Poezi dhe pikturë nga
Asllan Dibrani
Natë mërgimtare, vonë rrëshqitje kujtimesh
Në horizontet mbi kullat tona
rrëmben mallëngjimi, për plisat e bardhë
Dikur plot burra mblidheshin anembanë
Me istikame e jataganë !
Malësoret shqiptare krah burrave në beteja
Lidh besën e Shqiptarisë
T’i mbrojnë tokat e Arbërisë
Flasin kullat me lashtësinë e gurëve
Të skalitur me legjenda
Pikturë nga Asllan Dibrani në vaj 95×75 cm
Kullat tona qëndresë ndër shekuj!
I gdhenden ilirët dhe fiset kreshnike
Themelet e kullave teatër i shekujve tanë
Testament në rrasat e gurit
Gurët janë epërsia ma e mirë
Ndaj grabitqarëve barbarë!
Deshën ta rrokullisin planetin
Në to linden burra
Që të vdesin po në to, kur te mplaken
Aty, i përkund djepi i atdheut
Aty pinë qumështin e nënës
Hëngrën bukën kallamboqit
Kështjella e Krujës jehon
Kushtrimin e Skënderbeut
Trembi Stambolli e Osmanëlli
Shumë krajl , çetnik e sllavëri
Ah, kulla e kulla e kulla me gur, mbi gur
Qëndresë ndër shekuj
U betuan burrat me flamur
Për kullat me mur, ata thanë
Kullat tona në robëri s’do të rrojnë
Vendosën flamujt kullë në kullë
E mur mbi mur
Për një Shqipëri të bashkuar.