Mbesa e Berishës, eksperte kontabël e kreut mafioz të ‘S.C.Unita’

12
50


Foto: Kryeministri Berisha me bashkëshorten Lirien

30.09.2010

Në shtypin e ditës në Tiranë janë botuar sot dokumenta të shumtë që provojnë se mbesa e Berishës Shpresa Breçani ka shërbyer si eksperte kontabël në një nga kompanitë e mëdha të basteve të hapura në Shqipëri nga Albino Prudentino, një prej drejtuesve kryesorë të organizatës kriminale mafioze “Sacra Corona Unita”.

Prudentino u arrestua dje në qytetin e Vlorës për llogari të drejtësisë italiane.
Prudentino, 59 vjeç jetonte në Shqipëri prej kohësh dhe kishte themeluar tre kompani në fushën e basteve dhe kazinove

Emri i Shpresa Breçanit (vajza e motrës së kryetarit të qeverisë shqiptare S.Berisha) nuk është i panjohur për opinionin publik shqiptar. Znj.Breçani ka punuar dhe si eksperte kontabël e dy kompanive të biznesmenit serbo-boshnjak, Damir Fazlliç, të cilin kryeministri Berisha e ka quajtur mik të ngushtë familjar përpara Kuvendit të Shqipërisë.

I njëjti emër, pra ai i Shpresa Breçanit, del edhe si audituese e pasqyrave financiare të ndërmarrjes “MEICO” dhe të Uzinës së Poliçanit.

Kompanitë e basteve të Prudentinos egzistojnë zyrtarisht të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit në Tiranë nën emrin e djalit të tij Anxhelo Prudentino, 35 vjeç. Në “Bet Plus” Prudentino zotëron 45 për qind të aksioneve, në “Betting System Albania” zotëron 80 për qind të aksioneve dhe në “Cazino Italia”, 50 për qind të aksioneve.

Prudentino dhe 11 të tjerë u arrestuan nga repartet speciale të ROS (policisë italiane) dje në kuadër të operacionit antimafie Calypso.

12 COMMENTS

  1. Vjen ora dhe e gjithe biem, SA ME LART TE NGJTESH ME KEQ KUR TE BIESH.
    Kjo ilustrohet me Saline neser.

    SALIUT JU COR MASKA.
    Sale,s’ishe ti per dirigjent,
    Eshte koha qe po e provon,
    Realisht je pizeveng,
    C’do veper po te rezon.
    Me rruget kerkon te mburesh,
    Kur dhe koston s’e tregon,
    Mikrofonit i versulesh,
    Si nje qen kur te kafshon.
    Sali ke shume katraura,
    Pune te pista o le..etyra,
    Atje ne gjyq do ti degjojme,
    Do cuditemi c’do shikojme.

    Qukapiku

  2. Berisha e ka poshteruar kombin tone ne menyre te tille qe asnje pushtues nuk mund ta bente. Sot gjithe ata shqiptare qe kane patur besim te ai kane ulur koken dhe ndjehen fajtor para kombit.Jo vellezer shqiptare ashtu si edhe une qe i besova 20 vjet me pare nuk e quaj veten fajtor.Eshte fajtor ky … ashtu si edhe diktatori Hoxha qe na zhgenjyen dhe na poshteruan dhe jo ne qe u falem besen atyre…Gjithe shqiptaret te peshtyjne ne fytyre ju…

  3. Une do ti uroja jete te gjate sales per faktin se do te isha me i kenaqur ta shikoja duereve te gjykatave jo si kryeminister por si i pa ndehur qe te na spjegoi strategjine shkaterruese qe beri kundra vendit tone te na tregoi miqte e tij serb fazlliçet.Arsyeja e dyte eshte te shikonim reagimin e bashkeqeverisesve te tij hi..enave te parlamentit dhe asaj pjese te pd qe e kan mbeshtetur per te futur perçarje ne popull.

    I drejtohem zotit EDI RAMA ne qofte se edhe juve do te luani te njejten loje si sala duke akuzuar por duke mos e denuar ligjerisht do te jete fundi i vendit tone. E them kete sepse sala akuzoi fatosin dhe sot fatosi jo qe su denua por ha darka me salen. U shkeputeshim sa me shpejt nga kjo politike e vjeter.

  4. Si Shkodran i lindun e rritun atje, por prej 20 vitesh larg saj me pune e jetese, sonte u mu ba zemra Mal nga ato djem (Burra) Demokrat te Shkoder loces, qe i thyen turinjt Diktatorit e mashtrusit, hajdutit e Mafjozit ma te madh shqiptar Sali Berishes. Une e kam thane qe para 20 vjetesh kush eshte Saliu i vertete, po pak me kane besue, ani pra vjen koha e vertetohen te gjitha, e Sali Berishen po e njeh mire gjithkushi kush asht ne te vertete ai.

    Gjithandej ku punojne njerezit e afert te familjes tij, pjesen e madhe, apo te tanen e ka Saliu, e ato jane rrogtare e hisetare ma pak se ai. Sali Berisha ishte fitimtari i thyerjes se embargos kunder Jugosllavis. Sali Berisha ishte fitimtari i pareve te Piramidave. Sali berisha ishte fitimtari ne Aferat e Gerdecit e te gjithe privatizimeve. Sali Berisha na del dhe bashk pronar me Mafjoza! Ja pra Mafja e vertete

  5. Berishe ik se e qelbe.
    Kjo oferte i’asht thone me kohe.Po kupton thiu nga keshillat!?-Kurr.
    Tashti vala po i ze firomen.

    1 – Iku Prifti.
    2 – Ultimatumi Amerikan. Miratoni ligjin per gjykaten adminstrative.
    3 – Iku Sterkaj.
    4 – Arrestimi i Prudentinos në qytetin e Vlorës për llogari të drejtësisë italiane.

    Albino Prudentino, një prej drejtuesve kryesorë të organizatës kriminale mafioze “Sacra Corona Unita”. Ku, Shpresa Breçanit, vajza e motrës së kryetarit të qeverisë shqiptare S. Berisha. Ka kryer stazhin ne rritje te zhvillimit te korrupsionit ne dy kompanit serbo-boshnjak te Damir Fazlliç. Fazllici miku i dajes Berisha.

    Uroi ikje te reja nga cerdhja e grethafe. Ikje qe e rrezojne Berishen per dy sahat dite.

  6. po pse vetem kjo po nipat e tij ….me lloj lloj poshtersinash djemet e SELIM BERISHES te vellait te ketij saliu e mbushi vendin me te gjitha llojet e Mafies e Muzhahadineve te gjithe kaluan nga Rinasi nga aeroporti ne kohen e Sali Nanos dhe asnjerit nuk i huni ferra te komba jo or shok komplet ky eshte i zhyt ne batakun e zhvatjes. Vetem ky me FAZLLIQIN E TIJ kush e di se çfare komplloti kan bo kunder VENDIT.

    Ky njeri duhet te vetdorzohet ne prokurori je te ne ne HAGE e ka vendin ky …qe shkatarroi gjithe ALBANIE me Vrasje e vjedhje nga me makabret. Po i vjen ne fund fundi ketij ..qe me njimije metoda Komuniste po rri ne Kolltuk sikur t’ja ket bere nana e vet, qe e Pllakosi Shqiperine ne tmerr shteterror.

  7. mir ben sala ka gjetur e ben korupsion madie nuk ka popull qe ta heqi kete…ai ka pushtuar gjithe sistemin e drjtesise. mbriti i pashpallur duhet te zbresi nga kali te pergjigjet para drejtesise per krimet kunder popullit, kuptohet ina rama i ka duart te lidhura. ai beri loje te dyfishte me te,here e mbronte here e kercenonte. filloi me zef brozin, arben rakipin. theodhori sollakun.

    ai ka nenshtruar gjithe sistemin e drejtesise Vetem protesta pa fund ..deri ne clirimin e vendit nga ba..da e pd-se. Ora e lirise po afron, cohuni vellezer per te miren e kombit..Ne 1 vend ku nuk sundon ligji sundon mafia,…

  8. Mbesa eshte nje pike uji e Grupit Mafioz qe operon ne Shqiperi.
    Vetem Edi Rama mund ta shperbeje kete tufe hienash, qe po i vene njollen e zeze Shqiperise, po e ngordhin per buke.

  9. Atje ku ka gjahe te majme do na cfaqen njerezit e Saliut, si i biri, e bija, e mbesa, dhendri, niper dhe mbesa te gruas se tij. Nuk duhet te harrojme dhe mikun e tij serbin Demir Fazllic, qe me ndihmen e Saliut na beri 50 milion ERO brenda vitit. Kjo mazhoranc e votave te vjedhura ka filluar te qelbi jo vetem Shqiperine por gjithe rajonin. Deshmit e deputetit Prifti dhe Sterkaj duhet te bindi edhe zoterinjtë Europian te kallepit Pack-Grosruk.

  10. Al Kaponen federalet arriten ta rasin brenda hekurave te burgut vetem kur arriten te prangosin ekspertin e financave te tij. Qe zbrazi barkun per dallaverat e mafiozit spektakolar para tatimoreve. Por kush duhet ne vendin tone te prangose financieren e MAFIES ne PUSHTET?

    Kryeprokurorja Ina Rama? Absurde. Se ajo la kriminelin Mediu te hype ne karriken e deputetit dhe te ministrit. Apo ky eshte ministri polic Basha? Akoma me absurde. Se ai u fsheh pas imunitetit si mi, per ti shpetuar vete prangosjes nga drejtesia.

    Mos valle eshte ministri direkt i tatimeve Bode? Mision i pamundur. Sepse BODE-PIRAMIDA ka qene vete ekspert finance per MAFIEN. Prandaj Al-Sali-Kapone ka gjetur parajsen ne Shqiperine e ekspertes financiare Shpresa Brecani.

  11. Ky do perfundoj si Hrushovi, ne cmendine.
    Do ta shikoni me meter ne dore duke matur tokat qe ka blere familja e tij.
    Duket ne foto e shoqja sikur thote: Nuk e keni njohur akoma, mjere ju kush ju drejton.

  12. Sa trishtim. U kthye shqiperia ne nje strofke per mafjoze, njerez te pa skrupuj, dhe populli i mjere po vdes per nje cope buke. Trishtim me te vertet i madh. Po ku je o popull zgjohu nga gjumi i vdekjes ku ke rene mos lejo qe te te shkelin me kembe.

Comments are closed.