Topi dekoron Ardian Klosin me Urdhrin “Mjeshtër i Madh”

0
44

Shekulli Online, 23 korrik 2012

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka dekoruar Ardian Klosin me Urdhrin “Mjeshtër i Madh”. Topi i ka akorduar atij këtë titull pas vdekjes me motivacionin “Intelektualit të shquar antikonformist që ia kushtoi gjithë veprimtarinë e tij si publicist, studiues, veprimtar shoqëror, krijues e përkthyes çështjes së demokracisë në vend duke e konsideruar atë si rrugën drejt drejtësisë shoqërore, së vërtetës, moralit e progresit, ndaj dhe refuzoi deri në fund të jetës kompromisin me atë lloj politike që i bie ndesh këtij qëllimi”.

Ky është një nga vendimet e fundit të Bamir Topit si President i Republikës, pasi nesër këtë detyre do ta marrë Bujar Nishani.

Gjithashtu, sot, Topi ka dekoruar edhe disa figura të shquara të sportit shqiptar, si Agustin Kola, Arben Mingën, Petrit Dibrën, Ali Memën, Fatmir Frashrin, Skënder Haliln, Adem Karapicin dhe Selman Stermasin. Si dhe ka dekoruar ekipin e futbollit të Tiranës me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” me motivacionin: “Klubit më popullor në Shqipëri”.