më detyrojë dhe të gatuaj”. Qeshën të gjithë, por Nënë Tereza jo, madje ma ktheu me seriozitet: “Nuk eshte gabim ta bëjsh dhe në shtëpi këtë punë, por ne do ta fillojmë te Bregu i Lumit. Kështu ka punuar me mua Regani, Gorbaçovi” dhe vazhdoj të më rendisi një rradhë burrash shteti, qe ishin impenjuar ne aktivitete bamirësie me njerëzit e thjeshtë e të vuajtur, që nuk mungonin dhe në Shqiperi, madje ishin shumë.
U tha dhe u bë si kërkoj Nënë Tereza. Më thënë të drejtën ndjehesha në siklet, por e kaperceva gjithëçka me shaka. Herë pas here e ngacmoja “pse asaj plakës i a mbushe tasin më shumë e atij tjetrit i dhe më pak?” dhe ajo me atë miresinë e saj të veçantë, më detyronte të shkoja t’i çoja dhe një garuzhe më tepër.
Pasdite u kthyem në shtepinë e misionit. Ishte mrekullisht e kënaqur dhe e qeshur. Ishim bashkë me Janette Petriè, motra Agnes dhe Natasha Hito, që ishte angazhuar si përkthyese zyrtare. Ate dite bëmë disa biseda të rëndësishme. I thashë Nënë Terezës:
“Ti je shqiptare, je gjaku jonë dhe këtë e ke deklaruar botërisht, por nuk ke asnjë lloj dokumenti, që të identifikosh kombësinë tënde shqiptare, pse nuk japim një zgjidhje këtij problemi?”
Nënë Tereza m’i kapi te dy duart dhe me perzemërsi më tha:
“Çfarë më propozon ti, kush janë ligjet dhe rregullat e shtetit shqiptar, kush është rrugëzgjidhja?”
Kaq desha sa të më kërkonte përgjigjie e mënjeherë i thashë:
“U bënë tre vjet, që hynë në Shqipëri, banon në shtëpinë tënde, ke motrat, ke të afërm e miq plotë, ke një popull që të admiron e të don me perkushtim, pse nuk regjistrohesh banore e Tiranës”?
“Atëhere çfarë duhet të bëjmë?”, më pyeti.
“Shkojmë në zyrën e gjendjes civile të Lagjes Nr. 1 dhe flasim”, i u përgjigja menjëherë.
U ngritëm e shkuam në zyrën e gjendjes civile. Një pritje si kudo për Nënë Terezën. U mblodhën të gjithë në atë zyrë të vogël e të gjithë e takuan. Pasi u qetesua situata pyetëm nëpunësen, se çfarë duhet të benim, që Nënë Tereza të regjistrohej si rezidente në Tiranë. Ajo na i spjegoj të gjitha proçedurat e rregullat. Bëmë lutjen, plotësuam formu-larin, dorëzuam fotografitë. Pas disa ditësh e njoftuan e i dorëzuan Nënë Terezës Letër Njoftimin shqipëtar. U gezua si një fëmije, e shtërngonte në gjoks dhe u a tregonte të gjithëve. Kjo ishte dhurata më e bukur, qe i është bërë Nënë Terezës ne përvjetorin e lindjes, që e festonte e tëre bota.
Janette Petriè, më tregoj se disa shtete kishin aprovuar dekorata me emërin e Nënë Terezes. Kjo më nxiti një ide, që ta benim dhe në Shqipëri, çka do te ishte dekorata e tretë e dedikuar një figure të shquar të kombit (krahas urdhërit të Skenderbeut e të Naim Frashërit). Bisedova me Xhenin, që të merrte aprovimin e saj, për te krijuar një dekoratë për merita humanitare me emërin e Nënë Terezës, që do t’i akordohej të gjithë atyre, që kontribuonin per te ndihmuar popullin tonë. Më kerkoj ta takoja e pas nje bisedë pak a shumë të gjatë, pranoj e ma konfirmoj personalisht, duke u shprehur: “uroj qe kjo medalje t’i shërbejë popullit tim”.
Krijimi i dekoratave të reja ishte kompetencë e presidentit. Përgatita letrën argumentuese me propozomin për krijimin “Urdhëri Nënë Tereza – për merita të shquara humanitare”, thirra piktorin e Shtëpise te Edukimit Shende-tesor (nje djale i talentuar, por nuk i a kujtoj emërin), i cili më prezantoj disa variante dekorate, natyrisht me portretin e Nënë Terezës e pasi zgjodha më të mirin, së bashku me propozimin i a dergova Presidentit Ramiz Alia. Pas disa javë, më kerkuan ne Presidence, në drejtorinë e dekoratave, ku me priti një nepunës shumë i edukuar e shumë i sjell-shem, me komunikoj se propozimi ishte aprovuar e njëkohësisht më tha se dekorata do të bëhej me arë, por pak më e vogël në permasa, se projekti që kisha prezantuar.
Me këtë humor të mirë u ngjita lart te takoj mikun tim Shaban Sinanin. E gjeta ne zyrën e tij të vogel (pak me e gjërë se skrivania). Po shkruante me penë, që e ngjyente ne nje shishe te vogel boje. Shkruante ne fletore me kuadra-te. Po perfundonte pjesën e dytë të studimit rreth veprave të Ismail Kadares. Me ftoj të pinim kafè. Kur po bëheshim gati të dilnim erdhi presidenti Ramiz Alia e sapo me pa më tha: “hë more Lutfi, po na bën dy ministri shëndetesie?” U befasova nga kjo vërejtje ironike e ndërsa ai po largohej nuk ndejta pa u pergjigjur. “nuk do bëhej gabim”.
Rreth kësaj dekorate është skruar me shume fantazi, por asnjë nuk ka treguar te vërtetën. Në një artikull të më vonshëm Naim Zoto shkruan se gjatë kohës, që ishte president R. Alia, ai nuk i a akordoj askujt, pasi sipas tij, kotributi i tyre nuk ishte në lartesinë e titullit te krijuar. Ndofta kishte të drejtë. Më pas Presidenti Sali Berisha e modifikoj, duke krijuar dy dekorata, njera e artë dhe tjetra e argjentë. Kjo dekoratë ishte e deshiruar nga të gjithë të huajt, të krishterë e muhamedanë, nga shoqata të ndihmave humanitare dhe nga organizma shtetërore, por shumë pak prej tyre patën fatin ta gëzojnë këtë nder.
Në maj të vitit 1991 isha me shërbim në Itali. Një ditë u ndala në Ambasadën tonë në Romë dhe aty gjeta Nënë Terezën me motrat misionare të Romës. Pasi u pershendetëm, Nënë Tereza, me një sinqeritet mahnitës e me shumë dashamirësi më beri një pyetje:
“A e di ti kush është Shenjti mbrojtës i shqipëtarëve?”.
“Po e di, është Shën Gjergji”, u përgjigja unë menjeherë.
Nënë Tereza buzeqeshi me dashamirësi e me tha:
“Shenjëtorja e ne shqipëtareve është Zonja e Këshillit të Mirë, e quajtur dhe Zonja e Shkodrës, pajtuesja e mbarë shqiptareve. Ikona e saj, që i përkiste Kishës të Shën Stefanit në Shkodër, nga 26 Prilli 1467 ndodhet në Santuarin e Genazzano të Romës dhe mua më kanë dhuruar një kopje, që do ta vendos ne Kapellen e Misionit tonë në Tiranë. Të ftoj të vish ta shohish”.
Shqipëria e asaj kohe kishte nevojë për një mbrojtëse të shenjtë dhe për këshilla të mira. Me 26 maj 1991, Nënë Tereza shkoj në Santuarin e Genazzano të Romës, ku e perfundoj lutjen para ikones së Zonjës së Këshillit të mirë me fjalët: “Dhe tani kthehu përsëri në Shqipëri”. Kushdo që sheh këtë ikonë, admiron Shën Mërinë me një buzëqeshje të rrallë, që nuk e sheh në asnjë nga ikonat e Italisë. Këtë ikonë e vendosi ne dhomën e lutjeve në shtëpinë e Misionit.
Me 23 korrik 1991, Nënë Tereza shkoj ne Irak e pasi vizitoj Bagdadin e shkatërruar nga lufta, ngriti aty shtëpinë e bamirësisë për të ndihmuar popullin iraken. Gjatë takimit me komandantin e forcave aleate, i kërkoj atij, që një pjesë e prodhimeve ushqimore (ushqime të liofilizuara) e shumë materiale të tjera, të grumbulluara në bazat ushtarake, t’i a dërgonte popullit shqiptar, sepse kishte nevojë. Ai pranoj dhe kur Nënë Tereza u kthye ne Shqipëri, arriti një avion “Herkules” me ndihmat, që i shkarkoj në aeroportin e Tiranës. Së bashku me Nënë Terezen, shkuam në aeroprt, ku i takoj pilotët dhe ushtarakët, që sollën ndihmat: “Zoti ju bekofte e faleminderit per kontributin tuaj ne ndihme te popullit tim” u tha Nënë Tereza. Këto ndihma nuk ishin për misionin, por për popullin shqipëtare, por unë ende nuk e di ku përfunduan e si u administruan.
Një ditë, Nënë Tereza erdhi në zyrë e më kërkoj t’i organizoja një takim me kryeministrin Ylli Bufi. I telefonova shefit te kabinetit Shpetim Arbana, të cilit i kërkova të bisedonte me kryeministrin, për ta pritur Nënë Terezën. Nuk kërkoj informacion për motivet e vizitës e pas një gjysëm ore më konfirmoj takimin brenda ditës. Shkuam menjëherë në kryeministri. Kur hymë në hollin e katit të dytë, u ndeshëm me një delegacion të madh tregëtarësh nga SHBA, që kur e panë, e braktisën ministrin tonë që i shoqëronte dhe u ndalën te përshëndesin Nënë Terezën. U ndamë me vështirësi prej tyre, vetëm duke insistuar se po vonohemi në takimin me kryeminsitrin.
Takimi me Ylli Bufin ishte i shkurtër. Nuk u dha asnjë lajm as ne teleevizion as ne shtup, madje kryeminsitri nuk kërkoj as të bëj fotografi, si kërkonin të tjerët. Nënë Tereza i bëri një përshkrim të shkurtër aktivitetit të misionit e me shumë modesti e mirësjellje i kërkoj të ndermjetësonte në pushtetin lokal të disa rretheve, që ende nuk i kishin liruar mjediset e caktuara per misonin e bamirësisë. Natyrisht, në këtë kohe ishte e veshtire te zgjidhje probleme te ketij karakteri, megjithate Ylli Bufi i premtoj te interesohej, ndonese ne fakt nuk nderhyri anjëherë.
Për këtë problem. më pas fola me Gramoz Pashkon, ishte zv-kryeministër, i cili një ditë më telefonoj e kërkoj ta takonte personalisht Nënë Terezën, takim që u zhvillua ne atmosfere shumë miqesore. Gramozi bëri disa telefonata dhe i zgjidhi problemet me Elbasanin, Durrësin e Korçën. Kështu, brenda dy viteve, me durim e me insistim, Nënë Tereza organizoj në Shqipëri 7 shtëpia bamirësie.
Nënë Tereza, që nga viti 1928 jetonte ne Hindi fillimisht si murgeshë e urdherit “Motrat e Loretos” dhe me pas, la mantelin e zi dhe veshi sarin e bardhë, me një kordon blu anësor të indianëve të varfër, hoqi kepucët, veshi sandalet zbathur. Nënë Tereza themeloj Kongregacionin e famshem Misonaret e Bamirësisë. Hindia e kishte adaptuar dhe i kish dhënë shtetësinë. Krahas pasaportës hindiane, Nënë Tereza dispononte dhe pasaporta të shteteve të tjera si të Italisë, Vatikanit, Anglisë, SHBA, Irlandës, Kanadas etj. Pasportat i a kishin dorëzuar kryetar shtetesh e kryeminis-tra, madje dispononte dhe pasaportë diplomatike (Kanadeze), por i mungonte pasaporta shqiptare.
Nënë Tereza udhëtonte në rreth 100 shtete e në çdo aeroport të botës, pike kufitare tokësore, apo port që kalonte, kurrë dhe askush nuk i a ka kontrolluar pasaportën, përkundrazi të gjithë policët e punonjësit e aeroprotit ngriheshin në këmbë, me respekt e nderim dhe shoqëronin me shumë kënaqësi. Ajo nuk kishte nevoje per pasaportë udhëtimi, por si shqiptare dëshironte atë të shtetit amë, sepse donte ta përdorte si dokument i lidhjes se ngushte me atdheun dhe e perkatesise shqiptare, pasi bota e njihte si Nënë Tereza e Kalkutës. Dua te rikujtoj diten kur i dhane çmimin Nobel me 1979, pyetjes per origjinen e saj, qe i beri nje prift ne salle, i u pergjigj:
“Me origjine dhe me gjak jam shqqiptare, me shtetesi hidduse, jam moter katolike e permes thirrjes time i perkas gjithe botes, por zemra ime i takon vetem zotit”.
Kur fliste per vendlindjen, sidomos me te huajt, Nënë Tereza deklaronte qarte e bukur “jam nga Shkupi”, pra përdori përherë emërin shqip të qytetit të lindjes dhe asnjëherë nuk tha Skopje (varianti sllav), që përdorej zyrtarisht.
Për problemin e pasaportës ka disa shkrime, por asnjeri nuk ka treguar të vërtetën, madje ky aspekt delikat është shfrytëzuar me tendencë për t’i dhënë merita atyre që nuk i u takonte. Është shkruar se pasaportën i a dha dikush nga funksionarët. Kjo nuk është e vërtetë. Funksionarët e shtetit nuk dinin ku banonte, madje kanë qenë krejt indiferenta e nuk i kanë dhënë asnje ndihmë konkrete Nënë Terezës. Pasaporta nuk bëhet në zyra funksionarësh.
Të gjithë shqiptarët e dinë cila është proçedura dhe si veprohet për pasaportën për udhetime jasht Shqipërise. Nuk dua të ndalem në këtë aspekt, por vetëm te konfirmoj se për pasaportën e Nënë Terezës, ka kontribuar në mënyrë deçizive N. Hito, që i dërgoj të gjitha të dhënat anagrafike në institucionin përkatëse, të cilët e përgatiten brenda afateve ligjore. Si unë dhe shumë të tjere, që ka pasur rastin ta takohet me Nënë Terezën në atë kohë, është deshmitar i gëzimit e i krenarisë që shprehte ajo, duke i a treguar të gjithëve pasaportën, sidomos të huajve, që u thoshte “kjo është pasaporta e vendit tim, shiheni sa e bukur është”.
Lidhur me çeshtjen pasaporta, është nje tjeter histori, që është lënë qëllimisht në heshtje.
Ne fakt Nënë Tereza ka kërkuar një lloj tjetër pasaporte dhe për këtë qellim i dërgoj leter Ministrit te jashtem dhe Presidentit të Republikës, të cileve u shprehu dëshiren të paisej me pasaportë diplomatike. Kjo dëshire i është refuzuar. Kërkesa për pasaportë diplomatike bazohej në thjeshtë në faktin se udhetimet që do te bënte ne vendet e tjera, Nënë Tereza dëshironte të perdorte pasaporten diplomatike të shtetit Shqiptar e në këtë mënyrë të prezantonte mbarë botës perkatesinë e saj shqiptare. Pergjigjien burokratike të instancave përkatese, Nënë Tereza nuk e mirëpriti. Ju rikujtoj se në këtë kohë, disa “tregetarë” (subjekte pivate) shetisnin nëpër botë me pasaporta diplomatike, ndërsa kjo e drejte i u refuzua një personaliteti si Nënë Tereza, e cila ishte “ambasadorja shqiptare e bamirësisë në botë”. Asnje qeveri shqiptare nuk i a njohu këtë meritë.
Në një nga takimet e zakonëshme, Nënë Tereza me tha se do të ftonte një grup mjekësh amerikane dhe kërkoj të dinte cila ishte proçedura, për hyrjen e medikamenteve. E mirëprita këtë propozim e i dhashe nomenklaturën tonë të barnave (përgatitur sipas rekomandimeve të OBSH). Me nderhyrjen e Kryetarit te Bashkise te Tiranes, Nënë Terezes i u dha një nga vilat e ish-udheheqjes komuniste (prapa kryeministrise), per ta perdorur si poliambulator, ku mjeket amerikanë, të asistuar nga shumë mjekë të rinj shqiptarë, vizituan dhe u dhanë medikamente gratis me mijëra e mijëra qytetarëve të Tiranës e të rretheve. Në një nga këto ditë, Nënë Tereza erdhi më mori e duke më mbajtur për dore, më prezantoj të gjithë profesorat amerikanë, që punuan nga mëngjezi deri në darkë, për më shumë se një javë. U gëzova shumë dhe per faktin se profesorat amerikanë u asistuan nga mjekë të rinj shqiptarë (ish studentat e mi), që flisnin shumë mirë anglishten dhe që manifestuan formim profesional dinjitoz.
Gjatë viti 1991 Shqipëria ishte e mbushur me ngjarje intensive dhe Nënë Tereza i përjetoj me përkusshtim, duke u përpjekur të ndihmonte në zgjidhen e problemeve te shumta te trasheguara, por dhe ato, që i kishte shtuar tranzicioni e egër. Prane fushes së aeroprtit te Tiranës, e dini se Minsitria e Shendetësisë po ngrinte një spital modern. Ndërtesa ishte përfunduar, mjaftonte pak që të fillonin instalimet e paisjeve, por ndodhi ajo që nuk duhej të ndodhte. Brenda disa ditëve u vodhën të gjitha (duralumine e hidrosanitare moderne, madje dhe tullat).
Pasi e vizituam ndertesën e spitalit te ardhshëm, Nënë Tereza kërkoj të kontribuoj për rikonstruktimin dhe për të gjetur paisjet, madje dha idenë, që në personelin infermjere të përfshiheshin dhe motrat e misionit, që kishin diploma ne infernmjeri. Kush mund të kundershtonte kete propozim ideal. Madje ky lajm u përhap dhe populli filloj ta quaj (dhe sot e quan) spitali i Nënë Terezës. Ketij projekti Nënë Tereza i dha përparesi, per çka organizoj takime të shumta, madje ftoj specialista të huaj ta shihnin ndertesën, por kur hyri në mes politika e në plan të parë doli Opus Dei me Universitetin Katolik të Romës, mori drejtim tjeter. Sot është korpusi qendrore i Universitetit “Zonja e Keshillit te Mire”, i koordinuar nga Universi-teti i Tor Vergata i Romes.
Në gusht të vitit 1992, Nënë Tereza erdhi përsëri në Shqipëri. Vazhdonte aktivitetet e saj me intensitet, takonte mijëra njerëz të thjeshtë dhe punonte pa pushim për fuqizimin e shtëpive të bamirësisë, që ishin plot me njerëz, të gjitha besimeve fetare, të shtresave të varfëra dhe me persona të papërkrahur nga shteti dhe nga shoqëria.
Nënë Tereza ishte e dashuruar me njerëzit. Ishte vetë e para që perkujdesej për të sëmurët, ishte dora saj e butë, që përkdhelte pleqt e braktisur, që ushqente të pamundurit dhe lebrozët, u shërbente me një devocion të admirueshem e mbi imagjinatën tonë, i shëronte të sëmurët me dashurinë, me atë shikim të ëmbël e të qeshur, me përkedhelje e me përkujdesjen e veçantë, që i u a ka transmetuar, ose me saktë, i u a ka ngulitur dhe mbi 4000 motrave të misionit të saj bamirës, që ishte shtrirë në 120 vende të botës.
Dua te theksoj nje aspekt të veçantë dhe pse i njohur, madje i dokumentuar dhe me filmime.
Nuk ka ekzistuar dhe ekziston në botë mjek, infermjer apo person, që të perkedheli, t’i lajë e ti veshi leprozët, madje i vizitojnë me doreza e me maska dyfishe. Pjesa më e madhe e shoqërisë i përbuz këta të sëmurë dhe i izolon, por mos harroni se vetëm Nënë Tereza u ka sshërbyer me dashuri, i ka përkedhelur, i ka përqafuar, i ka ushqyer, i ka larë, i ka veshur, i ka ndihmuar të shtrihen në shtrat, u ka lehtësuar dhimbjen, i ka kuruar, u ka dhënë shpresa. Nënë Tereza nuk u sëmur kurrë nga bacili tepër ngjitës i leprës, perkundrazi i shëroj të sëmurë me perkujdesje hyjnore. Kjo është një mrekulli.
Në këtë kohë, rezidenca e Misionit të bamirësisë ishte transferuar ne rrugen e Elbasanit, në vilën e ish kryetarit të bashkise. Kur them vila, dua të them ndërtesa dy katëshe dhe vila e mobiluar, pasi Nënë Tereza nuk pranonte lluksin. Aty nuk kishte mobilje të rënda, nuk kishte qylyma, tapete, kolltuqe e pasqyra, por vetëm ambjente të thjeshta me tavolina e karrike dhe një pasterti e rregull shembullor, ku punonin pa pushim motrat e ardhura nga të gjitha vendet e botes, si dhe një motër shkodrane. Në dy dhoma te katit te dyte kishte sistemuar dhe grate e moshuara te marra nga azili dhe tre femijë sakata, që i kishte marrë nga spitali i Shkodrës.
Gjatë tre viteve në Shqipëri, aktiviteti si misionare e krishterë dhe kontributi humanitar i Nënë Terezës, tashmë ishin bërë pjesë e kulturës shqiptare. Jeta dhe vepra e saj ishte inkurajim dhe frymëzim për shumë shqiptarë.
Në muajin gusht 1992, në sallën e leksioneve të Pallatit të Kongreseve, u organizua një konferencë për nder te Nënë Terezës, ku mori pjesë Presidenti i Republikes Sali Berisha dhe Nunci Apostolik i Vatikanit I. Dias. Presidenti Berisha i uroj ditlindjen Nënë Terezës, e përshendeti dhe e përgëzoj për kontributin si misionare në ripërtritjen e besimit e të kulturës së krishterë ne Shqipëri dhe për punën vetmohuese të misionit bamirës, që i kishte hapur dyert për të gjithë nevojtarët, pavaresisht nga përkatesia fetare.
Kur mbaroj aktiviteti, të gjithë e takuan dhe përshendeten Nënë Terezën, mes tyre dhe disa përfaqesues shoqatash humanitare të huaja (italiane, angleze, gjermane etj), të cilët pas prezantimit, i treguan se kishin ardhur me ndihma për popullin shqipëtarë. Fjala e parë e pergjigjies e Nënë Terezes ishte mirënjohja: “falimnerit” (shprehur ne dialekt) dhe me pas u tha: “nuk i a zgjidhim problemet popullit shqiptarë duke i dhuruar një peshk, sa për të shuar urinë, ne duhet t’i japim mjetet e nevojshme e ta mesojmë të peshkoj vetë e perditë”. Ky ishte mesazhi i Nënë Terezës për gjithë ata, që donin te kontribuonin për atëdheun e saj të dashur. Deshiroj te rikujtoj, se gjate kohës të qendrimit në Shqiperi, Nënë Tereza pershendeste ne shqip: “miredita, mire mbrema, tunjatjeta (per tungjatjeta), falimneres (per faleminderit), a pret miq” etj.
Gjatë viteve 1991 – 92, në Shqipëri kishin hyrë me qindra misione fetare (ndërtonin kisha, xhami e teqe), shoqata jo fetare, shoqata humanitare (ndanin stoqet e magazinave të botës), organizata joqeveritare (premtonin shumë e nuk bënin pak), struktura qeveritare (bënin politikë) dhe shumë shoqata artistike e kulturore. Të gjithë ishin shprehur për të ndihmuar shqiptarët, por asnjë prej tyre nuk arriti të bëjë atë që kishte bërë Nënë Tereza Bojaxhiu, asnjë prej tyre nuk fitoj besimin e respektin e popullit dhe as famën e Nënë Terezës dhe të misionit të saj bamirës. Për të vleresuar forcën vepruese e konkretizuese të Nënë Terezës, mençuria popullore shqiptare krijoj një shprehje të veçantë: “Këte e bën vetëm Nënë Tereza”. Pra popoulli e identifikonte si forca që bënte të pamundurën, bënte mrekullinë.
Shembulli i jetës dhe i kontributit fetar e bamirës i Nënë Terezes, u be frymëzues e kësisoj në shumë vende të botës filluan të themelohen shoqata me emërin e saj. Në fakt, Nënë Tereza, ka kundershtuar me insistim përdorimin e emërit te saj nga shoqata e orrganizata te ndryshme dhe vetem kur ajo ishte e bindur për rolin humanitar të vërtetë ka pranuar. Ne Tirane, aktorja M. Ljarja kish mbledhur një grup të gjere aktivistesh, që impenjoheshin në veprimtari shoqërore, kulturore e humanitare dhe propozoj, që kjo shoqatë të merrte emërin e Nënë Terezës. M. Ljarja erdhi disa herë e kësisoj u detyrova ta takoja Nënë Terezën dhe t’i lutem ta pranonte këtë propozim. E dha miratimin dhe bekimin, kësisoj dhe në Shqipëri u themelua Shoqata Nënë Tereza.
Me 25 prill të vitit 1993, në ditën e festës të Zonjës të Këshillit të Mirë të shqiptarëve, Papa Gjon Pali i II, vizitoj Shqipërinë. Në të gjitha aktivitet e organizuara gjatë vizitës, Papa Gjon Pali i II e mbajti pranë Nënë Terezën, veprim që nuk e kishte kryer me asnjë figurë tjetër të kishës katolike, as me kryetare shtetesh dhe në asnjë vend tjetër të botës. Ky nderim dhe respekt i Papa Gjon Palit të II, për Nënë Terezën, u bë objekt i një diskutimi me dy miqt e mi gazetar, Shaban Sinani dhe Naim Zoto, që punonin ne gazeten “Shqip”, njëe gazetë, e cila për sa kohë funksionoj, ishte më korrekte, më profesionale dhe më me kulture për kohën.
Nga biseda jonë rezultoj një fakt tjetër i çuditshem.
Në pesë vjet, që Nënë Tereza vinte në Shqipëri, asnjë gazetar i shtypit dhe as i televizionit, nuk e kishte intervistuar. Ndonëse duket e pabesueshme, në fakt ishte e vërtetë. Televi-zioni jipte lajme për disa aktivitete të Nënë Terezës, më pak shkruanin gazetat e mbi te gjitha nuk i kishin kërkuar e nuk ishte botuar asnjë intervistë. Atëhere Shabani më kërkoj t’i propozoja Nënë Terezës, një intervistë për gazetën “Shqip”. Shkova në selinë e misionit në rrugën e Elbasanit dhe takova Nënë Terezën dhe Janette Peteriè. U a tregova qëllimin e vizitës. Nënë Tereza po më vështronte me atë shikimin e butë e miqësor dhe pas një çasti, me tha:
“Dakort, po ku i ke gazetaret?”.
Nuk e prisja këtë gadishmëri e përgjigjie të shpejtë, pasi e dija mirë, se kur flitej për aspekte të tilla, që kishin te benin me ekspozimin në shtyp të personalitetit e të veprrimtarise se saj, Nënë Tereza nuk pranonte, madje i ka refu-zuar me rreptësi ndaj ketyre kerkesave. Ashtu si unë dhe shumë persona të tjerë, që kanë jetuar e punuar me Nënë Terezën janë deshmitar, si i ka refuzuar intervistat dhe me gazetarë të shquar të shtypit botëror.
“T’i sjell nesër, por më thuaj orën kur ke pak kohë të lirë”, i u pergjigja menjëherë për të mos humbur këtë shans.
“Dakort, ju pres nesër në orën 11.00”, më tha Nënë Tereza.
Ika shpejt e i a komunikova këtë lajm të bukur Shabanit dhe Naimit. Të dy filluan të organizohen për takimin, por dolën disa probleme të vogla e të vështira. Nuk kishin regjistrues të zërit, nuk kishin aparat fotografik. U impenjuam tërë pasditen duke kërkuar. Gjetëm regjistruesin, por ishte pa bateri e do të duhej të përdorej kordoni i karikimit, që ishte i shkurtër. Më së fundi gjetëm pjesë për ta zgjatur. Të nesërmen në mëngjez takuam një djal kosovar (Xh. Herri, punonte në një shoqatë bamirëse gjermane), i cili na vuri në dispozicion aparatin fotografik, madje na shoqëroj me veturën e tij, se ne nuk kishim makinë. Ai mori dhe dy arka me sapune tualeti, që ua dhuroj motrave, që sigurisht më shumë vlerësonin këtë lloj dhurate, se sa t’i u çoje një duzinë me torta. Nënë Tereza na priti në dhomën e saj, një mjedis ku mbreteronte thjeshtesia dhe rregulli, nje krevat, nje tavolinë dhe karriket. Shabani e përgatiti regjistratorin e po bëhej gati t’i bënte pyetjet, kur Nënë Tereza e parapriu:
“Une mendoj të mos bëjmë intervistë, nuk kam asgjë të veçantë për të treguar për veten, unë jam si një pikë uji në oqean. Dëshiroj, që nëpërmjet jush t’i transmetoj një mesazh popullit shqiptar“.
Shabani e priti me entusiazëm këtë propozim e menjëhere i a afroj regjistratorin dhe e ftoj të fliste. Në dhomë pasoj një heshtje e shkurtër e më pas zeri i saj i ëmbël e me tonalitet kumbues, rrodhi lirshëm. Më dukej sikur thirrja e Nënë Terezës u përhap në eter ndër gjithë shqiptaret, që prisnin këshillat e saj te çmuara. Mesazhi ishte i shkurter, por me argumenta për aktualitetin, ishte mësim për të gjithë.
Në diskutime publike, në takime dhe në forume nder-kombetare, Nënë Tereza kishte thënë disa herë: “kontributi im ka vlera sa një pikë uji në oqean”, çka deshmonte jo per modestine e vepres se saj, për humanizmin, përkushtimin e pasionin e veprimtarisë si misionare bamirëse, i tregonte botes se çfare oqeani me halle duhet te perballoj njerezimi, per te zgjidhur varferine e padrejtesite shoqerore.
Mesazhi u botua i plotë, me 30 prill 1993, në gazetën “Shqip”, me titull të madh “E doni atdheun duke dashur njeri tjetrin: Mesazh i Nënë Terezës, drejtuar popullit shqiptar “. Ky mesazh eshte ribotuar disa herë në gazeta të tjera, andaj nuk do të zgjatem, por dëshiroj te riprezantoj vetem disa pasazhe të shkurtëra.
– “Dashuria fillon nga shtëpia, nga familja. Kur njerëzit rrojnë në paqe midis tyre, kur janë te lidhur e mirëkuptohen,
kur ushqejnë dashuri per njeri tjetrin dhe Zoti ju do shumë e i u mbron nga të keqiat”.
– “Frut i dashurise eshte mendimi per te bere mire, frut i bamiresise dhe i humanizmit, eshte paqja, ja perse bota
duhet t’i falet dashurise.”
– “Te falenderojme Zotin, per fuqine q i u fal shqipetareve per te dashur dhe ndihmuar njeri tjetrin. Shqiperine do ta
beje pajtimi i te gjithe shqiptareve.
– “Une lutem perhere per popullin e varfer te Shqiperise, per popullin e Kosoves qe vuan”. etj, etj.
Pasi perfundoj regjistrimi i mesazhit, bëmë disa fotografi dhe filluam te bisedonim shtruar. Si kuptohet në këto situata rrethi i bisedës ishte i gjërë dhe argumentat të shumëta. Nënë Tereza foli për gjendjen në Shqipëri, por dhe për Kosovën. “E dua shume Shqiperine, prandaj vi shpesh bashkë me motrat e mia, që percjellin dashuri dhe kujdes ne te varferit. Kam shume dhimbje ne zemer, kur shoh vuajtjejet e popullit kosovar.”
Ndërkohe që po bisedonim, hyri një nga motrat e i tha se kishte ardhur V. B (shefi i protokollit i nje institucioni), i cili kerkonte me insistim ta takonte Nënë Terezën. Ne menduam se tani do të mbyllej me kaq takimi, por ndodhi e papritura. Nënë Tereza i tha prerë: “I thuaj se jam ne takim me miqt e mi. Ne se i kane thene te me takoje, duhej te me telefononte me pare, qe dhe une te programoja kohen. Ne se nuk ka nxitim te presi, ose te vij nje dite tjeter”.
Po të kish qenë dikush tjetër, do të na kishte përzënë menjëherë, por Nënë Tereza ishte nga ata burrnesha, që respektonte dinjitetin e njerëzve te thjeshte e nuk bënte diferencime e as nuk krijonte privilegje në raporte shoqerore dhe zyrtare. Biseda jonë vazhdoj dhe rreth një orë e kur dolëm Janette Petriè, që na shoqëroj tha “keshtu eshte zakoni i juaj, ta shoqerojme mikun deri te porta”. Pra ne ishim miqt e Nënë Terezës.
Mesazhi i Nënë Terezës u prit shumë mirë nga populli, që e admironte, e dëgjonte dhe respektonte fjalën e saj të mençur, ndersa politika mbajti qëndrim indiferent. Asnjë nga gazetat e tjera nuk reagoj, përkundrazi vazhdonin t’i mbushnin faqet me kronikat e politikës së egër. Ishte koha kur Shqipëria grindej me veten. Tranzicioni po hynte në fazën e egërsimit. Askush nuk dëgjonte zërin e arsyes, as mesazhin e Nënë Terezës. Situata dominohej nga perballje forcash, ne luftë të egër per pushtet e askush nuk shihte nga populli.
Duke reflektuar për këtë mesazh, mendova se keshillat e Nënë Terezes, do te ndikonin të zbutej sadopak polemika dhe të vështronin më shumë për unitetin kombë-tarë e zhvillimin e ekonomik të vendit të rrënuar, por nuk ndodhi kësisoj. Rikujtova luftën ne Liban në 1975, kur OKB dhe diplomacia ndërkombetare nuk arrijti të ndaloj luftimet, qe shkaktuan mijera viktima ne popullaten civile, ndersa ndërhyrja e fuqishme e Nënë Terezës, me mesazhin derguar dy forcave nderluftuese, u degjua e u respektua nga të dy palët ne armiqësi, që i ndërprene luftimet dhe bënë armpushim. Kjo nuk ndodhi ne Shqiperi.
Në nëntor të vitit 1993 unë ika në Itali. Largimi nga Shqipëria, ishte vendimi më i veshtirë e më i dhimbëshëm në jetën time, por i detyruar. Në këtë kohë, shume kolegë e “miq”, morën detyra e poste të rendesishme, por kur kishin para kerkesën time për punë, refuzuan sepse nuk mund të dilnin kunder “partisë”, kunder “zerit te mases” dhe vendimit te agjenatve te sigurimitt komunist, qe kishin nderruar flamurin. Kishte te drejte Volteri: “Zot me ruaj nga miqt, se ruhem vetë nga armiqt”. Prita shumë dhe gjatë, por nuk gjeta zgjidhje, madje ata që i kisha ndihmuar e përkrahur më harruan e më braktisën shpejt.
Në Itali arrijta ta gjej veten, fitova konkursin zyrtar për të punuar ne Institutin e Anatomisë Patologjike të Universitetit të Sienës. Një ditë shtatori të viti 1994, pata një telefonate, që më solli gëzim të veçantë. Ishte Janette Petriè, fliste nga Roma, ku ndodhej bashkë me Nënë Terezën dhe me ftonin të shkoja t’i takoja, pasi te nesërmen do të niseshin për në SHBA. I premtova so do të shkoja, por harrova se atë ditë ishte greva e përgjithëshme e trenave dhe e autobuzave. Unë nuk kisha makinë. Pas shumë prpjekjeh Genci (im bir) takoj shokun e tij Ruzhdi Çeliku, i cili më çoj në Romë me makinën e tij. Kisha një ndjenjë gëzimi të rrallë për këtë takim, sidomos me gezonte fakti se Nënë Tereza nuk më kishte harruar, më kishte kërkuar në Tiranë e me gjeti dhe në Itali. Ky respekt i Nënë Terezës me ripërtriu e më dha forca.
Kur mbërrijtëm në Rome, na doli një problem tjetër. Nuk mbylleshin dyert e makinës, keshtu Ruzhdiu bëri dhe një sakrificë tjetër, u detyrua të më presi në makinë. Shkova në Vatikan, në adresën që me kishte dhënë Xheni dhe u takova me Nënë Terezën. Kësaj rradhe, dukesh e lodhur e pak e hequr, por plot vitalitet e dinamizëm si gjithmonë. Me konfidoj se nuk ndjehej mirë me shëndet dhe se merrte mjekim. Po të mos me kishte treguar, sinqerisht ju them, nuk do ta besoja. Ndejtëm deri vonë duke biseduar.
Më tregoj se kishte shkuar në shtëpinë time e kishte folur me Dritën e ajo i kishte treguar ku ndodhesha dhe i kishte dhënë numurin e telefonit në Siena. Në darkë vonë i kerkova leje të largohesha. U perqafuam me shumë dashuri e mall. Me pershendeti e ma perseriti disa herë “Zoti të bekoftë biri im”. U mallëngjeva shumë. Ishte takimi dhe perqafimi i fundit. Nuk do te takoheshime më, por disa herë folëm në telefon gjatë kohës që ndodhej në SHBA.
Në se bejmë një retrospektivë të veprës të Nënë Terezës, gjithkush e kupton, se ajo ka bërë për njerzimin, për njerëzit e thjeshtë e të vuajtur në 121 shtete te botës, më shumë se të gjithë shenjetorët e tjerë, ka bërë jo një mrekulli, por shumë mrekulli, nga ato që do ta kishin zili të gjithë shenjtorët. Vepra e Nënë Terezës është: besim me zemër, dashuri për njerëzit që vuajnë, shpresa dhe bamirësi hyjnore. Nënë Tereza mbetet perjetë misionare katolike, misio-nare e bamirësisë, “Nënë e të varfërve”, “Nëna e dashurisë”, simbol i mëshirës dhe i solidarietetit për mbarë botën dhe personifikim i dashurisë për njeriun e vuajtur.
Deshirroj t’i mbyll keto kujtime modeste me vlerësimet e disa personaliteve për Nënë Terezën:
Papa Gjon Pali II: “Nëna Tereza, eshte shembulli i transformimit njerëzor të dashurisë së Zotit”;
Bill Clinton: “Vigane e shekullit tonë”;
Prof. Sali Berisha: “Bija më e shquar e kombit tonë”;
Ismail Kadare: “Bota dhe populli ynë mbetën jetim pa të”.
Zhak Shirak: “Sot botes i mungon nëna”;
Toni Bler: “Shpirti i saj do të rrojë si inspirim për të gjithë ne”;
Dr. don Shan Zefi: “Shenjtore e ditëve tona”;
Dr. don Lush Gjergji: “Ajo ishte dashuria në vepër”;
At Zef Pellumbi: “Nena e shekullit, që i bindi me dashuri njerëzit të besojnë Zotin”;
Imzot Mark Sopi: “Do të mbetet në kujtim të përhershëm, deri sa të ekzistojë njerëzimi”;
Imzot Rrok Mirdita: “Nëna Tereza ishte princesha e dashurisë”;
Sabri Koçi (kryetar i Komunitetit Islamik shqiptar): “Vdekja më e rëndë për kombin tonë”.
Bekim Fehmiu: “Pas Skënderbeut u largua edhe Nëna Tereza”;