Shpërbëhet shumica e Berishës: Largohen dy deputetët e Shkodrës nga PD

0
53

Mero Baze, 30 shtator 2010

Dy deputetë të Qarkut të Shkodrës, pjesë e grupit parlamentar të Partisë Demokratike në pushtet kanë dhënë sot dorëheqje nga grupi i tyre parlamentar, në shenjë refuzimi ndaj sjelljes politike të shumicës parlamentare dhe mosrespektimit të personalitetit të tyre. Paulin Sterkaj dhe Ndue Llesh Paluca kanë dhënë dorëheqje njëri pas tjetrit sot në pasdite, duke akuzuar drejtuesit e lartë të partisë demokratike për injorim të elektoratit të tyre në Shkodër dhe përdorimin e grupit parlamentar për ligje klienteliste dhe interesa të klaneve në pushtet.
Dorëheqja është nj goditje e rënd për partinë Demokratike e cila humbi përfundimisht shumicën e saj duke shkuar në 67 deputet.
Ky zhvillim pason krizën ende të pambyllur të partneres së Partisë Demokratike në koalicion, Lëvizja socialiste për Integrim, e cila thuajse ka përjashtuar de facto nga partia ish Ministrin Dritan Prifti i cili është larguar në SHBA, pasi konsumoi akuza të rënda publike ndaj njerëzve më të afërt të kryeministrit Berisha. Ai akuzoi Agron Kulicin, praktikisht njeriun më të fuqishëm të policisë shqiptare se qëndron pas trafikut të naftës virgine në Shqipëri, e cila ka qenë monopol i ARMO, dhe zbuloi para publikut problemet gjashtë mujore që kishte pasur me partinë e tij rreth mënyrës se si funksiononte bashkëpunimi në qeveri. Prifit akuzoi Ilir Metën si një lider q synonte kontrollin mbi të ardhurat e paligjshme financiare nga pushteti dhe e akuzoi atë për pasuri të padeklaruara.

Letra e dorëheqjes e deputetit Paulin Sterkaj
Durimi im ka mbaruar. Mbas 29 qershorit unë kam njohun një bote ku jam ndjere përditë edhe ma i huaj. Deri ne janar kam shkuar pranë elektoratit tim disa dite ne jave. Aq sa njerëzit filluan te me thonë s’të kemi zgjedh me ndejt me ne po me na zgjidh problemet tona. Po si mund t’ja zgjidhja unë problemet malësorëve te mi kur gjithçka ata donin nga unë zgjidhej me leke jo me te drejte. 3500 euro kërkonin feudalet e kësaj qeverie ne malësi për te dhëne një vend pune ne arsim.

Kryeministri me jepte shprese me fjale. Kurse ne realitetin e varfër te malësisë se madhe unë gjeja vetëm hajni e pabesi zyrash province qe për çdo problem u thoshin njerëzve: Kaq lek duhen për mu e aq lek duhen për ministrin ne Tirane! Vendosa me e ngrit shqetësimin tim te madh ne grupin parlamentar. Nuk ishte e lehte. Sepse ne grupin e PD flet vetëm kryeministri, kurse te tjerët heshtin. Ne një vit mbledhje mbaj mend vetëm 2 vete qe kane hap gojën. E njërit nga te dy Berisha i tha ky s’është vendi me diskutu po me miratu.

E vërteta është se mbasi fola ne grup kryeministri me tha ke plotësisht te drejte. Por është po kaq e vërtete se me mbrapa kurrgja nuk ndryshoi. Po ato praktika te mbrapshta. Po ato rrena. Po ato gjoba për njerëzit e këputur qe duan veç pune me hajger një kafshate buke dhe pune nuk gjejnë dot pa dhëne leke. Kjo me ka turpëruar si deputet i kësaj mazhorance te korruptuar përpara malësorëve te mi, megjithëse edhe ne 2005 edhe ne 2009 me kane ardhur mbrapa si Paulin e jo si partiak. Por kështu me janë hape sytë me pa se sëmundja e hajnisë është e thelle dhe rrënjët i ka ne qeveri jo ne malsi.

U be kohe qe po e dëgjoj opozitën te nxjerri fakte te renda për ministra te korruptuar e për vjedhje ne sasira qe po e lëne popullin gojëhapur. Qeveria nuk po di çka me thëne dhe po shmanget duke sulmuar opozitën. Plot deputete te mazhorances qe s’janë përzier apo nuk i ka përzier kush ne këto pune te pista, e thonë përditë ne kafe me njeri-tjetrin se këtu ka plas hajnia. Kam pare edhe nga ata qe dalin me sha opozitën me porosi për 20%shin dhe pastaj thonë qeveria vjedh kurse ne duhet te luftojmë me opozitën! Kurse kryeministri rrit dozën e sukseseve ne fjalime për te balancuar rritjen e varfërisë e te hajnisë ku mesa duket është i përfshire edhe vete. Me vjen keq por shpjegim tjetër nuk gjej dot kur e shoh Berishën te sjelle ne parlament ligje qe legalizojnë hajninë dhe pastaj i vërsulet opozitës sa del një fakt korrupsioni. Unë nuk shoh me shprese për reflektim as te kjo qeveri as te ky kryeministër qe po do me fut gjithë Shqipin ne thes me korrupsionin me te rrezikshëm qe ka njohur historia e këtij vendi.

Nuk jam as i madh as i rendesishem. Po jam malësor qe me ka mbetur sahati tek mësimet e babës dhe zakonet e malësisë qe nuk bashkëjetojnë dot me rrenën e me hajninë. Me vjen keq për gra e burra te mire dhe te zote ne grupin e PD-se qe janë kthyer ne kartona për ligjet e hajnave dhe qe nuk u thotë kush as miremengjes. Unë sot ju them atyre nesër do jete vone neqoftese sot nuk e thoni me zë te larte atë qe e dini me mire se te tjerët dhe e thoni me njeni-tjetrin çdo dite për te zezat e këtij pushteti. Megjithatë kjo është zgjedhja e tyre. Për mua ishin e kane me mbet miq te mire.

Unë e kam bere zgjedhjen time: Larg hajnave qe po i marrin shpirtin Shqipnis! Me besnikëri te plot ndaj malësorëve te mi qe me kane votuar edhe ne 2005 edhe ne 2009 dhe kurrë nuk i kam ndare ne socialista e ne demokrat, unë qysh sot jam ne opozite me ketë qeveri qe është e keqja e malësisë dhe gjithë Shqipnis.

Dorëheqja e deputetit Ndue Llesh Paluca

‘..Unë i nënshkruari Ndue Llesh Paluca nëpërmjet kësaj deklarate për mediet dëshiroj te shpreh falënderimin tim me maksimal për elektoratin e qytetit te Shkodres, te cilet prej disa vitesh me kane mbështetur si ligjvënës i Partisë Demokratike.
Prej shume kohesh vota ime ne parlament është përdorur dhe kundër vullnetit tim politik, i cili ne raste te caktuara ka qene ne kundërshti me ligje te caktuara apo vendime politike te cilat mbrojnë interesa te klaneve te ndryshme.
Një neveri e tille është ndjere dhe ne rrëzimin e dekretit te Presidentit për amendimin e ligjit te “kthimit dhe kompensimit te pronave” . Kam kërkuar qe ky votim te mos përsëritej, por kokëfortësia e kolegeve te mi te Partisë Demokratike ka qene pengese për respektimin e te drejtave te ish-pronareve dhe shtresa te cilat kane probleme ende me ceshtjen e pronës.
Kam kundërshtuar ne te shumtën e rasteve, por zëri im është vene ne heshtje nga presione nga me te ndryshmet nga drejtuesit e larte te partisë time.
Nuk ka qene vendim i lehte politik për mua, por ketë periudhe te vështire, ku përpara janë shume procese integruese te vendit tim.
Interesi im madhor është respektimi i te drejtave te qytetareve te mi qe kurrsesi nuk i kam përfaqësuar denjësisht me pengesat qe me janë paraqitur nga Partia ime.
Ne respektim te plote te votës se elektoratit tim, dhe te interesave te gjithë shqiptareve, dëshiroj te bej me dije dhe qëndrimin tim politik, për te kaluar si deputet i pavarur i Parlamentit te Republikës se Shqipërisë.
Mendoj se ne ketë mënyre do te përfaqësoj denjësisht dhe do te jap kontributin tim real për shoqërinë, pasi ne rrethanat ne te cilat ndodhen ndjehem tërësisht i penguar dhe i bllokuar.
Shpresoj qe vullneti im personal te mirëkuptohet nga eksponentët e Partisë Demokratike dhe nga koalicioni i djathte, te çilet kërkojnë te imponohen ne çdo rast dhe pa marre parasysh vlerat morale dhe njerëzore te individëve te caktuar.
Me respekt Ndue PALUCA

Në foton poshtë: Deputeti i PD ne Qarkun e Shkodres Ndue Paluca i cili ka dhene sot doreheqjen nga Grupi parlamentar i PD-se