Skandali, deputetja e PD fsheh pasurinë katër milionë dollarëshe

0
49

Shekulli Online, 25.07.2010

Albana Vokshi, deputetja e partisë Demokratike dhe ish këshiltarja e kryteministrit për çështjet ekonomike jeton me pensionin e babait të saj. Megjithëse kjo është e pabesueshme qoftë edhe për një fëmijë është pikërisht ajo çfarë ka deklaruar deputetja e Partisë Demokratike Vokshi. Nga ajo që ka deklaruar deputetja sheh se znj.

Vokshi jo vetëm që është e varfër por e gjithë pasuria e saj, buron nga puna që ka kryer në insitucionet shqiptare që nga ish këshilltare e kryeministrit berisha, anetare bordi të OSSH e deri tek rroga si deputete e parlamentit Shqiptar. Në tre faqe të deklarimit të pasurisë, znj. Vokshi nuk ka shkruar asnjë rrjesht për të ardhurat nga kompania e bashkëshortit të saj, që vitet e fundit operon me fonde të dhëna dhe nga shteti shqiptar.

Pasuria
Përkundër sa ajo ka deklaruar, Albana Vokshi I ka l kaluar shifrat me gjashtë zero në llogarinë e saj bankare. Nga të ardhurat që disponon familja e deputetes së partisë Demokratike znj. Vokshi mund të përfshihet ndër familjet e kamura të këtij vendi të varfer. Dhe kjo fale aktivitetit të firmës së bashkëshorit që është një ndër firmat e privilegjuara të qeverisë për dhënien e fondeve publike. Për kundër këtyre të ardhurave, znj. Vokshi nuk ka deklaruar asnjë kacidhe përsa i përket këtij aktiviteti që zotëron familja e saj.

Në deklaratën e pasurisë, znj, Vokshi ka relatuar si pasuri, një llogari bankare prej 11 mijë dollarësh ndërkohë që ka dhe një kredi prej prej 30 mijë eurosh. Përsa I përket llogarive të saj bankare zonja Vokshi i ka argumentuar të ardhurat e saj si rezultat i punës që ka kryer gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike. Por në fakt është krejt e kundërta. Pasuria e kuotuar në bursat ndërkombëtare të zonjës Vokshi është të paktën 4 milion dollarë amerikanë. Pasuri kjo për të cilën deputetja nuk nuk deklaron asnjë kacidhe. Bëhet fjalë për shoqërinë “STREAM OIL & GAS”, ku bashkëshorti i Albana Vokshit është aksioner dhe administrator i shoqërisë.

Shoqëria është e kuotuar në bursat ndërkombëatre ka 49,9 milione aksione. Në bazë të vlerës së aksioneve sipas tregut të bursave, kompania vlen 31 milion dollare amerikane. Kur aksionet e kësaj kompanie janë hedhur ne bursë, paratë e nxjerra i kane shkuar kompanise dhe pronarëve të saj fillestar, një ndër të cilët është bashkëshorti i znj. Vokshi. Përtej këtyre fitimeve që përllogatiten million dollare, z. Tartari ka ka në pronë 6 milione aksione ose 10% të shoqërinë “STREAM OIL & GAS”.

Këto aksione të bazuara në vleren e aksioneve në bursën e Toronto Stock Exchange ku shiten dhe blihen, vlejne 3,78 milione dollarë. Veç kësaj, po në bazë të dokumentave Arian Tartari ka vetem 500 mije aksione me pak se Kryetari i Bordit të Drejtoreve dhe Presidenti i shoqërisë “STREAM OIL & GAS”, Sotirios Kapotas. Fakt ky që tregon se z. Tartari është duke u kompesuar për shumë më shumë se çfarë prezupozon titulli i tij.

Referuar dokumentave të kësaj shoqërie që kohet e fundit ka akses të plotë në marrjen e ndërmarjeve me konçesion apo dhe në sektorin e punëve publike, z. Tartari është kthyer në njëriun më të fuqishëm të kompanisë. Jo më larg se dy vjet më parë z. Tartari dhe Kapotas janë të vetmit aksionere që kanë të drejtën e votës për vendim-marrje të shoqërisë. Të gjithë të tjerët janë pasive. Por me gjithë të ardhurat miliona dollarëshe që z. Tartari siguron në shoqërinë e tij, Albana Vokshi nuk ka të deklaruar asnjë kacidhe përveç pensionit të babait të saj, 253 mije lekësh.

Por përkundër sa deklaron znj. Vokshi, bashkëshorti i saj Arian Tartari, rezulton të jetë bashkëaksioner në disa kompani të tjera me miq të tjerë të familjes kryeministrore. Dhe referuar të dhënave zyrtare aktiviteti i viteve të fundit të bashkëshortit të deputetes së Partisë Demokratike, znj. Vokshi s’është gjë tjetër veçse krijim shoqërish, nëpërmjet të cilave ka fituar jo pak punë publike të ardhurat këto për të cilat znj. Vokshi nuk shkruan asnjë rrjeshtë në deklaratën e saj të pasurisë.

Qeveria ia dha të drejtën e shfrytëzimit të naftës “firmës kanadeze”, që rezulton se drejtohet nga Arjan Tartari

Arian Tartari, bashkëshorti i deputetes Vjollca Vokshi ka përfituar në koncesion nafte, që i jep të drejtën e shfrytëzimit të vendburimeve të naftës nën emrin e një kompanie kanadeze. Falë vendimit të miratuar nga Këshilli i Ministrave, Tartari posedon të drejtën e shfrytëzimit të vendburimeve të naftës nga Ballshi e deri në Devoll. Por edhe pse kompania është prezantuar si kanadeze, ajo rezulton që të jetë nën drejtimin e Arjan Tartarit dhe një shtetasi grek që si zyrë ka Ishujt Kajman, një zonë e njohur për ngritjen e firmave fantazmë pasi legjislacioni fiskal është shumë liberal.

Bëhet fjalë për shoqërinë “STREAM OIL & GAS” ku më 23 gusht të 2009 qeveria shqiptare miraton marrëveshjen e koncesioni me këtë kompani për shfrytëzimin e vendburimeve kryesore në vend. Kështu në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave, kompania “STREAM OIL & GAS”, është sot menaxhere e këtyre vendburimeve. Për 25 vjet kjo shoqëri ka të drejtën e kërkimit, përpunimit dhe tregtimin të naftës dhe gazit në të cilën pritet të prodhohet. “Vendosim miratimin e marrëveshjeve hidrokarbure, për zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimin Ballsh-Hekal, ndërmjet Albpetrol, sha-së, dhe STREAM OIL & GAS Limited”.

Miratimin e marrëveshjes hidrokarbure, për zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimin Gorisht-Kocul, ndërmjet Albpetrol, sha-së, dhe STREAM OIL & GAS Limited. Miratimin e marrëveshjes hidrokarbure, për zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimin Cakran-Mollaj, ndërmjet Albpetrol, sha-së, dhe STREAM OIL & GAS Limited, Miratimin e marrëveshjes hidrokarbure, për zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimin e Delvinës, ndërmjet Albpetrol, sha-së, dhe STREAM OIL & GAS Limited”- thuhet në vendimi e këshillit të ministrave të datës 23 gusht 2009.

Konçesionete hidrocentraleve

Arjan Tartari, burri I deputetes Albana Vokshi rezulton te jetë njeriu më I priveligjuar I qeverisë së kryeministrit Berisha. Firmat në të cilat ai është aksioner apo dhe administrator fijnë të drejten e koncesioneve apo dhe fondeve publike nga qeveria shqiptare. Bëhet fjalë për koncesionet e firmosura nga qeveria Berisha në tetor të vitit 2007-të dhe fituese është një firmë që ka për aksionerë dy njerëz të njohur të kryeministrit, bashkëshortin e këshilltares së tij për çështjet ekonomike, Albana Vokshit, dhe mikut të kahershëm të familjes, Rahman Selmanllarit.

Në korrik të vitit 2007-të, me vendim të Këshillit të Ministrave, miratohet marrëveshja për dhënien në koncesion të ndërtimit të hidrocentraleve. Kanë qenë vendime maratonë të kryeministrit këto, ku ndërmjet tyre është dhe ndërtimi i hidrocentralit në Suha. Firma fituese e koncesionit shpallet “Albanergiaplus” Sh.p.k. Aso kohe, marrëveshja u reklamua si sukseset e radhës së qeverisë dhe se projekti do të ulte ndjeshëm importimin e energjisë elektrike. Në fakt, më shumë se sa zbutja e krizës së energjisë elektrike, bie në sy fakti se si firma arrin të fitojë këto koncesione.

Në këtë kohë që është firmosur marrëveshja, znj. Vokshi kryente detyrën e këshilltares së kryeministrit për çështjet ekonomike. Referuar të dhënave zyrtare të regjistrit të shoqërive zyrtare, bëhet me dije se kjo shoqëri është krijuar më 4 prill të vitit 2006. Por, kjo nuk e ka penguar z. Tartari që vetëm një vit më pas të fitojë një marrëveshje koncesioni, qoftë në sektorin e prodhimit të energjetikës në vend dhe atë të përpunimit të naftës.