Kronikë nga vizita e presidentit Topi në Michigan

0
55

STANDARTI I PARE I SHQIPTAREVE
HARMONIA NDER FETARE

ZEF PERGEGA

Dora e djathtë e presidentit Topi që pulsoi në dejet e Dheut të Parë tek shtërngonte dhjetra e qindra duar mergimtaresh me ngjau me një urë me harqe ylberi që lidhi bregun e tokës mëmë me botën e mallit që nuk tretet këndej Atllantikut.

Akademia e harmonise kombetare dhe institucioni i presidentit të Shqipërisë, të misheruara tek qytetari i parë i saj dhe tek qyetari i thjeshtë i vendit të simbolit të shqipës, Bamir Topi, që rrjedh me gëzimet, travlimet dhe sukseset, si një timonjer i dëshirave me forcen e elikave të energjive të popullit të tij, për ta ankoruar anijen shqiptare në limanin e parë europian, krejt në mënyrë sinjifikative, larg skapametave të tymit paragjykues, u shfaq mesazhi i Tij ndër mergimtaret e diaspores shqiptare të Detroitit.
E zhuritur për mallin për atdhe dispora shqiptare e priti me dinjitet presidentin e Shqiperise z. Bamir Topin e Ai me fjalet me të zgjedhura të shpirtit të tij që kanë një themel demokratik e human e nderoj kontributin e mergimtareve për vendlidjen e lirinë e Kosovës. Ndaj dhe Kosova e personalisht kryetari i parlamentit Krasniqi kishin nisur në krah të presidentit Topit nën kryetain Naim Maloku, si shprehje dhe si shënjë e shënjtë e njeriut të dalë nga llogoret lirisë, ku shkrine jeten luftetaret dhe heronjtë për ti thënë shqiptareve të mergatës dhe malësorëve të Detroitit se humanizmi i tyre është një rreze bujare dhe një dritë e veçantë, që ka rënë mbi vetull të syrit të Kosovës legjendare.
Diaspora shqiptare në Detroit i dha dashurinë e ruajtur nën flamur, e ndezur në vatrat e tyre, e pjekur në gjokset e demostratave, e shkruar me ndjenjë që nga Abat Preng Doci, Fan Noli, Petro Nini Luarasi, Fail Konica, Zef Oroshi, Vehbi Ismaili, Prek Ndrevashaj, Gjon Sinishtaj e plot një plejadë me flete te bardha qe do te mbesin ne ditarin e Presidentit Topi si nje dite shtatori, ku çelen lulet e pranverës se mirëkuptimit dhe harmonise nderfetare në grushtin e fortë të bashkimit dhe unitetit shqiptar.

VIZITE NE QENDREN ISLAMIKE

Vehbi Ismaili ka mbetur në memorien e shqiptareve si personifikimi i murit të harmonise dhe bashkimit të shqiptareve në megrim. Ai e demostroi ate me vepra patriotike, fetare dhe letrare dhe si mik i madh i Fishtës dhe i Ernest K oliqit dhe si promovues i letërsisë kombetare, prej të cilit u përkthyen disa vepra që sot ruhen në biblioteken e Aleksandrië. Si guri i themelit të Qendres Islamike në Detroit, vizita e presidentit Topi ishte edhe një mirënjohje e thellë e veprës së këtij njeriu që ndertoi ura, të cilat nuk lekundën dhe as nuk mund të shëmben. Kjo ka bërë që Imami i ri Shuaip Gerguri të themelojë një çmim me emrin e Vehbi Ismailit, të cilin ia dhuroi presidentit Topi, kryetari i këshillit Viktor Shaholli. Vlerat e Vehbi Ismailit si pishtar i demokracisë përmblidhen në kontributin e tij në reformat demokratike, për lirinë e Kosovës dhe ato humane.
Z. Gerguri e njohu predidentin Topi me historikun e ngritjes së qëndrës islamike shqiptare në Detroit dhe kontributin e saj bamirës në çeshtjen shqiptare dhe asaj kosovare ne veçanti. Ai ndër të tjera tha:
”Eshtë kënaqesi dhe krenari e veçantë që sot kemi mes nesh në këtë qëndër presidentin e Shqipërise Bamir Topi. Shoqëria e pare muslimane në Amerikë është themeluar me 1915 me shtetin Main State. Në vitin 1917 Fan Noli konstaton se në Detroit ka një organizate shqiptare e tillë. Ndërsa me 15 gusht 1945 u themelua shoqëria e parë muslimane me kryetar Ali Orhan. Me 1949 u ngrit qëndra e parë e besimit musliman nën drejtimin e Imam Vehbi Ismailit dhe vazdon rrugën e saj në fushën e edukimit, patriotizmit dhe pasurimit të vlerave shpirtërore më të mira të kombit shqiptar”
“Kam një emocion sot që vjen prej dashurisë që ka shqiptari prej shqiptarit, sidomos atij shqiptari qe edhe në dhe të huaj kurrë nuk shkëputet nga dheu amë!-
Kështu e nisi fjalen e tij presidenti Topi në xhaminë shqiptare dhe shtoi: “Kjo ndjenjë e brëndshme shpirtërore me vjen edhe prej kësaj mikpritje aq të ngrohtë shqiptare dhe ky mjedis harmonik vjen edhe prej shtetit me demokratik ku ju jetoni, siç është Amerika. Erdha me një dëshirë të veçantë për tu pare, jo me postin e presidentit por me atë post që e keni të gjithe ju, atë të qytetarit të thjeshtë. Kam ardhur me gëzimin e veçantë, i cili konsiderohet historik për ecjen e Shqipërisë. Ajo tani është pjetare e NATO-s e kjo i dedikohet edhe miqve tanë, të arrinim atë që ishte e paimagjinueshme perkrah SHBA. Erdha me gëzim se në krahun tim kam z. Naim Maloku, n/kryetar i parlamantit të shtetit të ri të Kosovës.
Shqiptari kudo që ka ngitur strehen e tij edhe brenda edhe jashtë atdheut edhe dalluar për hamornonine fetare dhe këtë duhet ta kultivoni si vlerë që ju mban të bashkuar. Dy vjet me parë isha në Boston në 100 vjetorin e themelimit të kishës së Nolit dhe kam patur të njejten ndjesi që kam sot në mesin tuaj. E konsideroj Ameriken jo vetëm kampion i lirisë, por edhe të lirisë së fesë, si mjet komunikimi mes njerëzve . Presidenti Obama po i bën një promovim lirive fetare dhe ne duhet të mësojmë të gjithë nga ky mesazh. Unë do të promovoj tek të gjithë bashkimin dhe jo të merremi me gjëra të vogla, por me ato substanciale. Ju jeni promovuesit e vlerave të popullit shqiptar në Amerikë dhe Shqipëria krenohet për kominitetin e saj në këtë shtet” Presidenti Topi i dhuroi Imam Shuaip Gergurit bustin e Heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu.
Kryetari i bashkisë së Harpër Woods z. Kenneth Poynter, duke e përshendetur presidentin e Shqipërisë për viziten e tij në këtë qytet amerikan tha ndër të tjera së kumunuiteti musliman shqiptar ka qënë që prej vitit 1963 pjesë e ketij qyteti dhe një fqinjë shumë i mirë!” Presidenti Topi aty për aty ia ktheu: “Mos i harroni shqiptaret!”
Don Fred Kalaj udhëheqësi shpirtëror i kishes amerikane “St Jozef”, duke i uruar me fjalë të bekuara mirëseardhjen e presidentit në komunitetin shqiptar tha: “Eshtë një kënaqësi e veçantë tu uroj prezencen Tuaj mes komunitetit tonë virtuoz në vlera të gjithanshme. Presidenti ka një pozitë kyçe në jetën e një kombi atë të paqës dhe drejtësisë. Ju zoti president jeni një njeri i mrekullueshëm sepse edhe origjina e familjës tuaj ka rrënjë të thella në tabanin kombetar. Më është dhënë rasti të lexoj herët një libër të vellaut tuaj doktor dhe ahtu siç e argumetonte ai mbrojtjen e trupit nga sëmundjet e mbroni edhe ju paqën e drjetësinë njerëzore mes shqiptarëve. Prezenca Juaj na sjellë barazi dhe na kujton sa i dobishëm është bashkimi. Ne këtu në Amerikë do tu bëjmë krenar Ju e do ta lartësojme emrin e shqiptarit dhe deren ke për ta patur hapur çdo herë në zemrat tona”
Nga ana e tij Naim Maloku tha: “Vizita jonë në krah të presidentit Topi duhet të kuptohet së ne jemi bashkë dhe se pa bashkim nuk mund ti përballojmë sfidat. Parlamenti i Kosovës dhe kryetari i saj Jakup Krasniqi e mbështet plotësiht këtë vizitë dhe nëpërmjet meje u përcjell mirënjohje, dashuri e unitet. Jemi të vegjel në numër, por gjithmonë bashkimi na ka ruajtur nga asimilimi dhe armiqtë e shumtë në shekuj. Vetëm duke qenë të afruar do të vazhdoni ta ndihmoni çeshtjen shqiptare që ende nuk është zgjidhur plotësisht. Të mos harrojmë se kemi patur një mike të shtrejtë siç është Amerika. Dhe ne duhet të mësojmë nga ky shtet duke dëshmuar respekt ndaj njeri-tjetrit, ligjit, me paqe e qetësi njerëzore për t’ia kthyer borxhin e madh që ia kemi asaj”

NJE NDALESE ME GAZETARET

Presidenti Topi iu përgjigj interesimit të mediave shqiptare në diasporë, ku ishin të pranishem dy televizionet shqiptare të Detroitit e tv. i diasporës së Kosovës. Në përgjigje të pyetjes të televizionit shqiptarëve të Amerikës z. Topi tha:
“ Sentenca kryesore shkon tek mirënjohja ndaj SHBA, këtij vendi të madh mik, partner strategjik, i cili u ka dhënë shqiptarëve rëndësi që në kohet e vjetra e sidomos dekadave të fundit, për ta nxjerrë Shqipërinë nga izolimi i thellë, për ta bërë atë një vend demokratik, një vend që sot është antar i NATO-s dhe me hapin e sigurtë drejt integrimit europian. Këtij shteti, ne shqiptarët i jemi mirënjohës për çfarë ka bërë për Kosoven që sot është një shtet i lirë dhe demokratik. Ky kontribut i shkon natyrshëm SHBA që ka strehuar shqiptarët dhe i ka edukuar ata si qytetar të lirë amerikan dhe si një urë komunikimi midis SHBA, Shqipërisë e Kosovës dhe për këtë ne kemi një emër tjetër në botë, duke qenë krenar për komunitetin shqiptar që na përfaqeson në Amerikë. I dëshiroj çdo të mirë komunitetit shqiptar dhe nëpërmjet televizionit tuaj përcjell përshëndetjet e mia dhe të bashkëshortes time tek prinderit, tek fëmijet duke trashëguar atdhedashurinë që ju karekterizon dhe dashurinë për SHBA.
Astrit Lulushi gazetar i “Zërit të Amerikës” e pyeti presidentin se çfarë përspektive ka një shqiptar që kthehet nga Amerika!
Presidenti iu përgjigj: “Besoj se janë krijuar të gjitha kushtet për sa i përket mundësisë së rivendosjes së potencialeve, të cilat vijnë nga SHBA, nga komuniteti shqiptar për të qenë pjesmarres në të gjitha sfidat që ka Shqipëria sot, që në radhë të parë janë sfida institucionale. Ne kemi nëvojë për të gjithë ata që janë kualifikuar në Amerikë dhe ju duhet ta dini se komunuiteti shqiptar këtu nuk është vetëm konsumues i vlerave të demokracisë amerikane, por ka nga ato familje që shumë studentë shkollohen në universitetet me të mira amerikane që përveç interesit të tyre është edhe interesi i Shqipërisë që të vijnë e të kontribojnë në ngritjen e kualitetit të administratës së Shqipërisë të institucioeneve të saj për ta bërë me të natyrshem integrimin e saj në strukturat Euro-Atantike.
Gjovalin Kaçorri “ Z. President ju jeni pjesmarrës i disa takimeve ballkanike, si kanë ndikuar ato në përmirësimin e marrëdhënjeve midis shteteve dhe sidomos për pakicat etnike që jetojnë në këto shtete?.
“Situata në Ballkanin perëndimor është e pa krahasueshme me disa vite me parë. Ai është larguar në mënyrë definitive situatës të konflikteve ndër etnike. Lidërshipi i Ballkanit po ndërton ura komunikimi dhe të gjithë janë projektuar si vende që do te integrohen në Europë. Kjo e ka lartësuar vendin tonë që e shohin si moderator që vendos ura mirëkuptimi për të trajtuar të gjitha çeshtjet që kanë të bëjnë me pakicat kombëtare. Kosova ndikon ndjeshëm në stabilitetin ballkanik. Kemi edhe një talim ballkanik ku do flasim jo vetëm për politikë por për ta kthyer Ballkanin në një vend të begatë. Për sa i përket të drejtës së shqiptareve nën Mal të Zi, theksuar nga Kaçorri, presidenti Topi shtoi: “Unë kam komunikuar në mënyrë të vazhdueshme, qoftë në Shqipëri qoftë kur kam qenë në Mal të Zi. Shqiptaret kudo që jetojë kanë nevojë të ndërtojnë ura të miqësisë, por edhe me popullin e Malit të Zi dhe jam i bindur që mbi bazën e një filozofie të re që ekziston sot midis vendeve tona në marrëdhënjet bilaterale shumë të mira edhe kominiteti shqiptar do të plotësojë të gjitha ato kërkesa legjitime që pa tjetër do të bëhen në bashkëpunim me autoritetet malazeze”
Zef Pergega: “Z. President. Shqipëria ka një nen në kushtetuten e saj ku shprehen ligjerisht detyrimet e saj ndaj diasporës. Pas kthimit Tuj nga kjo vizitë e suksesshme a përbën shkak për një vemëndje me të madhe dhe një ndryshim në legjislacionin shqiptar për sa i perket shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë?”
Presidenti Topi u përgjigj: “Besoj se është një detyrim i institucioneve të Shqipërisë i partive politike i parlamentit që pa tjetër do të këtë edhe promovimin tim nxitur edhe nga kjo vizitë që po bëj që të forcohet legjislacioni edhe në funksion të diasporës!

Presidenti Topi e vazhdoi programin e vizitës së tij në kishen e Shën Palit me vendosjen e një kurore me lule në përmendoren e Gjergj Katriotit dhe Nana Terezes, të ngritura nga shqiptarët në grigjen e kësaj kishe. Në takimin e organizuar të drejtuar nga Nevruz Nazarko dhe Viktor Ivezaj i uruan presidentit mirseardhjen konsulli i nderit Ekrem Bardha, kongresmeni Piters, kryetari i bashkisë së Rochester Hills Bernet, bashkëshortja e të cilit këndoj hymnin amerikan, ndërsa atë shqiptar nga këngëtari i komunitetit Fran Gjokaj që recitoi një poezi me tone kombëtare dhe kishte përgatitur një program artistik
Në fjalen e tij Dom Anton Kcira ndër të tjera tha: “Zoti president i Shqipërisë mirë se keni ardhë në këtë qënder që është një Shqipëri në miniatrurë, kisha e Shën Palit. e cila ka pritur përsonalitete politike e akademike nga Shqipëria, Kosova, senatorë e kongresmenë amerikanë që kanë ndihmuar në zgjidhjen e çeshtjës shqiptare. Ne ju përgëzojmë për arritjet e Shqipërisë nën drejtimin Tuaj si simbol i unitetit kombëtar, si një intelektual dhe akademik keni punuar e punoni për çeshtjen kombëtare. Ju vini për vizite kur ne kemi ngritur përmendoret e dy figurave me të mëdha të kombit shqiptar Gjergj Kastriotit dhe Nana Tereze, simbolet e paqës dhe të bashkimit. Mirëserdhe në Kishen e Shën Palit, bukë e krypë se, zemrat i kemi lënë adej nga kemi ardhë. Larg atdheut kemi luftuar për të ruajtur traditat, gjuhen dhe fenë e të parëve e identitetin kombëtar për të cilat duhet shumë sakrifica, për të përballuar asimilimin dhe për tua transmetuar brezave. Endërra jonë për krijimin e shtetit të Kosovës u bë realitet se kemi një mik të madh Ameriken. Eshte fryt i gjakut të derdhur nga bijtë e bijat gjatë shekujve, gjakut të luftëtarëve të UCK-së dhe kontributin e diasporës. Çeshtja shqiptare do të zgjidhet kur të zgjidhet çeshtja e shqiptarëve nën Mal të Zi, në Maqedoni dhe në Çameri dhe ti bashkangjiten shtetit tonë amë. Diaspora shqiptare meriton një vemendje me të madhe nga shteti shqiptar e qeveria e Kosovës. Malësoret bujar pa dallime fetare, qe kanë kontribuar aq shumë, të bashkuar në famullinë e Shënpalit, kanë ndarë bukën për të ndihmuar lirinë e Kosovës, meritojnë më shumë që çeshtja e tyre nën Mal të Zi të zgjidhet. Politika shqiptare duhet të punojë më shumë për bashkimin e kombit. Për kombin kurrë nuk jemi ndarë në fe, por kemi luftuar të bashkuar kundër çdo armiku. Politikat shoviniste duan qe ne të jemi të përçarë dhe të harxhojmë energji mes njeri tjetrit. Ata pagujane njerëz që të realizojnë këto qellime, në mënyrë që të demtojne realizimin e qellimit tonë final atë të bashkimit të kombit. Ta duam njëri- tjetrin se duke dashur me shumë do të na duan të tjerët. Kisha e Shënpalit është e hapur përçdo shqiptar katolik, musliman e ortodos që e konsideron atë shtëpinë e zotit!”

MESAZHE TE NJE SHPIRTI QE KERKON BASHKIM

Salla kishes së Shën Palit me rreth një mijë vende priti me entuziazëm mesazhet e Presidentit të Republikës dhe politikanit të Kosovës Naim Maloku, të cilët shoqëroheshin nga ambasadori i Shqipërisë në Amerikë z. Sallabanda.
Nga ana e tij z. Ekrem Bardha tha ndër të tjera se pa diasporë nuk do të kishim shtetin e ri të Kosovës si një ëndër tani e realiazuar. Këtu ka filluar levizja për këtë ëndërr shqiptare që në vitin 1986, për ti dhënë ultimatum Jugosllavisë që të trajtonte shqiptaret si të gjithë shtetasit e saj. Në kongresin amerikan u mblodhen 166 vota qe në rast së Jugosllavia me statusin special në Amerikë nuk do te ndalonte dhunen ajo do të ndërpriste marrëdhënjet diplomatike. Politika e urtë e Rugovës, lufta e UCK-së dhe me meritën e diasporës shqiptare, të kombinuara sëbashku sollën lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.”
Presidenti Topi në kishen e Shën Palit përcolli mesazhin e tij : “Kam ardhur në një moment historik për Shqipërinë për Kosoven dhe marrëdhënjet e shkelqyera që kemi me SHBA. Kam ardhur me gëzim në një komunitet shqiptar, ku janë mbledhur ndër vite një pjesë shqipe zemrave tona, të cilët për arsye me të ndyshme të përsekucionit dhe ato ekonimike emigruan për të gjetur nje vatër në SHBA, aty ku ai ndjehet shqiptar. Ta duam Ameriken, ta nderojmë atë se ajo na është gjetur në momentet me të veshtira. Sot nderuam heroin e kombit Gjergj Kastriotin Skenderbeu, nderuam Nana Terezen , e cila me vepren e saj të papërseritshme, si një laps në duart e Zotit u shdërrua në Nana Terezen e popullit. Arritjet tona kanë në bazë sakrificen gjenetike të popullit shqiptar dhe mbështetjen e administratës SHBA, përsa i përket futjes së Shqipërisë në strukturat Europiane dhe shtetit të ri të Kosovës. Populli shqiptar është një popull mirënjohes dhe realist dhe asnjëherë nuk e teprojmë të falenderojmë nga mëngjesi deri në mesnate dhe të vazhdojmë në mënyrë të pandërprerë të nesërnen atë kontribut jetik të SHBA që bënë të rilindë kombi shqiptar, të rilindë Kosova dhe të gëzojmë emrin e madh shqiptar. Do të jetë e afërt dita kur shqiptaret të lëvizin të lirë pa viza. Kosova dhe kosovaret janë larguar përfundimisht nga klika e Millosheviçit . Lidershipi i Kosovës po punon bashkë me partneret ndërkombëtar për të ndërtuar shtetin, të bazur mbi ligjin dhe liritë njerëzore. multietnike. Kam një bindje përsonale që Kosova në një të ardhme të afërt do të jetë pjesë e Aleancës së Atlantikut Verior. Ne e meritojmë se jemi luajal në këtë Aleancë dhe se besa e shqiptarit ndër shekuj ka qenë një virtyt me botën tjetër përreth. Ky element që ka ardhur nga lashtësitë duhet të dimë ta kultivojmë, ta ruajmë dhe ta përshtasim midis nesh. Duhet ta dinë ata që e predikojnë dhe ata që e konsumojnë këtë shprehje. Toleranca mirëkuptimi duhet të fillojnë në qelizen biologjike, siç është familja dhe duhet të përçohet në të gjithë shoqërinë. Amerika ka krijuar të gjitha hapsirat e harmonisë dhe bashkëjetesës shqiptare. Pas vizitës në qëndren islamike jam këtu mes jush në këtë katedrale të Shën Palit dhe jam ndjerë e njehem mirë kur u them autoriteteve të larta botërore se standarti i parë i shqiptarëve ështe standarti i harmonisë fetare. Këtë e demostroi në mënyrën me të përkryer ajo grua me shtat të vogël, por me një zemër të madhe, ajo që u bë simbol i mirësisë, simbol i solidaritetit të të varfëreve që do të na tregojë ne dhe brezave e madhja Nana Tereza. Amerikanet janë një popull praktik, japin mesazhe të shkurta dhe i kthejnë në realitet. Le të jemi edhe ne në krah të tyre e të forcojme miqësinë midis nesh, solidaritetin midis nesh pavarësiht nga besimi, pavaresiht nga bindjet. Ju të gjithë brezat e emigracionit keni kryer rolin e një ambasadori të madh për ta udhqyer këtë miqësi të jashtëzakonshme midis Shqipërisë dhe SHBA, pa harruar kurrë vendin nga ku keni ardhur. Me që jam në shtëpinë e Zotit dëshiroj të them zoti e bekoftë Shqiperinë, Kosoven e SHBA!”
Para komunitetit u shpalosen mesazhe nga shpirti qe kërkon bashkim. Naim Maloku, njeri i matur, fisnik nga shpirti që ndjen dhembje si ciflat e shpërthyese të një granate që kërkon ta kallë pragun në tym e flake, doli në podiumin e kishës Shën Palit për ti thënë ato fjalë të lira por që kishin një brengë dhe një dritë për të gjithë shqiptaret. Të merresh pas të vogles të bën të vogel. E pa rendesihsmja vishet me këmishen e zezë të veseve dhe hapin ta bën rraketik. Dhe Maloku duke ruajtur frymen e llogorës dhe amanetin e trashesë së parë të vijës së zjarrit, u tha mërgimtareve :
“Vëllezër shqiptarë! Nuk është hera e parë që unë gjëndem në këtë kishe dhe në mesin tuaj. Ju përcjell përshëndetjet e kuvendit të Kosovës dhe kryetarit Jakup Krasniqi. Unë jam bashkë me presidentin Topi për të treguar me në fund se ne shqiptaret jemi bashkë. Ne duhet të jemi bashkë kudo që jemi sepse sfidat që na presin janë të veshtira, po bashkimi i bën ato me të kapërcyeshme e me të lehta. Jemi popull i vogël në gjashtë shtete me 100 probleme. Ne nuk duhet me i leju vetës përçamje, gabime e mosleshime në mesin tonë. Duhet të përfundoje njëherë e përgjithmonë ajo mënyrë që në të kërkojmë fajtorë, armiq, spiunë në mesin tonë. Ne duhet ti falim njerëzit tanë, bashkatdhetaret tanë që gabojnë . Vetëm atëherë kur ne ti falim ata e kuptojnë se sa kanë gabuar dhe përmirësohen, vetëm në atë mënyrë mund të jetojmë bashkë, vetëm në atë mënyrë mund ti kontribojmë shqiptareve kudo që janë dhe atdheut tonë. Ne jemi popull i vogël po zoti na ka çue Ameriken me na shpetue se kemi qenë në prag të një zhdukje totale si komb e si Kosovë. Ndihma e madhe që mund ti japim Amerikës duhet ta tregojmë me sjellje që asaj të mos i krijojmë asnjë thyerje ligji e kjo arrihet vetëm me formulen e faljës dhe mirëkuptimit mes njeri- tjetrit. Kjo asht shumë me e mundshme në Amerikë se kudo tjetër në botë. Me bashkim ia kthejmë boxhin Amerikës, këtij miku të madh dhe të pazëvendesueshëm të kombit tonë. Zoti e bekoftë Ameriken dhe komunitetin shqiptar dhe kombin tonë!”
Në restaurantin e klasit të parë “Fortesa” të biznesmeneve kosovar, Tom Duhani e Besnik Bezhi u shtru një drekë për nder të presidentit Topi dhe delegacionin që e shoqërone, ku morën pjesë 300 shqiptarë nga diaspora shqiptare e Amerikes dhe Kanadase. Presidenti Topi iu përgjigj pyetjeve të disa bashkatdhetarve, si Lulash Palushaj, Eduat Alikaj, Ndue Ivanaj dhe një tepelenasi mërgues! Presidenti Topi me thjeshtësinë që e karakterizon takoi gotat dhe shkembeu biseda të shkurta me secilin nga pjesmarresit gjatë drekes.
Vizita e presidentit Topi dhe e parlamentarit të Kosovës Maloku duhet kuptuar se kur bashkohen kokat trupi i komunitetit është i shëndoshë.
Vetem pak guxim, kurajo dhe ç’tensionim i kavove të ndarjës dhe pak me tej ka gjelberim buzëve të rrugës së shtruar…

zefpergega434@hotmail.com

Att: Ky shkrim nuk lejohet te merret dhe te ribotohet pa lejen e autorit