Krasniqi: “Nëse Serbia do autonominë e serbëve të Kosovës, duhet t’ua japë edhe shqiptarëve të Serbisë”

0
20

Beogradi dhe Prishtina të ndikuar nga faktori ndërkombëtar, duhet të negociojnë midis tyre dhe të gjejnë zgjidhje për çështjet e përbashkëta delikate që mbajnë marrëdhëniet midis dy vende të ftohta.

Ndërkohë kryetari i parlamentit të Kosovës Jakup Krasniqi, deklaroi në një intervistë të tij në radion “Europa e Lirë” se Beogradi dhe Prishtina duhet të ulen në tavolinën e diskutimeve për çështjet e përbashkëta.

“Nëse Beogradi është i gatshëm për të folur në lidhje me situatën e komunitetit serb në Kosovë, duhet gjithashtu të pranojë bisedimet mbi statusin e komunitetit shqiptar në Serbi”, tha ai për radion “Europa e Lirë”

Madje, Krasniqi theksoi: “Nëse Serbia dëshiron autonomi për serbët e Kosovës, atëherë duhet të jetë e gatshme edhe për autonominë e shqiptarëve në jug të Serbisë”.