Milo: Tezat historike të Berishës u shërbejnë qarqeve të huaja

0
41

TemA Online, 8 Korrik 2012

Historiani Paskal Milo është tepër kritik ndaj nismës se kryeministrit Berisha për rishkrimin e disa pjesëve te historisë, ndikuar dhe udhëzuar nga politika. Zoti Milo mendon se sfondi i kësaj përpjekjeje është diktatorial, për te ngritur nga njëra ane dhe zhytur nga ana tjetër ne errësirën e historisë mjaft figura ne kohe. Paskal Milo, me një karriere te gjate ne diplomaci, thotë për Vizion Plus se teza e ofruar nga shefi i qeverise u shërben qarqeve te huaja aspak miqësore.

Por duke shprehur rezerva, për mungesën e një ftese për te dhëne kontribut ne shënimin e ngjarjeve te harruara ne këtë 100 vjetor te shtetit shqiptar, Paskal Milo shton se shkrimi i këtyre te vërtetave duhet te kaloje vetëm përmes një rruge: “Përmes debatit shkencor, e publik”.