At Zef Pllumi për Berishën: Fitoi orienti, ky njeri është i lig dhe i rrezikshëm

0
52

TemA, 14 Qershor 2013

Në të përditshmet e Tiranës kanë nisur të botohen pjesë nga vëllimi i tretë i librit të Spartak Ngjelës “Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare”.

Libri është i mbushur me detaje interesante për periudhën e fillimit të post-komunizmit shqiptar.

Shekulli sjell pjesën kur Berisha nis të veprojë jo vetëm si president, por edhe si prokuror dhe si gjykatës.

Bie në sy një thënie e At Zef Pllumit për Berishën. Ngjela thotë se At Zef Pllumi i transmetoi një mendim shumë të trishtë.

Tash ka marrë fund gjithçka: Në Shqipëri për herë të tretë, pas një përmbysje, ka fituar orienti. Por ky orientalizëm këtë herë, me anë të këtij njeriu t’lig dhe impulsiv, do të jetë ma i rrezikshmi,” do shprehej At Zef Pllumi në vitin 1992./ep