Jehona Gashi
Nënë Terezë e dashur,
në tërë boten shkove,
por vendlindjen tënde,
kurrë nuk e harrove.Në Kalkutë të Indisë,
humbe, u trete
por për botë të mbarë
në histori mbete.E vogël jam,
por ndihem shumë krenare,
për Nënë Terezën,
që është shqiptare.U lute te Zoti,
të na bekojë me liri,
tani vepra jote lutet,
edhe për një Shqipëri.Te ti, moj Nënë Tereza,
do të lutemi përjetë,
ti gjithmonë ke qenë,
shenjtëreshë e vërtetë.