Brahim (Ibish) AVDYLI:
(Përkitazi me librin e Filippo Landit dhe Ilire Zajmit, “UN TRENO PER BLACE”, publicistikë, vepër e botuar për herë të parë nga “Edizioni la Meridiana”, Molfetta BA, në Bari të Italisë, në vitin 1999, dhe të botuar edhe në shqip, nga SAGA Prishtinë 2011, “NJË TREN NË BLACË” me dy redaktorë, Agim Gjakovën dhe Sylejman Aliun, dhe të cilën, ne, po e promovojmë, me 07.03.2015, në mes të Zvicrës, në Zürich, në Volkshaus, e në një tubim tejet vendimtar…)
Prej kohësh më kanë lutur miqtë e mi që ta lexoja këtë vepër dhe të shkruaja një recension, pa e ditur origjinën familjare të autorëve. Personalisht, më duhej t`u lagohesha syve të ligj të botës kurreshtare. Nuk e kisha idenë se zj. Ilire Zajmi ka punuar në një revistë, sikurse për shumë gazeta shqiptare dhe të huaja, edhe të Italisë, etj. Më kujtohej nga disa raporte apo lajme televisive të Radiotelevizionit të Kosovës. Ilire Zajmi është një frekuentuese e faqes sime të intenetit, e cila, i ka më shumë se 820 frekuetues.
Protestat e mërgatës shqiptare në Zvicër të prira nga autori i librit, Brahim Avdyli më 1981
Tani e dimë se ajo është Magjistër e komunikacionit dhe ka mbaruar studimet themelore për Drejtësi. Aktualisht punon si manaxhere e njësisë së arsimimit; trajnere në RTK- Radiotelevizioni publik i Kosovës; profesoreshë e Universitetit ABB në Prishtinë dhe trajnere e gazetarisë televisive të Institutit të Mediave të Kosovës. Ajo shkruan poezi, prozë, publicistikë dhe faqen e saj të internetit ma ka dërguar edhe mua. Poesia e saj është e përkthyer anglisht, italisht dhe rumanisht. Këtë vepër publicistike, që po e promovojmë, e ka të shkruar në iltalisht e në shqip.
Autori tjetër është italiani Filippo Landi, i cili është gazetar i televiozonit publik italian- RAI dhe korrespodent i të gjitha luftimeve në Jugosllavi, por edhe korrespondent i RAI-it nga Jerusalemi, i Izraelit. Kur i përmendim këto të dhëna e dimë se autori ka një përvojë të gjatë në gazetari dhe e kuptojmë se ai është edhe fitues i disa çmimeve të gazetarisë për këto reportazhe të luftës. Vetëm në vitin 2010, Filippo Landit iu dha çmimi kombëtar “Antonio Russo” për reportazhe nga lufta. Megjithëse e patëm ftuar në këtë promovim, ai nuk pati kohë të vijë në mesin tonë…
Stema ilire
Kjo vepër është e vlerësuar si një pasqyre për vdekjen dhe mbijetesën në luftën e Kosovës. Është një rrëfim autentik që shkon përtej kronikës së thjeshtë të raportimit të faktorëve të luftës dhe bazohet kryesisht nga dy autorë, që janë në këtë libër të publicistikës, gazetarë të mirëfilltë e më shumë rrëfimtarë të ngjeshur, me një pjesë tragjike të luftës e të dhimbshëm, që takohen pas disa akteve tragjike me njerëzit e pafajshëm e të pambrojtur, duke dalur nga një ferr i luftës, në kufirin e Kosovës e Maqedonisë sllave, aty, “në teritorin e askujt”, në Blacë, të kontrolluar rrebtë nga sllavo-maqedonët, pas një përpjekje të ashpër të tagjedisë së Kosovës.
Ky rrëfim autentik është rrefim nga dy pikat e skajshme të njëjtit segment emocional, nga dy anë të kundërta, italianit Filippo Landi dhe shqiptares Ilire Zajmi. Ai është një rrëfim rrënqethës për të gjithë ata që e lexojnë, nga pika e parë e deri në rrjeshtin e mbramë, i cili të zë frymën e të plasin lotët.
Sigurisht se duke lexuar këtë vepër të veçantë, për dikend tepër të vogël, për dikend të kundërshtive, e për mua një vepër të madhështive nga pikat e skajshme të një segmentit emocional të veçantë, e përjetojmë se autorët nuk e njohim të gjithë realitetin e luftës, veçanërisht në Istog, Pejë, Deçan, Junik, Koshare, Morinë, që është vendlindja ime, fshatrat përreth, Smolicën, në anën tjetër Shishmonin e Babajt e Bokës, Gjakovën dhe rrethinën e saj, deri në Rogovë të Hasit, përtej Erenikut, që është e lidhur prej lumit me të njëjtin emër e deri në Dri, pra rajoni kufitar me Shqipërinë, sidomos me Malësinë e Gjakovës e Bjeshkët e Shkelzenit. Kjo do të thotë se nuk kanë qenë në rajonin e Malësisë së Gjakovës, në Junik e në Koshare, dhe nuk flisnin për Gllogjanin dhe pjesën vitale të Dukagjinit.
Autorët nuk do ta njohin këtë rajon, në një luftë vendimtare që ka pasur kjo zonë, sidomos Morina, Kosharja, Smolica, Juniku, atëherë në Komunën e Gjakovës. Lufta është shprehur mirë dhe njëanshmërisht. Ajo ka pasur njëfarë zbrazëtie të të dhënave konkrete, e veçanërisht të luftës së Morinës e Koshares me Armatën e RSFJ, krahas Njësive Speciale të Milicisë së Beogradit, që vetëm në një ditë të veçantë të luftimeve janë vrarë në Morinë 64 pjesëtarë të Milicisë Speciale të Beogradit, të dhëna edhe në lajmet e TAJUGUT.
Pa marrë parasysh se kush kam qenë dhe çfarë roli kam pasë, ndër të tjera vëllai im, Sadri Avdyli, Baca i Maleve, ka qenë komandant i Morinës dhe i ka futur nëpër këtë kufi edhe njerëzit e veçantë nga Zvicra, pa i njohur dhe pa i pasur këto të dhëna, tepër të njohura të Zonës Operative të Dukagjinit, të mungon në këtë libër publicistike personi i tretë, që do të lidhej me autorët, me Filippo Landin, raportues të luftimeve nëpër botë nga Radiotelevioni RAI e Ilire Zajmin, nga Peja, por e rritur me familje të saj në Prizren, gazetare shumëvjeçare e disa gazetave të vendit, atëherë RSFJ-së dhe tani i Repubikës së Kosovës. Secili lexues mund të luajë “personin e tretë”, por, ta njohësh vetë historinë e mirëfilltë, prejardhjen e popujve të këtij vendi, sheh se të mungon edhe shtjellimi i drejtë i saj. Ky shtjellim i mungon tërë botës, jo vetëm autorëve dhe veprës së tyre publicistike.
Së pari, nuk ke si të mos e ndiesh të gjallë uturimen shkatërruese të një realiteti të mbjellur dhunshën nga popujt e ndryshëm “të prejardhjes” së tyre, me emrin “Jugosllavi”. Pa mos humbur shumë kohë, e duke e njohur mirë të vërtetën historike të këtij diametri, qoftë nga koha e prejardhjes së kombit tonë, qoftë nga jeta e Perandorisë Bizantine apo nga Perandoria Romake- e udhëhequr kryesisht në pjesën më të madhe nga perandorët ilirë, e deri te luftërat e I-rë dhe të II-të, lufta këto botërore, e nxjerrim një konkluzë konkrete historike, se vendasit e kësaj hapësire- i l i r ë t dhe robëruesit e ndryshëm të kësaj zone, në radhë të parë ata që dualën shekuj më vonë me pjesët e pakicave të popullit ilir.
Atëherë i kishte sjellur vetë Perandoria Bizantine, për t`u “mbrojtur Iliria” dhe qe “riprodhuar” ky konglomerat edhe nga sklevërit e shumtë të ilirëve. Emrin e tyre serbët e morën prej Iranit të sotshëm. Fillimisht quheshim “sllavë”, në shekujt XV, XVI e XVII, duke frekuentuar kishat ortodokse shqiptare; e sidomos në gjymën e parë të shekullit XVIII e gjysmë së parë të shekullit XIX, filluan të marrin konturat artificiale si “komb”. Pra, “serbët” dhe “kroatët”, duke shpikur se na qenkan kombe “sllave”, apo “jugo-sllave”, sidomos serbët, se gjoja vinë “nga Rusia”, dhe se “historia” e tyre na qenka “një histori e tërë botës”, madje, edhe nëse thuhet se “janë fise të ardhur”, ata paskan ardhur “150 vite më parë” se sa na e “tregojnë” këtë “ardhje” me argumetet e palujtshme të historisë dhe të arkeologjisë. Shqiptarët nuk na qenkan “bijë të ilirëve”, as “nipa të pellazgëve”, prej gjenezës së popujve të Evropës, por “kanë ardhur vonë nga Shqipëria”, gjë që nuk është aspak e vërtetë. Etj., etj.
Së dyti, këta janë “popuj të tjerë” dallohen nga vazhdimësia politike dhe luftarake diametrialisht prej shqiptarëve. Shqiptarët nuk duan të luftojnë; nuk duan të marrin asgjë; nuk duan të marrin ate që nuk e ka dhënë Zoti i Madh; madje ikin edhe nga toka e tyre pa i rrokur armët për të vrarë dikend, edhe kur këtë ua imponon jeta që ta mbrojnë vetveten dhe nuk kanë rrugë tjetër, atëherë po, i marrin armët që të mbrohen. Ndërsa serbët janë të dalur prej dorës së Zotit; marrin çdo gjë të mundshme, pronë e pasuri të tjerëve, më të dobët; vrasin pa brejtje të ndërgjegjes; vrasin fëmijë, dhunojnë gra të reja e të vjetra; vrasin pleqë; të sëmuar; si bishat e egra, aspak pa ndërgjegje njerëzore. Kjo tregohet edhe në këtë vepër publicistike, por edhe në të gjitha spektrat e jetës sonë. E kanë filluar prej “origjinës” së vjedhur artificiale.
Janë kryesisht këto “pseudoargumentet” historike sllave. Ata duan me çdo kusht, rrejshëm e bukur, ta shtyjnë më përpara “eksistencën” e vërtetë, vite dhe shekuj, me pseudofakte. Të gjitha këto periudha karakterizohen me luftëra të pabesa ndaj shqiptarëve dhe në çdo mënyrë duan ta shkatërrojnë kombin ilir e shqiptarë. Duan të shtrojnë gënjeshtrat e tyre se “ilirët nuk kanë lënë gjuhë”, se “latinishtja është e vetmja gjuhë e vjetër”; se “greqishtja qenka një gjuhë shumë përpara gjuhës sonë”; se “ne jemi të vonshëm, shumë më të vonshëm”; se “ne jemi krijuar pas latinëve”; dhe plot përralla të tjera të tyre, sikur nuk i njohin të dhënat historike dhe arkeologjike. Pra, nuk dëshironin që ilirët të kene “bijë të vërtetë”.
Ne, shqiptarët, arbanasit, ilirët, jemi nipat e pellazgëve, jo “grekët”, dhe as baballarët e “makedonëve”- sllavë, sepse nuk janë “sllavë” makedonët, por iliro-shqiptarë, dhe është rajoni i vërtetë i qarkullimit të shqiptarëve, e as Mali i Zi, që kanë në përqindje të madhe prejardhje ilire dhe janë më të ligë ndaj shqiptarëve, bijtë e ilirëve, nipat e pellazgëve. Po e sjellim këtu një shkëputje nga artikujt për pellazgët, për ilirët në faqen time, http://www.brahimavdyli.ch, që thotë:
“Apiani (vitet 95-160 pas Krishtit) pohon në lidhje me zanafillën e tribuve ilire (Luftërat Ilire, libri X, 2)” ku thotë se “Thuhet se ky vend (pra vendi i Ilirëve, anë e përtej Danubit e deri në Düsseldorf me rrethinë, të Gjermaisë!) e ka vendin nga Iliri, biri i Polifemit. Ciklopi Polifem dhe gruaja e tij Galatea kishin në të vërtetë tre djem: Keltin, Ilirin dhe Galtin”… “Për këtë arësye u quajtën keltë, ilirë dhe galtë”, që janë ilirët, keltët dhe galtët, pra mbretëritë dhe popujt që e mbushin tërë Evropën. Ciklopi Polifem tregon të mëdhejtë gegë, gigantët, që i prijnë Greqisë.
Për Ilirët, mjafton të gjëjmë librat e shumta të shkencave, më së pari të historisë së vjetër dhe ta vërtetojmë se ilirët janë baballarët tanë dhe të vëtetojmë se gjuha shqipe është e para në listën e gjuhëve të vjetra të popujve, jo siç e kemi mësuar ne nga armiqtë tanë. Ajo nuk është e shkruar në vitin 1462, siç na referojnë pseudoshkencat, në radhë të parë ato që quhen “shkenca të gjuhësisë”, por ka qenë e shkruar kur janë krijuar popujt. Për shembull, fjala “ATLAS”, e shpjeguar shkurt, do të thotë “AT- LAS”, pra “ATI I LASH”, d.m.th.”Unë, ati i juve, ua lash tashëgim”, këtë libër hartash, të cilën nuk e shpjegon asnjë gjuhë e botës, sepse është prej shqipes, të parës gjuhë të shkruar në Evro-Azi…
“Serbë” janë quajtur kështu ata që udhëhiqeshin me të liga, me të prapta, çnjerëzisht e histerikisht, që romakët i krahasojnë me fjalën latine “serpente”, si gjarpër, por kjo nuk është emërtim i “kombit” të tyre artificial. Emri “Serbë” rrjedhë nga ata që kanë qenë të ardhur prej Serbistanit të Iranit të sotshëm, ndërsa “kroatë” janë quajtur ata që patën ardhur nga Hrvati prej Afganistanit, dhe e morën emrin e tyre “Hrvatia”, pra kroatët, edhe pse çuditërisht ishin kundërshtarë me serbët, paraprakisht në fé, njëra palë e krishterë ortokokse e lindjes dhe tjetra palë e krishterë katolike romake, kur po perëndonte Perandoria Bizantine e Lindjes, e themeluar nga iliri i parë, Konstandini i Madh, me 11 maj 330 dhe e shkatërruar me terror nga Osmanët, të marten, me 29 maj 1453, hiq më pak se 1123 viteve e 18 ditëve, nga iliri i fundit, Konstandini XI Poleolugu , që askush nuk mendon se është kështu.
Por, z. Filippo Landi ka persona serbë që i njeh, njëri është Bobani, dhe me te shoqërohet edhe në luftën e Bosnjës. Ai, të vetin e ka një njeri që është udhëheqës dhe ka përkatësinë ushtarake kriminele serbe.
Besimi nuk është “domethënie e kombit”, por besim, sepse gjaku nuk bëhet sipas besimit, por sipas prejardhjes. Serbët dhe kroatët, dy kombe artificiale (po e them, “kombe artificiale”, jo sikur e shohin dy autorë të librit “Një tren për Bllacë”, por si studius), duke marrur me vete edhe sllovenët, që dihet se bashkë me një pjesë të kroatëve, sidomos dalmatët, që janë tërësisht ilirë dhe i kanë ruajtur me respekt shenjat, emrat, vendet, mitet e historinë ilire, edhe pse ishin kundërshtarë me serbët, u bashkuan në kohën e Rusisë, në periudhën e Perandorisë Osmane, e gjatë përëndimit të ekzistencës 500 vjeçare të Perandorisë Osmane, me emrin e përbashët “jugo-sllavë”, edhe pse nuk ishin të përbërë nga “sllavët e jugut”; nuk kishte “gjuhë të folur jugosllave”; apo nuk kishte “komb” të atillë. Flitej serbo-kroatishtja, gjuhë artificiale…
Nuk po lëshohemi më tepër në gjenezën e mirëfilltë të popujve, të cilët gradualisht dolën në skenë në gjysmën e dytë të shekullit të XVIII dhe gjysmën e parë të shekullit të XIX, deri atëherë më shumë të quajtur Gadishulli Ilirik, e cila u ndryshua nga Evropa e Britania e Madhe në Gadishullin Ballkanik, sepse e kujtoj se nuk e dini dhe nuk e kuptoni historinë e vjetër të pellazgëve dhe të ilirëve. Ngjan se jeni zgjuar tërësisht nga pseudoshkenca serbo-sllave dhe nga pseudoshkenca europiane dhe botërore.
Pra, nga ky spektër, nga historiografia, e filloj këtë recensionin të librit, nga karakteri i të dhënave të reja të historisë, edhe pse është libër publicistikë. Në pjesën dërmuese sllavët përbëheshin prej pakicës së popullatës ilire dhe skllave, e cila e degradonte vetveten duke kaluar në anën serbëve gjakpirrësa e shizofrena dhe të kroatëve të tmerrshëm, duke mos i përmendur të dhënat e veta, madje aspak të origjinës së tyre, sado që në Kroaci dhe në Serbi janë “kelmendasit” një prej fiseve të mëdha; kanë edhe sot rajone të tyre, në dy shtetet; prej tyre është papa Clementi i XI-Albani, ndonëse quhet “Clementi” në vend të quhet “Kelmendit”. Gjenealogjia e familjes së tij është e përmbledhur në një vepër të madhe, nga Urbine e Bergamo e Italisë, në 300 faqe, të formatit të madh.
Kjo nuk është e vetmja vepër e jona e lexuar, por janë 200 vepra të tjera të historisë, të lexuar e të studiuar, psh.: “Shqiptarët dhe problemi pellazgjik” ; “Pellazgët, origjina jonë e mohuar” ; “Iliriciteti i maqedonasve dhe i epirotëve” ; “Pellazgët kanë folur dhe shkruar shqip” . ; “Roli pellazgo-ilir në formimin e kombeve dhe gjuhëve europiane” ; “Gjenet, popujt dhe gjuhët” ; etj. etj. dhe do ta shihje pseudoshkencën shqiptare dhe evropiane, të përmbledhur në “shkencën e Albanologjisë”.
Por, ky libër, është një vepër e mirëfilltë publicistike. Të dhënat nga ky aspekt janë të mangëta dhe libri e lejon. E shkruar nga dy autorë të shteteve të ndryshëm, nuk e kanë mirënjohur territorin e “dardhanisë”, që të tjerët nuk mund të shqiptojnë “dh” shqipe dhe është shumë më e gjërë se Kosova. Tri shetet përrreth nesh nga të shtatë armiqtë e patjetërsueshëm që i kemi mbi kokë, janë të prira nga urrejtja ndaj shqiptarëve, sepse janë detyrimisht okupatorë dhe copërtues të territorit autoktonë historik të shqiptarëve, bijtë legjitimë të ilirëve: në Serbi-rajoni i Kosovës lindore e veriore, që shkon deri në Pirot, Nish, Arbanas e Bllacë; dhe përëndimore, që përfshihet me tërë “Sangjakun e Serbisë”, me Tregun e Ri, i thënë me fjalorin serbë “Novi Pazar” ; në Mal të zi, me “Sangjakun e Malit të Zi”, me Mbipejën, Plavën e Gusinë; me Mbishkodrën, Ulqinin e rrethin e bregdetit deri në Tivar e rrethinë; dhe vetë Maqenoninë, që nuk është krijuar siç ka qenë gjatë historisë së vjetër me rajonin e Selanikut, por është krijuar artificialisht me Shkupin, kryeqytet të Dardhanisë, pra të Dardanisë, sepse të huajt nuk duan të shqiptojnë “dh” shqipe, sikurse ndodh kjo edhe nga emri i lumit të Dardhanisë,”Bardharit”, d.m.th. Lumi i Bardhë, jo Vardar, sepse “B” e lexojnë “V” makedono-sllavët…
Po të shikosh të gjitha kapitujt e të ndjesh me dhembje tërë këtë shkrim të ngjeshur publicistik, të botuar më parë më 1999, në Bari të Italisë, të përkthyer në shqip dhe të botuar nga SAGA, më 2011, do të bëjë përshtypje sikur i tërë libri është shkruar nga një dorë, edhe pse njëra dorë është shqiptare e tjetra dorë është italiane, njëri femër e tjetri mashkull. Ata takohen e shihen atë vit, në “tokën e askujt”, në Bllacë, në mesin e 500.000 shqiptarësh të kontrolluar rrebtë nga makedonët sllavë, që në mesin e tyre ka edhe fëmijë që vdesin nga pamundësia për ta marrë jetën përsëri ose të lodhur e të plagosur tej mase, dhe është një zë i përbashët.
Ai dallon vetëm në faqen 119, në të cilën e përshkruan misionin “Pelikan”, i cili më kujtohet fare mirë, sepse në atë kohë kam shkuar në Shqipëri dhe e kam vizituar Qeverinë e Shqipërisë; i kam thënë Kastriot Islamit, kryesuesit të Kuvendit të Shqipërisë, se duhet të japin edhe një polic shqiptarë në të gjitha pikat e tyre, për të pasur një evidencë për tërë rajonin ku do të dërgohen dhe për ta parë pamjen lakonike të prapavijës së misionit.
Prej asaj dite ka filluar të ketë përcjelljen e këtij misioni Shqipëria, me sa kishte mundësi, vetëm se Filippo Landi thot haptazi, se kanë “marrë marihuanë, kriminelë dhe prostituta”, por “shpesh harrojnë muratorët, zanatlinjtë, kuzhinierët dhe gratë me shërbim. Ndërsa prostitutat, shumë shpesh, nuk janë tjetër pos skllave të kriminalitetit shqiptare dhe italian”. Shqipëria është “hutia e politikanëve të saj, korrupsioni i krerëve në pushtet dhe i të gjithë atyre që i rrethojnë e që marrin paga të majme, si vartës të shtetit”.
Pra, ky libër nuk i njeh këto të dhëna të vlershme historike edhe pse është njëfarë polifonie e trishtë publicistike me një pjesë të gjendjes reale të luftimeve, pa marrë parasysh se dhënat nuk janë aq të sakta; të tragjikës së vdekjes, që e sakaton si një oktapod i pamëshirshëm jetën e bulëzuar lirshëm e me buzëqeshje në kohën paraprake të Kosovës nga ana e fëmijve të pafajshëm; tmerrin e madh të mordjes e tortuarave çnjerëzore, të cilat i kryejnë gjakftohtë dhe e bënin për një çast krimin e madh pa asnjë brejtje të ndërgjegjes, deri te vajzat e reja që i dhunonin më parë e pastaj vriteshin; te gratë e pleqtë sipas radhës, etj. – format më të pallogaritshme të dhunës e vdekjes, të cilat vetëm serbët mund ti bënin. Është kjo një polifoni tepër e trishtë që shkruhet nga një gazetare shqiptare dhe nga një korrespodent i luftës së televisizionit italian, me një pjesë të së vërtetës, që takohen për herë të parë, në kufirin e ish Republikës së Maqedonisë, që e shkruajë këtë vepër, i cili, e kapërcen logjikën e rrëfimit të luftës.
Në kapitullin “Bobani” të Filippo Landit, ne mësojmë se paska serbë të mirë, që ia rekomandojnë atij të shkruaj nga Beogradi këtë libër me Ilire Zajmin. Hera e parë që i rekomandohet të lidhet me një shqiptare nga Kosova prej serbit të Serbisë. Filippo Landi lidhet me një gazetare shqiptare, përmes duarve të Beogradit dhe kjo na zgjon asociacione të palogjikshme e të pakuptueshme, sepse edhe Beogradi kishte njerëz të tillë, si Bobani. Ne e dimë se ata i kanë udhëhequr gjithmonë luftimet kundër shqiptarëve, por kishte edhe njerëz të këtillë, që nuk mendonin si pjesa dërmuese e serbëve. Siç na thotë Filippo Landi, “Jugosllavia po shpartallohej…në Beograd”. Serbia kishte njerëz që degradimin e madh human e shihnin më parë, dhe se “Bobani, serb, mund ta maste më shumë se të tjerët”.
Duhet cekur se luftën e tmerrshme e shkruajnë kapitull pas kapitulli autorët e saj, nga “Atdheu i munguar”, “Prishtina”, “Një luftë e papërfunduar”, “Përkthyesja e Beogradit”, “Prizreni”, “Rahoveci”, “Ëndërro-Ëndërro”, “Bllaca”, “Bobani”, “A do të jemi gjallë”, “Në kampin e Bllacës”, “Ilirja”, “Të moçmit e Ballkanit”, “Të kthehesh në shtëpi”, dhe “Kosova”, të cilat, ti zgjojnë të gjitha ethet. Të kishim pasur mundësi t`ua jepnim një statistikë të së njëjtit krah politik, Edita Tahirit , më përpara, të botuar nga “Dukagjini” në Pejë, në vitin 2001, do t`ua kishim rekomanduar një statistikë më të studiuar, të cilën e kam përfshirë në magjistraturën time, te Shkencat Politike, ku thuhet se para luftës, në Kosovë, janë bërë mjaft krime, ku ndër të tjera 7‘400 fëmijë të helmuar; 300 shqiptarë të vrarë; 1300 të burgosur; 500.000 të keqtrajtuar dhe të torturuar në mënyrë të ndryshme; 150.000 shqiptarë të larguar nga puna; 500.000 të larguar nga Kosova, etj. Ndërsa gjatë luftës në Kosovë janë bërë krime të pafalshme: 11.500 shqiptarë të vrarë e të masakruar, kryesisht fëmijë, gra e pleq; mbi 615 varreza masive prej të cilave rreth 300 të ekshumuara; 2.170 shqiptarë të mbajtur peng në burgjet serbe; mbi 20.000 shqiptarë të dërguar nëpër burgje në kohëra të ndryshme; 2.930 shqiptarë të zhdukur; mbi 400.000 shqiptarë gjenden jashtë Kosovës, si dhe dëme të mëdha materiale.
Faktura nuk duhet të shikohet në libër, sepse ajo nuk mund të jetë e saktë, por mënyra se si përshkruhen ngjarjet, pa marrë parasysh se autorët mund të kenë edhe pengesa të informacionit, dhe Ilirja, përkatësinë familjare e të përgjithshme, apo animin nga krahu politik, edhe nga Veton Surroi, që nuk e dinë se ai ka qenë i organizuar prej Kryetarit të Kryesisë së RRSJ-së, Ante Markoviç, në Këshillin Jugosllav për Iniciativë Demokratike të Kosovës, dhe më ka pasur si kundërshtarë të rrebtë gjatë demostratave gjithëpopullore të dhjetorit 1989 e deri në fillim të marsit 1990, kur e lëshova me lot Kosovën e deri në Zvicër.
Fotoja në ballinën e librit është bërë nga Filippo Landi në fshatin Llukar, nga këndi i një shtëpie ku të dëbuarit kosovarë u plaçkitën dhe pastaj u vranë, me datën 21 prill të vitit 1999. E vetmja dëshmitare serbe, që vendosi të rrijë aty dhe të shfryejë në paraushtarakët serbë dufin e saj, siç thotë Filippo Landi, vrasjet kishin vazhduar për tri ditë në këtë rrugë. Ishin të gjithë shqiptarë nga fshatrat e afërta dhe i kishin plaçkitur të gjitha ato që i muarën paraushtarakët serbë. I kishin dërguar në një shtëpi skaj të rrugës, që e kishte fotografuar Filippo Landi, për ti vrarë të gjithë. Janë varrosur në fshatrat e fshatit, të nesërmen, nga romët, me një grusht dhé mbi trupat e hjedhur njëri mbi tjetrin. Romët ngarkosheshim me varrosje pothuajse gjatë tërë kohës.
Plot rrënqethje ka libri. Të ngjethet mishi së gjalli. Ilires i kalojnë në mendje të gjitha masakrat, edhe ata të pushtetit gjoja demokratik, që nuk dihet si do të përfundonte, sepse Millosheviçi e njihte vetëm gjuhën e forcës. Është e vërteta shumë e trishtuar nëpër të gjitha ato masakra. Kulmi i trishtimit ishte masakra e Reçakut, që e kishte parë me sytë e gjallë e të mbushur me lotë. Ambasadori amerikan, Uiliam Uoker, si kryesues i vëzhguesve të OSBE-së, i kishte parë. Në Kosovë kudo kishte krime lufte, por këto të Reçakut e nxorën të vërtetën në shesh. Kosova shpalli tri ditë zie. Në varrimin e ri marrin pjesë mbi 10.000 njerëz të revoltuar. Toka kudo ka qenë e mbuluar me gjurmë gjaku, me gjakun e njerëzve të vrarë, me gjakun që ka ngrirë. Në truallin e një shtëpie sheh Ilirja “trurin e një të mjeri, pak më tutje veshët e dikujt tjetër, një gisht në dorëzën së furgonit të shpuar nga plumbat”…
Trishtimi nuk ka fund. Po kalojmë në zonën neutrale mes Kosovës e Maqedonisë, në Bllacë, ku është skena e tragjedisë njerëzore. Për dy javë e gjetën vdekjen 25 persona. Në vend se kosovarët të mendojnë se kanë shpetuar, edhe aty ballafaqohen me vdekjen. “Një tokë, një tendë, një lumë i ndyrë jetën e fëmijve të vegjël”.
Sado që fundi është i njohur, me gjithë dramat e tragjeditë e saj, shprehja intime e Ilires me Veton Rugovën, nipin e Ibrahim Rugovës nuk vjen natyrshëm, as e thënë me arësye, sepse llahtaria e tragjedisë është e paharruar dhe që të bllokon për ditë të tëra.
I tërë një lumë njerëzish është i bashkuar në Morinë të Kukësit, ku vinë pariturazi 400.000 refugjatë shqiptarë nga Kosova. Ndëshkime të papara kishin refugjatët. Një i ri, rreth 20 vjeçar, i kishte duart e fryra e të ajtura si dy topa, rrëfen Filippo Landi. “UÇK-ja me forcat e saj të pakta, nuk mund ta fitojë kurrë” , thotë ai. NATO-ja po bombardonte të gjitha pikat ushtarake të Serbisë nëpër Kosovë. Forca e tyre po bombardonte “pikat e artilerisë serbe dhe kazermant e ushtrisë”.
Serbët ishin të humbur. Trupat e para hyjnë nga Kukësi në Kosovë. Lufta po mbaronte.
Familja e Ilire Zajmit po mblidhej në Artenës, një vend i shumë i bukur dhe një qytezë e vogël në Kastelli Romani të Italisë, nga të dy anët, nga kampi i ferrit të Bllacës dhe refugjatët e Shqipërisë.
Kushërinjtë e Vetonit, që e ka të afërm ish-presidentin e Kosovës, ishin të gjithë të ekzekutuar në fshat. “Është e dhimbshme humbja e jetëve të pafajshme jetësore” – thotë Ilire Zajmi, në pjesën e saj “Të kthehesh në shtëpi”. Dhe, ashtu është. Çdo formë e humbjes njerëzore nëpër vuajtje e tortura të mëdha ishte tepër e dhimbshme. Prandaj, të gjithë ishin të familjes së burrit të Ilires, me të cilët e ndanë fati t`i përjetojë. Në pjesën e fundit, Filippo Landi thotë se nuk kishte vullnet për të ndërtuar një “Kosovë multietnike”. E, a mund të jetë Kosova “multietnike”, që kishte prej fillimit të saj mbi 80% autoktonë shqiptarë! Kështu po e quajnë të huajt, por ajo nuk ka qenë kurrë kështu. Dhe, po e marr këtë rast vetëm për t`ua shpjeguar një gjë tepër të rëndësishme, sado që ka një rast në Prizren, që ai e vendos për të nxjerrë vetë një përfundim të dhimbshën, tepër të dhimbshëm, të një fëmije që qanë nën presionin e një sëmundje të gangrenës. Përkundër operationit të parë, nuk ka shpresë të shpëtojë.
Kështu autori Filippo Landi sikur e ndjenë se në Prizren, nuk duhet kërkuar armiqë përreth vetes, por për ta gjetur forcën për përmirësimin me të mirë . Neve na fut në një temë të pashpjeguar më parë. E dimë se Ilirja e thotë në disa vende të këtij libri, se prindërt i saj dhe familja kanë banuar në lagjen TUSUS, e thirrur kështu nga turqit dhe me një shkronjë më pak. Ne, po e shpjegojnë me “fjalorin” e gjërë të shqipes dhe odiseja e ime për ta gjetur nëpër dhjetra vizitat nëpërmes kësaj lagje, por nuk e kam ditur se Ilirja i ka prindërit aty. Latinishtja dhe turqishtja e kanë marrë prej ilirishtes, d.m.th. prej gjuhës shqipe TURIA, sepse, po e them me plotë të drejtë se latinishtja ka dalur prej shqipes.
Gjuha shqipe ka filluar të thirret që heret nga latinët “gjuha albane” apo “Albanensis-e”, ndërsa “Albaniorum”- shqiptarët dhe “Albania”-Shqipëria. Po e theksojmë edhe njëherë, në këtë shkrim recenzues, se gjuhët e botës kanë dalur nga gjuha shqipe dhe jo gjuha shqipe nga gjuha latine apo greke, që kosiderohen më të vjetra se sa shqipja. Duke u nisur nga kjo “shpikje” e paditurisë, mjaft “shkencëtar” në botën shqiptare dhe tjetër quhen thjeshtë “albanolog”. Po ta shohin faktin se në Shqipëri quhen të tillë prej ndikimit apo subndikimit politik e ekonomik të shtetit e popullit fqinj të Italisë dhe të italianëve, “harrojnë” me qëllim se ata janë ndikuar gabimisht prej latinishtes, të cilët edhe ashtu e kanë prejardhjen e vetëm prej nesh dhe fjalorit të Ilirishtes. Artena, Kastelli Romani dhe Albanët e Romës shpjegohen prej shqipes, por ne po e lëtë këtë punë. Gaius Plinius Sekundus ka thënë se ilirët e kanë krijuar të parin alfabet dhe romakët shkrimin e tyre e morën nga ilirët. Këte e kanë marrë edhe gjuhët e dalura prej latinishtes.
Prandaj kjo fjalë e këtij vendi ka qenë në ilirishte dhe shqipe TURIA/TURSUS. Turqit më vonë e bënë “fjalë turke” me një germë më pak, TUSUS, sepse nuk është e vërtetë çka thonë vendasit, në pyetjet e mia. Nga emri TURIA e ka marrë emrin CYRIHU (ZÜRICH), por as vendasit e këtushëm nuk e dinë këtë çështje që ta shpjegojnë. TURIA është quajtur nga latinët TURIKUM, që më vonë vendasit e këtushën e deformuan në ZURICHUM, sepse nuk e dinë se emri i njëjtë nga TURIA në ilirishte do të thotë TURIKUM. Më vonë e shkruan ZÜRICH, për lehtësi shqiptimi, po e ditur asnjëherë origjinën e këtij emri dhe qyteti.
Unë i kam rënë sa e sa herë nga lagja e Tususit deri te Retija e vogël, në Komunen e Rahovecit, emrin e të cilës e ka pasur tërë Zvicra, RETIJA, sipas Retisë Prima dhe Sekunda. Në Rahovec quheshin Retija e madhe dhe e vogël, që njëra është rrënuar e tjetra edhe sot është e gjallë, por e vogël. Emri “Rahovec” është i huaj, por rrushi dhe rakija apo vena ka mbetur e gjallë nëpër popullatën shqiptare, edhe kësaj dite.
Ka kohë që mbetem gjallë nga këto emërtime, që disa thonë se është pjellë e fantazisë poetike, sepse vetë nuk e marrin me mend se mendja është e madhe dhe i kap të gjitha këto gjëra të pakapshme.
Zürich-it i jam sjellur vërdallë sa e sa herë. Në bregun e liqenit ka një përmendore të ndërtuar nga një zvicran i njohur. Ështe koka e liqenit të Cyrihut. Djali i mbretit të Trojës, Ganymed-i, luan me një shqiponje, që rrinë te këmbët e tij, i cili na i jep të gjitha të dhënat, edhe nga emri, edhe se ishte bir i mbretit të Trojës dhe se Troja ka shpjegim të shqipes. Pra, ne kemi qenë një popull i madh, prej Trojës së Turqisë e deri në Dyzeldorf të Gjermanisë. Kosova është quajtur “Dadhani”. Sot quhet ende “Dardanele” rajoni i veçantë i Turqisë. Flamuri i Turqisë, me yll e hënë, është shenja e stema e shtetit ilir.
Pra, nuk është Republika e Kosovës “shtet multietnik”, sado që të jenë munduar pushtuesit e njëpasnjëheshem, herë serbët e herë turqit, t`ia prishin strukturën popullit të qytetit 80% shqiptare. Kosova është emër i rrjedhur me pyka nëpër histori-gjoja se e shpreh ate që paska thënë edhe greku, e që janë tre prej armiqve tanë nga të shtatë armiqtë!
Na rrjedhin të gjitha gjërat që prej latinëve e këtej së prapthi dhe çdo përpjekje bëhet bëhet si në emërtime, si në sfera të jetës, për ta mohuar vetveten.
Kosova është ilire, dardane, pra dardhane, që prej kohëve të vjetra dhe prej kohës parahisorike! Ajo ka lidhje me dardhanët e Turqisë e Trojes, d.m.th. trojeve tona të hershme të Turqisë paraislamike!
Dardhat Hase, pra hasjane, toka më tipike që ka mbetur edhe sot qendër e shqiptarizmit, e varfër dhe e ndarë në dy shtetet, Kosovë e Shqipëri, është pjesa që bashkohet me Prizrenin.
Këtu, për herë të parë, jashtë vendit, po e promovojmë këtë libër të publicistikës, nga TURIA në TURIKUM, nga Prizreni në Cyrih të Zvicrës.
Dardhania ka qenë vendi i dardhave të ëmbla. Dhashtë Zoti i Madh të bëhet edhe njëherë Dardhania e vjetër dhe të jetë tërë bota përparimtare ajo që do ta kuptojë të vërtetën!…
Rapperswil, 05.03.2015
– Marrë nga faqja ime, http://www.brahimavdyli.ch, në “Shpalimet për Evropën-11”, cituar sipas Aref Mathieu, “Mikenët-Pellazgët, Grekët ose zgjidhja e një enigme”, Plejad, Tiranë 2008, faqe 210.
– John Julius Norwich, “Bizanti, shkëlqimi dhe rënia e një perandorie 330-1453)”, Eugen, Tiranë 2005, faqe 350.
– Eqrem Zenelaj, “Gjenealogjia e familjes shqiptare Albani nga Urbino dhe Bergamo e Italisë- Papës Clementi XI-Albani”, Faik Konica, Prishtinë 2009;
– Spiro Konda, “Shqiptarët dhe problemi pellazgjik”, Tiranë 1964 ose Eugen, Tiranë 2011;
– Dhimiter Pilika, “Pellazgët, origjina jonë e mohuar”, Botimet Enciklopedike”, Tiranë 2005;
– Arsim Spahiu, “Iliriciteti i maqedonëve dhe i epirotëve”, Mësonjëtorja, Tiranë 2006;
. Muharrem: “Pellazgët kanë folur dhe shkruar shqip”, Rofon, Tiranë 2013;
– Elena Kocaqi: “Roli pellazgo-ilir në formimin e kombeve dhe gjuhëve europiane”, Emal, Tiranë 2009;
– Luigi Luca Cavalli Sforca, “Gjenet, popujt dhe gjuhët” Besa, Tiranë 2012;
– Shikoni shkrimin tim në faqen time “Një çështje urgjente për shqiptarët”, http://www.brahimavdyli.ch/çështja-më-urgjente-për-ne/ (html), e cila është mbajtur qe disa muaj, dorë nëpër dorë nga “përkthyesit” dhe as sot nuk mund t`u jepet të huajve, as OKB dhe Ban Ki Mon, prej të cilit është kthyer te autori i punimit për ta përkthyer në një gjuhë të kuptueshme…
– Filippo Landi, Ilire Zajmi, “Një tren për Bllacë”, SAGA, Prishtinë 2011, faqe 119.
– Po aty, më poshtë.
– E njëjta vepër, faqe 82.
– Edia Tahiri, “Konferenca e Rambujesë/Procesi negociator& dokumetet”, vepër voluminoze, Dukagjini, Pejë 2001.
– Në librin tim, “Mërgata shqiptare e Zvicrës dhe roli i saj”, Brezi `81, Prishtinë 2011, faqe 163-164, marrë nga Edita Tahiri, libri i cituar, faqe 23.
– Ilire Zajmi e Filippo Landi, e njëjta vepër, faqe 95.
– E njëjta libër, faqe 109.
– E njëjta libër, faqe 128.
– E njëjta libër, faqe 129.
– E njëjta libër, faqe 131.
– Fundi i kësa vepre, faqe e mbramë 149.
– Engëll Sedaj, “Gjuha Latine, 10, për të gjitha gjimnazet”, Libri Shkollor, Prishtirnë 2011, faqe 234.
– Gaius Plinius Sekundus, të marrë nga Enkelejd Gurbardhi, në Facebook, AD 23-August 25, AD 79. Shikoni edhe punimin tim, http://www.brahimavdyli.ch/armiqtë-tanë-2g/