Xhorxh Tenet pritet të vizitojë zyrtarisht Shqipërinë

0
40

TemA, 26 Korrik 2012

Xhorxh Tenet, ish-drejtuesi i CIA-s, do të vizitojë Shqipërinë, i shoqëruar nga peshëngritësi i njohur, deputeti i PASOK, Pirro Dhima. Lajmin e bën të ditur Shekulli, që thekson se vizita do jetë zyrtare dhe Tenet do të takojë edhe kryeministrin Sali Berisha. Tenet do të qëndrojë edhe në Himarë, vendin e origjinës së tij. Komuniteti himarjot e ka shpallur Tenet Ambasador Kulturor të Himarës.

Tenet, edhe pse nuk ka detyrën e rëndësishme të dikurshme, është i angazhuar nga presidenti aktual amerikan me çështjet e sigurisë në Mesdhe.

Emri i tij del shpesh në skenë kur flitet për trazirat e vitit 1997. Ai është akuzuar nga Bashkim Gazidede, ish shefi i SHIK, se qëndronte pas trazirave. I pyetur në një intervistë në vitin 2008 në lidhje me Tenet, Gazidede nuk preferoi të bënte asnjë koment.