Kukan: “Beneluksin ballkanik e frenon ideja e Shqipërisë së Madhe”

0
17

Nëse do të flisnim për njëfarë strukture formale apo organizate, aty jam skeptik, se a është kjo e mundur.”

BRATISLLAVË – Eurodeputeti sllovak Eduard Kukan ka vlerësuar se ideja e formalizimit të bashkëpunimit të disa vendeve të Ballkanit Perëndimor në një lloj Beneluksi ballkanik është joreal.

Ai ka thënë se herët a vonë do të shtrohej problemi i statusit të Kosovës, transmeton Qik-u njoftimin. Sipas vlerësimit të tij, këtë ide e frenon edhe frika e krijimit të Shqipërisë së Madhe.

“Nëse do të flisnim për njëfarë strukture formale apo organizate, aty jam skeptik, se a është kjo e mundur. Një propozim i tillë gjithmonë do të shkaktojë drojën e shteteve fqinje nga krijimi Shqipërisë së Madhe. Kjo është një temë e ndjeshme. Për shkak se sot në Parlamentin e Kosovës është lëvizja shumë popullore Vetëvendosje cila shumë hapur flet për Shqipërinë e Madhe”, ka thënë Kukan për agjencinë sllovake të lajmeve TASR.

MA