Nga Përparim Halili, 7 Gusht 2012
Duke shfrytëzuar edhe procesin e (mos)heqjes së imunitetit politiko-qeveritar, “djalli” Sali Berisha bëri një tjetër show demagogjik përpara shqiptarëve, duke u vet-prezantuar në mënyrë tepër groteske si “engjëll”, me recitime dogmash të dala boje pre 20 vitesh. Ai “qau me dhimbje” për të varfrit, për të papunët, për të pastrehët, për të ardhmen e të rinjve, për luftën kundër korrupsionit e mafies, për pronat dhe pronarët, për bizneset, për pagat, për pensionet, për të ish-të përndjekurit politikë, për luftën kundër krimit ekonomik e njerëzor, për miliardat që i vidhen popullit, për taksat, për investimet, për integrimin në BE etj, etj. Ai broçkolliti sërish në parlament sikur krimi, korrupsioni, varfëria, papunësia, grabitja e pronave, shitja e atdheut, përçarjet kombëtare dhe traumat sociale shoqërore shqiptare dhe tranzicioni 20 vjeçar, të jenë “vepra kriminale” të bërë nga “UFO”-t!
Po kush është autori i këtyre traumave që po vuajmë? Faktet provojnë, se ashtu si në vitet 1992-1997 dhe tani prej 7 vitesh, krimi ka vetëm një “dispeçeri” qendrore: familjen mafioze “Berisha”, me soj-sorollopin e tij ministra, deputetë, sharlatanë-sekserë diplomatë të huaj, krye-policë, gjyqtarë, prokurorë, bodigardë e deri shoferë, që veprojnë si në xhungël. Edhe pse “djalli” Sali Berisha vazhdon e vet-prezantohet si “engjëll”, faktet tregojnë se nuk ka asnjë vuajtje shqiptarësh, nuk ka asnjë krim shtetëror, nuk ka asnjë krizë politike, ekonomike, financiare e shoqërore, nuk ka asnjë intrigë e prapaskenë, nuk ka asnjë lëvizje anti-kombëtare, nuk asnjë veprimtari përçarëse të kombit, nuk ka asnjë strukturë mafioze etj, etj, ku të mos ketë “gjurmë gishtash” dhe “firmë e vulë” të krye-banditit politiko-qeverisës Sali Ram Berisha.
Duke qenë se po përgatis një libër me titull “20 vjet, djalli Sali Berisha”, për të qenë sa më i saktë në përcaktimin e karakterit dhe personalitetit të Saliut si njeri, si qeverisës e politikan, kërkova konsulencën e një mikut tim specialist piskolog. Ai më tha: “Nëse për mua si psikolog ka një gjë të pamundur për ta konkluduar, kjo është “etiketimi” i tiparit bazë përfaqësues të karakterit e personalitetit, të species njerëzore Sali Berisha. Karakteri dhe personaliteti i shfaqur i tij ka shumë plane që nuk përmblidhen e nuk etiketohen dot shkencërisht në një të vetëm. P.sh, Sali Berishës nuk mund t’i thuash vetëm intrigant, sepse është dhe prapaskenist. Nuk mund t’i thuash vetëm me karakter të lëkundur e të dyzuar, sepse është dhe i pabesë. Nuk mund t’i thuash vetëm demagog klasi, sepse është dhe mashtrues ekstra. Nuk mund t’i thuash vetëm mbrojtës krimi, sepse është dhe kriminel. Nuk mund t’i thuash vetëm mbështetës i hajdutëve e mafiozëve, sepse është dhe hajdut e mafioz. Nuk mund ta quash as me ekuilibër mendor minimal, mbasi ai qesh kur duhet qarë dhe qan kur duhet qeshur.
Ai flet ngadalë, kur duhet “ulëritur” dhe ulërinë kur duhet folur qetë. Ai shan kur duhet nderuar dhe nderon kur duhet sharë! Ose, p.sh nuk mund t’i thuash indiferent ndaj vuajtjeve njerëzore, sepse është dhe anti-human, nxitës, shkaktar e organizator i këtyre vuajtjeve”. Ky profil i shkrehur psikologjik, i përzier me stresin e ankthit ekstrem të vënies përballë drejtësisë së pritshme, aktivizon përpëlitjet demagogjike për “të dalë i larë” prej krimit ku është zhytur. Kjo gjendje nxit Sali Berishën të guxojë e të ligjërojë përballë shqiptarëve “për drejtësi” mbi zullumet dhe krimet që ka bërë vet, me familjen dhe në grup. Po për çfarë duhet të “qepë” gojën Sali Berisha e të mos flasë më përballë shqiptarëve?
1. Sali Berisha duhet të “qepë” gojën e të mos belbëzojë për lirinë e shprehjes, mbasi ka kërcënuar, bllokuar, gjobitur e djegur gazeta, ka paralizuar, ka burgosur gazetarë dhe kundërshtarë të pushtetit të tij.
2. Sali Berisha duhet të “qepë” gojën e të mos belbëzojë për biznesmenët, mbasi ka zbatuar sistem gjobash kriminale private ndaj tyre, i ka rrëmbyer e zhdukur.
3. Sali Berisha duhet të “qepë” gojën e të mos belbëzojë për ekonominë, mbasi e ka e kthyer atë në “ekonomi trafiqesh, bingosh, kazinosh e motelesh”.
4. Sali Berisha duhet të “qepë” gojën e të mos belbëzojë për mirëqenien e shqiptarëve, mbasi i zhvati ata me firmat piramidale, deri tek… brekët.
5. Sali Berisha duhet të “qepë” gojën e të mos belbëzojë për pavarësinë e Kosovës, mbasi është furnitori kryesor i Milosheviçit me armë e karburante.
6. Sali Berisha duhet të “qepë” gojën e të mos belbëzojë për sigurinë e jetës, mbasi në pushtet-bandat e tij janë vrarë e zhdukur afro 21 mijë shqiptarë.
7. Sali Berisha duhet të “qepë” gojën e të mos belbëzojë për privatizimet, mbasi pushtet-banda dhe familja e tij, kanë grabitur 95% të ekonomisë kombëtare.
8. Sali Berisha duhet të “qepë” gojën e të mos belbëzojë për kthimin e pronave, mbasi ka 20 vjet që mashtron pronarët dhe zhvat pronat me dhunë e falsifikime.
9. Sali Berisha duhet të “qepë” gojën e të mos belbëzojë për rininë, mbasi e ka lënë atë pa të ardhme duke i lënë si rrugë të vetme emigracionin dhe krimin.
10. Sali Berisha duhet të “qepë” gojën e të mos belbëzojë për të drejtat nënat, motrat e gratë, mbasi ato dhunohen, vriten, lihen pa punë e madje denigrohen publikisht prej vet Sali Berishës.
11. Sali Berisha duhet të “qepë” gojën e të mos belbëzojë për të drejtat e fëmijëve, mbasi ka 70 mijë të mitur që lypin, dhunohen, që punojnë si skllevër buke dhe përdoren prej krimit.
12. Sali Berisha duhet të “qepë” gojën e të mos belbëzojë për dëmshpërblimet e të përndjekurve politik (viktimave të tij si spiun), mbasi ka 20 vjet që i mashtron.
13. Sali Berisha duhet të “qepë” gojën e të mos belbëzojë për paqen mes shqiptarëve, mbasi është përçarësi dhe futësi i tyre në hasmëri.
14. Sali Berisha duhet të “qepë” gojën e të mos belbëzojë për trafiqet qeveritare, mbasi është kupola dhe përfituesi i trafiqeve mafioze shqiptare e rajonale.
15. Sali Berisha duhet të “qepë” gojën e të mos belbëzojë për barazinë përpara ligjit, mbasi është “shefi” i një bande familjare, klanore, politike e qeveritare të paprekur e të mbrojtur nga drejtësia.
16. Sali Berisha duhet të “qepë” gojën e të mos belbëzojë për respektimin e institucioneve, mbasi është kryebanditi që kërcënon, korrupton, dhunon, denigron dhe sulmon me armë institucionet.
17. Sali Berisha duhet të “qepë” gojën e të mos belbëzojë për papunësinë, mbasi ka me pushtetin e tij ka “prodhuar” afro 1 milion të papunë.
18. Sali Berisha duhet të “qepë” gojën e të mos belbëzojë për varfërinë, mbasi nën qeverisjen e tij 60% e popullsisë është në varfëri ekstreme.
19. Sali Berisha duhet të “qepë” gojën e të mos belbëzojë për të ngujuarit, mbasi 80% tyre janë produkt i përçarjes dhe padrejtësive të pushtetit të tij.
20. Sali Berisha duhet të “qepë” gojën e të mos belbëzojë për korrupsionin, mbasi “rezidencën” dhe “bosët” e korrupsionit i ka në familje dhe qeveri.
21. Sali Berisha duhet të “qepë” gojën e të mos belbëzojë për mjedisin, mbasi ai bëri ligj mafioz, për mbushjen e Shqipërisë me plehra importi.
22. Sali Berisha duhet të “qepë” gojën e të mos belbëzojë për taksat, mbasi ato po i përdor si ryshfete tek diplomatë sharlatanë, për deklarime PRO pushtetit të tij.
23. Sali Berisha duhet të “qepë” gojën e të mos belbëzojë për krimin shtetëror, mbasi ka të “damkosur në ballë” Remzi Hoxhën, Piramidat, Gërdecin, Kosta Trebickën, 21 Janarin etj….
24. Sali Berisha duhet të “qepë” gojën e të mos belbëzojë për pazaret politike, mbasi në 20 vjet ka pështyrë e ka lëpirë dhe vrimën e “ËC”, në emër të marrjes e mbajtjes së pushtetit.
25. Sali Berisha duhet të “qepë” gojën e të mos belbëzojë për familjet mafioze, mbasi model të tillë ka familjen e tij dhe 10 familje të tjera ministrash, ortakësh e deputetësh të PD.
26. Sali Berisha duhet të “qepë” gojën e të mos belbëzojë për ndërtimin e rrugëve, mbasi familja dhe kupola e pushtetit të tij, janë mafia e tenderave të tyre.
27. Sali Berisha duhet të “qepë” gojën e të mos belbëzojë për “pushtet familjar e klanor”, mbasi pushteti PD-LSI, drejtohet, kontrollohet dhe përdoret vetëm nga dy familjet dhe klanet “BERISHA-META”.
28. Sali Berisha duhet të “qepë” gojën e të mos belbëzojë për votën e lirë, mbasi është dhunuesi, mohuesi, hajduti dhe shpërdoruesi i kësaj vote.
29. Sali Berisha duhet të “qepë” gojën e të mos belbëzojë për policinë, mbasi në të 2 pushtetet ka ndërtuar “Polici-KGB”, në shërbim të interesave të tij.
30. Sali Berisha duhet të “qepë” gojën e të mos belbëzojë për ushtrinë, mbasi e shkatërroi, e denigroi dhe e plaçkiti atë deri tek… benevrekët e ushtarëve.
31. Sali Berisha duhet të “qepë” gojën e të mos belbëzojë për shëndetësinë, mbasi e ka kthyer në gërmadhë, pronë dhe qendër përfitimesh e vjedhjesh familjare.
32. Sali Berisha duhet të “qepë” gojën e të mos belbëzojë për shëndetësinë në fshatra, mbasi në 85% të zonave fshatare, ky shërbim nuk ekziston fare.
33. Sali Berisha duhet të “qepë” gojën e të mos belbëzojë për universitetet, mbasi i ka tjetërsuar ato në modelin e ish-kurseve të analfabetizimit, të viteve 1944-1946.
34. Sali Berisha duhet të “qepë” gojën e të mos belbëzojë për arsimin 9 vjeçar e të mesëm në fshatra, mbasi 40% e fshatarëve janë pa shkolla e me shkolla…stalla.
35. Sali Berisha duhet të “qepë” gojën e të mos belbëzojë për komunitetin rom, mbasi e ka lënë në rrugë, në mjerim e denigrim dhe së fundi, i ka vërsulur policinë për të mos e lejuar të nxjerr as bukën e gojës nëpër… plehra.
36. Sali Berisha duhet të “qepë” gojën e të mos belbëzojë për diplomacinë, mbasi e ka emëruar ministër e ambasadorë “lolo”, që nuk përfillen në asnjë shtet.
37. Sali Berisha duhet të “qepë” gojën e të mos belbëzojë për administratën, mbasi çdo ministri. drejtori e zyrë pushtet është mbushur me nepotizëm, injorantë, hajdutë e njerëz të dhunshëm.
38. Sali Berisha duhet të “qepë” gojën e të mos belbëzojë për trojet shqiptare, mbasi i copëtoi ato, duke i falur territorin detar Greqisë.
39. Sali Berisha duhet të “qepë” gojën e të mos belbëzojë për dosjet e spiunëve, mbasi ka qenë spiun sigurimi e vazhdon të jetë agjent serbo-grek, me mision shkatërrimin dhe mbajtjen e Shqipërisë jashtë Europës.
40. Sali Berisha duhet të “qepë” gojën e të mos belbëzojë për imunitetin, mbasi prej 20 vjetësh e ka (keq)përdorur si deputet, president e kryeministër, për t’i shpëtuar drejtësisë për mijëra krimet që ka bërë ndaj këtij vendi e ndaj këtij populli.







