SHËNIME NGA BAHNHOFI

0
23

Me shkas:

Shkruan: Shefqet DIBRANI

Ka kohë, nëpër rrjetës sociale, (ndoshat edhe në gazeta a portale më serioze), qarkullojnë dy shkrime të cilët merrën kryekëput me përpjekjen e gjeneratës së re të shqiptarëve për ta ushtruar politikën si profesion. E këta shqiptarë ose kanë lindur në Zvicër ose janë ai brezi që në Zvicër ka ardhur në moshën e tyre të re bashkë me prindërit e tyre si „punëtorë me punë të përkohëshme?!“.
Por si duket qasja e problemit nga vet shqiptarët po bëhet me hile, prapa të cilave mund të qëndrojnë grupe të caktuara të interesit. E keqja është se këtij fenomeni nuk i bëhet një qasje profesionale me qëllim të mirë. “Dialogplus“, edhe versioni i shtyrpur mban po këtë emër, është më shumë i njohur si portal interneti. Po këtë koncept e ndjek edhe „albinfo.ch“, që kanë në fokus të trajtimit shqiptarët në Zvicër. Politika redaktuese bënë për të shpresuar nëse qëllimi i tyre final është përpjekja për përafrim të mendimeve, për evitimet folklorike e elemntet patriarkale, sidomos ato që vijnë nga fusha e politikës, dhe të bëhet sa më shumë për emancipimin e tyre drejt konceptit të ri. Kjo detyrë është obligm, nëse shkruesit kanë qëllim për t‘iu ndihmuar shqiptarëve, por jo kështu me shënime anësore, periferike, të arnuara nga përkthimet, që na janë të njohura si “Shënime nga Bahnhofi“, për të cilat, si veprime askush nuk mban përgjegjësi profesionale, ndonëse qëllimet duken sikur të ishin të porosituara?!
Një gjë e përbashkët e këtyre portaleve është e dhëna se gazetarët janë të njohur se kanë shkruar më parë edhe në gazetat e përditshme që dilnin dikur në Zvicër. Të tjerë kanë punuar nëpër institucione duke kryer shërbime të këshilltarëve a përkthyesve, por pse edhe më tej ky avaz inferioriteti ndaj vetvetës mbetët çështje për tu diskutuar?!
Këto dy shkrime, në të cilat shihen tendenca të caktuara, edhe pse duken sikur janë bërë përpjekje për të trajtuar fenomenet politike, në prapavijë i shërbejnë qëllimit jo të mirë e të dobishim, siç kemi nevojë. Të nisësh shkrimin me titull “Të fundit në listë dhe pa shanse“, do të thotë se me pikë të qëllimit po e rrënon një projekt të mirë, të cilin mund ta ndjek një parti apo instutucion shtetëror i Zvicrës, kurse të kesh në spikamë Partinë Demokristiane të Zvicrës (CVP), do të thotë se ke qëllim apriori të keq, jo për CVP, por për shqiptarët. Të bëhen dilema “Si po i josh partia zvicerane CVP kandidatët shqiptarë për zgjedhjet parlamentare?“, pa i hulumtaur ato si duhet, e aq më keq kur bëhen me porosi nga rivalet e mundshëm d.m.th shpreh haptas një fobi ndaj një nisme dhe një procesi strategjik që paska dashur ta bëjë një parti zvicerane, në dobi të komunitetit shqiptar.
Partia Demokristiane e Zvicrës (CVP), është pjesë e Partive Popullore Evropiane, ku bëjnë pjesë PSHDK dhe LDK-ja nga Kosova. Vetë fakti se Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë anëtarësuar në familjen e Partive Popullore Evropiane, (edhe nëse ndonjera prej tyre vetëm në cilësinë e vëzhguesit), sikur e ka obliguar më shumë CVP të jetë më bashkëpunuese me komunitetin shqiptarë në Zvicër që ka përcaktim demokraik konceptin e Partive Popullore Evropiane (EPP).
Por artikullshkruesve sikur nuk ju intereson ky fakt, por i paraqesin simptomet e një virusi shkatërrues, ndaj të cilit shkruesit e tillë (edhe pse anonim), sikur janë të porositur?! Në rast të një inflamacioni serioz, përsëri ata do të dijnë tu shmangen konflikteve, prandaj gjithmonë do të vëzhgojnë me indiferencë, thuaja se nuk kanë gisht me nismen e tyre qëllimkeqe që mund të lexohet këtu: http://www.dialogplus.ch/te-fundit-ne-liste-dhe-pa-shanse-si-po-i-josh-partia-zvicerane-cvp-kandidatet-shqiptare-per-zgjedhjet-parlamentare/. Fundja e fundit të gjuash gurin dhe ta fshehësh dorën nuk i përket kuturës dhe etikës shqiptare. Ky veprim në kulturën e shkrimit publik ka terminologjinë përkatëse, anipse ne për hatër të higjenes shprehëse po përmbahemi kësaj radhe.
Ankesat e dikujt se qenkan radhitur të fundit në listat votuese, duket si deklaratë politike maftë e pa pjekur pasi logjikisht listat kanë fillimin dhe përfundimin dhe patjetër dikush duhet të jetë në krye e dikush në bisht të saj. Andaj nëse dikush do të duhej të radhitej në fundin e saj, patjetër janë ata që s’kanë ndërtuar karizmë politike, por askush nuk e përcakton riformatizimin e listave pas verdiktit të popullit.
Në anën tjetër, për derisa listat kanë një numër tepër të kufizuar, karshi numrit të gjithmbarshëm të votuesve, secili prej kandidatëve duhet të mburret nëse ka arritur të futet në ato lista, të cilat hiç ndonjë përjashtim bëhen me gara dhe përpjekje të mëdha. Rreshtimi i kandidatëve sigurisht bëhet për të qenë lista sa ma e pranueshme për ta thithur sa ma mirë dhe më shumë votën e qytetarëve, por filozofia e artikullshkruesit për „ndarje – segregacion“ është një filozofi e konsumuar nga politike shkatërruese e cila e dominoi Kosovën gjatë viteve të ‘80-ta.
Megjithatë ne nuk jemi të interesuar për ta mposhtur një mendim të tillë i cili edhe nëse është shkruar me porosi për të lënduar një nismë të mirë që ka marrë CVP, nuk e kemi të qartë as arsyen dhe as nivelin e vetdijes së tyre, pse po bëjnë përpjekje për ti shantazhuar shqiptarët e „natyralizuar“ të cilët dëshirojnë për të ushtruar politikën në mënyrë profesionale.
Megjithë rrezikun permanent për të pësuar disfatë në këto zgjedhje, për bujarinë që iu ka ofruar shqiptarëve të „natyralizuar?!“, CVP-ja është e vendosur ta realizojë projektin e saj gjeostrategjik që përputhet me konceptet e Partive Popullore Evropiane.
CVP, në këto zgjedhje iu mundëson komuniteteve të tjera, pra edhe shqiptarëve për të qenë pjesë e jetës publike dhe politike në Zvicër, pa diskriminim, të barabart dhe në konkurrencë për të fituar pozita udhëheqëse. Shtrirja e dorës, përkatësisht përkrahja që ua bëri këtë herë edhe komunitetit shqiptar, nuk do të duhej të shihej si një parcializim në mes të shqiptarëve. Por aludimi në adresë të CVP, që e bëjnë artikullshkruesit shqiptar është i pafalëshëm.
Në anën tjetër, procesin e lëndojnë edhe veprimet e papjekura dhe të pa analizuar mirë, të vet kandidatëve, qoftë me deklarata apo edhe me postera në rrjetet sociale dhe FB, duke i laramanuar me simbole shqiptare dhe me siglen e “LDK-së“, më duken veprime që nuk janë analizuar dhe studiuar mirë, të cilat pa hezitim duhet të evitohet nëse mendojmë ti thithin votat e të gjithë shqiptarëve, pa marrë parasysh regjionin, fenë dhe përkatësinë politike, nëse ata dhe ne mendojmë t’i shërbejm qëllimit të mirë. Nëdërsa në anën tjetër dihet se asnjëri nga kandidatët shqiptar në CVP nuk e përfaqësojnë “LDK-në“ në këto zgjedhje, por përfaqësojnë subjektin përkatës zviceran, nën siglen dhe platformën e tyre politike ata konkurojnë.
Po ashtu është e pakuptim atakimi i kandidatëve të caktuar nëse janë pjesë e veprimtarisë „politike“ të LDK-së në Zvicër, në kohën kur dihet se asnjëherë ky subjekt nuk ka vepruar në suazat e një Partie Politike e cila e gëzon të drejtën për të zgjedh apo për tu zgjedhur. Për këto qartësime, për këto devijime, dhe për shtrembimin e strategjive qëllimmira të CVP dhe subjekteve të tjera politike, më së paku na takon neve shqiptarëve të shpifim e gënjejm, sepse të gjitha pasojat më pas do të rëndojnë në kurrizin e komunitetit shqiptar në Zvicër.
Edhe përafrimi i CVP-së me LDK-në, nuk duhet të interpretohet si „aleancë“ pasi niveli i ndërsjell nuk shkon më larg se koncepti i gjithmbarëshëm i EPP kudo në Evropë, pavarësisht nga ajo nëse ka qenë strategji e CVP-së, për t‘u drejtuar kah një subjet që ende ka një strukturë dhe shtrirje organizimi të mirë. Dhe padyshim ky bashkëpunim do të shtrihet në nivelet kantonale dhe komunale kudo në Zvicër.
Derisa artikullshkruesit kanë flejt, CVP vite më parë i ka kryer anketimet e saj duke matur impulsin e shqiptarëve dhe duke analizuar mirë edhe rëndësinë e votës së tyre. Në këtë plan na forcon e dhëna se vite më parë një politikan i CVP-së, në një qytet të caktuar i ka kërkuar 800 – 1200 vota nga shqiptarët të cilët ishin fansa të një Klubi Futbollistik me premtimin se nëse ai do të fitonte do t’ua siguronte fushën për lojra dhe trajnime. Si duket ky fakt dhe shumë të tjera, kanë qenë raste të besueshme për CVP për të zgjeruar strategjinë e tyre, qoftë për të thithur votën e shqiptarëve, por më shumë për ta ndihmuar komunitetin tonë në miniprojekte për të cilat ata kanë nevojë.
Ndërsa në planin afatgjatë e sidomos atë gjeostrategjik, CVP e Zvicrës do të regjistrohet si shembulli më dashamirës i Evropës për t’ua shtrirë shqiptarëve dorën që ti kthej kah Evropa e tyre, në kohën e përpjekjeve që po bëjnë organizata dhe indivi të caktuar për ti orientuar drejt Lindjes dhe për ti armiqësuar shqiptarët me Evropën dhe me konceptin e krishterizmit që fle në tokën e Evropës!

St. Gallen, 05.07.2015.