SHËNIM/ Është fitore t’i bësh gjërat sa më të vështira

0
69

 TemA, 14 Qershor 2012

Kush eshte vasali?

Fondacioni gjerman Konrad Adenauer ka përgatitur një analizë për zgjedhjen e presidentit të ri në Shqipëri. Një studiues me titullin doktor arrin në përfundimin se zgjedhja e presidentit konsensual në Shqipëri nuk është një opsion real. Disa herë kritikohet kreu i PS, Edi Rama, se nuk arriti të propozojë kandidatura për këtë garë presidenciale.

Dy janë gjërat që të bien në sy: e para, që politika shqiptare shihet si e paaftë për të bërë konsensus dhe e dyta, që ka një vlerësim se të paktën palët po ulen në tavolinë. Ka disa zëra që e quajnë arritje këtë të fundit. Këtyre zërave u prin kreu i LSI, Ilir Meta, që zgërdhihet sa herë flet për këtë gjë. Po ta mendosh se çfarë lufte bëri Sali Berisha thjesht për të mos u ulur me Ramën, e kupton se ku qëndron vërtet problemi.

Gjëja më e tmerrshme që ka ndodhur në këto vite demokraci është se Sali Berisha i ka dëmtuar aq shumë proceset demokratike, sa për të huajt tani është arritje kur bëhet edhe një shtrëngim duarsh. Quhet një hap përpara. Dhe Berisha e Meta gëzohen për këto hapa përpara. Kështu ndodh me zgjedhjet, të cilat janë dëmtuar aq rëndë, sa çdo hap përpara quhet një arritje në sytë e të huajve. Kështu ndodhi edhe me presidentin, kur edhe një shtrëngim duarsh quhet arritje. Ndaj për këtë mazhorancë është fitore që të bësh gjërat sa më të vështira, në mënyrë që edhe lëshimi më i vogël të quhet arritje.

Në fakt të gjitha janë procese të realizueshme dhe nuk kanë asgjë për tu vështirësuar. Përveçse mbajnë përsipër emrin e një personi që do të kapë çdo pushtet me çdo kusht.