Nga: Xhemal Ahmeti, 04 Korrik 2013
DJE – “Mo luni futball se bëni gjynah, është isto sikur me lujt me krajen e Muhamedit” u thoshte hoxha fëmijëve, që nga frika shtangeshin si statuja. “Po rajtet cauca, po rajtet”, e sinjalizonte imami ndonjë prind, vajza e të së cilit sapo kishte filluar t’i japë shenjat e para të femërisë. Prindi i zënë keq e në turp me vajzën që po i bëhej “grua” ia kthente klerikut të bërë hundë e buzë: “Ëni be hoxhë ëni, çe ene ni mot e sosën tetëvjeçaren ene e martoj. Mo ma baj gajlen se nauk e lë t’boet shkinë”.
Listën e sekuencave të tilla mund ta vazhdonim deri në pafundësi. “Udhëzimet” e klerit mysliman në Maqedoni dhe viset tjera të ish – Jugosllavisë nuk preknin vetëm sportin, seksualitetin dhe arsimin, por ato ndikonin në çdo segment të përditshmërisë shqiptare: Aty ku nuk ndiznin “arsyetimet reale” përdoreshin besëtytnitë, hajmalitë dhe presioni i grupit apo edhe asistenca e shërbimeve të sigurisë së shtetit.
Nisur nga kjo atmosferë lehtë kuptojmë se pse veç në fund të viteve të tetëdhjeta ca familje morën guximin që të shpërfillin diktatin e imamatit duke lejuar ndonjërën nga vajzat që të shkonte në shkollë të mesme, edhepse kjo ndodhte përmallë, shumë rrallë [në 10 mijë banorë vetëm një apo dy vajza shkonin në shkollë të mesme].
SISTEMI – Kjo metodë veprimi e klerit mysliman shqiptar nuk u ngrit mbi rrënojat e ndonjë tradite përkohësisht të suspenduar nga “komunizmi” e që si program eanakronido të riaktivizohej do dekada më vonë, por ishte më tepër zanafilla e një dukurie të re. Kështu sepse jo vetëm nga opusi letrar, por edhe në burimet tjera të kësaj periudhe mësojmë për pjesëmarrjen aktive të hoxhallarëve në luftërat e ndryshme [deri pas mbarimit të LDB-së] për formimin kombëtar të shqiptarëve. Madje disa prej atyre imamëve, në portretim e sipër, dalin të kenë qenë edhe mega-ncionalistët e orëve të para dhe për më tepër disa prej tyre dalin edhe si rezistues aktivë karshi versionit të Mit’hat Frasher Beut që turqishtja të merrej si bazë e alfabetit shqip.
Dikur, pas “kthesës së madhe” të Titos [zbutja karshi religjioneve dhe braktisja e elitës pansllaviste serbo-moskovite] në fund të viteve të 60-ta, edhe në viset e banuara me shqiptarë u intensifikua organizimi hierarkik, sistemor dhe faktorizues i Bashkësive Islame. Qëkëtej – madje mund të datohet e përshkruhet me një saktësi të tmerrshme – nis edhe forma e ligjërimit dhe veprimit siç e pasqyruam në fillim të kësaj kollumneje: destruktive, diskriminuese dhe stagnuese. Tezën; hoxhallarët të kenë vepruar ashtu vetëm nga “injoranca e tyre personale” e përmbys koherenca e sistemit, uniteti në propagandë i të gjitha bashkësive në ish-Jugosllavi si dhe krahasimi me bashkësitë tjera fetare, të cilat edhe pse të nënshtruara nuk i shërbenin sistemit e pushtetit me aq servilizëm e militantizëm sikur kleri mysliman. Pse vetëm ndër shqiptarë veproi kështu kleri mysliman?
ANALIZA DHE SOT – Nga dy alternativat; ndërmjet hoxhës shqiptarist dhe atij servil (propushtetit jugosllav), një pjesë e konsiderueshme e klerit të sotëm myslimanë zgjodhi të dytin si model. Për arsye se “karakteri” i dytit përmban në vete edhe mundësinë e internacionalitetit, çka i pari, ai shqptarocentrik e përjashton. Ulërimat e imamëve: “po humbin vlerat, morali dhe nderi” shqip do të thonë “nuk na ec fjala si etërve tanë në kohën e Titos” e jo se dikur paska sunduar ndër shqiptarë sheriati e tash s’qenka më. Sulmet ndaj religjioneve tjera e veçanërisht atij katolik kanë të bëjnë më shumë me pseudokonstatimin klerikal: “e gjithë kultura, me këtë edhe identiteti shqiptar është kap në kurth të versionit katolik– properëndimor”, çka implikon perceptimin e identitetit ekzistues shqiptar si konkurrencë dhe pengesë të ndonjë tjetrit. Kujt?
Problemi buron nga një kontradiktë e përjetshme interislame. Baza e çështjes së pazgjidhur fillon në suren 3:19; “Si religjion te Zoti vlen vetëm Islami”, potencohet në 5:3; “unë zgjodha Islamin si religjionin tuaj” dhe vuloset në suren 49.16 të Kuranit ku arabët detyrohen të përsërisin “ne pranuam Islamin”! Drejtë lexuar: jo pranuam Ä«mÄn –in (besimin) por islÄm-in (religjionin). Ku është dallimi këtu? Që nga paramoderna e deri sot shumica e dijetarëve islamë kërkojnë që në fillim të favorizohet Ä«mÄn –i si mjet ekspansioni e jo islÄm-i, sepse i fundit perceptohet edhe si identitet, hapësirë kulturore, etnologjike, sociale e ekonomike me arabët si primatë dhe si i tillë krijon konflikte me identitetet tjera nacionale. Me të drejtë. Për çka?
Ngase Islami në vete më shumë se sa besim (për muʾmin-in – edhe në Kuran del sekondare) funksionon si sistem, identitet me synimin fondamental e kapital për të “rregulluar” mbarë jetën e një shoqërie, shteti, kombi. Apo është ndryshe? Si e debatojnë myslimanët shqiptarë këtë konflikt? Hiç? Si e perceptojnë ata veten ndërmjet imanit dhe islamit? Si do të reagonin myslimanët po që se shtetet shqiptare do të kërkonin nga Bashkësitë islame të marrin qëndrim të prerë pro iman-it apo islami – t, pra të vendosnin bashkë me të gjitha fetë tjera ndër shqiptarë në ndonjë Konventë se vetëm besojnë e jo edhe ëndërrojnë rrëzimin e demokracive, shteteve laike dhe instalimin e sheriatit? – Në kolumnën e radhës: kush janë imanofilët e kush islamofobët!
(Autori është kolumnist i rregullt i gazetës Tribuna)








TE LUMTE Se TE GJITHA I KE TE sakta… ASHTU ESHTE VETEM SE KRIZA MA E MADHE NE ATE ASPEKT ESHTE NE R M…
UN NUK PAJTOHEM SE TURQIA ESHTE FAJTARE PER KETE…. JO JO POR SHERBIMET E TRE SHTETEVE : RUSE-FRANCEZE-DHE ANGLEZE I REGULLOKNE KTA PUNE PER “ISLAMIN NGA E PRAPA-JO NGA E MBARA”
TE LUTEM SA MA SHPEJT EDHE PHESEN THETER SHKRUANI DHE PUBLIKONI… ME SHIM RESPEKT SHEFKI ALITI – TETOVARI
Comments are closed.