Intervistë / Armand Vinçani, 09.07.2010
INTERVISTE – Thellimi i borxhit publik te vendit, shpenzimet mbi buxhetin, nevoja e transparences per krizen ekonomike, opsionet per te reaguar etj. Keto jane disa nga argumentat e prekur ne intervisten e meposhtme te Shekullit, me z. Armand Vinçani (Senior Financial Analyst)
Z.Vinçani, nje nga temat me te rrahura ne fushen financiare ku dhe opinionet jane te ndryshme eshte ai i thellimit te borxhit publik te vendit tone. Cili eshte opinioni tuaj?
Edhe pse treguesit financiare qe i perkasin pyetjes tuaj jane te njohura perseri me duhet ti referohem atyre. Viti 2009 u mbyll per qeverine shqiptare me nje deficit buxhetor qe arriti ne 7.1% te GDP-se duke shenuar vleren me te larte ne periudhen e pasvitit 2000 e deri me sot. Stoku publik i borxheve i akumuluar ne vazhdimesi arriti ne 60% te prodhimit vendas bruto. Pavaresisht mohimit arbitrar te autoriteteve te sotme te ekonomise e verteta eshte se ritmi aktual i borxhit publik tregon nje sipermarrje te perhershme drejt nje klime te pafavorshme ekonomike.
Per ata qe formulojne politikat ekonomike dhe marrin vendime raporti i defiçitit i shprehur ne terma te GDP-se eshte nje tregues i rendesishem i qendrueshmerise fiskale afatgjate ose i se kundertes. Fatkeqesisht rritja aktuale e ketij raporti ka kohe qe ka krijuar premisat per alarm pavaresisht se qeveria po luan rolin e te “paditurit” dhe mundohet te qetesoje opinionin publik.
Raporti i defiçitit ndaj GDP-se eshte nje barometer qe mat efektin margjinal te tij ndaj borxhit kombetar dhe ky efekt eshte ne rritje. Qeveria pretendon se perseri ai eshte brenda niveleve te pranueshme e te percaktuara nga Komisioni Europian. Aftesia per te perballuar dhe balancuar defiçitin buxhetor varet nga shume tregues ekonomike te cilat variojne nga nje shtet ne tjetrin. Kur behet fjale per ekonomine shqiptare nje pjese e madhe e se ciles eshte jo-formale fleksibiliteti financiar per te ulur ngarkesen e borxhit eshte mjaft i ulet.
Kjo do te thote se pozicioni fiskal i ekonomise tone nuk le hapesira per shpenzime te tejfryra aq me teper e dukshme kjo nese kemi parasysh varesine nga hyrja e kapitaleve. Perderisa defiçiti percaktohet si diference ne vitin fiskal midis te ardhurave qe siguron qeveria nga taksat e burimet e tjera dhe shpenzimeve qe ajo kryen nuk eshte veshtire per kedo te interpretoje disa nga te dhenat e publikuara nga vete institucionet qe kontrollohen nga shteti e qe per rrjedhoje jane me mjaft rezerva. Keshtu per vitin 2009 te ardhurat ne buxhet arriten 27.2% ndersa shpenzimet e kryera arriten mbi 34% te GDP-se.
Ndersa disa vende te zhvilluara kane mundesite per te shfrytezuar qarkullimin e kapitalit per te financuar defiçitin shume vende e kane te pamundur te perballojne nje defiçit ne perqindje te tilla siç eshte rasti yne. Edhe te dhenat e deritanishme per periudhen e gjysem-vitit ne vazhdim tregojne te njejten tendence dhe opsionet per nje nderhyrje efikase jane duke u ngushtuar se tepermi.
Ju permendet se edhe te dhenat e mesiperme mund te merren me rezerva. A besoni se situata mund te jete realisht edhe me e perkeqesuar?
Paragjykimet gjithmone jane te demshme por ne realitetin shqiptar koha ka treguar se morali dhe virtytet gjithnje jane ndershkuar. Ne nje mjedis ku se merr vesh i pari te dytin, ku ç’thote njeri nuk thote tjetri, ne kushtet e mungeses se transparences apo tendencave per t’ju shmangur asaj, si dhe ne nje mjedis ku profesionalizmi kontrollohet teresisht nga vullneti politik nuk do te ishte aspak e çuditshme nese nje dite do te ndodhemi perballe nje realiteti me te rende.
Shume vite me pare Abraham Lincoln paralajmeronte se, “nuk mund ti shpetosh pergjegjesise se neserme duke evaduar te sotmen.”. Kjo thenie e thjeshte mbart ne vetvehte nje mesazh mjaft te qarte per çdo lloj pushteti qe per te siguruar jetegjatesine e lakmueshme mund te futet ne rruge pa krye dhe ti kaloje ngarkesa te tilla ekonomike gjeneratave qe do te vijne duke cenuar integritetin ekonomik te vendit qe padyshim shpie ne leshimin e terrenit edhe ne fusha te tjera.
Shumekush mund te pretendoje se shifrat e mesiperme jane te kontrolluara nga institucionet financiare te Europes apo botes. Le te shpresojme qe te jete ashtu.
Por nese kthejme syte nga vendi fqinj, Greqia, do te shohim se perpara se qeveria e Papandreut te merrte pushtetin defiçiti buxhetor ishte raportuar ne shifrat e 6% kur realisht ai ishte ne kufijte e 13%. Nje gje e tille i la te pakten te “shokuar” zyrtaret e Komunitetit Europian ne mos kjo ishte e vetmja rruge e mbetur justifikimi per nje vend anetar te tyre. Sidoqofte shtypi grek sot eshte i mbushur me fakte nga perpjekjet e qeverise se meparshme dhe patroneve politike te saj duke detyruar punonjesit civile per te fshehur te verteten e shemtuar financiare nga agjensia europiane e statistikave (Eurostat).
Besoj se komente te tjera do te ishin te teperta.
Nje nga faktoret kryesore qe ka ndikuar ne krijimin e defiçitit dhe borxhit tone eshte shpenzimi mbi buxhetin. Pyetja e natyrshme qe lind eshte çfare e shtyn qeverine shqiptare te shpenzoje me teper se sa ajo mund te perballoje dhe a eshte i menaxhueshem nje defiçit i tille?
Le te fillojme nga pjesa e dyte e pyetjes. Dihet se defiçiti dhe borxhi publik financohet nepermjet huamarrjes publike siç jane ne Shqiperi bonot e thesarit dhe obligacionet e tjera me afat maturimi me te gjate. Per vitin 2009 defiçiti u financua kryesisht nga burime te brendshme ku privatizimet zune afersisht 2.4% te GDP-se, huamarrja e brendshme arriti shifrat 3.7% dhe pjesa tjeter u mbulua nga borxhi i jashtem tregetar prej 295 milion Euro.
Ne vendet e zhvilluara defiçiti financohet nga huamarrja publike ne formen e bonove te thesarit por pergjithsisht ato jane ne gjendje te marrin borxh me interesa relativisht te ulta duke e bere koston e interesit nje ze buxheti te menaxhueshem. Kjo ka qene kryesisht karakteristike per vendet qe perfitojne nga kerkesa e larte globale per asete te denominuara ne dollar apo euro. Nje gje e tille behet me shume evidente ne kohe krizash si e sotmja ku ne nje mjedis te pasigurte shkembimi (deshira per asete me risk te vogel) eshte ne loje.
Per ekonomine dhe qeverine shqiptare nuk eshte e njejta situate. Huamarrja e fundit prej 25 milion euro ne tregun e brendshem bankar me nje interes prej 5.8% tregon per besimin e ulet te publikut ndaj aseteve te thesarit krahasuar kjo me shume vende te tjera te Europes. Nje huamarrje e tille afatshkurter eshte e detyruar te ktheje ne fund te 9 muajve ne formen e interesit diçka me shume se 1 milion.
Sigurisht per qeverine e Berishes e te punesuarit e tij do te ishte tejet e deshirueshme nje fillim i ri por ata nuk munden ti shmangen shpenzimeve te se kaluares. Duke ditur veshtiresite qe krijon nje defiçit i zmadhuar dhe varesine tone nga investimet e huaja eshte e pashpjegueshme renia ne kete grope financiare. Nje pergjigje e shpejte mund te fajesonte kombinimin e rritjes se shpenzimeve dhe zvogelimin e te ardhurave ne buxhet e shoqeruar edhe krizen ekonomike qe perfshiu gjithe boten gjate vitit 2009.
Meqe kjo e fundit perjashton Shqiperine qe sipas qeverise eshte i vetmi vend qe nuk u prek nga kriza mbeten per konsiderate vetem dy te parat. Por perjashtimi i krizes bie ndesh me konceptet ekonomike nese ato gjejne zbatim ne Shqiperi. Ne periudha krizash financiare pergjithesisht shpenzimet nga buxheti i shtetit kane tendencen te rriten per nje afat kohe te shkurter dhe kjo me qellimin e plotesimit disi te boshllekut qe krijohen nga shpenzimet private te cilat bien ndjeshem per shume faktore.
Ndersa te ardhurat ne buxhetin e shtetit u ulen per shkak te ngushtimit te te ardhurave personale dhe bizneseve e shoqeruar kjo dhe me shpenzime te frenuara te konsumatoreve dhe sipermarrjeve private eshte e pashmangshme nderhyrja financiare e shtetit ne fusha te tilla si ajo e asistences per te papunet qe shtohen apo ate te shendetit. Ne fakt investimet publike zune afersisht 8.5% te GDP-se por ketu investimi tej parashikimit ne rrugen Durres-Prishtine ishte nje goditje e rende per buxhetin e vogel te shtetit shqiptar qe perpos te tjerave ju desh te perballonte edhe shpenzimet marramendese per fushaten elektorale e motivuar teresisht nga Berisha si domosdoshmeri per mbajtjen me çdo kusht te pushtetit.
Ne nje kendveshtrim me te gjere duket mjaft e veshtire arritja e nje buxheti te balancuar. Shume tendenca afatgjata do te detyrojne nje thellim te metejshem te defiçitit. Shpenzimet e detyrueshme do te jene faktori kryesor i zgjerimit te defiçitit. Shume objektiva te qeverise aktuale por jashte mundesive per tu plotesuar do te komplikojne edhe me shume balancimin e buxhetit dhe adresimin profesional te problemeve te akumuluara.
Ne ndryshim nga çka parashikonte buxheti i vitit 2010 te ardhurat si perqindje e GDP-se jane duke u ngushtuar ndersa shpenzimet korrente vazhdojne te rriten dhe ka te ngjare nuk do te ndalen pa marre vendime te veshtira. Ne statusin e ketyre te fundit ndikojne ndjeshem rritja e pagave e pensioneve ne vitin e kaluar ne prag te fushates elektorale si dhe shpenzimet kapitale. Rritja e fundit e pagave dhe pensioneve pavaresisht treguesve ekonomike jo te favorshem eshte nje tjeter faktor qe do te shoqeroje shpenzimet per vitin fiskal ne vazhdim.
Cilat jane opsionet e mundshme per qeverine ne perballimin e kesaj situate?
Buxheti i parashikuar per 2010 ishte mjaft ambicioz. Megjithate, ne afatin kohor te 6-mujave te pare treguesit faktike ne shumicen e zerave jane shume larg atyre te parashikuar ne leter. Koha po provon dhe do te provoje se qeveria do te ngulmoje ne marrjen e me shume borxheve te cilat eventualisht do i duhet ti paguaje. Nese nuk paguan borxhet dhe defiçit do te vazhdoje te rritet nga viti ne vit atehere do i duhet te joshe investoret qe te blejne sa me shume nga obligacionet duke rritur normat e fitimit.
Por normat e larta te fitimit do te nxisin konkurrencen ne investimet e tjera si huamarrjet per shtepi, kreditin e konsumatorit, huamarrjet per makina etj, duke ngritur ne pergjithesi koston e huamarrjes per kedo tjeter e ulur shpenzimet e kapitalit qe financon borxhin nga shpenzimet e konsumatoreve dhe bizneseve.
Rritja e borxhit publik i lidh perfundimisht duart qeverise. Normat e interesit mund te shkojne lart ndersa frika per nje pamundesi per te paguar interesat intensifikohet me tej. Nese arrihet kjo pike atehere qeverise i mbeten opsione teper te kufizuara. Ajo mund te zgjedhe te mashtroje dhe emetoje monedha per te paguar defiçitin qe ne kete vit pritet te jete i gjithe i brendshem nga 2/3-tat qe ishte ne 2009. Nese do te ndodhe kjo (per vendet anetare te Komunitetit Europian eshte e ndaluar me Traktatin e Maastricht-it) do te thote qe qeveria do te perpiqet te “monetizoje” defiçitin.
Nje mekanizem i tille eshte i ngjashem me ate te blerjes nga banka qendrore te aseteve financiare per te rritur qarkullimin e monedhes, huadhenien dhe likuiditetin por qe s’ka asgje te perbashket me synimin per te mposhtur inflacionin. Ndersa monedha ndjek te mirat materiale dhe i shtyn çmimet e tyre me lart inflacioni do te jete nje rezultat i pashmangshem. Kjo do te thote te kemi interesa me te larta kudo dhe bile shpenzime private te kthyera nga sektori publik.
Por konsumatori ka krijuar ekperience te mjaftueshme per te kuptuar se çfaredo qofshin te mirat e rritjes se shpenzimeve ne buxhet qeveria nuk ka asnje menyre tjeter per ta balancuar ate perveçse t’ja kaloje barren atyre siç dhe ka vepruar realisht me taksat e ndryshme apo rritjen e çmimeve per ujin dhe energjine elektrike. Duke qene perpara domosdoshmerise per te kursyer per çdo eventualitet ata do te kufizojne shpenzimet. Ne kete menyre ata i paraprijne kostos afatgjate te shpenzimeve afat-shkurter dhe ne kete proçes nullifikojne efektet e politikave fiskale.
Megjithate nisur nga prononcimet e fundit te Kryeministrit duket se qeveria ka zgjedhur rrugen e shkurtimit te shpenzimeve te planifikuara ne buxhet jo per pamundesi te marrjes se metejshme te borxheve por si mjeti me efektiv ne kushtet e krizes. A jeni i te njejtit mendim?
Ne permendjen te fjales “krize” duket se me ne fund qeveria po kthehet ne binaret e realitetit si e vetmja menyre e mbetur per te justifikuar deshtimin. Nese do te rishikohet buxheti i vitit 2010 vertetohet ajo çka opozita u ngjir se thirruri ate si jashte mundesive e te pabazuar. Siç permenda me siper eshte e vertete se qeveria mund te tentoje te vazhdoje rifinancimin e borxhit duke hyre ne borxhe te reja por mesa duket ndihmesit e afert te Berishes kane kuptuar se kreditimi i ekonomise tone eshte i pafavorshem e i tremben nje deshtimi te ngjashem me ate te rastit te tentative se shitjes se 300 milion Eurobonds ne tregun e jashtem.
Dy nga agjensite me serioze per klasifikimin e kreditit, Standard & Poor’s Corp. dhe Moody’s Investors Service, vleresuan pak kohe me pare kredibilitetin e vendit tone respektivisht me B+ dhe B1 klasifikim i cili do te thote nje ekonomi spekulative shume te larte. Ne keto kushte, marrja e borxheve te metejshme do te ishte paralizuese per shkak te normave te larta te interesit. Kjo eshte e verteta qe duhet ti thuhet publikut!
Ndryshe nga politikat monetare qe mund te zbatohen menjehere nga banka qendrore nese kjo do te ishte e pavarur dhe jo e kontrolluar nga presioni i partise ne pushtet siç eshte aktualisht masat fiskale marrin kohe te iniciohen per tu çliruar nga projektet qe kenaqin interesat e individeve qe qarkullojne brenda elipsit te qeverise si dhe nga perdorime te tjera jo efiçiente te resurseve. Nje buxhet perfekt mund te inkurajoje ndjeshem rindertimin e infrastruktures se shkaterruar te vendit dhe kontribuoje ne rritjen ekonomike te tij por eksperienca e deritanishme ka treguar se shume nga shpenzimet jane shoqeruar me humbje e objekt i abuzimeve te cilat do te krijojne probleme te tjera financiare ne te ardhmmen.
Se fundi si e shpjegoni vendimin e qeverise per rritjen e pagave e pensioneve per nje kategori te gjere te popullsise ne kushtet e sotme ekonomike?
Rritja e pagave dhe pensioneve eshte nje nga premtimet e bujshme te qeverise ne fushaten elektorale. Qeveria e di mire se sa i ndjeshem eshte elektorati kur vjen puna tek te ardhurat financiare individuale ne kushtet kur pjesa derrmuese e popullsise jeton ne kufijte e varferise. Nese krahasojme nivelet e ndjeshmerise se ketij problemi me ate te deshires per te levizur pa viza ne Europe e para ka avantazh te padiskutueshem. Kjo perseri per shumicen e popullsise e jo per ata individe qe kryesojne listat ne renditjen sipas pasurise qe kemi pare te publikuar ne shtyp kohet e fundit.
Perjashtuar shpreses per te derguar djemte e vajzat per te punuar ne te zeze e siguruar mbijetesen familjet e rrenuara ekonomikisht nuk kane asnje shanc te shijojne neser frytet e liberalizimit te vizave. A beson dikush se me te ardhurat mesatare per fryme qe jane sot ne Shqiperi kategoria e njerezve te theshte te jete ne gjendje te levizin si turiste neper Europe? Nese shohim pjesen derrmuese te emigranteve qe edhe pse ne kushte shume me te mira ekonomike e pa kufizime ne levizje perseri ju duhet te kursejne nje vit te tere per te nderrmare nje udhetim ne Shqiperi per te pare e ndihmuar njerezit e tyre. Ky eshte realiteti per shumicen e kush perpiqet ta zbukuroje ate niset nga interesa te tjera.
Ne nje bisede se fundi me nje shokun tim qe jeton ne Shqiperi mesova se rritja e pensionit te tij do te jete 4800 leke te vjetra ne muaj. Ndoshta i bie me shume se nje veze ne dite por perseri efekti eshte i qarte dhe as mund te mbuloje nje pjese te rritjes se indeksit te çmimeve e jo me permiresim te kushteve ekonomike. Ne anen tjeter rritja edhe ne kete nivel e pagave e pensioneve do te shoqerohet me shkurtime te buxhetit ne sektoret e tjere. Cili do te jete efekti i pare kesaj mase? Padyshim shtimi i armates se te papuneve.
Se fundi deshiroj te vij tek transparenca. Qeveria nuk duhet te vazhdoje te luaje me njerezit e thjeshte. E verteta duhet thene ashtu siç eshte. Sigurisht eshte e veshtire, tejet e veshtire per ekonomine tone te vihet ne rrugen e mbare e per me shume kur ajo gerryhet perbrenda nga krimi e korrupsioni ekonomik. Sa me shume shtyhet marrja e vendimeve te rendesishme ne lidhje me shpenzimet duke njohur realisht te ardhurat aq me i veshtire do te jete neser shoku i rikthimit ne nje qendrueshmeri fiskale. Ne fund te fundit, çdo force politike duhet te mendohet mire para se te kerkoje pushtetin nese nuk motivohet nga deshira per te future miliona ne xhepat e tyre.