Kushtetuta dhe sëmundja e Presidentit Nishani

0
43

TemA Online, 13 Qershor 2012

Bujar Nishani është fizikisht i sëmurë. Shpjegimet e tij se ka bërë një ndërhyrje kirurgjikale në një enë gjaku nuk mund të shpjegojnë paralizën e dorës dhe këmbës së majtë, dhe për më tepër mospublikimi i një raporti mjekësor zyrtar për të e bën të dyshimtë gjithë historinë e përzgjedhjes. Aq më tepër nuk kemi asnjë arsye nga se është shkaktuar problemi, nëse është një goditje fizike nga jashtë që mund t’i ketë dëmtuar enën e gjakut apo diçka e brendshme.

Kushtetua e Shqipërisë në nenin 91 të saj parasheh se kur Presidenti i Republikës është në pamundësi të përkohshme për të ushtruar funksionet e tij ose kur vendi i tij mbetet vakant, Kryetari i Kuvendit zë vendin dhe ushtron kompetencat e tij.

A të jetë kjo arsyeja që Topalli u ul e gëzuar afër tij dhe nuk bëri asnjë rezistencë ndaj kandidaturës si në rastin e Hoxhës apo Zaganjorit?

Sido që të jetë, para se të kënaqim dëshirën e Topallit duhet të sqarohen shqiptarët nga se vuan Presidenti dhe sa rrezik përbën sëmundja e tij për të marrë vendime, për të cilat mund të jetë përgjegjës.

Ende nuk ka një përgjigje për këtë, por ka vetëm kërkesa të tregohemi të arsyeshëm dhe të mos e ekspozojmë sëmundjen e tij në publik. Në fakt kërkesa të tilla dëmtojnë realisht qetësinë e pacientit Nishani, dhe punën e Presidentit Nishani, dhe janë në kundërshtim me ligjin dhe detyrimin që ekziston për të informuar zyrtarisht qytetarët për shëndetin e presidentit.

KUSHTETUTA

Neni 91

1. Kur Presidenti i Republikës është në pamundësi të përkohshme për të ushtruar funksionet e tij ose kur vendi i tij mbetet vakant, Kryetari i Kuvendit zë vendin dhe ushtron kompetencat e tij.