TemA, 21 Korrik 2012
Trupi i pajetë i poetit Ali Podrimja është gjetur sot në orën 14:30, pa shenja dhune, në një zonë malore, 4 kilometra larg qytetit Lodève ku mbahej takimi i poezisë, shkruajnë mediat franceze.
Poeti kosovar Ali Podrimja, i zhdukur që nga e marta në mbrëmje, është gjetur sot në orën 14:30 afër qytetit Lodeve, ku poeti ishte ftuar në një takim të shkrimtarëve.
“Organizatorët e festivalit “Voice of the Mediterranean” kanë thënë përmes një deklarate se policia i ka njoftuar se trupi i poetit Podrimja është gjetur në një zonë malore, rreth 4 kilometra nga Lodeve”, raporton portali, KosovaTimes.
“Sipas hetimeve paraprake, nuk shenja dhune në trupin e tij. Autopsia do të bëhet në fillim të javës për të sqaruar rrethanat e vdekjes së tij”, transmeton Agence de Montpellier.
Edhe sipas prefekturës së Hérault, “trupi i Ali Podrimes u gjet pranë një lumi”, dhe “nuk kishte shenja të dhunës”.
“Një zyrtar i festivalit kishte arritur që shkurtimisht të fliste në telefon me poetin mëngjesin e së mërkurës, por komunikimi më të ishte e vështirë, sepse ai nuk fliste as anglisht e as frëngjisht”, raportin TV5 Monde.
Organizatorët e takimit të shkrimtarëve ishin në dijeni për zhdukjen e poetit Podrimja të martën në mbrëmje dhe kanë bërë çmos për ta gjetur si dhe kanë njoftuar menjëherë policinë, shkruajnë mediat franceze./EXPRESS