Beogradi ta pranojë Kosovën shtet, të përqendrohet në Luginë të Preshevës, Vojvodinë dhe Sanxhak

0
30

Shkruan: Refik HASANI

Nëse me njohjen e Prishtinës nga Beogradi, supozojm se mbyllet kaptina “problem për çështje të hapura me Serbinë”, gabojmë rëndë se në kuadër të Republikës është mbetur edhe Vojvodina, si ish-njësi e barabartë e Jugosllavisë. Me këtë vetëm nëkuptohet të fillohet një periudhë e ridefinimit, rregullimit të brendshëm të shtetit të Serbisë.

Raporti Serbi dhe shqiptarët e tri Komunave ku më 1 e 2 mars të vitit 1992, u mbajt referendumi për një auitonimi territoriale dhe me të drejtë, bashkangjitje me Kosovën amë. Vojvodina si ish-njësi e barabartë në këtë, duhet t’i përcaktojë lidhjet me Serbinë dhe çfarë statusi kërkojnë të kenë në këtë Hungarezët. Rajoni i Sanxhakut, i banuar me popullatë dërmuese Boshnjake. Vetëm pasi të gjinden zgjidhje për këto tri rajone apo krahina, atëherë duhet konsideruar mbyllja e çështjeve të hapura të Republikës së Serbisë.

* * *

Akademikët, intelektualët dhe qeveritarë serbë duhet debatur dhe shtruar drejtë, që të pregaditet opinioni që Serbia mund dhe duhet të fedaralizohet ! Vojvodina të hynë në federatë apo konfederatë me Serbinë në mes veti, por mos të harxhojë kohë dhe energji me Kosovën në asnjë variant apo kombinim, vetëm si dy shtete fqinje, së bashku të integruara në NATO, BE por edhe me përgjegjësi e obligime të barabarta në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Populli serb dhe shteti i tyre nuk kan nevojë që ne kosovarëve fare të na afrojnë ndonjë autonomi substanciale, çfardo lloji qoftë e zgjeruar, themelore etj. Këto t’i ruajë për tri rajone apo krahina, që përveç me popullatë homogjene shumicë jo serbe, janë të kufizuara edhe me territore të shteteve amë. Tri rajone nuk mund t’i mbajë gjatë nën trysni, këtë gatishmëri t’ju afrojë dhe duhet të vlejë së pari për shqiptarët në Komunën e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës.

Hungarezët në Vojvodinë dhe Boshnjakët në Sanxhak. Për asnjë moment mos të harrojmë edhe pse nuk janë me shumicë në një territor të caktuar me numër të madh të banorëve, përveç që janë shumicë në Komunën e Pirotit, komunitetin jo të vogël që shumë pak zihet në gojë e këto janë Bullgarët në Serbi, Rumunët në Vojvodinë dhe Romët, që janë të shpërndarë nëpër tërë Serbinë dhe Vojvodinën. Secili prej këtyre tri komuniteteve si për nga numri i banorëve ashtu edhe nga shtrirja gjeografike janë më shumë se pakica serbe në Kosovës për disa herë!

* * *

Ndoshta faktori ndërkombëtar duhet ta ndihmojë, se shteti serb mos të përqendrohet në Kosovë, duke i patur edhe tri rajone tjera me popullatë dhe territor të veçantë. Shteti serb për t’i mshefë këto tri gjëra të mëdha që i cekëm më lart, dëshiron që luftën diplomatike ta bartë prej vetë Serbisë e Vojvodinës, në Kosovë. Përqendrimi me gjithë arsenalin e mundshëm politik e diplomatik në Kosovë dhe rreth Kosovës me konsekuenca të dukshme kundër pavarësisë së Kosovës.

Përveç dhunës qind-vjeçare, që ka ushtruar kundër shqiptarëve të Kosovës e sidomos me paraqitjen në skenë të UÇK-së dhe intervenimin e forcave të NATO-s, një intervenim i pari i këtij lloji në botë. Serbia përfundimisht nuk ka të drejtë as edhe të kthejë kokën kah Kosova, nëse mundet të plasojë ndonjë produkt të vetin në tregun e Kosovës, boll e ka, se sa për për ta patur nën sundim të vetin, jo kurrë. Duke i mshefur tri probleme në tri rajone, këto krahina me popullatë dhe territor kompakt, Serbia don që vëmendjen ta tërheqë vetëm rreth Kosovës.

Beogradi duke e vonuar pafund njohjen e Kosovës, dëshiron që edhe më tej të mundohet t’i mbulojë edhe tri probleme jo të vogla, që herë kur do, duhet të ballafaqohet për ta gjetur një zgjidhje. Serbia atë që kërkon për serbët e Bosnjë Hercegovinës nuk mund t’ua mohojë edhe shqiptarëve, hungarezëve dhe boshnjakëve. Një krahasim, Vojvodina ishte njësi në federatën e RSFJ-së, kurse republika Sërpska vetëm në bazë të rezultateve të luftës, më mirë të themi pastrimit etnik është pranuar si e tillë, atëherë edhe faktori ndërkombëtar duhet të ketë përgjëgjësi në këtë.

Nëse Beogradi alarmon opinionin duke bartur kartën e vet nëpër zyrat europiane e botërore, ku bëhet politika dhe diplomacia. Kosova të njifet si shtet nga Serbia, atëherë bashkësia ndërkombëtare e ka shumë lehtë ! ? Nëse serbëve të Bosnjës ju kanë pranuar rezultatet e luftës dhe këto sot gëzojnë dhe janë element gati konstituiv i Federatës të Bosnjës dhe Hercegovinës, atëherë pse nuk ju pranohet statusi i një autonomie edhe shqiptarëve, hungarezëve dhe boshnjakëve, në kuadër të Republikës së Serbisë.

Shqiptarët në Serbi kanë mbajtur edhe referendumin të datës 1 e 2 marsit 1992, kanë organizuar kryengritje të armatosur, që përmes UÇPMB-së janë ngritur në një luftë të armatosur kundër pushtetit aparteid të Serbisë dhe është arritur Marrëveshja e Konçulit, nën prezencën dhe monitorimin e faktorit politik dhe ushtarak të botës. Kjo Krahinë shqiptare e mbetur nën administrimin e Serbisë, ka tri elemente të njohura edhe me konventa ndërkombëtare, që të jetë e veçuar dhe t’i gëzojë të drejtat e saj kolektive. Hungarezëve në krahinën e Vojvodinës do të ishte më mirë t’ju njifet sovraniteti dhe integriteti i tyre si njësi e barabart me serbët.

Vetëm pasi të zgjidhet statuti i këtyre tri rajoneve atëherë mundë të flasim për komunitete të tjera, si për të drejtat e njeriut, shkollim, ruajtje të kulturës dhe identitetit nacional, se bëhet fjala për pakica të vogla kombëtare. Tri rajonet e cekura edhe në ballë të titulluar nuk janë të drejta të pakicave, por si mungesa për të drejta kolektive. Duhet të kuptojmë se pranimi i Kosovës si shtet nga Serbia, nënkupohet se do të hapet tërësisht kutia e pandorës e quajtur Serbi dhe Vojvodinë !?

* * *

Nëse bashkësia ndërkombëtare nuk dëshiron ndryshim të kufijve në ballkan e veçmas në ish-hapsirat e federatës Jugosllave atëherë mund t’ia dalë edhe duke krijuar Republika të tjera, sikur në Bosnjë e Hercegovinë që nga viti 1995 funksionon republika Sërpska, të krijohen vetëm në Serbi edhe tri republika të veçanta si e Vojvodinës, Sanxhakut dhe e Luginës së Preshevës. Pra në këto tri rajone, Serbia ose duhet të federalizohet edhe me tri Republika të t jera, ose të lejojë të bashkangjiten me shtetet e tyre amë, ku në mënyrë paqësore me një marrëveshje paraprake, që do të ishte më mirë për të gjitha palët dhe do të pranohet edhe nga faktori i huaj.

Përveç këtyre tri problemeve të mëdha janë edhe segmente që nuk duhen nënçmuar dhe lënë në heshtje, e këto janë çështja e komuntitetit Rumunë, Bullgarë dhe Romë. Edhe vetë Serbia e sotshme ka një territor më një popullatë multietnike. Sa më shumë që zgjatet, që Kosova të njifet shtet nga Serbia, aq më shumë zgjaten edhe problemet mbrenda vetë kësaj Serbie. Nuk është keq, që lobi Serb që vepron nëpër botë dhe elita intelektuale serbe, të mirren shumë seriozisht për federalizmin e Serbisë dhe Vojvodinës.

Edhe Hungarëzëve në Vojvodinë, Boshnjakëve në Sanxhak, Shqiptarëve në Luginë të Preshevës ju takon të gëzojnë Autonomi territoriale. Nuk është e arsyeshme, që vonesa që Beogrdai ta njofë Prishtinën si shtet të stërzgjatet, gati se u kalua gjysma e asaj periudhe ku RSFJ ishte duke funksionuar prej vitit 1945 deri në vitin 1990. Kurse prej këtij viti deri më sot i kemi gati dy dekada kjo është një stërzgjatje dhe dikush duhet të bartë përgjësi për këtë vonesë tej mase, kjo është e kushtueshme në shumë aspekte edhe në rrjedha të tjera të Ballkanit dhe të Europës së Bashkuar.

* * *

Gabimet duhet të kërkohen te fillimi i shpërbërjes dhe marrëveshja së Badinterit dhe qasja jo e drejtë që në atë kohë.

03.08.2010

* Autori është publicist i pavarur, punon si Prof. i Ekonomisë
E-mail adresa: refikhasani@hotmail.com