Shoqata “Dukagjini” dhe “The Imperial House” nderojnë veprën e Dom Prekë Ndrevashes

0
36

Nga: Rush DRAGUSHBA

“Në vazhdim të aktiviteteve për ndere të 100 vjetorit të Shpalljes se Pavarsisë”

Në një nga sallat e “The Imperial House” me inisativën e pronarit të saj Ndue Ftoni dhe Shoqatës “Dukagjini” është organizuar një takim përkujtimorë për nderë të jetës dhe vepres së atdhetarit dhe themeluesit të kishës shqiptare “Zoja Pajtore” në Detroit,Dom Prekë Ndrevashaj.

Para më shumë se një viti,Shoqata “Dukagjini” dhe ish drejtuesit e saj,Ndreke Guri kryetar dhe Pllumb Kulla sekretar i patën propozuar Presidentit të Republikes së Shqipersië për dekorimin e priftit katolik Dom Prekë Ndrevashaj i cili gjithë jetën e vet ja ka kushtuar atdheut dhe fesë katolike. Dom Prekë Ndrevashaj ka një kontribut të padiskutueshem në ndihme të emigracionit shqiptarë,fillimisht në Itali e pastaj në shtetin e Michiganit.

Aktiviteti i kesaj radhe ishte i ideuar si një promovim i dekoratës se mirënjohjes që Presidenti i Republikes u ka dorzuar, Dom Ndue Gjergjit dhe Ndreke Gurit si ish kryetar i shoqates por edhe një nga të afermit dhe autori i monografise kushtuar jetës dhe vepres së tij. Dekorata për Dom Prekë Ndrevashaj, është dorëzuar para pak kohe në Neë York në prani të shume shqiptarve.

Pronari i “The Imperial House” Ndue Ftoni ashtu siç e ka deklaruar dhe më parë se aktivitete të ketij lloji në këtë vit jubilar të 100 vjetorit të pavarsise do të jenë falas,koktej,salla dhe shpenzime të tjera përballohen nga pronari i Imperialit. Edhe kesaj here ashtu u bë.

Të pranishem në sallë ishin bashkohës dhe bashkpunëtor të Dom Prekës, Dom Fran Kalaj,Dom Ndue Gjergji,Dom Fred Kalaj,biznesmeni i njohur i komunitetit shqiptar Ekrem Bardha, ish Kryetari i fondacionit “Vëndlindja Therret” Luigj Gjokaj,vëllezrit Genc dhe Mergim Korça,kryetari i “Vatres” Alfons Grishaj (dega Michigan),Zv/kryetari i”Vatres” Pjeter Jaku (dega Michigan),kryetari i shoqates “Dukagjini” Nikolin Shyti,përfaqesues të mediave shqiptare në Michigan,biznesmën,gazetar dhe shqiptarë që kanë njohur dhe jetuar me Dom Prekë Ndrevashaj.

Moderator të takimit ishin Dr.Gjekë Gjelaj dhe Pllumb Kulla të cilet ishin të impenjuar që çdo gjë të shkontë sa më mirë pasi ashtu e meritonte një njeri si Dom Preka që gjithë jetën ja kishte kushtuar të mirës,bashkëpunimit,vëllazerimit midis shqiptarve pa asnjë dallim as paragjykim.

Pllumb Kulla si njeri nga inistiatoret për kerkesën drejtuar Presidetit të Republikes për dekorimin e Dom Prekës mbajti nje fjalim lidhur me jetën dhe vepren e Dom Prekës,fjalë e cila u duartokit disa herë nga të pranishmit.

Pastaj ai thirri Rita Gjelaj për tu treguar të pranishmeve dekoratën , e cila lexoi edhe motivacionin që Presidenti kishte dekoruar Dom Prekën.

Si e kishte njohur Dom Prekën, foli Dr.Gjeke Gjelaj i cili nënvizoi shume veçori të larta të karakterit të tij si, zëmergjëresia,dashuri për njërzit pa asnjë paragjykim se nga është e i cilit besim të ishte.Këmbengules në atë që mendonte se është mirë për tu kryer.Perkushtimi ndaj fese dhe percjelljes se besimit ndaj zotit tek besimtarët.

Pastaj folën;Dom Fran Kolaj,Dom Ndue Gjergji,Dom Fred Kalaj,Mergim Korça,Genc Korça,Ekrem Bardha, Alfons Grishaj,Kujtim Qafa,Rafael Floqi,Zef Pergega,Luigj Gjokaj,Lulash Palushaj,Nikolin Shyti,e në fund falenderoi pjesëmarrësit pronari i Imperialit,Ndue Ftoni.

Përmbledhje nga ato që u thanë në këtë aktivitet:

Dom Fran Kolaj fjala e tij, e ilustruar me thënje të Pater Anton Arapit, ishte një apel për bashkëpunim dhe mirëkuptin me njëri tjetrin e aq me tepr bëhet domosdoshmeri këtu në emigrim

Ndersa Dom Ndue Gjergji solli për të pranishmit pjesë nga jeta e Dom Prekës,ashtu siç e kishte njohur ai,por idete dhe puna e tij janë shumë aktuale edhe për ditët tona theksoi Dom Ndou.

Dom Fred Kalaj foli në konteksin teologjiko-psikologjik të jetës se Dom Prekës,vlerat e radha që kishte ai në komunikimin e përditëshem por edhe gjatë cermonive fetare me besimtaret ,në jetën jashtë kishe me shqiptarët e besimeve të tjera si një shembull i shkelqyer bashkpunimi dhe mirëkuptimi. Ai theksoi gjithashtu edhe nevojën që presidenca shqiptare duhet të kthej syte edhe nga njerzit që jetojnë akoma e që jeta e tyre është e mbushur me aktivitet të gjerë në sherbim të atdheut dhe popullit,vlerat e tyre duhen vlersuar për së gjalli theksoi Dom Fredi.

Mergim Korça,foli për virtytet e Dom Prekës por edhe të dukagjinasve në pergjithesi.Ai u foli të pranishmit per cilesitë e Dom Prekës si njeri që nuk njihte orar pune,për ti sherbyer popullit dhe besimtarve të vet ,ai s’kishte pushim kurë e lypte nevoja.

Ekrem Bardha,foli për veperen e Dom Prekës por nuk la pa thëne se në komunitet nuk i njihet askuj e drejta për tu mohuar institucioneve fetare të drejtën e liderit në komunitet.

Genc Korça foli për jetën e veshtirë që kishte kaluar në burgjet komuniste e cila ngjasonte si dy pika uji me atë të Dom Prekës dhe po ashtu ai kujtoj punën e palodhur te tij për tu sherbyer besimtarve por edhe në tërsi mergimtarve që të integerohen me jetën jashtë vëndlindjes se tyre.

Alfons Grishaj,pershendeti të pranishmit dhe u kerkoi atyre më shume bashkpunim dhe mirëkuptim që ka më tepër rëndësi në kuadrin e 100 vjetorit të shpalljes ë pavarsisë e ngritjes së flamurit kombëtar në Vlorë..

Kujtim Qafa,solli kujtime të tij dhe babait të vet me Dom Prekën,ai vlersoi zemren e gjërë të tij dhe mirëkuptimin me të gjithë.Gjithashtu veçoj si cilesi brilante këmbëngulje qe ai kishte për të misheruar tëk besimtaret, faljen, pjesa më e rëndesishme e besimit tek zoti.

Zef Pergega,si recensuesi i monografise kushtuar Dom Prekës me autor Ndreke Gurin,foli edhe për botime të tjera kushtuar jetës e vepres se tij ,punë të cilat i kishte botuar por edhe i kishte dorëshkrim.

Luigj Gjokaj,kryetari i fondacionit “Vëndlindja Therret” u tregoi të pranishmeve për kontributin dhe bujarinë me të cilen kishte pritë njërzit e ketij fondacioni për ti ndihmuar në luftë për çlirimin e Kosoves. Gjithashtu ai replikoj me zotin Bardha dhe I sqaroj atij dhe të pranishmeve se thënje të tilla janë të deformuara në kuptimin gjuhesor dhe ideorë,pasi askush (aq sa dinte ai) nuk u ka mohuar rolin klerit e sidomos atij katolik,por më parë është thënë-tha Gjokaj- kleriket në raste ngjarjesh me karakter politik-historik nuk kanë pse të kerkojnë të kenë rolin e liderit. Ndersa me gjatë theksoi se ka njërez ketu në salle qe duhet te shkojne dhe të kerkojnë falje tek vorri I Dom Prekës per shkrimet akuzuesi që i kane bërë atij për së gjalli.

Ndreke Guri,autori i monografisë kushtuar Dom Prekës e cila është promovuar para disa kohësh (ketë vit) në sallen e mbledhjeve të kishes “Zoja Pajtore” si ish kryetar i shoqates “Dukagjini” dhe njeri nga iniciatoret e kerkese drejtuar presidentit për te nderuar me dekorate Dom Prekën,falenderoj të pranishmit për pjesmarrjen dhe gjithashtu të zotit të biznesit i uroj pune e biznes të mbarë dhe e falenderoj për sponsorizimet e herëpashershme që ka bërë jo vetem për shoqaten e tyre por në përgjithësi për komunitetin shqiptar.

Nikolin Shyti,kryetari i ri i shoqatës “Dukagjini” falenderoj pjesmarrsit që kishin ardhe në ketë promovim,po ashtu dhe biznesmënin Ndue Ftoni për kontributet financiare që ka dhënë e jep për të promovuar vlera në të mirë të Dukagjinit por edhe të komunitet shqiptar në Michigan. Ai tha se duhet heqë dorë nga shkrimet tendencioze nepër gazeta e internet.

Lulash Palushaj,gjithashtu apeloj për bashkpunimin sa më të mirë e të ngushtë të shqiptarve në emigrim,pasi nuk kemi se çfarë të ndajmë e të humbim.Falenderoj pjesmarrësit dhe i uroj pune e biznes të mbarë Ndue Ftonit.

Ndue Ftoni ishte i kënaqur për respektin që i ishte rezervuar ketij aktiviteti,i falenderoj pjesmarrësit për fjalet dhe kujtimet që sollen me ketë rast por nuk la pa përmenduar largimin e konsullit të nderit nga aktiviteti sapo ka mbaruar fjalën e vet.

Në një kënd të salles ishte një stend me monografine kushtuar Dom Prekë Ndrevashaj dhe libri poetik i Ndrekë Gurit.

Të veçantat e ketij aktiviteti;

– Alfons Grishaj apeloj të pranishmëve për të ndihmuar familjen e Zef Lleshit,aktivist i njohur në komunitet por prej shumë kohesh është i sëmure nga një semundje e rënde.

– Pjesmarrja e të gjitha mediave shqiptarve në një aktivitet,pasi prej shumë e shumë kohesh jemi të mesuar më censurimin e njëres apo tjetrës medie sipas preferencave presonale te individeve të caktuar por që dëmtojnë jetën e komunitetit dhe sjellin përçarje.

– Edhe kesaj radhe nuk munguan replikat në distancë dhe pa përmëndur emra (këto lihen pas kraheve) që në një farë menyre ndikojnë në thellimin e hëndekut ndarës midis të ashtuquajturave “grupe” ose artificialisht “grupe” me tendecë dhe fryme mosbashkepunimi.

Vizito për më tepër:

http://www.albdreams.net/shoqata-%E2%80%9Cdukagjini%E2%80%9D-dhe-%E2%80%9Cthe-imperial-house%E2%80%9D-nderojne-kujtimin-e-dom-preke-ndrevashes-foto-slideshow/