Një tjetër vrasje nga gjakmarrja?

0
39

Nga Living in Shkodra*

Sot humba një shok, Dritan Prrojin. Ai u qëllua në mes të ditës në një nga zonat më të populluara në Shkodër. Do të thoja se ai vra pa bërë asgjë… por kjo nuk do të ishte e vërtetë.

U qëllua ndërsa po predikonte Biblën, librin e paqes, dashurisë, tolerancës dhe faljes. Ai ishte i angazhuar në ndihmë të të varfërve dhe kishte qenë shumë i zënë duke ndihmuar familjet që vuajtën gjatë përmbytjeve në Shkodër në fillim të këtij viti.

Arsyeja pse u qëllua ishte gjakmarrja.

Xhaxhai i tij kishte vrarë dikë disa vite më parë. Ai nuk kishte marrë pjesë në vrasje, apo kishte qenë dakord për të.

Vras mendjen se si Shqipëria mund të kërkojë heqjen e vizave për të udhëtuar lirshëm në Europë kur bën kaq pak ose aspak për të ndaluar vrasjen për gjakmarrje.

Përse vendet e tjera duhet të lejojnë njerëz të tillë që të shkojnë dhe të vizitojnë apo të jetojnë në vendin e tyre? (E di që jo gjithë shqiptarët kanë këtë mentalitet, falë Zotit, por në të njejtën kohë, qeveria bën shumë pak për të ndaluar këto vrasje).

Sigurisht tani është koha për qeverinë, në fakt për të gjitha partitë politike, të bashkohen e të bëjnë një ligj që ndërmerr masa të ashpra ndaj vrasjeve për gjakmarrje.

Deri më tani shumë familje janë të mbyllura dhe druhen për jetën e tyre.

Kjo është hera e parë, me aq sa di unë, që një drejtues fetar vritet për gjakmarrje.

Dritani ishte një pastor në kishën evangjelike në Shkodër.

Sonte lutjet e mia janë për gruan, fëmijët dhe familjen e tij. Ata janë ashtu si unë, të shokuar dhe nuk arrijnë të kuptojnë se përse ka ndodhur kjo gjë.

E vetmja gjë e mirë që doli nga kjo ishte se vdekja e Dritanit do të kujtohet si vrasja e fundit për gjakmarrje. Por për fat të keq nuk do të jetë kështu.

Shpresoj se media dhe grupet sociale do të bëjnë më shumë presion ndaj qeverisë që të veprojë me më shumë forcë kundër gjakmarrjes.


*Ky shkrim është marrë nga blogu “Living in Shkodër” (Të jetosh në Shkodër), i një skocezi që jeton në qytetin verior