Intervistë me Gjekë Marinaj – gazeta Nacional, nr. 63 në PDF
Të nderuara zonja dhe zotërinj,
po ua nis këtë shkrim të botuar në “Press Release” që e ka shkruar Cindy HULBERT, një amerikane e cila u frymëzua nga takimi që pati me shqiptarin Gjekë Marinaj, kur ajo ishte për vizitë në Dallas. Shkrimin e ka përkthyer në shqip Miranda Zunga Kronenberger, një vajzë me origjinë nga Maqedonia e cila jeton në Dallas.
Me lejen e Gjekë Marinajt po ua nisi juve si një dritare informative për ta publikuar si një lajm të mirë. Ky shkrim e ka linkun direkt te “Kuajt” video dhe këngë, të emituar në “Youtube.com”.
Në Amerikë i kanë dhënë rëndësi kësaj kënge të re dhe të çuditshme për amerikanet, me të cilën Universiteti i Teksasit në Dallas në mënyrë solemne e ka shënuar 20 vjetorin e qëndrimit-emigrimit të Gjekë Marinajt në Amerikë.Përveç shkrimit të Cindy HULBERT “MUZIKANTËT AMERIKANË KTHEJNË POEZINË “KUAJT” NË KËNGË”, po ua dërgoj edhe gazetën “Nacional”, ku Gjekë Marinaj ka pas një intervistë, përmes së cilës do të njihni edhe më mirë me protagonistin kryesor të kësaj ngjarjeje kulturore.
Se për çfarë bëhet fjalë në të vërtetë do ta kuptoni me mirë vete kur ta lexoni këtë shkrim te “Press Release” dhe ta shikoi videon, por për kërshërinë e juaj që ta njihni më mirë Gjekë Marinajn (e përsëris), ia vlen të lexohet edhe intervista në fjalë
Me shumë respekt dhe mirënjohje paraprake!
Shefqet DIBRANI
Hechtackerstrasse 42
CH-9014 St. GallenTel. +41 71 855 36 86
Mob. +41 79 488 80 46
E. Mail: shefqet.dibrani@bluewin.ch
shefqet.dibrani@hotmail.com
————————————————————–
PRESS RELEASE
MUZIKANTËT AMERIKANË KTHEJNË POEZINË “KUAJT” NË KËNGË
Nga Cindy HULBERT
Richardson, TX. Në një mënyrë sa prekëse aq edhe simbolike, këto ditë u përkujtua 20-vjetori i arratisjes së poetit shqiptar Gjekë Marinaj nga Shqipëria. “Kuajt” që para 20 vjetësh e sollën në Amerikë këtë poet dhe përkthyes të njohur, nuk do të njihen më vetëm si një forcë poetike por dhe si një dramatikë muzikore.
Përkthyer në disa gjuhë të huaja, 21 vargjet e poezisë “Kuajt” konsiderohen si ikona poetike më e besueshme e pasqyrimit të realitetit shqiptar gjatë periudhës së diktaturës në Shqiptari. Këto ditë, ai trishtim poetik ka hyrë në mënyrë festive brenda pesë vijave paralele të pentagramit dhe është shpërndarë nëpër katër hapësirat që formohen midis tyre i alternuar në nota muzikore.
Sipas Marinajt, nisma e këtij procesi ka filluar vite më parë. Shkruar nga Marinaj në pranverë të vitit 1989 dhe botuar në gazetën Drita më 19 gusht,1990, poezia “Kuajt” ndërroi formë, nga poetika në muzikë, në vitin 2006, nën kompozimin e artistit shqiptar Gjon Kapedani (1934-2009).
Për më se 4 vjet gjithçka mbeti statike vetëm në letër. Atë që nuk arritën ta bënin këngëtarët dhe muzika shqiptare gjatë jetës së kompozitorit Kapedani, e bënë një grup profesorësh të departamentit të Arteve dhe Humaniteteve, pranë Universiteti i Teksasit në Dallas, pas ndarjes së artistit nga jeta.
Ndonëse projekti kërkoi mbi dy muaj punë dhe një shumë të konsiderueshme monetare për të marrë formën finale, gjithçka u bë e mundur falë mbështetjes largpamëse të UTD-së. Rëndësia që i është dhënë adaptimit të poezisë “Kuajt” në këngë e justifikon plotësisht vendimin e organizatorëve për të përfshirë në këtë projekt profesorët më të specializuar dhe më me eksperiencë që ofron ky universitet.
Teksti është përkthyer në anglisht dhe përshtatur në këngë nga Prof. Frederick Turner. Kontributet e tjera përfshijnë: Prof. Michael McVay, pianist; Prof. Hoyt Neal, tenor; Matt Unkenholz, inxhinier zëri etj. Ky audio-video celebrim i 20-vjetorit të arratisjes të poetit Marinaj nga Shqipëria dhe ardhjes së tij në Amerikë, i është nënshtruar ekspertizës së ilustruesit dhe mjeshtrit të efekteve vizuale Robert L Williams.
I gjithë projektit është mbikëqyrur nga sopranoja e mirënjohur amerikane Prof. Kathryn Evans. Ekspertiza e saj në artin e muzikës ka rezultuar në orkestrimin e një këngë me tone të theksuara dramatike. Si e tillë, kënga “Kuajt” i ofron dëgjuesit mundësinë për të medituar ngjyrat imagjinatave të poetit gjatë peripecive të tij me kontrastet e theksuara të jetës. Evans i ka gjykuar me precizin tingujt që ka dëshiruar; herë revoltues, herë melankolik, e herë delikat duke përdorur një dramatikë të ekuilibruar për t’u dhënë jetë ideve të Marinajt dhe për të shkrinë nënkuptimet e shumta të poezisë së tij brenda parametrave artistik të këngës.
Kënga është incizuar në sallat e incizimit dhe filmimit pranë Universitetit të Teksasit në Dallas. Ky kompozim që së shpejti do të ofrohet në CD, mund të shikohet dhe dëgjohet në http://www.youtube.com/watch?v=ZeueN3KYtLs, dhe së shpejti në faqen zyrtare elektronike të Marinajt, sponsoruar nga UD, www.marinaj.info , si dhe në faqen elektronike të universitetit www.udt.edu .
Marinaj është diplomuar dy herë nga UTD: në vitin 2006, me Bachelor of Arts in Literary Studies (Magna Cum Laude); në vitin 2008, me Master of Arts in Humanities—Studies in Literature. Ai aktualisht është në vitin e fundit të Doktoraturës , ku është kandidat për Ph.D (Doktor i Filozofisë) gjithashtu në UTD.
Në shenjë mirënjohje për Amerikën dhe diplomatët e saj në botë, Marinaj dhe i gjithë personeli organizues kanë preferuar që kënga “Kuajt” ‘t’i dedikohet ambasadorit të 21-të Amerikan në ish-Jugosllavi, Warren Zimmerman (1934-2004), I cili pas leximit të poezisë “Kuajt” në pranverë të vitit 1991, i shtrëngoi dorën poetit Marinaj dhe i uroi atij “fat të mirë në Amerikë.” Mirësi kjo që Marinajt duket se nuk i ka munguar gjatë këtyre dy dekadave në Amerikën tonë.
Përktheu nga anglishtja: Miranda Zunga Kronenberger