TemA Online, 25 Korrik 2012
Kjo foto e makinës së ambasadorit shqiptar në Indi (Fatos Kërçiku) më erdhi nga një i njohur në New Delhi. Një kërkim i shpejtë për çmimin e kësaj makine jep se versioni më i lirë i saj në Indi kushton tek 10 milion Rs, ose diku tek 160,000 USD.
A është e nevojshme që ambasadori shqiptar në Indi të shëtisë me një makinë të tillë kaq të shtrenjtë? A është India kaq vend strategjik për diplomacinë shqiptare sa duhet të justifikojë shpenzime të tilla? Lind pyetja tjetër, po apartamentet, zyrat e ambasadës sa kushtojnë? Kaq të rëndësishme e kemi fryrjen dhe paraqitjen dhe kaq pak ‘self-esteem’ kemi sa duhet ta mbushim me Mercedesa për të bredhur ne New Delhi? Diçka e tillë bie kaq shumë në kontrast me një shqiptare tjetër “pak” më mendjendritur, që jetoi në mjerim në New Delhi, por që pati një jetë disa mijëra herë më të pasur se diplomucët e Mercedesave.
http://www.peshkupauje.com/2012/07/shkurt/diplomacia-shqiptare-ne-indi