Dy poezi nga Zef Mulaj

0
42

Në bar

Në gjuhën e tij
Gazetën lexoj…
Shikon.
Një fjalë nuk thotë
Në heshtje rrin.
Një fjalë nga gjuha ime
Nuk e dinë.
Të ndryshem jemi
Per atë nuk vlej…
Edhe pse gazetën
në gjuhën e tij
çdo ditë e lexoj…

Zef Mulaj

—————————

UN’ DHE TI

Shohim njëri-tjetrin
Në heshtje.
Nuk njihemi, e gjuhë
Të ndryshme flasim.
Njëri-tjetrit emrin
Ja dimë…
Nga të tjeret i mësuam
Duke na thirrur
O të huaj !!!!

Zef Mulaj