“Jepja, jepja fjalën”. “Nuk jam Besnik Mustafaj unë zonjë”

0
63

TemA, 6 Gusht 2012

Kryeministri Sali Berisha, që kohët e fundit nuk duket në seancat e Kuvendit, duke shpërfillur madje edhe interpelancat e kërkuara me të.

Në seancën maratonë të heqjes së imunitetit, e mori fjalën sërish duke sulmuar ashpër opozitën. Në një fjalim ku nuk dallohej kur qesh dhe kur zemërohet, Berisha fillimisht sulmoi Sadri Abazin, më pas Fidel Yllin, siç e ka bërë zakon, kurse në fund fare iu drejtua Arta Dades, duke i thënë se ka ajo një inat të pajustifikuar ndaj tij.

Po unë nuk jam Besnik Mustafaj moj zonjë,” i tha Berisha asaj, pa e shpjeguar pse e mbajti këtë qëndrim.

Më pas, deputeti i atakuar, Fidel Ylli, kërkoi fjalën me të drejtë, pas sulmit të Berishës. Por kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli kërkoi të vijohet me fjalën e radhës nga deputetja Arenca Trashani.

Berisha ndërhyri duke i thënë Topallit: “jepja, jepja fjalën”. Dhe natyrisht mbrojtësja e opozitës, spikerja e pavarur e Kuvendit veproi siç i tha lideri.

Në fjalën e tij, Fidel Ylli tha: “Sot unë dua të të them se nuk jam i shqetësuar se më zini emrin, se përpara se të hyja në politikë i kam marrë paraysh këto. Por sot jam i mërzitur se në zonën time, në Poliçan kanë vdekur dy veta. Janë vrarë sepse ju punësoni njerëz për të marrë vota. E keni lënë në mjerim atë zonë.”

Ju jeni bërë një aktor i paparë. Po ua deklaroj: kam qenë pa imunitet në vitin 1996 kur SHIK-u yt dogji gazetën Koha Jonë dhe bar West, ku rrinte opozita shqiptare. Mendoja se një ditë do kërkonit ndjesë,” vijoi deputeti i PS.

Fidel Ylli përmendi edhe sulmet e tatimorëve ndaj tij.

Drejtori i tatimeve më tha se për mua ligji është Sali Berisha dhe jo gjykata. Nuk më tremb as ti, as qeveria jote. Unë dua që t’i japi moral politikës,” tha Fidel Ylli.

Ndërsa Berisha në fjalën e tij tha se nuk duhet të përdoret krimi i Poliçanit.

Sot në Poliçan ka ndodhur një krim i shëmtuar. Një ushtar në detyrë ka qëlluar mbi kolegun e tij në detyrë dhe ka vrarë veten. Rast fatkeq, i dënueshëm, por ju nuk keni të drejtë të përdorni një krim për të dënuar një krim tjetër. Bëre një gabim të rëndë.”

Berisha nisi të sulmojë edhe një emër të përveçëm tjetër, Koço Kokëdhimën