Shenasi Rama: Kryetari i ri i PD-së, një skllav i Familjes Berisha

0
48

TemA Online, 29 Qershor 2013

Një prej bashkëthemeluesve të PD-së, Shenasi Rama, ka ironizuar me nisnë e Sali Berishës për të zgjedhur pasardhësin e tij me parimin një anëtar, një votë. Sipas tij kjo është thjesht një hipokrizi, pasi kreu i ri i PD-së do të jetë një prej skellëverve të Familjes Berisha. Me shumë shumë mundësi Lulzim Basha.

“Po çfarë zgjedhjesh do të bëhen në PD? Po nuk e mori Jozefina do të jetë fatkeqësi, edhe pse tha se nuk do të kandidojë. Tobëstakfurullah. Ajo parti don ‘burrra’, por të një tipi të veçantë. Problemi është se PD është parti e Trustit të Gështenjave të Tropojës dhe pronë e Sali Berishës që e qeveris si sulltan. Në kohën e sulltanit, skllevërit e Portës njiheshin si ‘KULI’ (në forma të tjera qole apo kule)… Ata bëheshin vezirë të mëdhenj, të fuqishëm e të pasur, dhe i nderonin katundarët e tyre, si kemi edhe shumë nga anët tona, por skllevër ishin gjithsesi. Tash kryetari i ri i PD duhet me kenë njëri nga skllevërit e familjes deri në atë pike, sa jo vetëm sjellja duhet me kenë konform sjelljes së një ‘Kuli’, por edhe emri duhet me rimue me këtë fjalë.

Saliu nuk duhet me pasë pikë dyshimi as tek emri. Kjo do të thotë se kryetar nuk mund të jetë Imami, Selami, Islami apo Hamami… mendimi im është se jo vetëm emri i kryetarit/ kryetares së partisë, por edhe emri i kryetarit të grupit parlamentar…. nejse një mendim ishte. Vetem Saliu e di kush do të jetë Kryetari KULI i partisë së tij…. një anëtar një votë në PD??? po si bën vaki kjo? Ruejna Zot prej Dreqnisë. Lëvizje e zgjuar e Saliut, po kërkon të mbledhë partinë, t’i nxjerrë militantët ku i ka… bariu po numëron delet.

Tani i duhen qëndrestarët, studentët e të gjithë ata që kanë një pikë kredibiliteti në rrethet shoqërore, ata që kanë vjedhur, e që kanë para, ata që urrejnë e nuk dinë se pse, ata që duan të hanë e nuk kanë më, ata që do të ikin nga puna… po bën inventarin. Në fund, iu bën magjinë e zakonshme dhe kundërshtarët i rreh dhe i mbyll në nevojtoren e partisë (jo tualet)… dhe zgjidhet Luli apo …”, shprehet Shenasi Rama, bashkëthemelues i PD-së./b.l