Skandali i rrugës Levan- Vlorë: Kunata e Balliut është paguar 4.2 milionë euro pa u miratuar kredia nga Kuvendi

0
99

TemA, 12 Korrik 2012

Në fund të dhjetorit 2006, Lulëzim Basha, Sali Berisha dhe një ekskavator i biznesmenit Gëzim Kolaveri, nënkontraktor i një filiali serbo- shqiptarë të kompanisë Alpine në Tiranë, u shfaqën ne ekranet shqiptare për të njoftuar nisjen e segmentit rrugor Levan- Vlorë. Ceremonia e bërë me ngut ishte një përpjekje për të nisur fushatën elektorale të zgjedhjeve lokale, të cilat u shtynë për në muajin shkurt 2007.

Kunata e Balliut, 4.2 milionë euro në mënyrë të paligjshme që në fillim

Segmenti Levan- Vlorë, i cili u përurua në fund të vitit 2006, do të ndërtohej me një kredi të dhënë nga BERZH, termat teknikë të cilës Kuvendi i Shqipërisë i ka miratuar në 26 dhjetor 2007, pra gati një vit fiks pas përurimit të fillimit të punimeve nga kryeministri Berisha dhe gjashtë muaj nga lidhja e kontratës mes kompanisë Alpine dhe qeverisë shqiptare, e cila është bërë më 31 maj 2007, pra 7 muaj para vendimit të Kuvendit.

Në një raport të KLSH thuhet se rruga është tenderuar pa u ratifikuar marrëveshja e huasë në Kuvend, madje punimet nisen pa para.

Prokurimi i rrugës ka nisur në korrik të vitit 2006 pas një urdhri të nxjerr nga ministri i asaj kohe, Lulëzim Basha. Në bazë të kontratës së punimeve të ndërtimit, Drejtoria e Rrugëve duhet t’i paguajë firmës së ndërtimit vlerën prej dhjetë përqind të projektit, i cili ishte i gjithi 42 milionë euro. Pra, firma nënkontraktore ku ishte administratore kunata e Fahri Balliut duhet të merrte 4.2 milionë euro paradhënie. Këtu lind dhe problemi pasi kontrata për fillimin e punimeve është nënshkruar 7 muaj para ratifikimit nga Kuvendi të kësaj kredie me BERZH.

Për të kënaqur klientin e vet, kryeministri Berisha është investuar personalisht përmes një VKM, nr. 621, datë 24.09.2007, për pagesën e nënkontraktorit me vlerën dhjetë për qind të projektit. Pra, tre muaj para ratifikimit të kredisë, janë paguar paret nga qeveria shqiptare. Kjo është një vepër penale për të cilën Kontrolli i Shtetit gjen fajtor Lulëzim Bashën, ministrin e atëhershëm të Transportit.

Kjo shkelje flagrante qysh në fillimin e këtij projekti ka bërë që gjatë gjithë periudhës të ndryshohen kostot dhe projekti përfundimtar, të shtyhen afatet e përfundimit dhe për rrjedhojë të kemi një shtesë fondesh prej 18 milionë euro në përfundim të saj.

Vlera e projektit është shtuar gjatë rrugës

Konkretisht, edhe pse rruga nisi para afatit të livrimit të fondeve, e gjitha kjo shërbeu vetëm që partneri lokal i ALPINE, një kompani me administrator një serb dhe kunatën e Fari Balliut, të merrnin 4.2 milionë euro dhe të përdornin ato për punët e tyre për dy vjet. Në vitin 2009, sipas raportit të Kontrollit të Shtetit, kur kjo rrugë duhet të mbaronte, ajo ishte bërë vetëm 29 për qind dhe afati i përfundimit të saj u shty për 15 qershorin e vitit 2010. Por edhe gjatë vitit 2009 ritmet e punës ishin skandaloze dhe kompania realizoi vetëm 13 për qind të projektit duke e çuar rrugën në 42 për qind të saj.

Sivjet është viti 2012 dhe rruga nuk ka përfunduar akoma. Përveç kësaj, qeveria shqiptare ka miratuar një fond shtesë 18 milionë euro duke marrë dhe një kredi të re prej tre milionë euro për të.

Sipas hetimeve, shkak i vonesës ka qenë ritmi i ulët i punës së nënkontraktorit shqiptar, klient i qeverisë, dhe ndryshimet e vazhdueshme të projektit. Janë 12 urdhra mes ndërtuesit dhe porositësit, të cilat janë miratuar nga Drejtoria e Rrugëve që kanë devijuar tërësisht kostot e projektit duke i çuar ato në 18 milionë euro më shumë.

Skandali: Këmbët e urës janë zhytur duke krijuar pragje të rrezikshme

Një skandal i ri në këtë rrugë është dhe dështimi i urës mbi Vjosë. Kushdo që ka udhëtuar për në Vlorë kohët e fundit ka parë se në dy prej pesë segmenteve të urës mbi Vjosë, ka një rënie të nivelit të trarëve të urës dhe për rrjedhim krijimin e pragjeve të rrezikshëm në pikat e bashkimit të urës që po shkaktojnë aksidente të rënda dhe dëme të konsiderueshme materiale tek veturat që mendojnë se kanë hyrë në një rruge të re dhe rrisin shpejtësinë.

Rënia e nivelit t këmbëve të urës dhe krijimi i pragjeve mes trarëve të dy urave është një defekt i pastër inxhinerik, i cili korrigjohet në themel vetëm duke i riprishur urat. Drejtoria e Rrugëve, nën presionin e Berishës dhe klientëve të tij, po përpiqet ta anashkalojë këtë defekt të rëndë, i cili kërkon në fakt rindërtimin e urës. I njëjti konktraktor ka ndërtuar plot defekte mbikalimin e hyrjes në Tiranë, në të cilën një qytetar ka vdekur vetëm nga valëzimet e rrugës dhe rënia e horizontalitetit të mbushjes me shtuf të mbikalimit.

Kush është nënkontraktori serbo- shqiptar i Berishës në Vlorë

Më poshtë është ekstrakti i nënkontraktorit serbo- shqiptar të kompanisë Alpine, që ka fituar rrugën Levan- Vlorë, Fratar Tepelenë dhe mbikalimin në hyrje të Tiranës. Siç shihet, bashkëadministratorë të këtij filiali janë serbi Slobodan Markoviç dhe Blegina Kodra (Agolli), motra e gruas së Fahri Balliut, ish- kryeredaktore e gazetës 55.

Kompania është regjistruar në korrik të vitit 2007 dhe është paguar në shtator me 4.2 milionë euro nga paret e qytetarëve shqiptarë, ndërkohë që kontrata për rrugën është miratuar në dhjetor të vitit 2007. Adresa e regjistrimit është një pallat i Gëzim Kalaverit, një ndërtuesi që u përdor si nënkontraktori i tretë shqiptar në këtë biznes dhe që më vonë pati probleme me Balliun dhe u largua.

Data e regjistrimit Ndryshimi i të dhënave të regjistruara

1. 24/07/2006 Numri i Vendimit:38950, Gjykata:Tiranë

Lista e Dokumenteve:

2. Emri i Subjektit ishte ( “ALPINE MAYREDER BAU GMBH” ) u be ( “ALPINE Bau Gmbh, Filiali Tirane” )
Data e Themelimit ishte ( “24/07/2007″ ) u be ( “13/07/2007″ )
Kohëzgjatja Nga ishte ( “” ) u be ( “13/07/2007″ )
Objekti ishte ( “” ) u be ( “Ne fushen e ndertimit” )
Vlera e Kapitalit ishte ( “0″ ) u be ( “100.000,00″ )
Numri i Aksioneve ishte ( “0″ ) u be ( “100,00″ )
Vlera e Aksionit ishte ( “0″ ) u be ( “1.000,00″ )
Eshte Aktiviteti i Pergjithshem ishte ( “” ) u be ( “Jo” )
Kane ndodhur ndryshimet e meposhtme ne Adresat e Aktivitetit:
Eshte hequr adresa: ( “Tirane” “TIRANE” “Tirane” “TIRANE” “KOMUNA E PARISIT,” “4″ )
Eshte shtuar adresa: ( “Tirane” “TIRANE” “Tirane” “TIRANE” “Rruga Komuna e Parisit” )
Kane ndodhur ndryshimet e meposhtme tek ortaket juridik:
Eshte shtuar ortaku: ( ALPINE Bau GmbH ) ,Numri i Aksioneve “100,00″, Perqindja ne Kaptial “100,00″, Kontributi ne para “100.000,00″
Kane ndodhur ndryshimet e meposhtme tek administratoret
Eshte larguar administratori: ( SLOBOD.MARKOVIC BLEGINA KODRA )
Eshte shtuar administratori: ( Blegina Kodra ) ,Nga Data “13/07/2007″
Eshte shtuar administratori: ( Marko Dimitrijeviç ) ,Nga Data “06/09/2007″
Emri Tregtar ishte ( “ALPINE MAYREDER BAU GMBH” ) u be ( “ALPINE Bau Gmbh, Filiali Tirane” )
Kane ndodhur ndryshimet e meposhtme ne Adresat e Aktivitetit:
Eshte shtuar adresa: ( “Vlore” “VLORE” “Vlore” “VLORE” “Prane Zyrave te Kripes” )
Eshte shtuar adresa: ( “Tirane” “TIRANE” “Tirane” “TIRANE” “Kthesa e Kamzes” )