DREJTËSIA NË BURG

0
51

DREJTËSIA NË BURGPoezi nga libri “Mielli dhe buka”
Rrustem Geci
Mbrëmë e pashë një ëndërr
që njerëz të hijeve dhe territ
dy dhëmbë m´i arrestuan
gjuhën ma burgosën, trupin
ma rrahën, e thanë mos fol

N´atë ëndërr me disa beteja
tek pija birrë me Homerin
në një pijetore të Prishtinës
vrasës të nënhijeve, e pusive
edhe Homerin e këcënuan
se do ta vrasin së shpejti
nëse ai nuk ikën në harresë

Në atë dramë të gjumtë të
ëndrrës, buzët më digjeshin
kraharori i tëri ishte tym
N´atë ëndërr-betejë për lirinë
ata kërkonin ta arrestonin

Luftën e popullit të Kosovës
dhe s´lanë vend pa bastisur
Në luftën e asaj ëndrre, unë
doja kthimin e fjalës në liri
lirinë e dhëmbit të arrestuar
dhe të drejtësisë së burgosur!..

Rrustem Geci, Gjilan 1995