Historia prekëse e Sokolit 18-vjeçar nga qyteti i Shkodrës

0
40

Aktualitet

SHKODER – Sokoli është 18 vjeç, ai jeton në një familje të thjeshtë në periferi të Shkodrës me nënën dhe vëllanë e tij 45 vjeç. Babai i është vrarë për gjakmarrje pas një grindje mes dy familjeve që zgjat prej vitesh.

Në shtator tre vjet më parë Sokoli thyen shtyllën kurrizore duke rënë në një kanal në qytetin e tij dhe mbetet i paralizuar. Në spitalin ushtarak në Tiranë i konstatohet një frakturë në rruazat 5 dhe 8 të shtyllës kurrizore, i nënshtrohet operacionit dhe përfundimi – Sokoli mbetet invalid.

Në dhjetor ai konstaton në trupin e tij dy plagë që i ishin formuar gjatë qëndrimit në spital. Kurohet fillimisht nga Motrat Vincentiane. Sorrollatet nëpër spitale për 6 muaj. Rikthehet pa asnjë përmirësim në shtëpi, paguan një terapist privat për ta vizituar dy herë në javë dhe të bëjë të mundur lëvizjen e gjymtyrëve.

Terapia çon në përmirësim të pjesshëm deri në mars të 2011, ku pas kësaj Sokoli trajtohet vetëm në shtëpi.

Por atëherë kur nuk pritej një tjetër plagë e madhe i ishte formuar Sokolit nga të ndenjurit gjatë në shtrat. Operacioni sipas mjekëve ishte urgjent që Sokoli t’i shpëtonte gangrenizimit.

Dhe këtu fillon rrugëtimi i tij i gjatë dhe rraskapitës në kërkim të personelit mjekësor që mund të kujdesen për të. “Shëtit në të gjitha spitalet sa në Shkodër, Lezhë dhe Tiranë”

Në Shkodër i thonë të shtrohet në Repartin e kirurgjisë Plastike në Tiranë. Në Tiranë në këtë repart i thonë që Sokoli të shtrohet ne Repartin e Dermatologjisë.

Përcillet dhe pas kësaj në Spitalin Ushtarak as doktor, as vizita vetëm disa infermierë që ngrenë duart lart dhe nuk dinë çfarë të bëjnë. Dy ditë më pas Sokoli rikthehet në Spitalin e Kirurgjisë Plastike në QSUT. Sokoli shihet më në fund nga një kirurg, i cili jep diagnozën për një infeksion të rëndë të plagës.

Por Sokolin as këtu nuk mund ta shtrojnë, për shkak të rrezikut të përhapjes se infeksionit.

Rikthehet në Shkodër, gjendja sa vjen dhe rëndohet. Edhe në spitalin e qytetit të tij pas tre orësh vizitohet nga një kirurg.

Vendosin që Sokolin ta mbajnë këtu shtruar për një javë. Por dhe këtu Sokoli nuk është i sigurt. Njerëzit e armatosur që kërcënojnë familjen e tij si pasojë e gjakmarrjes nuk bëjnë të sigurt qëndrimin e Sokolit në Shkodër.

Në gusht të 2011 pas një temperature të lartë Sokoli shkon në Tiranë në të gjitha spitalet madje, por asnjë nuk i afron mundësinë e ndërhyrjes kirurgjikale. Vazhdimi i mjekimit duhet të bëhej nga mjekë privat, por gjendja ekonomike e familjes së Sokolit nuk i përballon. Ndërsa ditët kalojnë, rreziku për avancimin e sëmundjes së Sokolit rritet akoma më shumë. Kushtet në shtëpinë e tij nuk janë të mjaftueshme për t’i bërë ballë një sëmundje të tillë, e cila e agravon gjendjen shëndetësore të Sokolit. Situata e vështirë ekonomike për përballimin e sëmundjes së Sokolit, ndikoi në gjendjen psikike të familjarëve.

Zhgënjimi është akoma më i madh kur mjekët fajësonin familjarët për agravimin e gjendjes shëndetësore të Sokolit, por në fakt duhet të ishin këta të fundit që duhet të kujdeseshin maksimalisht për Sokolin. Problemet me trajtimin mjekësor në Shqipëri, sollën transferimin e Sokolit në Itali me ndihmën e misionarëve në Shkodër, të cilët u janë gjendur pranë gjithmonë familjeve në nevojë. Sokoli u transferua në spitalin e Riminit duke ju nënështruar disa ndërhyrjeve kirurgjikale duke sjellë edhe rehabilitimin dhe shërimin e plagëve fizike dhe psikologjike të tij.

Marre nga Osservatorio dei Balcani
http://www.balcanicaucaso.org/aree/Albania/Albania-il-calvario-di-Sokol-116569