Art kulturë dhe poezi kushtuar 34 vjetorit të demonstratave të viti 1981

1
170

Përgatitur dhe të publikuara nga Asllan Dibrani

Vizatime skica, poezi dhe piktura nga ish të burgosurit politik në burgun e Nishit: Sylë Mujaj & Hydajet Hyseni & Asllan-Luan Dibrani me poezi e bashkangjitur edhe poetja e re Marigonë Kelmendi nga Peja. Autorë dalin me nga 60 punime artistke dhe, po ashtu me 60 poezi për hir të përvjetorit të demonstratave të vitit 1981.
Hyseni - Kelmendi - Dibrani - Mujaj
Krijuesit e lart përmendur përmes poezisë, vizatimit, pikturës dhe skicave të tyre paraqesin kujtimin e fuqishmën të ngjarjeve të viteve 1981duke e fuqizuar pakënaqësisë ndaj realitetit që po i ngjet këtij populli. Këta në punimet e tyre artistike me brushë, dhe penë i sjellin një këndvështrim kritik ndaj urrejtjes, dhunës, shfrytëzimit, mashtrimit politik në horizontin shoqëror duke e luftuar hipokrizinë dredharake të ish pushteti serbo-jugosllav, por edhe elitën shqiptare të rreshtuar pas ish pushtuesve otoman, sllav etj. Mllefin e tyre shprehin duke shpërthyer drejtpërdrejt nga jeta e gjallë. Ajo pasqyroi botën shqiptare të artit të shkruar dhe pamor për 34 vjetorin e ngjarjeve të viteve 1981-ta. Arti i tyre pasqyron artistikisht protestat, dhembjet, ëndrrat dhe shpresat për të ardhmen e shqiptarë në rrafshin kombëtar.

-Ndaj robërisë shekullore ndërkohë gjejnë edhe ngërçet e çlirimit nga skllavëria shpirtërore qe ma është përjetuar edhe nga vet autoret që ishin protagonist ballafaqimi me regjimin e eger te Serbisë.Këta krijues në ombrellën poetike dhe artistike shprehin qëndrueshmërinë dhe heroizmin përmes figurave të ndryshme të cilët janë ngritur në protestat e viteve 81-ta. Ata këtë pezem e ngrehin edhe ma lart në rezistencën e ma vonëshme në luftërat e ma vonshme, që të mos humbin më në lojën e përgjaktë të historisë në të kaluarën. Që mos të mbesin robër të huaj dhe skllevër nga tërbimi serbo-sllav, arti i tyre dhe tabllot artistike te realizuara në piktura, skica, mozaik, karikatura në teknikat vaj, akuarel, drugdhendje, pastel dhe laps pasurojnë vlerat e historisë.

Ata dali edhe nga kazamatet fatkeqe të burgjeve ish jugosllave me vepra artistike të inspiruar brenda përbrenda vuajtjes se dënimit. Krijimtaria e tyre shpreh dashurinë ndaj popullit dhe urrejtjen ndaj armikut. Në këtë cikël rrokulliset edhe protesta përmes vargut dhe pikturës ndaj gjendjes së rëndë të shoqërisë shqiptare, ndaj gjithë forcave konservatore, primitive dhe komuniste qe akoma nuk kane dale nga gëzhoja e se kaluarës se sëmurë. Ata ngrehin në qiell vlerat e njerëzve patriot dhe kërkimin e entuziazmit për lindjen e “Njeriut”, i cili do ta drejtojë kombin drejt një agimi dhe shprese të re.Në këtë brameshë krijuese lëshon shkëndija kunder roberise dhe lirisë.

Porosia nga autorët mbretëron ideja se “Liria e Kombi tonë” s’do të jete e largët që do të përmbyset bota e vjetër dhe krijimin i botës së re, ku edhe kombi i ynë të jetë i barabartë me familjet e popujve tjerë në Evropë, duke u mbështetur në një brez të shëndosh me frymë kombëtare deri ne realizimin e synimeve tona për bashkimin kombëtar me një flamur gjuhë ne kornizat e kombit shqiptar, në një Shqipëri të bashkuar.

***

Sylë Mujaj, vizatim Sylë MujajVizatime

Marigonë KelmendiPoezi

***

veshtoja drejt ne sy pa prek….
një mendim sikur shërim me dore e solli….
nena e dashura po me kuron ne ëndërrime…
drejt ne sy e vështroj atë faqezi…
Tek me flet si te ishte zotëri….
Sa goditjet mi dhuroj tani me bërtet…
Retina kullon gjak por nuk beret…
dora ne kokën time vazhdon ta kuroj…
ajo e qete e ngadalë lëmon…
Sylë Mujaj, vizatim
/by m. k./

***

ne koke time mbaj nderin e shtëpisë o njeri…
njëmijë duar me kurojnë plagën..
kokën ma ruajnë me kujtime…
me godit unë kam duar qe me kurojnë…
ne ëndërrime natën me shërojnë…
ajo është nënëloke…
nëna e Dardanisë…
Kosova nusja ime e dashurisë…
Sylë Mujaj, vizatim
/by m. k./

***

mijëra duar kërkoj një emër…
një liri nga një trim…
sa gjaku u derdh me lot…
akoma një kulle qëndron…
një familje pranë saj jeton…
3 data kane një emër…
Kosovë Baca Adem
emblemë për zemër
Sylë Mujaj, vizatim
/by m. k./

***

sa mendimet me sillen e kokë
tek trupi me dhemb….
goja e atit me flet qëndro i fort….
buzët e te dashurës me puthin plagët…..
dora nenës i lëmon….
krenaria e Kosovës trupin e mbulon….
jam iliri…
shqiptari jam…
si luan jam.
Sylë Mujaj, vizatim
/by m. k./

***

Ne duart e vogla..
një cope bukë kërkoj….
me ndihmoj kush ne jetë
oj Kosovë…
jam i vogël
por plisin kam amanet….
Kosovë për ty
një dite do vdes!
Sylë Mujaj, vizatim
/by m. k./

***

Doja te prekja një dore…
te ndjeja pak dashuri…
madje ne terr
dua te prekja dorën etnike..
ah sa mall kam kur kujtoj….
ne grilla shpirtin ma pushkatojnë….
kapja duart e miqve te mi….
s`dija kah shkonim….
si grumbull me dukej vetja…
lëmsh nj një qoshe….
e vetmja qe me kujtohej…
ishte errësirë e prekje…
grilat prekja me shumë….
duart me ikën
si te ishte fund!
Sylë Mujaj, vizatim
/by m. k./

***

kush mund te prekte një emër…
kishte vërtet zemër….
ai luan qe vërsulet ne betejë,,,,
është baci im…
sa shumë tentojnë ta prekin…
por s`munden dot…
ai është babai i lirisë…
Baca Adem…
do e kujtoj marsi
sot e përjetë
Sylë Mujaj, vizatim
/by m. k./

***

Me dhemb zemra po flas dot….
o njeri me dogjën te gjallë por freskohesha me lot….
o rrezja e diellit qe me mungon ne ketë qeli….
ky terr ne mendime madje me rri….
ahhh sa trishtim me sjell një ëndërr….
s`mund ta dalloj dot nga realiteti….
vallë si është dashuria ime….
emri saj liri….
ah Kosovë
po vdes për ty …
Sylë Mujaj, vizatim
/by m. k./

***

Afër bregut te lumit prisja histori….
vallë kot kërkonte tingulli dashuri….
puthem buza e thare me vite….
puthem te desha vallë si nuk e dite….
e di oj dashuri te dhunova pa qellim….
me puth te ftoj ne ahengun tim për ty….
ne ëndrrën e çmendur te doja ty….
te thash ne veshin e djathte
qe te dua ne djall meditimet e tua…
koha ecën me ty…
te përqafoj qe dashuroj…
kjo nga ky tingull që kërkoj…
hesht mos me fol asgjë….
te përqafoj përsëri…
pothuajse si herën e pare…
pothuajse njëjtë meditoj….
mund te tingëllojë e çmendur….
ndoshta edhe para teje shfaqesha për ty….
mijëra herë kapja valixhet…por….
paketoja kot…
ky shpirt e zemër te do fort….
shpirt po bie shi….
ne këtë gati dua pak dashuri..
Sylë Mujaj, vizatim
/by m. k./

***

Vallë mund te gjej zemra tjetër….
ta pushtoj si herën e parë..
ne miliona meditime flas me ty….
ndoshta edhe tingëllojë e çmendur….
vargu te merr me vete…
kjo është poetika qe buron…
shpirti etika e vlerëson….
hedh një sy letrës se përlotur për takim….
hedh lule o shpirt se u vyshk….
u ter buza qe te donë…
puthjen e afshin pandehja qe e do….
ahhh ky term sa me mundon….
vallë kush beson ne dashur….
o zot kjo është tragjedi…
koka trupi zemra
e shpirti im duan një emër….
ku gabova qe bëra mëkat….
ne dashuri kam pak fat!
Sylë Mujaj, vizatim
/by m. k./

***

Kush mund ta flet një fjalë për Dardaninë
për Kosovën…
vallë kush për lirinë.
sa stuhinë dikush përjetoj
ndalem te dëgjoj…
habitem duke kuptuar
një ëndërr për ta prek
vallë cili është realitet
kush prek historinë
ka vërtet probleme…
një lapidar ne fleta kërkoj
rinia….
kënga e tij dhe atij
kthehet dekada ndonjëherë
kujtimi rron përjetë !
Sylë Mujaj, vizatim
/by m. k./

***

Me sheh tek flas….
vallë me dëgjove ndonjëherë..
ne mbylljen e shpirtit ..
venitem e nuk bërtas….
si sot si nesër me ty jetoj….
zgjohu e hapma derën
te shoh nusen time…
amanetin gjakut tim….
kjo s`është lojë…
kjo është premtim.
Sylë Mujaj, vizatim
/by m. k./

***

Ne kalendarin e kujtimesh
un kam vetëm një emër….
zgjohu bac prej varri….
shumë për ty dikë ka marr malli….
a s`mi shoh rrudhat e ballit…
plisin për ty ne kokë e ruaj…
e kam amanet prej teje….
ky është rrëfim prej Ilirisë…
dardan e Arbëri…
pellazg jam o njeri….
jam shqiptar e arbëresh….
Kosova m`ka mbet….
Sylë Mujaj, vizatim
/by m. k./

***

E zhveshur jam për ty….
e venitur mbeta….
s`kam me fuqi…
me ndali koha….
as sekonda s`po ec…
papritur kisha te ftohtë…
i zhgënjyer qe desha fort….
s`dua asgjë…
madje as një batanije
s`po kërkoj….
e vetmja qe me mbeti ishin sytë….
kujtimet e hidhura qe mi la ase…
lulet me rrethojnë
por kot…
un jam venitur për dashuri….
si zhgënjehet njeriu ne dashuri….
Sylë Mujaj, vizatim
/by m. k./

***

Trupin ma ndan ne pjesë….
zemra nuk vdes përjetë….
ku kam
Tuzin…
Tetovën…
Shkupin
Kumanovën …
ahhh sa vitet me copëtuan…
shkuan edhe dekadat e me harruan….
plaka Evropë akoma me lëndon…
Amerika e vetmja qe me kujton…
miq pata pak…
pandehja se jam shqipe pa fat
Sylë Mujaj, vizatim
/by m. k./

***

Sa ditët shkonin pothuajse njëjtë…
u bëra imun….
madje dhe trupi u bë gur….
ahhh sa harrova jetën…
flokët madje kishin ndryshim për dhimbje….
vallë çka bëra o zot…
te torturohesha për një amanet…
ahhh shkjau i zi me lodhi….
me dërmoj trupin e ri….
Kosovë te dua….
te dua them shpesh…
ti ej nusja ime….
je dashuria qe nuk harroj…
për ty vdes e jetoj
Sylë Mujaj, vizatim
/by m. k./

***

U ndala ta shoh hënën
si te isha ne fëmijëri
atje tek lozja
athe kam dashuri
u ndala ta shoh
por se njoh…
ne mijëra trishtime isha ai
ai i cili shpresonte lumturi
muskujt u lodhen
edhe ata ne fund te fundit
sa ndalja ta shihja qiellin
por s`kishte asgjë kuptim
si Sahara me kujtohej diçka
Me digjte për gjalli
isha vallë tek varri.
Sylë Mujaj, vizatim
/by m. k./

***

/e mbushur puthje e dashuri për LIRI/

Ajo kishte sytë e detit….
ne errësirën e natës qëndron…
pikon njësoj si loti…
kështu e zuri moti….
e trishtuar duke pritur te atin….
vitet shkonin e trishtuar…
pandeh ky fat i mallkuar…
me vështro sytë….
flet ne heshtje….
nata tani filloj…
e vetme fëmija di te qëndroj
Sylë Mujaj, vizatim
/by m. k./

***

Me puth edhe një herë….
edhe njëherë
me puth se nuk shkoj…
buzëqesh se nuk na duhet vaji…
…ahhh sa trishtim sa përbuzje..
kishte pa dashuriiii
kjo dashuri…
kjo jetë e prangash te kthehet ne lumturiii
e fishkëllim fjalësh veç erdhën:
..te dua ty…
te dua ty Kosova ime…
nusja qe kërkoja…
mali t diellit e qiellit…
..vallë ku ka lind dielli…
me gjithë k¨retë rreze dashurie
ne Kosovë !!!
Vallë ku do agojë, ditë madhja
ne Kosovë…
vallë pse hëna sonte ka më shumë dritë
ne Kosovë…..
Aty dhe vetëm aty pse ka Dashuri
qe i kërkon falje urrejtjes e prapë
kthehet ne dashuri
po, po do kërkoj…
vetëm Kosovën mbushur
ne dashuri
me fjalët:
te puth Kosovë ne ballë e sy !
Sylë Mujaj, vizatim
/by m. k./

***

mos e ndal hapin….
e fort qëndro e dashuro….
ahhh sa rrezet po me mungojnë…
këto këmbë te forta qëndrojnë…
dielli hëna e globi….
ohhh toka qe me rriti…

Dikush do te thoshte ah :
jam lodhur…?????
por dashuroj përsëri….
jam trimi nenës…
jam shoq i dashuruar…
baba jam ne pranga ne duar…
por i lirë
pa robëri.
Sylë Mujaj, vizatim
/by m. k./

***

Ne petalin e trëndafilit te kuq,
jam ulur e po pres…
vallë do vdes me aromën e tij….
sikur vitet mbuluan hapësirën time…s
a mall kam për një emër….
si duket do shkoj dhe dekada jetës…
ne pritje për ty…
historia ime…
lëmsh janë bëre
këto kujtime…
shih njerëz ne numra
kur
Kosova po pret dashuri….
Sylë Mujaj, vizatim
/by m. k./

***

Ndoshta mund edhe te ikësh…
por tregomë e behu si te njoh…
trego t`paktën ku po shkon…
tek borëbardha…
ne relativen e Ajnshtajnit tim…
apo është thjesht reflektim….
te puthesh ne sytë e saj…
vallë sa ftohtë ishte ne at moment…
tiiii…..
zëri qe tenton dashuri…..
tiiii….
qe hidhërohesh kot para vetvetes….
para saj…
tiiii qe e do shumë…
tiiii qe ajo ti dha sytë….
s`ishte pak…
ishte shumë me shumë se dashuri….
kah donë te ikësh…
lugjeve!!…
pse vallë….
çka ne djall te gjeti….
me sheh ne foton tende para saj…
pasqyrës tende….
tiii….
qe mbjell e korr lumturi…
ti gur Rugovë piedestal arti qe tërheq…
tii trimi vërtet!
Sylë Mujaj, vizatim
/by m. k./

***

Ne valixhen e kujtimit tim për ty…
ne djall kjo dashuri…
s`me sheh sa u lodha…
s`me sheh sa vuaj për ty…
a s`mi sheh vallë as lotët qe m`lagin sytë…
preki me dore mos ke frike….
ti shpirti im unik…

por ahhh …

sa përbuzje kjo jetë…
ky ferr e mallkim…
ku jetoj un e ti…
ne ç`pjesë te jetës te takova te lodhur…
vallë çelik pate zemra…
fort e gjora dashuroj….
ne djall bërtet se dikush e lëndoj…
fiki dritat e qytetit tim…
ti je shpirti im…
Sylë Mujaj, vizatim
/by m. k./

***

unë me valixhe
po eci
nuk po ndalem fareee
e sot mbërrina ne sirtarët e 34 valixhesh
qe prapë nesër
do ti numëroj edhe një herë
e te them me zë:
sa te buqes edhe maliiiii
mjaftë më me valixhe
ndalohu, ndalohu
oooooo njerriiiiii
pikërisht sot apo nesër
me 26 mars 1981 e sot 26 mars 2015
ne kohen e orën
kur deshën te ma marrin krejt rininë
e u mashtruan
unë mora
LIRI E DASHURI
Sylë Mujaj, vizatim
/by m. k./

***

Hydajet Hyseni, vizatim Hydajet HyseniVizatime-skica
Marigonë KelmendiPoezi

***

çfarë flet o njeri…
mendon qe Kosova te tradhtoj ty…
sa idiotet sillen vërdallë…
është e vërtet lakmojnë nusen me duvak….
po ç`rënësi ka kjo n`ketë jetë…
sa trimat i patë jeta…
një Skënderbe….
një Aleksandër apo Moisi…
ku mbet Napoleoni…
ahh baca Adem i fort ishte ky ferr…
me prit tek dera parajsës…
tek lulet qe shpallin dashuri..
kjo paqe ne sytë e mi e te tij…
ahhh sa mall kam Kosova ime…
ti je lule ne Saharën time
Hydajet Hyseni, vizatim
/by m.k./

***

sa tronditjet pësova…
vallë si nuk u tranova….
i fort isha si guri,,,
me godit o faqezi…
me godit se un kam lind për ty…
për te shfryrë urrejtjen tende qe e për gjakun tim…
për gjakun e kuq e te zi…
o njeri kjo është Shqipëri…
me vrit se prapë do mbijetoj…
me vrit se un përsëri jetoj…
sa e dua Kosovën…
me godit se un prapë e dua…
është nusja ime me duvak..
ti a je vërtet kafshë
Hydajet Hyseni, vizatim
/by m.k./

***

ku ishe kur atë e sakatuan…
ku ishe kur tymi e gjaku e pat pushtuar..
ku ishe o njeri kur e pushkatuan me dashuri…
ah sa trishtim…
kjo Kosovë mbet pa trim…
ti more rrugën…
ike ne Anadolli…
vallë ku mbete me poezi furi…
kah mbete…
ku te mori lumi…
një vajzë duke te pritur se zë dot gjumi…
Kosova dashuria jote..
ajo..
vetëm ajo te thërret..
trima si ti rrallë e pak kanë mbet
…te ikte se di…
te shtrëngohej ne pluhurin e tij..
sa trishtim, përbuzje e nënçmim kjo histori…
këto pika shiu nen qepallë…
vërehen nga larg e afër…
padyshim dashuri…
ne skaj te gotës ndërgjegjja tij..!
Hydajet Hyseni, vizatim
/by m.k./

***

ti qe derdh kolorin…
me brushë prek trupin e saj…
te asaj jo te tij…
ti qe luan me vizatim si te ishte prona jote…
sa bukur zbukuron peizazhin e trupit femër…
pandeh ndonjëherë një emër…
vizato e shkruaj…
shkruaj e vizato..
por…
Kosovën mos e harro
si pandeh qe është jeta..
mos te dhemb o mik e vërteta…
kur mbyll sytë e dehur për gjumë..
mendoje madje dhe ne ëndërr ketë dëshirë…
Kosova…
emri qe lakohet për dashuri..
ti i dehur ne rini

me hedh një sy nga xhelozia..
ti qe hap plagët e mia..
ah sa trishtim me sjell kjo melodi..
me puth o fllad..
përmes syve te tij…
heshtje mallkim…
ky shpirt pret rikthim.
Hydajet Hyseni, vizatim
/by m.k./

***

Si thesar vezullojnë Dy sytë….
ah sa dashuri. …
ne hapat e gjurmët ndalem i fshij ne shi. ..
sa e prekja kufirin. ..
por sa dallgët pati deti. ..
sa dashurin pati lapsi. …
fleta e grisur qe ma hodhi ..
heuuuu njeri….
heuuuu vallë ç`te gjeti. …
kujtim ne shpirt mbeti. …
Himalaja. …
dhe sytë e tij. …
Kah mbet se di….
era e mori përsëri

Gjethet e venitura i hodhi…
ne ketë acar një dashuri vodhi…
oo toka e shenjt qe te rriti…
ne pluhurin e shtegtimit ku mbete…
si fllad qe përkëdhel një emër ledhatues..
ti qe flet kot se koti…
ahh sa përkulje pati ky dëshpërim…
kjo rrugë e nisur mbeti serish kujtim…
Hydajet Hyseni, vizatim
/by m.k./

***

E mban mend dashurin e pare…
si Lule e gjethi i parë…
A s`me sheh si dehem për Ty. …
gëzuar art edhe për Ty. …
sa mrekulli. ..
Këto male mbjellin dashuri Kosova te pret ty. ..
heshtje
…..befasi. …
fat ne rrugëtim. …
kjo zemër s`do ndalet përkundër valës

për atë qe flasin kot…
te dobëtit qe llomotisin ne ketë jetë…
për shpirtin e pastër qe hedhin flet….
fletët qe i njollosin me qellim…
o njeri ky nuk është ndëshkim….
atëherë kur palos edhe kujtimet…
do kujtohet një emër…
një shoqëri madje dhe një përqafim….
ndoshta ne fund mund te duket zhgënjim..
por tek Zoti për ta ka shpërblim…
ndale kohen…
ndaje vetëm për ata qe te duan…
ne këtë jete secili ka diçka për te paguar!?
Hydajet Hyseni, vizatim
/by m.k./

***

Meditimet e zemrës time Kush je ti qe flet…
te përcolla sytë ne Himalajën time…
ku jam se di….
mik vështro bukuri. …
nusja qe aq shumë te pret. …
mos e Le me dekada vet…

lulet qe çelin ty pranverë me kujtojnë…
numri çift qe fillon…
i pari….
pas tij fillon…
ky shekull…
ka po ketë emër…
ah pranverë un kam mbiemër…
sa tingujt i dëgjova..
kaluan dy dekada tek flas e bërtas…..
po heshti s`ja vlen dot vazhdoj…
pa dashuri s`jetohet…
kjo zemër ky shpirt do pasurohet..

e di çdo te thotë ti humbësh rrugën..
te ka ndodhur ty kjo..
mos me jep komplimente
skam nevojë për ty…
dashuria buron ne frymën time…
ne hapat e mi mbledh sukses…
s`po te bej te keq…
përkundrazi dua te bej te lumtur…
boten ta bej stoli…
por s`di a e meriton ti…
hedh edhe petalet e lules
s`ka problem përkulem i mbledh…
s`me intereson asgjë me për ty…
asgjë qe un doja ndoshta s`ka rëndësi..
vështroje boren si bie….
edhe ajo ka ndonjë defekt..
ne ketë jetë askush s`është perfekt.
Hydajet Hyseni, vizatim
/by m.k./

***

mbylla qepallat e shpirtit tim..
ne thellësinë time ishte emri tij..
diku tretur ne bot…
arrita tek reflektimi tij…
ai po humbte shpirtin e tij…
i zhytur ne filozofinë e djallit…
nga halli…
i dehur me te kaluarën qe jeton edhe sot….
gjurmon e mediton kot…
ai ka mjaft madje edhe sot

me prit te kalaja atje do ngre dolli..
jam veshur ne vello…
sa me shpejt po mundohem te vi…
me prit jam bere nuse për ty…
flladi mi shpupuriti flokët…
frikohem balta me prek fustanin magji….
i dashur me prit po vi tek ti…
sa pak jam grymosur..
e di qe me do vërtet…
po te paramendoj je shpirti binjak përjetë
Hydajet Hyseni, vizatim
/by m.k./

***

jam shkëmb o njeri…
pikat e gjakut i kam dry..
nuk flas kot…
unë e dua nusen time…
Kosova toka atdheu im…
sa stuhi sa sfida pata ne vazhdimësi..
jam për shqipen time…
Kosovë oj nusja ime…

këmbët me dridheshin ne terin e zi…
oj nuse un qaja pa lot për ty….
toka e dielli ishin dëshmitar…
me ty nisi dashuria pare..
puthem ne këtë stuhi….
puthem Kosovë jetoj e vdes për ty….
qindra e miliona yje qëndrojnë ndez…
ky shpirt pa ty nuk vdes….
Hydajet Hyseni, vizatim
/by m.k./

***

Sikur te ndizja dritat…
te shihja dhembet e bardh…
nën strehën e çatisë ta shijoj puthjen e parë…
bora qe bie…
topa fjolla- fjolla…
te na freskoj ne orët e vona…
atje fshehurazi ku binim ne dashuri…
te kalojnë kodra e male te bashkuar…
rroftë dashuria e ndaluar
Hydajet Hyseni, vizatim
/by m.k./

***

Kam shpirtin shkëmb o njeri…
s`me vret fati zi…
me sheh si qëndroj e fort si guri…
mos u lig o mik…
jeta është thikë..
thikë me dy teha…
ne dy anët e botes…
ne lindje perëndim…
shpesh jug e veri…
o mik kjo jetë jetohet me dashuri…
mos u prek mos u hidhëro…
te gjallë te takova…
me tymin qe pate ndez..
me cigaren e cila me vite shoqëroj…
me dekada trupin tënd shijoj…
shikomë ne sy përsëri…
por jo më te pikëlluar…
shikomë i gëzuar!
Hydajet Hyseni, vizatim
/by m.k./

***

E pash te gurra…
ktheje kokën moj te shoh…
me qëndisma syri im te do…
ktheje kokën shtatselvi…
te dua fort un ty….
a s`me sheh dot…
unë një fjalë po e pres…
thuaj po e mira t`gjet !
Hydajet Hyseni, vizatim
/by m.k./

***

shko…
dera hapur po pret…
pse vështron…
shko…
s`po te ndali…
s`po qaj me…
u mësova…
ne djall te gjitha…
pak dashuri kërkova…
fare asgjë…
ndoshta një përqafim…
një e varfër për pak ngushëllim…
një faculet për këto pika lot…
vallë këto i pate ne jetë…
frikohem s`ndjeve asgjë ne këtë jetë…
shko…
s`po të përgjërohem si dikur…
madje po qesh…
unë jetoj me kujtimet tona oj dashuri..
vdis o i marre ti s`deshe njeri…
kapi valixhet…
ti mbusha dashuri..
kapi edhe zemra është aty…
për ty..
Hydajet Hyseni, vizatim
/by m.k./

***

Ktheva kokën ta shoh…
nga malli s`po e njoh…
u dogja për se gjalli…
vallë me vrau djalli…
meditimet e kohës time…
dashuri…
nuk e di…
flas e bërtas…
kot ai me vështron…
sytë nga sytë e mi largon!…
valët e forta i vështroj e qetë…
tamam si sytë e tij…
e dua o det…
e dua përsëri
Hydajet Hyseni, vizatim
/by m.k./

***

Mbylli qepallat….
shfaqja tashmë mbaroj…
tërmeti jashtë bote vazhdon…
ecin lotët e qiellit me furi…
ku ndalen një Zot e di…
mbylle ketë kapitull…
jetën e ke dhuratë…
pse te ëndërrojmë kot…
shfrytëzoje këtë realitet…
si dihet botes…
ajo ka sferën e vet!
Hydajet Hyseni, vizatim
/by m.k./

***

Sa ja dua duart…
edhe melankolia zërit me pëlqen…
brenda qenies time e pranoj sido qe te jete…
sa fluturat pushtojnë trupin tim…
e rrethojnë edhe zemrën qe ta mbron…
nga bisha e dashurisë….
me ikën vështrimet e tij….
sa i doja…
ne ndahet arteria e shkret..
sa e urrej te coptuar..
vargjet serish me kërkuan tek ai…
mbreti im….
gjethet e venitura po ecin qytetit si ajo…
ne ngjyrën e zezë po ngrohet…
tenton te mbështillet fort më dhimbjen…
te mos e le ti ik…
kështu do ik edhe ai….
edhe ajo….
dashuria!.
Hydajet Hyseni, vizatim
/by m.k./

***

Asaj si duhej shumë…
Një gotë qumësht, të njomë buzën e tharë,
e nën përqafimin mëngjesor të strehohej.
… Pak ajër të pastër,
e një libër mbi tavolinën e kopshtit t’a priste.
Ahh, pak sinqeritet, pa psherëtimë!.
E dashurinë, t’a falte në kthim…
Hydajet Hyseni, vizatim
/by m.k./

***

Punimet nga Asllan Dibrani poezitë

Jo Bacë, Jo nuk u krye!

Nga Asllan Dibrani
Asllan Dibrani, vizatim
TI Baca Adem

Me mushkëritë e Tokës merr frymë
Për Atdhe, komb, gjuhë e mëmëdhe
Për zogjtë,me gjak në fole!
Po e vret harrimi, amanetin tënde
Këmbë e hasmit Kosovën mos me prek
Por, O Bacë shkelëm besë e amanet
Sillet shkau me bishte dhelpre këtu
si në shtëpi të vet…
Bacë Adem edhe Flamurin ta kanë ndërruar!
Edhe para botës jemi turpëruar
Kemi humb fjalë e besë
Ti na e le amanet Kosovën
Kosova të mos vdesë
E rrejnë botën e vetën me pavarësi
Në themelet e Arbrit gërmon erë e tradhti
E duan edhe një grusht Serbi
Ti bacë shkove në atë botë por gjithëmot
Nën diell e qiell me Lapidarin me Gur
Jo bace-jo nuk u krye!
Kosova me plagë të re përpëlitet
E gjarpëruar krekoset kurva Serbi
E ndihmuar nga pushtetarët e hajdutët tanë shqipfolës
Në lukse të kënaqur në djepin e këtij populli
T’u i kurdis kartha keq e ma zi!
U mbush Kosova me hajna tradhtar e manifiki
Kush për serb,e kush për turk e Azi
Bacë nuk u krye, kjo s’është “Liri”!
Sofra bosh dhe me bark zbrazur e në varfëri
Tradhtarët krah për krah hanë e pinë me rrospien Serbi
Zgjohu Bacë edhe një njëherë nga varri pash atë zot
Kujto luftën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut
Kujto Pavarësinë e Shqipërisë e mëmdheun
Kujto ngjarjet 1981 për Liri e “Kosovën Republikë”
Luftën e 1999-tës për “Kosovën e Pavarësi”
Thirr Skënderbeun dhe lësho kushtrim bashkë me te
Thirrëne Ismail Qemalin dhe Isë Boletinin
Mos e leni pa e marre Shaban Polluzhen e Hasan Prishtinën
Kështu thotë populli i tëre
Mos të rrojmë te turpëruar e në ferr
T’i bashkojmë Kosovë e Shqipëri
Çamërinë Shkup,Ulqin e Preshevë
Atëherë do të themi “Bacë urime se u krye”

***

Pikturova në pëlhurë Skënderbeun

Nga: Asllan Dibrani

Skënderbeu, Mbreti i Shqipërisë!
Mbrojti kulturën e njerëzisë!
Krujës ja ktheu bukurinë!
Skënderbe mbi kreshtën e kalit mitik!
Emblemë e çudive shekullore !
Njëzet e pesë luftëra në duel theve!
Nderin dhe lavdinë Kombit k’thve!
Në tempujt e Ilirisë kulçedrat ndalove!
Batakë, tradhtarë dhe mercenarë
sharlatanë e zuzarë,
turkomanë e hileqar!
Njerëz të shitur e pa identitet
të pa gjuhë e fis në jetë!
Je qiri që ndritë qe pesë qind vjet
të jemi besnik për mot e jetë!
Skënderbeu ishte shqiptar,
trim i madh e luftëtarë
qe e njohu bota e mbarë !
Asllan Dibrani, vizatimAsllan Dibrani, vizatim

Piktura e Skenderbeut nga Asllan Dibrani teknika vaj në pelhurë 135 x 90 cm

Edhe Naim Frasheri në “Fjalët e Qiririt” tha;
Në mes tuaj kam qëndruar
E jam duke përvëluar,
Që t’u ap pakëzë dritë,
Natënë t’ua bënj ditë.
Do të tretem, të kullohem,
Të digjem, të përvëlohem,
Që t’u ndrinj mirë e të shihni,
Njëri-tjatërin të njihni.
Ah Naim, Naim Frashëri
Ne kemi mbetur akoma
po aty ku na gjete, e na le!
Edhe ma keq në mes vete
hasmëruar dhe ngatërruar
katandisur e përçarë për fe dhe dhera t’huaja ?…
Azi, Pakistan, Turqi e Arabi
dhe e kemi harruar nënën Shqipëri!
Po përbaltim edhe historinë,
po e injorojmë edhe Shqipërinë!

Ti kujtojmë vargjet tua Naim i madh
se çka the për Skënderbenë;

T’i apë dritë Shqipërisë
Nga shpirt’i ndritshëm i tija,
Kurrë s’trembet Shqipëria,
nuk vdiq, po është e gjallë
tjetër përgjigjeje Turqia
nuk do, përveç me pallë.
Trimëria, trimëria
mban lirin’e mëmëdhenë !
Krujë, o qytet i bekuar,
prite, prite Skënderbenë!…

Shpata e tij shndrit në diell e hënë
kundër pushtuesve otoman
tradhtarëve, mercenarëve
sharlatanëve e zuzarëve!…
Ta shohim si luftohet për atdheun
ngjyra ngjyra dhe vija vija në betejë
pikturova në pëlhurë Skënderbeun!

***

Shkolla e Atdheut tim

Nga Asllan Dibrani

As fillimi nuk ka as fund
Në mendjen time, ti je ngulitur
Kur kujtoj lotët e se kaluarës
Buzëqeshjet e mia në atdhe i kujtoj
Lotët e derdhur për ty shkolla ime s’me pushojnë
Duke lundruar e lodhur në fushën Iliriane
Ëndrrat me kaplojnë edhe në mesin e natës

Asllan Dibrani, vizatim
Pikturë nga Asllan Dibrani motiv i një nxënësje kosovare
që braktisi shkollën nga barbaria serbe dhe iku në kurbet!

Nuk do të kënaqem në vend të huaj
Lumenjtë dhe fusha të pa panjohura
Të gjitha majat e kodrinave në vendlindje
Ari atje mu kanë duk
Kujtoj vendin që kem lerë
Kujtoj lojërat me shokë e shoqe
E përgjakshme ishte ajo botë
Në këtë vend skam ku të shtrihem
Nuk më nxehë as dielli kam të ftohtë
Do të jetë varri im pa ty
Shkolla ime që të lash
Pa ta thënë lamtumirën
Atje na prisnin helme e vdekje
Nuk kam qeshur kurrë që nga ajo ditë
Që shkela në kurbet
Ti shkolla ime mu kujtove
Abc-në qe ma mësove
Ti qëndro pranë meje me admirim
Ma kujton vendin timme plot gëzim
Shpirti lakuriq përpëlitet
Përmes lotëve ujis tokën time
Përjetësisht të dua nga larg shkolla ime

Shkruar 30.08.2014 Shtutgad

***

Atdheu i ëndrrave të mia

Nga Asllan Dibrani

Malli i tokës, malli i nënës,
Me thërret në gjumë. O bir!
I thërras edhe unë nënë!
Malli i tokës peshë,po më qon
Rri dhe mendohem e llafosem
Me nënën, e me tim at, në atë botë
Me ta i shijoj cicërimën e zogjve
Gurgullimën e kroit
Me ta eci fushës dhe maleve të trëndafilta

Asllan Dibrani, vizatim
Pikturë, Asllan Dibrani Atdheu i ëndrrave të mia teknika aquarell 80 x 60 cm

Me ta pijë ujë të freskët dhe marrë aromën e luleve
Me ta me zënë muzgu i errësirës dhe agu i mëngjesit
Fluturoj atje, ku së pari fluturoi shqiponja,
Çdo herë me bindjen se do të jetë i fundit shtegtim.
Shtegtimet, ikjet i kujtova
Alfabetin e shkrim leximin ku e mësova
Ngrihem në mesin e errësirës së natës
E shoh se s’jam në vendin tim
Atëherë fillon vaj, i qullosur me lot
I thyer në shpirt, e trupi me dhemb
Ikën kaq vite, me ëndrra në mërgim
Për ty vendin im.
Unë do të dua përgjithmonë emrin atdhe
Përgjithmonë do të jetë emri yt
Fole në zemrën time
Në ty kam lindur, dhe do të rroj për ty
Ty do të dua dhe për ty do të vdes
Atdheu i ëndrrave të mia.

***

Arrestimi yt është rrugëtim drejt lirisë

Nga Asllan Dibrani

Në ditën e pranverës UDB-ëja
Bashkë me fillimin e beharit
Universiteti u gjatonte
Pushtuesit ma dhunuan djepin
Duke kërkuar t’ma burgosnin
Ëndrrën time për liri
Me shokët ulësha
Dhe shpupurishnim zjarrin e diellit
Rrezet prisnim të na ngrohte
Ma morën Skënderbeun në ballë të oxhakut
I arrestuan edhe librat e ndaluara
Dhe këngët e Jusuf Gërvallës

Asllan Dibrani, vizatim
Mbrojtja në Kullë, piktuë vaj në pelhurë 80 x 60

Mysafirët e pa ftuar
E tremben folenë tim edhe qytetin
I trembën zogjtë e natës
Që kuvendonin me orë të tëra
Tek flatrat hapnin për erë mëngjesi
Edhe nëna mbeti krahëhapur
Pa mundur të ma puthte ballin
Pa mundur t’ma thotë një lamtumirë
Po pëshpëriti me dashuri dhe tha
Bir – nuk të rrita për ta
Derisa dëgjonte urdhëresën serbisht
Edhe ata flisnin shqip puthadorët
Dhunshëm më larguan në errësirë
U treta në terrin e pa rrugë
Dëgjoja zërin e saj n’krahëror t’më gjezdis
Dhe me krenari tha
Arrestimi yt është rrugëtim drejt lirisë

***

Babai nën barrën e moshës
kujtonte ngjyrën kuq e zi

Shkruan Asllan Dibrani

Babai im nën barrën e moshës
Kuvendonte
Me kërshëri kujtoj kujdesin e tij
Qe kish ndaj flamurit kuq e zi
Ndaj plakut të Vlorës heroike
Trim,patriot e i familjes kreshnike
Ai vuri duart e tij bujare në sofrër
zgjaste gishtin në fotografinë e kuvendit të Vlorës
Pastaj ai thoshte:

Asllan Dibrani, vizatim
Oxhaku ne Malesinë e Gollakut pikturë teknika vaj 80 x 60

Aty u vendos fati i Shqipërisë
Aty thoshte u bë drita e ardhmërisë
Aty filloj valëvitja e flamurit për Arbërinë
Edhe dielli rrezonte Shqipërinë
Aty u formua fjala LIRI
Sollën atë ditë të madhe Pavarësi!
Sot gëzohet toka shqiptare
Ngroh dhe frymon si kurrë me parë
Shqiponjat fluturojnë në qiellin e kaltërsisë
Festojmë ditën e Pavarësisë!
Sot kujtoj babën, atë burrë me plis të bardh
Me pak shkollë e një burrë bujar
Ishte i mençur e atdhetar
Gjykonte shumë pseodoshqiptarë
Qe nuk e dinë çdo të thotë Pavarësi
Se çka është flamuri kuq e zi
Te qofte babë dheu i lehtë në atë botë
Qe na mësove për shume mot
Si ta duam ardhmërinë
Qe ta ruajmë Shqipërinë
T’i pavarësojmë Kosovë e Çamëri
Ti bashkojmë Shkup, Preshevë, Plavë e Guci
Bashkë të jemi në një Shqipëri !

Qershor 2012 Shtutgard

***

Ju jeni butak e zagar

Nga Asllan Dibrani

Qe sa mirë e mësojnë kuranin
Të paret e fesë e ndajnë mejdanin
Ndoshta është kjo punë namuzi
Nguce ja ka perden dejuzi
Se këta hoxhë janë merakli
I donë gratë, qe banjë shami
Gëzim, sot paska, krejt mileti
Janë ngatërrua ndreqnit, n’mes veti
Mos i ngucni të lirë me i lënë
Në fushë të mejdanit kanë me dalë
Çka s’ke, ndie e as s’ke pa
Arabisht kanë sha
Kërcet huni e dridhet toka
Hoxhallarët janë bërë hajna
S’qenkan hoxhë po kokëhajvana
Kuku për ne që na bëni nëna
Thotë Bajgora, o kuku për mua
Me ka ra tinëz dhe me ka sakatua
Po ushtrojnë, e me e ruajt vatan
Shefqet,Ternavë, Salih e Bajgorë

Asllan Dibrani, vizatim
Skicë. karikaturë nga Asllan Dibrani per kasapin
e ballkanit Sllobodan Millosheviqit

Po luftojnë për Arabi, Siri, Afaganistan Serbi e Turqi
E kane fut kovën nën frëngji
T’gjata ferexhe me gra si majmunka
Na gazit hoxhallarët në seqe
S’janë mbet ma as për derse
Rrehnu, rrehnu e u koftë pirolla
Shkon shuplaka fjolla, fjolla
Kurrë ma mire s’keni ditë
Nestra hipni në minare, e me bërtit
Ezanin allahu egber, allahuuuuu egber
Ma mos u rrihni se shkoni në ferr…
O as ferri s’do tu mbajë
Keni rrejt e mashtrua
Shamitë vajzave ju keni shtua
Mjekra t’zeza në djelmëri
Keni fut urrejtje e ideologji
Krejt e huaj për shqiptari

***

Kushtuar Kadri Manit – ish
mikut tim nga Burgu i Nishit!

Nga Asllan Dibrani

Qelitë e burgut në Nish, Serbi
të mërdhini kockën trupin e gishtëri
vetëm një ideal kishe o i madhi Kadri
ta bëjmë nënën Shqipëri.
i shtrirë në beton të ftohtë

Asllan Dibrani, vizatim
Kadri Mani ish i burgosur politik ne burgun e Nishit
e pash dhe e preka horizontin e qelive

muret e gjurmëve për ardhmërinë
aty e pash edhe gjakun e gjyshërve
dhe stërgjyshërve tanë
i skuqur me gjak për liri,
çizmja e armikut ta kalbi mishin deri në kockë
fluskat e borës ti mbuluan këmbët
nga dritaret e thyera
shkëlqenin nga acari në batanijet e kuajve të lagura
t’i kujtoj vuajtjet tua Kadri Mani
birucën e derës në dhomën e vogël
të qelisë se betontë në fushë betejat për liri
ushqimin qe na e dhanë sikur qenëve
dhe bukën e ngrirë
Qëndresa jote ishte e pa thyer
i pa mposhtëruar nga barbarët
Kadri Mani o burrë i kombit
të kujtojmë për shumë mot
që luftove për vendin tatë
ishe dhe mbete patriot!.

***

Të përulem oj Nënë

Nga Asllan Dibrani

Te përulem o Nene
Vetëm Ty te përulem ne këtë botë
Me duart prej prangave ngrehe
E me gjakun e zhbërë ne lot…
Me dite, me jave, e muaj
Jetova me brengen tënde
Kur u ndamë atë nate ne errësirë
Ti ishte plaga ma e madhe që me dhembë
Dhe fjala jote Mbahu o bir!”
Nuk e harrova dot djersen

Asllan Dibrani, vizatim
Kartolinë-piktrë teknika aqrill – aquarell 10 x 15 cm
dërguar nënës nga burgu i Nishit 1987

Qe te rridhte si përrua
Ne brazdat-rrudha të ballit
Dhe nofullat e shtrënguara prej dhimbjes
Kur shihje prangat në duart e djalit.
Te përulem oj Nënë.
Vetëm Ty të përulem në botë
Me shpirtin peng tek Ty e kam
Dhe mallin qe s’e shuaja dot…
Ti kurrë nuk me le vetëm
Në vetminë e vuajtjeve të gjata
Tek ty e gjeja forcën
Tek ty e gjeja shpresën
Si përbinesh me gllabëronte nata…
Ti përtej hekurave të qelisë së mallkuar
Burrërohesha me krenarinë tënde
Edhe se shpirti me qante…
Për mallin vullkan të pashuar
Ah moj burrneshë… ti me dhe force e krenari
E kujtoj qëndresën tende titanike
Të përulem oj Nënë.
Vetëm Ty të përulem në botë
Që netët i ngrysje ngrënë e pangrënë
Dhe kafshatën e bukës gatuar me lot…
Kur vije ti ne burg te me shihje
Ma silleshe pranverën
Të gjitha stinët aty i kujtoja
Nuk mundja dot të hapesha derën
Në vend të përqafimit ne flisnim me sy…
Ligështimin e shpirtit tënd
Për tim shëndet brenda qelisë së mallkuar
Gjithherë qëndrove ma shumë se burrë
Kështu kaluan dite, muaj e vite
Nga ti u bëra me force e jetë
Ti mbete për mua i vetmi burim dashurie dhe dritë
Te përulem oj Nënë
Edhe sot me mall të përqafoj me një buqete lule të LIRISE…

***

Atdheu na thërret!

Nga Asllan Dibrani

Thirrja, e tij ulurën
dëgjohen zëra të huaj anembanë
Tinëzisht i pinë gjaku, për fenë!
Tundin e shkundin atdheun…
Atdheu na thërret!
Eh, Atdhe Atdhe !
Atdheut, se çka i bënë!
krekosin ta lënë pa gjuhë e pa nënë!
Thërrasin për të, të vdes me ironi
Murmurisin si është ma zi !
Eh Atdhe, Atdhe!

Asllan Dibrani, vizatim
Pikturë na vaj A.Dibrani Isa Boletini per ne Vlorë
ne ngritjen e Pavaresise se Shqiperise 1.50 x 105 cm

Të goditën e të rrënuan, me faqe për dhe!
Zërat e llumit mercenar!
Thirren si “myslimanë, xhihdsitë e tradhtarë”
Gërmojnë që të vdesësh si për herë dhe pa nderë!
Eh Atdheu!
Atdheu im !
Nga pushtues deri me sot!
Eh, sot, pjella jote, t’pa besë e me gjak të huaj!
S’jemi thonë shqiptarë?
“Jemi bijtë e fisit otoman”
Për gjuhë e dinë arabishten
Në gjak e kanë turqishten!
Për kulturë atë, të Azisë!
Për flamur, krenohen me të Arabisë
E “mallkojnë” atë të Ismail Qemalit
Në shpirt e kanë të Afganistanit!
Hamallgji,zuzarë, kriminel e tradhtarë
Shesin “Atdheun për pak para”!
Tallje, fyerje sharje dhe tallen me Ty o Atdhe
Nga këta analfabet e të pa fe !
Atdhe!…eh, Atdhe: a po m’dëgjon pash atë zot?
Zgjoje Skënderbeun me shpatë në Krujë
Ismail Qemali në Vlorë
Ta din bota se kemi një Flamur!
Thirre “Nëne Terezën” me bukë në dorë!
T’i ushqej të uriturit e botës mbarë!
Le ta dinë e gjithë se jemi shqiptarë
Jemi “Komb” e humanitar
Gjon Buzukun me”Mesharin e shenjtë”
Thirre Manastirin me “Alfabet”
Ismail Kadarenë me penë në dorë
Thirr djemtë e tu anembanë
Ta shpëtojmë Atdheun nga këta zuzarë!

Shtutgard 2014

***

Shaban Polluzha lidhe besën për Shqipërinë

Nga Asllan Dibrani

Ti Drenicë, moj Zonjë e rënd
I thirre burrat për mejdan
Shaban Polluzhen një trim vigan
Luftoj për Kosovën me jatagan
Luftove or burrë për kulla shqiptare
me plis të bardhë burrë i rrallë
Luftën e fillove në Rezallë
I ndeje armikut ballë për ballë
U dogje për tokë e atdhe
Për komb, flamurë e liri
Lidhe besën për Shqipërinë
Tradhtarët u bashkuan me Serbinë
Atdheu gjithmonë kërkon flijim e liri
Me lot Shaban do të qaje për ty
Kosova të mbeti shume borxh qe s’te dëgjoj

Asllan Dibrani, vizatim
Portret i Shaban Polluzhes, pikturë vaj 80 x 60 cm

Shaban or trim flijove për Shqiptari !
Dezertor spiun e burra të ligj për Serbinë
I bashkove ballistë e partizanë te gjithë nën një flamur
Ti ish për Shqipëri ca ishin për Jugosllavi
Ca te mjerë për Maqedoni e Mal te zi
Lanë të madhen Çamëri harruan mëmën Shqipëri!!!

***

I burgosur në vendin tim

Nga Asllan Dibrani

Këtu në vendin tim, shtypje ironike
Në front është mendja ime
Për ju, tokat shqiptare, në shtëpinë e armiqve?
Unë jam i burgosuri për ju o fushat e brigjet me lule
Në një qeli izolimi nga armiku shekullor
Bindjet i mësuam nga gjuha e stërgjyshëve
Nga zogjtë e malit dhe nga perëndia
Një popull pa mendime është i privuar
Nuk është asgjë tjetër veçse një tufë delesh
Të etura dhe si të verbër në oazën e pa shpresë
Kundër një sundimtari i cili kërkon vetëm shtypje
Thuaju atyre se unë, kokëfortë, këmbëngulës
Dhe i pashoq në fitoren time për popullin tim
Humbje nuk dua se është nënçmim!
Prangat tua qe me thellohen në mish
Do me bëjnë një profet në tokë time
Nga vdekjet e shumta veshur në të zeza
Nuk ka vend çizmja e juaj këtu barbar
Në betejën e mashtrimeve janë puthadorët
Na poshtërojnë kur flasin si ju
Nëse historia ju thotë diçka ajo do të tregoj
Lavdinë e ashtuquajtur në armiqësinë time
Kjo është kur unë jam një i burgosur

Asllan Dibrani, vizatim
Punim në dru djegje motiv nga trvat shqiptare 40 x 27cm

Në vendin tim qytetin Nish të gjysh pas gjyshit!
Edhe i burgosur jam ma me vlerë se ju puthadorë
Që ishit dhe jeni zorrë nën këmbët e armikut
I prangosur e armatosa popullin tim
Këta zinxhirët e futur në kockat e mia
Do të shkrihen në penë dhe plumb për ju serbët primitiv
Dyert rojë, hapni si të doni nuk do më trembni
Zgjoni frikë të ata qe i keni mundur
Edhe kur flejë ju me keni frikë se jam i pamposhtur
Edhe nëse sytë e mi janë të mbyllur, ëndërroj t’u shporri nga këtu
Unë do jam zgjuar pararojë në çdo kohë!!!

***

Frikësohem se do të vdes, pa t’u shëruar plagët Kosovë!

Nga Asllan Dibrani

I bukur ky vend Kosova
Sa lumenj rrëshqasin e rrokullisensi akullnaja
Atëherë ishe dhe tani je Kosovë
Ne bashkë i ndamë bukë, gëzim e pikëllim

Asllan Dibrani, vizatim
Shqiponja hidhrale skicë grafikë nga A.Dibrani 35×28 cm

Ti di plagët dhe djegiet e dhembjes tuaj
Ulërima ta përshkon trupin
Unë po e shoh bubullimën ne sytë e tu
Po shihet gjithë toka në horizont
E dogjën barbaret dhe këmba e huaj
Ty toka ime të shoh si rënkon
E kam peshën tënde në supet e mia
Po e ndiej gjëmën tënde atje lart edhe ne kontinente tjera
Mungesën e pikave të shiut në pranverë
Po edhe rrezet e diellit nga muzgu e në perëndim
Ti e di se ku je Kosovë në zemër të Ballkanit
Në vendin e shqiponjave, qe gjaku u shndërruan në lum
Ejani dhe shikoni
Gjaku ynë akoma nuk u tha nëpër shekuj
Frikësohem qe do të vdes pa tu shëruar plagët ty Kosovë!

***

NGREHNI KOKËN, OR JU TË VËNË PËRTOKË!

Nga Asllan Dibrani

E pashë këtë njeri
Kërkon lëmoshë në rrugë
Bredh e s’di me ç’të bëj,
Do të rroj, si të tjerët në këtë botë
Me duar të plasura e shpirtthyer.
E pash me dhembje dhe qava
Si s’e shihni, or qeveritarë të velur në luks e ar
Qytetarin e bëni lypsar, kriminel, vrastar
Emigrantë të pa perspektivë…
Do me keni prapa…t’i shporrim, si të dimë,
Jo më vota më ashtin po ju hanë këta satrap
Këto feçka qeverish me mbrapshti!
Ju dhanë udhët e botës të gjithëve
Me nëna, motra e gra në vajtime
Në vatër, të pangopur, të sëmurë, e të braktisur
Të lënë pa gjë para shpirti e të përbuzur:
Ngrehni kokën, or ju të vënë përtokë e të rrënuar!

Asllan Dibrani, vizatim
Karikaturë nga A. Dibrani në letër teknika grafikë pastell, figura politike 30 x 22cm

Vagabondë e kriminelë fronin kanë bërë dhomë të tyre,
Timare kanë plot, vetura, lukse, lojëra e argëtime
Po deri kur, si nuk ngrehni kokën, or ju të vënë përtokë
Se i vogël dhe i shkelur është kushdo, kur rri ulur
Po ngituni njëherë në këmbë dhe bëhuni barabar me ata
E shihni se janë, jo mbi ju, por janë të mposhtur, pikërisht nga ju
Janë pa meritë, pa favor, pa privilegj, mos ju rrini pas!
Ngrehni kokën, or ju të vënë përtokë!
Jo më vota për këto rrodhe e këto këpurdha
Mos pritni mrekulli më nga ata që ju dërmuan ju bënë trokë.

***

Nishi qytet i im

Nga Asllan Dibrani

Në ty u rriten gjyshërit tanë
Me pushke në dorë luftuan
Në ty ka rënë daullja
Tingujt e betejave nëpër kulla
Ritmet e ninullave dhe baladave
Këngët e kreshnikëve
Qytet po e dëgjoj atë histori
Me duar në pranga nën Serbi
Në burgun e betonit
Zanat me pëshpëritin
Në qelinë e gjakpirsit
Në tokën e gjakosur të Nishit
Vet toponimi po tregon
Nish nga numri një
qe sllavishtja nuk e di
Për qytetin e gjyshërve të mi
Në burg aroma e varreve po frymon
Pos varreve asgjë s’po shoh
Gjuha u be sllave
Ejani or gjyshërit e baballarë
Ju nipërit e stërgjyshërve të mi

Asllan Dibrani, vizatim
Refugjatë ne braktisjen e Kosoves nga terrori serb,
pikturë vale pelhurë trknika vaj 80x65cm

Vizitonim në burg, ju përqafoj me dashuri
Ky është vendi dhe qyteti im
Do të vuaj dhe do qëndroj
sikur t’me presin kokën nuk rënkoj
dhe t’më ngulin me bark në hu
s,do tjetërsohem jam betu
Do t’mbes shqiptar dhe s’dua me vajtua
Të parët e mi dua me i kujtua
Kanë lanë tokë e tapi
Këtu quhet Shqipëri…

Nga Burgu i Nishit

***

Kush jemi ne?

Nga Luan-Asllan Dibrani

Jemi trima ndërmjet veti
S’ju lëmë vend në mal as në deti
Vrasim rrejmë e përdhosim
Edhe dheun nën këmbë ta zhvendosim
Ne jemi mysliman shqiptarë
Hajdut, kriminel, ekstremist e vrastarë
Kurrë në botë si ne s’ke parë
Jemi mysliman jo shqiptarë si Skënderbe
Kemi sulltanët, hoxhallarët për mëmëdhe
Me tespi në dorë lutëm natë e ditë
Hamë e pimë parazit
Jemi shqiptar mysliman
Rrojmë pa punë zoti na e çon
Atdhe kemi Qabe e Stamboll
Shqipëria e Kosova janë haram
Gjergj Fishta një shkrimtar mjekër zi
ja presim kokën si një manefiki
Ai shkroi keq për osmanlli
Për shkencë e kulturë ishte i pa fe
po ç’na duhen ata ne
Na jemi shqiptarë e myslimanë
Të presim në qafe për kuran
Lum po bëjmë për babën sulltan

Asllan Dibrani, vizatim
Karikature e, skicë grafikë motiv ndryshi i sistemit në Shqipëri pamje e
Fatos Nanos “Vrasja e Demokracisë” 35 x 25 cm

Mos u qofshim falë ty Shqipëri dhe Kosovë
Jeni të huajat për gjithmonë
Vatan atdhe e kemi Turqinë…
Babë, motër kemi Arabinë
Kemi edhe nënë Serbinë
Po si s’ju vjen turp o faqezi
Keni shit bythën për Turqi
Për Serbi dhe Arabi
Ju gënjeni për shqiptari
Ju s’jeni kurrë shqiptarë
Jeni pjellë e huaj dhe tradhtarë…

Letër-urim dërguar motres Sevdies nga Burgu i Nishit në Serbi 1986

Nga Asllan Dibrani

Asllan Dibrani, vizatim    Asllan Dibrani, vizatim

Pikturë motiv i një luleje në formë kartoline dërguar motrës Sevdijes për festen e vitit të ri 1986

***

Vetëvrasja ma e ëmbël nga të tjerat

Nga Asllan Dibrani

Shkelnin nën qiellin e zanave
Rrezet e përkisnin qafen a malit
Krojet i zaptonin për t’i thar
Diellin e ndalonin për mos të ngrohur
Nata ditës nuk i përngjante
Errësirë mbeti pa dritë

Asllan Dibrani, vizatim
Karikaturë, masakra serbe në Kosovë në
vitin 1999 autor Asllabn Dibrani 30 x 35

Fluturaket shekullore nxituan
Kohëve bizantine s’ju përkulen
Kreshnikët rrokullisnin shkëmbinjtë
Vashat përqafuan vdekjen
Moralin e kishin ma shumë se gjithçka
Zullumqarin e munden me vetëflijim
Ishte vetëvrasja ma e ëmbël nga të tjerat
U hedhën nga shkëmbinjtë
Për t’shpëtuar nderin!
Ajo ishte krenaria jonë

***

Gjyshja në prag të vdekjes!

Nga Asllan Dibrani

Ëndrrat me bezdiseshin
Krenarinë, rininë në burgun e Prishtinës
Shpesh e gjeja veten në lufte me pushuesin, fluturoja
Mal me mal e kodër me kodër kundër pushtuesit serb
Ma prishen aromën e luleve qe i mbolli nëna me duatë e veta
Ma prishën këngën time
Orët e natës duke lexuar ndonjë roman
Mi larguan brushat qe i kisha pasion
Nuk i pash as miqtë e mi që pëshpëritnim
për demonstratat studentore antiserbe
Më prangosen vjedhuzari në folenë e zogjve
me prangosen qe mos ta shoh babën çdo mëngjes me plis të bardh
ashtu nënën qe mos ta dëgjoj me ninullat qe i këndonte pran oxhakut
valluat te vogël nipërve e mbesave
Gjyshja nuk vdiste pa me parë
Ajo e dinte qe isha në burg dhe me thërriste

Asllan Dibrani, vizatim
Karikaturë ne skenë Millosheviqi në disfatë UÇK-ja ne epërsi.

E kujtonte betejën e ngjashme
Nga çizmja e Serbisë në Dabishec
Fjalët e babës i thash ne mes grilave
se kam pa ëndërr te keqe ai e fshehu
tha mire jemi dhe gjyshja është mirë
unë pas dy vjetësh në burg mësova
ëndrrën e për gjyshen ishte realit, vdiq pa me parë…

***

E bukura e dheut

Nga Asllan Dibrani

Kur të pashë !
Moj e bukura e dheut
Qielli ndriti zemra u trazua
Rrezet e diellit shkëlqyen
Në gjirin tënd gjeta oqeanin e dashurisë
Po ku dreqin isha deri tash

Asllan Dibrani, vizatim
A.Dibrani Pajsazh motiv vjeshte akuarell 60 x 35cm

Goce ma të bukur në jetë nuk pashë
U shkri dëborë dhe u shkri akull
Mbi mua dhe mbi ty mbetën kujtime
I mbuloj pluhuri por si lulet nga vesa
Lundruam në botën e çudirave
Më pushtove të tërin me tirani
Pa djallëzira, intriga dhe ligësi
Të jam mirënjohës e bukura e dheut
që te njoha në këtë botë!

1 COMMENT

  1. Qofshi te nderuar Staf e drejtues te Fjalës se lirë, eshte një rast i gëzimit te ish te persekutuareve politikë, ne këtë përvjetorin e 34, te pranverës se dashur por edhe te dhimbjes krenare te vitit 1981 – 2015
    Ne emer te ish te përsekutuareve NDERIME

Comments are closed.