Filozofia e jetës në kohë të emigracionit si problematikë e kauzave humane

0
67

Marrë nga Gazeta Lajm, 02/08/2015

Si një kanion i realizuar ndër hapësirash të blerta, për të thurur e pasuar erozione të një grade të papërfillshme historike… Vallë a mundet të sundojë në tokë të minuar prej mitesh, interesash anti-popullore, një njeri i ndershëm e fisnik gjersa mundi nuk ka gjasa të adaptohet shpejt me frymën e arrogancës?! Ja pra, kjo është filozofia e një kolektivi, turmash apo jo, që udhëhiqen nga mbushja e hapësirave të mjaft bëmave me qëllim plagosjen e kapitalit të një popullate fatkeqe. Për sa kohë do të kemi të bëjmë me një absurd, i tillë sa të cënojë një rang të gjerë njerëzish ku përfshihen të paanshëm, po ashtu dhe nën një kauze humanitare, aq sa gënjeshtra të mund të kthehet në një standard moral të pranueshëm, nuk do te mbesë më shpresë për këtë popull të gjorë që endet me kërkesa minimale të parealizueshme.

Është e vështirë të gjendet filli i kryesisë, batalioneve apo drejtuesve të pushtetshëm por diçka është e sigurtë, një paqëndrueshmëri e paepur do t’a quaja, për të shtypur më të dobëtin, ashtu si i thonë dhe një fjale të urtë, “Peshku i madh gjithmonë tenton të hajë të voglin”, e derisa nuk ka mirëkuptim e tolerancë, normalisht divergjenca do të lindin… Piramida sa vjen e mbushet, thellohet në prerje të mjaft copëzave veprash diabolike, vendimesh që sjellin diversitet shpërfilljesh gjeniale të një realiteti vrastar paçavuresh, interesash, qe sikurse ata që i hartojnë, edhe ata që ndodhen të përfshire në të, do të bëheshin utopik, pa kuptuar se çfarë ndodh ne tokën e tyre… Ndodh që me keqardhje edhe të nënshtrohesh por gjersa gjykon mire se edhe ndër shkallë sipërore të vetësakrifikimit, asaj së të harruarit të vlerave humane, atyre profesionale që zotëron dhe jo vetëm, kalon nën një rrjedhë kushtesh të pakrahasueshme, me karakter luftarak, ndoshta për një pjesë të mirë paksa implicite, por me natyrë frymëzuese për një të ardhme që mbart vlera ndër përpjekjesh e virtytesh njerëzore.

Qëllimi është ti përgjigjen këtij frymëzimi nën një nivel konceptual, jo ti thërrasin atij që të vijë… Por jeta me barrierat e veta ka bërë që shumë njerëz te sprovohen në kauza vetjake, ndër afri të pakusht kalimesh apo edhe akomodimesh me atë që quhet “botë e jashtme”, pavarësisht se sa ja vlen. Kur vjen puna për një zanafillë e cila nën një mjegullnajë ka shtrirë rrënjët si një mendje e verbër deporton në hedhjet dhe rrahjet e pulsit të zemres, të ndalon së qeni e jetuari si të ka hije, aty fillon e kthen krahët në një tjeter horizont më të gjerë, ndoshta një tokë e huaj, e paudhë në dukje, por mjaft e deshiruar për një të vërtetë që mbart brenda dhe tejkalon pohimet boshe të dëshmitarëve të helmuar mjeshtërisht…

Situata konsiderohet manipuluese, por dyert janë të hapura për të pranuar mundësi të reja dhe mjaft benefite. Pritshmëritë aty ku misteri i figurave të pompuara që janë veçse mjete në këtë lojë interesash, mbeten të paqarta… Njerëzit sa herë ndeshin analiza relative dhe subjektive për ngjarje kritike dhe pasoja teorike të pangjashme, fillojnë të kuptojnë për Shqipërine tonë se rrugëzgjidhje nuk kanë, efekti po u ngjan me nje “Hiroshimë” të vërtetë. A do munden ata të mos vajtojne më me arsye bindëse?! Cfarë këshillohet? Vetëm heshtja mbizotëron… Përgjigjen e gjejnë diku gjetkë, atje-këtu, me mjete rrethanore, me veshmbathje të zakonshme, me mallra të domosdoshëm, për ti arritur përdorin thjesht të pasurën mëndje me analiza të përfillshme ku me anë të informacioneve dhe bagazhit kulturor bëhen mësues mjeshtër të një jete mjaft të komplikuar duke i mësuar asaj se edhe pas një fortune ka gjithmonë një arsye të fortë për të buzëqeshur me shpresë frytëdhënëse e produktive në shumë fusha të jetës.

Në opozicion të një fakti të mirëkuptuar nga kjo shoqëri masive, i lihet vendi trajtimeve mendjeshkurtra inferioriteti që mund të imponohen kryesisht nga një rreth vicioz i përkushtuar rreth krenarisë që trondit dhe triumfon mbi pastërtinë. Nëse thuren intriga e nuk ka transparencë të disa raporteve të konsideruara si cilësorë, vendi nga i cili shpresojmë për nje kthesë, ngushtëzohet në një iluzion prandaj që detyrohen të mbyllen disa dyer të fatalizuara të kompeticioneve pa perspektivë dhe energji të kësaj shoqërie që preokupohet të organizohet për ndryshime të ndjera. Të pasurit dhe vëtpërfshirit në një vend të mirëfilltë demokratik, nuk mjafton, i ndan një lum i tërë ndaj rritjes graduale të cilësisë së mendimit nga shumica duke i parë në largpamësi e unison.

Prandaj pyesim veten shpeshherë, pse gjendemi përballë një atmosfere kaq pragmatike që lë kaq shumë për të dëshiruar… Ndërsa kemi të bëjmë me një dëm ekzistencial në mjaft kategori e fusha si arsimi, punësimi, mungesa e solidarizimit dhe ndërgjegjësimit ndaj “lodrave funksionale”, përceptimi mbi faktorët e jashtëm që tentojnë të liberalizojnë të tjera mënyra për të pasur nje qasje të një cakordimi të sistemit qeverisës e social, dhe shumë e shumë mangësi që i ndeshim dhe ne përditshmërinë tonë… Kemi nevojë për fjalë por atëherë kur ajo qëndron fort, fjala është sublime, po realiteti konkret që ndeshim se ideja shënjon virtualisht është përherë shumë nivele më poshtë botës ideale të fjalës, premtimet e shumta pa rezultat dhe ajo çfarë godet më tepër, shtrirja e dorës tek aristokrati duke e mënjanuar të varfërin. Ndonjëherë se c’mendojmë për shoqërin dhe dëshirën për ti shërbyer apo qënë pranë…

Por na ndajnë faktorët ekonomik e pozitat për të qënë pranë apo për ti ofruar një dorë. Cdo akt apo iniciativë nuk po mbetet më një dëshirë e vullnet. Kërkohen të cara vazhdimisht ndonjëherë, pretendohet të arrihet deri sa të preken heshtat e njerëzimit mizor, kjo për shkak të luftës mes klasave të shoqërisë… Duhet të jemi të parimit të jetesës brënda kufijve te një njeriu të denjë e të mirë duke mos jetuar si një përbindësh por ashtu si na ka hije, sepse kur nuk mundemi ti falim kohës një përshtatje të mirëfilltë e arrirë me anën e një rrethane të caktuar, tentojmë një të zhvendosur pa marrë parasysh se sa na kushton… Pason kjo në një bashkëjetesë mirëdashëse sociale pa dallim krahine, feje, shteti a race, si për të treguar që duhet të mbizotërojë kënaqësia e bashkëpunimit frytëdhënës me aftësi lartësisht të kënaqshme pa qëllime vëmendjesh mediatike si një retorikë e konsumuar, por një ekzistencë edhe në kushte mbijetese.

(Shkruan: Aida Liko)