Topalli, 33 milionë lekë në vit nga financat publike, reagojnë socialistët

0
47

Shekulli Online, 12.07.2010

Partia Socialiste ka denoncuar sot, shumen e pazakonte te perfitimeve vjetore nga financat publike të Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli.

Nëpërmjet një delarate për shtyp deputetja e PS, Shegushe Ligori tha se sot në Shqipëri rroga me e lartë shtetërore rezulton të jetë ajo e Jozefina Topallit.
Vetëm këtë vit u shpreh ajo, Kryetarja e Kuvendit përfitoi nga financat publike jo pak, por plot 33 milionë lekë.

“Zonja Topalli përfiton dieta nga Kuvendi i Republikës, dieta për 11 milionë e 178 mijë lekë ose 11 milionë e dy pensione”

Më tej Ligori tha se në mund të flasim edhe për pasuritë e tjera të Topallit, por po ndalojmë tek mënyra se si ajo dhe persona të tjerë të mazhorancës abuzojnë me financat publike, në kurriz të shqiptarëve, duke gënjyer në mënyrë të rëndomtë.

Ndërkaq ka reaguar menjëherë Kuvendi i Shqipërisë, duke thënë se administrata e Kuvendit është e gatshme t’i japë asaj dhe kujtdo shpjegime, sipas tyre, “për çdo qindarkë”.