Kufiri, Berisha urdhër sekret: Filloni negociatat me Greqinë

0
53

Politikë nga FERNADA CENKO

Berisha po e shet/
PD e mohon, sulmon Ramën

TIRANE – Kryeministri Berisha ka dhënë urdhër sekret për hapjen e negociatave me Greqinë për kufirin detar që para një viti. Gazeta “Shqiptarja.com” zbardh sot urdhërin e kreut të qeverisë për fillimin e negociatave për delimitimin e shelfit detar me Greqinë.

Vendimi i lëshuar zyrtarisht që më 4 korrik të 2011, autorizon ministrinë e Jashtme për të ngitur grupin ndërinstitucional për të filluar negociatat me Greqinë. Vendimi ndonëse i marrë një vit më parë, nuk figuron në asnjë Fletore Zyrtare.

Jo vetëm kaq ministria e Jashtme ka mbledhur grupin e ekspertëve (në disa takime) për të filluar punën për delimitimin e shelfit detar.

Shkrimin e plotë e gjeni në gazetën Shqiptarja.com