Partia-shtet e Sali Berishës dhe imuniteti

0
41

Nga Erion Braçe, 23 Korrik 2012

Sali Berisha është prej 22 vitesh sekretar i parë i PDSH!

Sali Berisha si sekretar i parë ka qenë 5 vite president.

Sali Berisha si sekretar i parë ka 8 vite që është kryeministër.

-Sali Berisha emëron e shkarkon ministrat.

-Sali Berisha emëron e shkarkon drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

-Sali Berisha emëron e shkarkon Komandantin e Gardës së Republikës.

-Sali Berisha emëron dhe shkarkon Drejtorin e Shërbimit Informativ të Ushtrisë.

Sali Berisha si sekretar i parë ka 13 vite në pushtet.

President i Republikës është Bujar Nishani-anëtar u Kryesisë ku Sali Berisha është sekretar i parë.

-Presidenti Nishani është komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura të Shqipërisë.

-Presidenti Nishani është kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë ose kryetari i Qeverisë së Drejtësisë.

-Presidenti Nishani emëron Prokurorin e Përgjithshëm të Republikës.

-Presidenti Nishani emëron gjyqtarët e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese.

-Presidenti Nishani emëron kryetarin e Shërbimit Informativ kombëtar.

-Presidenti Nishani emëron kryetarin e KLSH.

Kryetari i Kuvendit të Republikës është Jozefina Topalli- nënkryetare e partisë ku Sali Berisha është sekretar i parë.

-Jozefina Topalli emëron dhe shkarkon të gjithë drejtuesit e enteve rregullatore në sektoret strategjike të ekonomisë.

Kryetar i KLSH-së është Bujar Leskaj- anëtar i Këshillit Kombëtar të partisë ku Sali Berisha është sekretar i parë.

Kjo (ndjesë që po ndalem këtu) është partia shtet.

Kështu e kishim partinë dhe shtetin për 46 vite resht.

Partia ishte shteti dhe shteti ishte në parti. Sali Berisha e ktheu përsëri partinë shtet e shtetin e futi në parti.

Qytetarët nuk kanë shtet, atë e ka partia.

Propozimi kushtetues i PS nuk kërkon ruajtjen e imunitetit!

Jo! Propozimi i PS kërkon të kufizojë në maksimum imunitetin. Por propozimi i PS kërkon të nxjerrë jashtë partinë nga shteti, të çlirojë shtetin nga partia.

Propozimi i PS kërkon t’ia marrë shtetin sekretarit të parë të Partisë, Sali Berishës dhe “Familjes së Tij” dhe t’ia kthejë atë qytetarëve. Me çdo kusht e çmim!

Sali Berisha tha sot se ka pranuar propozimin e PS për ta kufizuar imunitetin ne Kushtetute!

Kam një pyetje:

Përse Sali Berisha u dorëzua tani, pas zgjedhjes president të anëtarit të Kryesisë ku ai është sekretar i parë?

Për 8 vite, Sali Berisha refuzoi propozimin e PS për të hequr imunitetin! Pati shumicën dhe me shumicën e tij bllokoi heqjen e imunitetit! U dorëzua vetëm tani, pas zgjedhjes së Presidentit.

Ne 2005-ën Sali Berisha refuzoi të hiqte imunitetin, sepse Presidenti nuk ishte i tij, Prokurori nuk ishte i tij, Kryetarët e Gjykatave nuk ishin të tij!

Në 2008-tën Sali Berisha refuzoi për së dyti të hiqte imunitetin, sepse Presidenti i ri i tregoi kufijtë, Prokurori nuk ishte i tij, Kryetarët e Gjykatave nuk ishin të tij!

Sali Berisha u dorëzua tani, pasi Presidenti është i tij! I gjithë sistemi institucional i pushteteve që varen prej Presidentit, tashme është në dorën e tij, Sekretarit të Parë të Partisë!

Kështu është në Rusi, Bjellorusi, Korenë e Veriut! Qytetarët po vuajnë në secilin prej këtyre vendeve prej sistemit të partisë shtet!

Ne e kemi vuajtur këtë sistem. Sali Berisha jo, ai ishte “Aga” në atë sistem. Me imunitet në atë sistem, me imunitet edhe tani prej sistemit të partisë shtet që ka ndërtuar për vete dhe familjen e tij.

Shembja e këtij sistemi i shpëton qytetarët nga padrejtësia, korrupsioni i Sali Berishes dhe familjes së tij të zhytur në llum!

Është e thjeshtë: unë pa imunitet do jem, por Sali Berisha do vijojë të vjedhë, të pasurohet e të mos ndëshkohet! E mbron partia shtet!