Arvizu i bën thirrje shqiptarëve të angazhohen

0
70

Gazeta Shqip, 29 Qershor 2012

Ambasadori Arvizu: Foto zyrtare

“Ndryshimi nuk vjen brenda natës, por nëse populli shqiptar është i vendosur, atëhere ndryshimi do të vijë”.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Alexander Arvizu mbajti një fjalim sot në Galerinë Kombëtare të Arteve me rastin e festimeve për 4 korrikun, ditën e pavarësisë së SHBA-ve. Siç ka bërë edhe në fjalimet e shkuara, Arvizu e vuri theksin te nevoja që shqiptarët të tregohen aktivë në jetën e vendit.

“Është nder të jem në këtë vend kaq të mrekullueshëm,” tha Arvizu.

“Unë sinqerisht shpresoj se Act Noë [Vepro Tani] do të zgjojë dhe do të frymëzojë ndërgjegjen qytetare që fle në zemrat e të gjithë shqiptarëve,” – tha Arvizu duke rikujtuar një fjalim që mbajti pak ditë më parë dhe që u interpretua nga media si thirrje drejtuar popullit shqiptar për protesta ndaj gjendjes dhe problemeve aktuale të vendit.

“Elementi më i rëndësishëm është ky: është populli. Sa herë që dëgjoj termin ‘demokraci’ i shtoj asaj termin ‘përfaqësuese’ për ta modifikuar,” tha më tej Arvizu. “Në një demokraci pjesëmarrëse, ekziston koncepti i sundimit të ligjit, i institucioneve të pavarur për ta administruar ligjin në mënyrë të ndershme dhe të paanshme.”

29 qershor 2012 (gazeta-Shqip.com)