U shënua 45-vjetori i AEK “Katarina Josipi”

0
36

Në Zym të Hasit

Ditë më parë, në Zym të Hasit, komuna e Prizrenit, zymjanët shënuan 45-vjetorin e ansamblit etno-kulturor “Katarina Josipi”. Akademinë solemne e hapi Lajde Kolgjeraj, kryetare, e cila pasi i përshëndeti të pranishmit e shumtë, foli edhe për punën e këtij ansambli të vyeshëm. Ajo ndër të tjera tha se kjo shoqëri ishte e para që në Has, përkatësisht e treta (pas “Agimit” të Prizrenit e “Emin Duraku” të Zhurit, në rajonin e Prizrenit. AEK “Katarina Josipi” u themelua me iniciativën e një grupi të rinjsh të kohës, që u printe Frrok Kristaj.

Gjatë 45 vjetëve të kësaj shoqëri në aktivitetet e saj kaluan mbi 800 amatorë të vyeshëm. Deri më tash shoqëria e përmendur ka shfaq disa qindra koncerte, ka marrë pjesë në disa festivale botërore, evropiane, ballkanike e kombëtare. Kudo që ka marrë pjesë është laureua me vendin e parë, të dytë apo të tretë. Vlen të përmendet se fal anëtarëve të dëshmuar të AEK “Katarina Josipi”, ky ansambël asnjëherë nuk e ka pezulluar apo ndërprerë aktivitetin e saj.
Në këtë akademi solemne foli edhe Frrok Kristaj, themeluesi dhe kryetari i parë, pastaj Antoneta Dulaj, nënkryetare e tashme, Nikollë Kërhanaj, Hilë Gjevelekaj e shumë pjesëmarrës të tjerë.

F. M. K.

Legjenda: Çast nga akademia solemne kushtuar 45-vjetorit të AEK “Katarina Josipi” të Zymit