Zonja dhe zotërinjë,
pas dekleratës së Kryesisë Qendrore të LDK-së në Prishtinë, për zhvillimet politike në Degën e LDK-së në Zvicër që bien ndesh me parimet themelore të Demokracisë kanë filluar reagime të njëpsnjëshme të cilat do tëua përcjellim për të qenë edhe redaksitë tuaja në rrjedhen e këtij procesi.
Me respekt Kryesia e Degës së LDK-së në Zvicër
Bernë, 07.10.2015
REGIM I KRYESISË SË DEGËS SË LDK-SË NË ZVICËR
Ragim ndaj deklaratës publike të kryesisë qendrore të LDK-së në Kosovë
Kryesia e degës së LDK-së në Zvicër ka përcjellur me vëmendje dhe shqetësim dhe ka shprehur mendimin dhe kundërshtimin e vet ndaj të gjitha trendeve negative, dobësive dhe dështimeve të njëpasnjëshme, rezultat ky i garantuar nga klani uzurpator i cili ka kapur dhe ngulfatur LDK-në.
Humbjet e njëpasnjëshme, koalicionet joparimore dhe në dobi të klanit e të grupit të ngushtë të interesit, përveç tronditjeve dhe zhgënjimeve që shkaktuan tek antarësia e LDK-së dhe pjesa dërmuese e popullatës, ato tashmë rrezikojnë që partinë e themeluar dhe të udhëhequr nga Presidenti Historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova t’a dobësojnë edhe më tutje – deri në margjinalizim.
Lidhja Demokratike e Kosovës është kapur, mbërthyer e ngulfatur nga personi i cili asnjëherë më parë nuk ishte anëtar i kësaj partie dhe i cili nuk zgjodhi mjet e as mënyrë për t’a shkatërruar këtë organizim, veçmas degët e saj në Zvicër e Gjermani.
Kryetari aktual i LDK-së, i katapultuar dhe ndihmuar nga klani i tij dhe nga mekanizma e organizma që në vazhdimësi kanë synuar zvetënimin dhe mbajtjen nën kontroll të këtij organizimi, sërish ka hedhur në sulm kujdestarët e së keqes dhe kobit të LDK-së, të cilët, permes mjeteve të informimit publik, padrejtësisht dhe me qëllime shumë të keqia i janë vërsulur degës së LDK-së në Zvicër dhe kryetarit Shefqet Dibrani.
Kryesia e degës së LDK-së në Zvicër, ia përkujton edhe njëherë zotëri Isa Mustafës, pasuesve dhe turragjinjëve, matrapazëve dhe ambiciozëve të paskrupulltë e dështakë të amshueshëm se zgjedhjet e lira dhe demokratike në organizimin e LDK-së në këtë shtet janë mbajtur më 10 maj 2015 dhe se të gjitha organet drejtuese të dalura nga ky kuvend – permes votës së lire e të fshehtë, janë legjitime dhe kanë mbështetjen e nëndegëve dhe anëtarëve e veprimtarëve të devotshëm të LDK-së në këtë vend.
Do të ishte e ndershme dhe njerëzore që të paknaqurit, në vend që të mirren me veprimtari të nëndheshme e rrënuese, t’i thërrasin arsyes, të rreshtohen e të kontribuojnë në tejkalimin e e ngërçit në të cilin kanë rënë me vetdëshirë, duke ju kthyer aktivitetit dhe përgjegjësive që ua dha Kuvendi VIII- të Zgjedhor i degës.
Në fund, kryesia e degës së LDK-së në Zvicër, ia tërheq vërejtjen shumë seriozisht kryetarit aktual Isa Mustafa dhe disa antarëve të kryesisë qendrore që të mos i bien trumpetave të përçarjeve në diasporë, sepse, për këto përçarje dhe për këtë benzinë që po e hedhin në zjarrin të cilin po e ndezin dhe po i fryejnë vet, mbajnë përgjegjësi – madje edhe historike.
Kryesia e Degës së LDK-së në Zvicër
Bernë, 07.10.2015.