Unioni i Arkitektëve: Xhamia te Parku i Namazgjasë pa studim mjedisor/mashtrim me pronësinë (e pazgjidhur)/projekt i shëmtuar arkitekturor

0
39

ResPublica.al, 11 korrik 2013

Projekti i Xhamisë mbi parkun e Namazgjasë

Ambientalistët dhe arkitektë janë mbledhur në debat për 2 qendrat e biznesit që do të ndërtohen bashkë me xhaminë e madhe në parkun tashmë të shkatërruar të Namazgjasë. Ata thonë se nuk ka një studim të mirëfilltë për mjedisin në këtë zonë, ndërkohë që shprehen se nuk janë kundër ndërtimit të xhamisë, por janë kundër abuzimit në emër të saj.

“Nën emrin e promovimit të një xhamie, për të cilën Komuniteti Mysliman ka nevojë, kalojnë kulla biznesi për qëllime të pastra përfitimi dhe spekulimi ndërtimor. Vetë xhamia ndotet me biznese, qëndron mbi biznese, gjë që shkon edhe kundër principeve të fesë. Kanë mashtruar, ne lidhje me pronesine në të cilën ndërtohet xhamia,ceshtje e cila ende nuk eshte zgjidhur”, thotë arkitekti Artan Shkreli.

Unioni i Arkitektëve kundërshton edhe projektin e paraqitur për xhaminë pasi është e papranueshme nga ana arkitekturore dhe ajo estetetike, informon Top Channel.

“Eshtë një vendimmarrje, e cila ka shkelur një sërë hapash, duke filluar që nga mungesa e një studimi të dejaur. Këto tre vepra, një xhami dhe dy kulla biznesi, po ndertohen kaq pranë njëra-tjetrës, kaq pranë Parlamentit dhe në një hapësirë që për fat të mirë ose jo, është hapësira e fundit e mbetur pranë një qendre metropoli siç është Tirana”, thotë ambientalisti Sazan Guri.

“Na parashtrohet papritur një projekt që nuk është debatuar ndonjëherë. Na jepet një pamje, ku shohim një xhami që, më falni nëse shprehem kështu, por ngjan sikur është marrë nga një periferi e Stambollit apo qyteti tjetër të Anadollit. Ka plot shembuj si në lindje ashtu edhe në perëndim të xhamive moderne dhe bashkëkohore”, thotë Ledian Bregasi, nga Unioni i Arkitektëve.

Për projektin e xhamisë që është parashikuar të ndërtohet pranë Parlamentit ka kontestime edhe brenda vetë Komunitetit të Myslimanëve. Në debatin për shkatërrimin e parkut ishin ftuar edhe përfaqësues të bashkisë dhe Komunitetit Mysliman, por nuk kanë qenë të pranishëm.

k.c.

marrë nga TCH

—————
Edhe emrin ia vënë Namazgja, këta islamikët shqiptarë! Të mjerët ne, na mbytën barbarizmat!