Paqësimi i veriut është i domosdoshëm edhe për vet serbet sepse u hap perspektivë më të mirë, se sa vet izolimi dhe mbetja nën kërcënim permanent e kriminal duke përfillë mos bindje qytetarësie.
nga Bekim Rexhepi
Duket se pas vendimit të GJND-së, Kosova pret njohje të reja, të cilat në fakt nuk po ndodhin, ato u ngulfatën në retorikën mbytëse të ditës. U bënë më shumë se tre javë nga vendimi i lartë i GJND-ës, dhe Kosova nuk ka marrë asnjë njohje të re. Mbase, për këtë zvarritje duhet pranuar se diplomacia kosovare nuk ka lobuar sa, e si duhet, pikërisht në drejtim të atyre vende që u deklaruan se ndofta do të mund të merrnin ndonjë vendim të arsyeshëm drejtë njohjes së pavarësisë së Kosovës, por vetëm pasi të ketë dhënë mendimin GJND-ja …
Të për kujtojmë, jo pa shkas se Serbia ka, marrë menjëherë insiativat e saja diplomatike, për të parandaluar mundësin e njohjeve që mund të vinin nga rezultati i favorshëm i mendimit të GJND-së, e kjo mund të vinte nga vendet arabe të cilat dukshëm po hezitojnë ne njohje të Kosovës.
Qeveria e Kosovës doemos duhet të analizoj se pse nuk ka një lobim më të qartë rrethe mundësive për te sjellë njohje te reja, edhe nga ato vende qe nuk duhet të ndaleshin pa ndonjë arsye të madhe. Ndërsa edhe njohjet e deritashme shikuar realisht, nuk mund te cilësohen se ishin suksesi i diplomacisë kosovare, për faktin se ato me shume kanë ndodhur në relacione të mbështetjes dhe njohjes që i ka dhënë SHBA, Franca, Italia, Britania e madhe dhe Gjermania, etj.
Qeveria e Kosovës nuk duhet të ndihet rehat me këto njohje sepse me këto njohje nuk mund të sigurohet as vend në BE apo edhe në OKB, megjithëse janë njohje që vlejnë, por edhe jo të mjaftueshme.
Ndofta vetëm atëherë kur Kosova të jetë anëtare e plotfuqishme e BE-së dhe e OKB-ës, për Serbinë do të jetë e pavlerë mosnjohja e shtetit të Kosovës dhe serbet e Kosovës do të përulën turpshëm para faktit se Kosova është shtet i qeverisur nga shumica shqiptare.
Qeveria duket u komoduar në ketë strategji lodhëse, e cila përpos, premtimeve verore të njohjeve, nuk ka sjellë dhe nuk ka shfrytëzuar sa duhet atë vendimin më pozitivë të GJND-se.
REZOLUTA SERBE
Rezoluta serbe për ta dënuar pavarësinë e Kosovës në KS të OKB-së, është orvatje tjetër diplomatike që Serbia synon të arrijë duke mos i bërë kompromise interesit të saj nacional. Kjo rezolutë serbe, siç duket është tentativa e radhës, qe Serbia ndërmerr kundër pavarësisë së Kosovës. Sponsorimi i rezolutës serbe duket si edhe këtë radhë të bëhet me ndihmën direket të Rusisë dhe Kinës.
Pra, Serbia do të provojë deri në fund, mundësit e saja për të çmontuar shtetësinë e Kosovës, a do t ia arrij kjo ka pak gjasa dhe shpresa.
…
Ministria e jashtme dhe Qeveria e Kosovës, po ashtu kanë dërguar një kërkesë në KS të OKB-së që të zëvendësohet rezoluta 1244-er, e cila me realitetin e krijuar në Kosovë prej sa vitesh nuk përkon më. Më gjithë konstatimin tonë se realiteti i tanishëm nuk përkon më me rezolutën 1244-er, ministria jonë e jashtme e koordinuar me Qeverinë e Kosovës kanë kërkuar me çdo kusht zëvendësimin e saj me një rezolutë tjetër, të re, e cila më shumë nënkuptohet si një gradualitet dhe si një kompromis tjetër politik, në atë përmbyllje të plotë që duhet të përmbajë tashmë çështja e Kosovës.
Një gjë duhet kuptuar se përkrahja diplomatike qe ka Kosova nga faktori ndërkombëtar, nuk mund të jetë konstante dhe gjatë e pranishme. Pra, duke bërë koncesione në çështjen e shtetëzimit të Kosovës, nuk i mbyll shtegu Serbisë. Ajo edhe me tej vazhdon të gjejë?…- gjëra të tjera penguese, e deri tek një konflikt i mundshëm, i brendshëm për ta dëmtuar shtetëzimin e Kosovës në favorin e shumicës shqiptare.
Qeveria e Kosovës duhet të kërkoj nga KFOR-i, qe paqësoi veriun e Kosovës nga segmente luftënxitëse dhe kriminele, më qëllim qe të evitohet konflikti i mundshëm ndëretnik. Kjo kërkesë, për paqësimin e veriut të Kosovës nuk është dhe gjithsesi nuk mund të jetë një kërkesë jo legjitime. Paqësimi i veriut është i domosdoshëm edhe për vet serbet sepse u hap perspektivë më të mirë, se sa vet izolimi dhe mbetja nën kërcënim permanent e kriminal duke përfillë mos bindje qytetarësie.
17.08.2010