Fatos Nano – Edi Rama
Ish-kryeministri dhe ish-kreu i Partisë Socialiste për 15 vjet, Fatos Nano, u ka kërkuar deputetëve të PS-së që ta mbështesin si kandidat për President.
Në një komunikatë të shpërndarë nga zyra e tij për marrëdhëniet e medien, thuhet se “duke shprehur e ritheksuar edhe njëherë mirëbesimin e tij, u bën thirrje Kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama, Kryetarit të Grupit Kuvendor të PS, Gramoz Ruçi, dhe drejtpërdrejtë të gjithë deputetëve të Gurpit Kuvendor të PS që të marrin vendime të drejta në tejkalimin e këtij ngërçi politik të stërzgjatur, duke i dhënë Shqipërisë Presidentin më të mirë”.
Para kësaj komunikata, disa ditë më parë u lëshuar një komunikatë kërcënuese për krijimin e një fraksioni apo për rikthimin e Nanos në PS. Në krahasim me atë, komunikata e dytë ngjan më shumë si një lutje.
“Fatos Nano tërheq vëmendjen se Kryetari i Partisë Socialiste, Lideri i Opozitës, nuk mundet të mos kuptojë se ka ditë, ka momente kur vendi, shoqëria shqiptare, kombi, janë më të rëndësishëm sesa Partia, sesa cilado parti”, thuhet aty.
Sipas Nanos duke e mbështetur atë për President, PS rritet dhe figura e Presidentit lartësohet.
E vetmja kritikë në këtë komunikatë është se Rama ka “adoptuar qëndrimin për një poçes amorf” dhe se nuk po merr guximin për të paraqitur kandidatin e tij për shkak se nuk ka numrat në Kuvend. /F.S/
* * *
Nano presion liderit të opozitës: Më kandido për president ose formoj fraksion
Refuzimi i Partisë Socialiste për të kandiduar Fatos Nanon në postin e presidentit ka bërë që ky i fundit të nis lëvizjet për ushtrim presioni.
Një ditë më parë Nano është takuar me kryetarin e grupit parlamentare të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, ku mësohet se ka kërkuar 20 firma të deputetëve të PS-së që kërkohen për të paraqitur kandidaturë në Kuvend.
Përgjigjja negative e dhëna nga Ruçi me argumentin se PS po kërkon që të zgjidhet një president konsensual duket se po detyron Nanon të shoh si rrugë të vetme ushtrimin e presionit për “çarje” të PS-së.
Në një njoftim për shtyp, të shpërndarë nga Arian Galdini, thuhet Nano ka zhvilluar një takim me deputetë socialistë, ish-funksionarë të së majtë që njihen si mbështetës të tij, duke paralajmëruar një fraksion të ri që mund të lindë nga PS-ja si edhe me përfaqësues të shoqërisë civile. Për lëvizje konkrete të Nanos do të pritet përfundimi i takimit Berisha-Rama.
“Nëse Edi Rama nuk e mbështet Fatos Nanon në kandidimin për President, atëherë në këto takime u përcaktua gatishmëria për fillimin e përgatitjeve për një lëvizje të re politike përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë ata që duan t’i dalin për zot fateve të Shqipërisë dhe që e duan Shqipërinë Evropiane”, thuhet në komunikatën për shtyp. /F.S/
Kur te mos kondicionohemi as nga kercenimet as nga lajkat, as nga lavderimet as nga kritikat atehere jemi ne rruge te drejte.
Nano ka vetem nje mundesi per t’u bere president, zakonin e vjeter, ate te mashtrimit.
Psh. mund t’u premtoje perseri shqiptareve dhe politikaneve se do t’ju jap paret e firmave piramidale.
Comments are closed.