Rrëfim në shëmbëllesën e Dedë Gjo Lulit
Shkruar nga KOLEC TRABOINI
Shtegu vinte i ngushtë sa mund të kalonte vetëm një njeri. Pushkën e mbante në dorën emajtë. Dëgjoi diçka që lëvizi, por s’pati kohë të merrte vesh çfarë ishte, se një peshë e rëndë i rambi kurriz. Plaku i bardhë, i lindur në Bardhaj të Hotit, nxorri koburen me të djathtën dhe iadrejtoi kundërshtarit, por plumbat fluturuan pa zënë në mish. Pastaj fuqitë e lanë.«Shtatëdhjetë e pesë vjet për një burrë janë shumë», tha për herë të parë në jetën e tij, kur epa veten të lidhur. E morën përpara dhe e çuan në kulIën në krye të kodrës, ku ishte komandae pushtuesve.
«Të bukur kuvend mblodhe, o Marka Keqi,» – tha plaku me vete, duke shtrënguar nofullat.Përballë i doli një kapiten i ushtrisë së huaj.
– Kush je ti që shetit si zog i lirë në male?
– Shqiptar jam.
– Ç’e do pushkën?
– Shqiptari pa pushkë ashtë si zogu pa krahë.
– Si e ndjen veten?
– Keq – u gjegj malësori duke lëvizur krahët e tij të lidhur me litar. Pastaj shtoi; – Por jo edhe aq keq. Oficeri iu afrua dhe i tha të rrinte në një stol druri që kushedi se kush e kishte gdhëndur. Sido të ulej në drurin e tokës së vet i lidhur? Qëndroi në këmbë në mes të dhomës, i ashpërsikur tiparet t’i kishte prej guri, si një shkëmb që vetëm rastësisht qe shkëputur nga mali.
-A ke emën? – e pyeti oficeri.
– Shqiptar, e thashë një herë.
– Dëgjo, shqiptar – tha oficeri. – Ne jemi aleatë. Ju jeni pak, kemi ardhur t’ju mbrojmë.
– E di – tha plaku.
– Kasollet tuaja do t’i mbrojmë ne. Ju vetëm arat dhe bagëtitë shikoni.
– Edhe këtë e di – tha plaku. – Po ky karakoll na kush ton shtrenjtë, e nuk kemi si ta paguajmë veç me plumb. Ju kërkoni atë që kushton shumë se buka e mishi. Oficeri, pasi e zgjidhi plakun e bardhë, i zgjati kutinë e duhanit, të cilën robi nuk e mori.
– E pimë të fortë ne, shqiptarët.
– Po kur nuk ka të fortë?
– Barut – tha plaku. – Barut.
– Trimat ku i ke?
– Malit. E ç’ka duan trimat në vathë?
– Do të lë të lirë, po t’i sjellësh këtu.
– Çdo berr varet në çengelin e vet.
– Thuaju një herë. Në ardhshin, të falur janë. Plaku mendoi se mbase i vinte rasti t’u ikte armiqve, por më pas qeshi me rrekën e vet.
– Pushkën -tha plaku.
– S’ka ç’të duhet, të mbrojnë ushtrët e mi.
– Edhe këtë e dija – tha plaku i bardhë i Bardhajve të Hotit.Ndjeu diçka në shpirt. Vendosi të shetiste pak kohë nëpër male. Le te çmallej, se nuk i dihej ç’do të ndodhte. U nis me hap të lehtë permes shkëmbinjve i pa armatosur. E para herë që prej gjashtëdhjetë vjetve që alltia e tij nuk ndodhej në brez, por në duart e të huajve. Plaku i bardhë i Hotit ecte lehtë përmbi gurët që të mos i lëndonte.
I dukej se edhe shkëmbi ndjente dhëmbje. Kudo të huaj. Mbi këtë tokë të vafër vërshuan mijëra ushtarë që t’ia rrembenin të vetmen pasuni, lirinë.Dy pushtues ecnin pas tij. Të tjerët përgjonin diku larg që t’i zinin shqiptarët në befasi. Plaku mendoi për trimat e vet që i kishte lënë në një fshat pas malit, diku andej nga Trapat e Vjerdhës. Ata pritnin prijësin që s’do të kthehej kurrë më. Po fundja ato do të zgjidhnin një prijës të ri. Iu kujtua se kur qe ndarë me të katër malësoret e fundit që e përcollën deri në shtegun e Oroshit. Njëri nga ata, korrieri me flamur Preloc Prek Peci, kishte dashur t’i vinte pas. Plaku diçka kishte ndjerë në shpirt dhe kishte vendosur të shkonte vetëm në kuvend.
«Ata shpëtuan për mrekulli. Janë të rinj e trima. Pushkën nuk e ndajnë nga vetja, gjersa të bien njëditë. Se trimat atë fat kanë. Ja kanë mëkuar zanat e bjeshkëve qysh në djep me qumështin gjirit. Unë kam jetuar mjaft. Ohu, shtatëdhjetë e pesë vjet nuk janë pak, megjithese të duken sitë hysh në një derë e të dalësh në një tjetër. Njëzet e dy në Vraninë me Oso Kukën, edhe njëherë aq në Zharnicë. Le luftën e Vrakës ku malësorët luftuan rreptë, por u thyen keq. Të mos kishte ndodhë tradhëtia e krenve të Shkodrës, punët nuk do të shkonin mo zot ma keq, prej kah edhe sot e kësaj dite i mbajmë mi krye rubat e zeza.»
U ndal diku. Ushtarët hapën sytë, por, kur e panë tek ulej rranzë një dardhe të egër u qetësuan.Qëndronin përballë. Kishim frikë. Oficeri u qe betuar se, po t’u ikte plaku i bardhë, do t’i vriste. Po plaku i bardhë nuk kishte ndërmënd të ikte. E ku? Mali qe rrethuar kudo me armiq.
Më mirë t’i qëndrosh armikut përballë, se sa të shpëtosh si frikacak. Nxori çibukun e dashur që ia kishte falë kryetrimi Çun Mula i Hotit. E Çun Mulës së Hotit, dritë pastë, ja kishte falë një burrë kelmendas, këtij burri kelmendas kur ish në luftë ja kish falë një trim i çartun Kosove. Disa dun me thanë se asht çibuku i fisit të Mic Sokolit. Ec emerre vesh. Dorë në dorë e në shtatë male kish kaluar çibuku bashkë me legjenden. Siç kalohet gjoks në gjoks e gojë në gojë kanga e trimnisë:
“Kah po vjen, more “Çun Mula?
– Prej Këlmendit sot u ula
kam marrë vesh se m’ â zanë rruga,
m’a zanë rruga me shumicë
prej n’ Kastrat deri n’ Kamicë.
Nuk jam Shkodra, me u koritë
jam Malsija pushkë me qitë.
Ç’po gjimo te Mali i Hotit:
n’ Podgoricë po kerset topi,
kërset topi edhe pushka,
po na vinë topat me mushka
nëpër mal e nëpër fusha,
nëpër mal e fushavetë
derdhet gjaku i djelve t’ zetë,
derdhet gjaku i djelve t’ ri
qyqet nana gja nuk dinë,
nuk dinë djelt – o se ku i kanë
korba e sorra n’ ta po u hanë!”…
Kur e pat këndue për herë të parë këtë kangë ishte i ri e bridhte shkrep me shkrep me alltipërbrez se ndiqej nga koshallët e turkut. Hej, sa kohë kaluan! Kurrë s’e hoqi armën nga dora eçibukun nuk e humbi. E kish si mik të mirë me të cilin shtjellonte mendimet si në kuvendetpranë zjarmit në odat malësore por edhe në fushë edhe në mal, edhe tek Kroi i Traboinit.Thithi fort duhanin e ofshani kur mëndja i shkoi te liria që nuk e gëzoi kurrë. E pra shumëdjem nanash ishin vra për atë liri. Nga i gjithë vendi, veri e jug.
Disa kohe para se të fillontekryengritja e të ngrihej flamuri, ai hyri te valiu i Shkodrës me kërkesat e malësorëve. BedriPasha desh ta blente me dymijë lira ari. Por nuk kishte Turqia aq para sa t’i blente malësorët.Ne deshëm vetëm lirinë. Ne luftuam. Qe e gjatë kjo luftë. Ngritëm flamurin të parët në Bratilë të Deqiçit, fituam lirinë, të cilën nuk e gëzuam dot. Çopë copë trojet. Hoti përgjysëm. As këndej eas andej. Mbeten trimat pa kulla.E pa mbushun tre vjet, vërshuan ushtarët armiq. Po përse? Kë kishin vra shqiptarët e tokën e kujt kishin shkelë?
* * *
Nga grykat nisi të frynte një erë e ftohtë. Hodhi sytë rreth e rrotull. Iu duk se dëgjoi një zile bagëtish, diku matanë pllajës. Nuk i zuri syri asgjë, veç një fjollë të kaltërremë tymi që merrte përpjetë drejt qiellit. Plaku u ngrit dhe, pasi kundroi tërë hapësirën e maleve, u nis. Ushtarët diçka i thanë në gjuhën e tyre, por ai nuk ua vuri veshin. Arriti në kullë kur kish nis të binte mbramja si qefin i zi morti. Rrapi i madh në oborr fëshfërinte lehtë, sikur fliste me vete.
– Nuk i solle, o plak?
– Malet nuk shkulen.Oficeri u tërbua nga inati. Malësori rrinte i qetë përballë tij. Më tej ushtarët.
– Po unë do t’i shkul.
– Provoje- tha plaku.
– Ti e do jetën?.
– Si nuk e dashkam? Po përse kam luftuar unë? – pyeti plaku i bardhë.
– Në u vrafsh, a të dhimbset jeta?
– Pak. Bile aspak.
– Po ç’të dhimbset ty, o plak i marrë?
– Toka – tha plaku. Pastaj shtoi: – a e di ç’asht toka?
– S’ka më tokë për ju, është toka jonë- gërthiti oficeri. Malësori qeshi.
– Kështu thanë edhe jeniçerët e Shefqet Turgut Pashës, po shiko rreth e rrotull, ku janë? Oficeri picërroi sytë e tij të vegjël. Plaku foli përsëri:
– E pra, ku janë?
– Në Turqi – u ngut oficeri.
– Gabohesh. Pse në Turqi? Pa ngreje pak atë gurin që ke nën këmbë. Hë de, ngreje. Zgjate dorën dhe preke tabanin e ftohtë. Nuk e ndjen frymëmarrjen e të vdekurve? Ka shumë kocka njerëzish kjo tokë. E thua pastaj se paskan shkuar në Turqi! Si shkuan? Po për të vdekuri nuk luen kurrkush. Po çka po flas…
Ti nuk e di ç’asht toka, o pushtues.Plaku nuk pranoi t’ia lidhnin sytë. Shkoi vetë pranë rrapit që fëshfërinte e sikur fliste mezogjtë e tromaksur e të fshehur ndënë fletë,… dhe priti. I shkoi mendja te trimat e tij që kishte lanë në fshatin e largët. Atyre do t’u vinte keq, por, dot’ia merrnin hakun. Ishte i vetmi i hot që zunë të gjallë, por veç edhe këtë me tradhëti, se hotjanët të gjallë nukbien në dorë të armikut. E, more trimi im Kolë Marash Vata atje ne vorr, më prit se po vi…
* * *
Oficeri thirri një skuadër dhe e vuri disa hapa larg malësorit me flokë e mustaqe të bardha, tëcilat ia ledhatonte freskia e buzëmbrëmjes.- Çdo të thuash, o plak?
Malësori filloi të fliste ngadalë. Pastaj fjalët morën vrull dhe oficerit iu duk se nga malet rrokulliseshin ortiqe e vendi shungullonte në një përmbysje vigane.Sikur vërshonin lumenjtë e shëmbëshin malet.
– Dëgjo o pushtues. Ikni prej maleve tona para se ato t’ju zanë nën vedi. Për ju ajri nuk kajetë e toka nuk jep bukë. Zogjtë e maleve tona nuk cicërojnë për ju. lkni! Dielli ynë ju djeg ekrojet e maleve tona ju helmojnë. Në i paçi shpresat në ndonji kullë si ajo Esat tradhëtarit, mos shpresoni shumë. Si kulla e Pashës se Toptanëve janë pak. Edhe ato që janë, u shofshin! Oficeri u largua. Mustaqet e bardha të plakut u drodhën paksa.
– Erdhi ora e burrit!- i tha vetes plaku i bardhe i Hotit. Nuk i vinte keq se vdiste. Jo. Shumëzjarr kishte pa në jetën e tij sa shtatë herë trojet i ishin përzhitur.Dëgjoi për herë të fundit fëshfërimën e fletëve të rrapit ku kishte nisur të pikëllonte vjeshta. Pastaj hodhi sytë tutje në horizontin e përflakur ku i bahej se dëgjonte përmes jehonave të largëta, një kange e jo nji gjamë Hoti:
“Dedë Gjo Luli, trim me fletë,
për Shqipni ka da me dekë
s’ len ma Turk n’ Male me prekë
mbrapa i shkon Malsija krejtë!».
Tej e përtej male. Përsëri male. Thua brengat e kësaj toke të jenë ngurosur si revoltë ndaj padrejtësisë së shekujve?
Male të bardhë, male të thinjur në halle, male me kokën në re…
© Kolec Traboini, nga libri “Petalet e bajames së hidhur” , tregime , f.13-18.