IINTERVISTE ME ZONJEN E HEKURT DESHIRA SUBASHI

0
31

INTERVISTA ME GAZETARIN GJIN MUSA

Kam patur nderin te kem te ftuar ne emisionin tim para shume kohesh ne valet e radio Mitrovices, me qender ne Austri… Qe nga ajo kohe kane ndryshuar shume gjera. Po si do t’i pergjigjeni pyetjes time kesaj rradhe e nderuara Subashi ?
Zonja Subashi, duke qene pjese e sistemit te drejtesise mbase e keni te veshtire per te folur.. Megjitheate dua tju pyes. Perse nuk ka drejtesi ne Shqiperi? Cilet jane ato faktore qe ushqejne padrejtesine ?

PERGJIGJE
Drejtesine e dua siç e ka emrin. Kete drejtesi e deshiron çdo kush. Une kam qene pjese e drejtesise per nje periudhe te gjate te karieres sime dhe u ndava perkohesisht prej saj, per nje detyre shume te larte shtetrore qe mu besua; ishte detyra e komisionerit te larte zgjedhor, qe ne vetvete kishte drejtimin dhe verdiktin e popullit per qeverisjen e vendit! A ka drejtesi me te rendesishme dhe me pergjegjsi se kjo detyre ? A perben nje vendim te madh drejtesie te shpallesh vendim per te deklaruar vullnetin e nje populli per qeverisjen e tij! Besoj se jo.

Ne te vertete une sot jam pjese e drejtesise me ligj, por nuk e ushtroj per arsye te asaj qe ju me pyesni : pse nuk ka drejtesi ne Shqiperi . Drejtesia ne Shqiperi vuan mungesen e besimit publik pikerisht nga rastet e shkeljes se ligjeve. Qe te jem e drejte ne konsideraten time jo ne menyre absolute drejtesia nuk behet. Ajo qe ben drejtesine te cilesohet si e padrejte jane vendimet e drejtesise te ndryshme, nga ajo qe kerkon ligji. Per njerin ligji zbatohet dhe drejtesia shkon tek i zoti, si i njejti rast, por tek nje tjeter ligji nuk zbatohet dhe manipulohen faktet duke sjelle ne fund padrejtesine dhe humbjen e besimit tek drejtesia.

Kush jane faktoret qe e favorizojne? Jane shume shkaqe e arsye. Une besoj se askush nga gjyqtare, prokurore apo cfardo person publik qe ben vendimarje nuk do te deshironte te bente nje shkelje te ligjit. Atehere pse ndodh? Kuptohet, nje ndikim tek ai qe e detyron deri ne nje shkelje ligji dhe qe me pas e merr ne mbrojtje shkelesin e ligjit. Ne kete menye krijohet rrethi vicioz i gjetjes se drejtesise, i veshtire dhe here here gati i pamundur. Keto raste te bejne pesimiste ne gjetjen e te drejtes dhe krijohet imazhi i besimit te munguar tek drejtesia. Kesaj situate i sherben edhe vete politika qe me privilegjin qe mbart me median e anatemon per vendimarje me qellime politike . Kjo eshte edhe me e renda sjellje per dejtesine.

Flitet per korrupsion te madh, madje te gjithe institucionet nderkombetare gishtin e vene tek drejtesia. Perse ?

Pergjigje
Une nuk kam te drejte ta paragjykoj kete korrupsion ne drejtesi, qe ju me pyesni. Sigurisht besoj se korrupsioni ekziston, masa e ketij korrupsioni nuk eshte e mundur te dihet, se paku nga une. Korrupsionin ne drejtesi e ka pranuar vete klasa politike dhe me kete moto bien dakort edhe per reforma ne kete sistem. Ne parim pranohet edhe nga vete drejtesia me idene e luftes kunder korrupsionit. Une mendoj se korrupsioni ne drejtesi eshte pjese e korupsionit qe mbart i gjithe sistemi shtetror ne Shqiperi. Sistemi gjyqsor nuk mund te mbarte nje standart ndryshe nga standarti qe mbajne te gjithe strukturat e shtetit. Ajo qe une besoj se rendon me shume mbi dejtesine eshte fakti qe sic ka emrin drejtesi , e ben me te dallueshem nga institucionet e tjera.

Me ne fund drejtesia eshte hallka ku cdo kush ka te varur shpresen e fundit te se drejtes. Ne fakt drejtesia perceptohet te dhenia e nje verdikti te drejte per nje ceshtje. Ky eshte nje hap tej e rendesishme dhe e mundishme per kedo qe ndermer nje proces drejtesie. Por nuk eshte e fundit. Ne Shqiperi eshte kthyer ne makth padrejtesia ne ekzekutimin e. vendimit. Ka procese pa fund qe refuzohen te ekzekutohen me vite te tera. Procese qe nisin te reja si ankime per pengimin e ekzekutimit te vendimeve te drejtesise e qe perfundojne deri ne Gjykaten Europiane te te Drejtave te Njeriut ne Strasburg. Ka dhjetra denime te dhena nga kjo gjykate per shtetin shqiptar, por qe ne vizionin tim asnje efekt per nje mendesi ndryshe ne pergjegjsite shtetrore ndaj drejtesise. Eshte e vertete qe nderkombetare qe jane pjese aktive ne bashkepunimin ndershtetror kane vene gishtin ne sistemin e drejtesise dhe korrupsionin ne kete sistem.

Siç e thashe ky eshte edhe nje perceptim i brendshem qe reflekton edhe opinioni nderkombetar. Me se fundmi edhe Kryeministri i Shqiperise ,ne takimin qe pati me kancelaren e Gjermanise, deklaroi opinionin e saj se nuk mund te kemi nje integrim te Shqiperise ne europe me kete sistem drejtesie, te cilen e gjykoi problematik. Perse? Ajo qe une mendoj ne stadin qe ndodhet drejtesia eshte fakti qe me shume se cdokush pergjegjesia i mbetet klases politike. Asaj, politikes i ka sherbyer drejtesia ; politika eshte mjeti qe mund ti ndryshoje imazhin drejtesise , pa perjashtuar vete drejtesine ne gjetjet e saj per te sjelle besimin e humbur te publikut. Tek drejtesia ka nje mates. Mund te japesh dhjetra vendime te drejta, nje padrejtesi ben nje dem te madh ne praktiken gjyqsore , ben nje coroditje te sistemit. Nje padrejtesi eshte e tille sic thote populli: nje dru i shtrember prish gjithe turren e druve! Dhe fatkeqesisht flitet per shume te tilla, me nje deformin te te drejtes.

Po sjell ne vemendje te lexuesit vetem nje fakt. Ne fund te vitit 2012 politika shqiptare u perfshi ne nje debat te ashper per nje reforme ne drejtesi. Do te krijoheshin gjykatat administrative per te qene me afer dhe me shpejt drejtesise subjektet qe kishin konflikte me administraten e shtetit. U vune ne ligj afate te shkurtra gjykimi e vendimi. U zgjodhen edhe gjyqtare me” konkurse” per aftesite e tyre profesionale te fushes. E si nje arritje e madhe u lidh edhe nga nderkombetaret me detyrimin e politikes si nje kusht per statusin e vendit kondidat per ne BE. Politika e dha Ok gjykatat filluan nga funksioni , por une konstatoj nga opinioni i marre nga specialiste se kjo drejtesi nuk merret sic thuhet e ligj. Vecanerisht gjykata administrative e Apelit, si nje strukture e vetme qe mbulon gjithe republiken e ka te pamundur te respektoje afatet qe i jep ligji. Dhe fillon shkelja e te drejtave gjithfaresh.

Askush nuk reagon per gjendjen. Heshtin politikanet! Heshtin hallexhinjte se mos merret vesh ankesa dhe humbin edhe gjyqin, hesht edhe syri i medias qe per muaj e muaj mbushi ekrane e gazeta per vonesen e miratimit, etj,etj. Po kur u bene keto gjykata a kishte valle nje minimum studimi per kapacitetet e tyre ne raport me volumet e punues? Kush pergjigjet per kete situate ? Kush mban pergjegjesi per shkeljen e te dejtave te te gjithe atyre qe kane procese ne vonesen e vendimarjes. Nuk eshte nje apo dy apo 10. Jane mijra ceshtje qe presin me muaj e vite te marrin nje verdikt , kur ligji i garanton kete vendim brenda nje muaji. Po pasojat financiare qe mbart cdo vonese e vendimarjes mbi shtetin, kush i paguan? Kur shkel ligjin drejtesia pasajot jane ne kurriz te taksapaguesve. Ajo qe mbetet per te thene ky organizim i ri gjyqsor dhe i bujshem mbetet qe ne krijim te tij, si nje shteg paligjshmerie. Shkelja e cdo ligji perben nje shteg te hapur per te hyre aty korrupsioni.

A ka gjyqtare te paafte ne sistemin tone te drejtesise ? Perse kursanteve te plepave i eshte dhene perparesi ne drejtesi ?

Une duhêt te jem e drejte ne pergjigjet e mia me lexuesin. Nuk kam tagrin e vleresimit te gjyqtareve ne aftesite e tyre profesionale. Pergjithsisht kam bindjen se kualifikimet nuk mungojne edhe pse nuk jane gjithcka. Rastet e shkeljes se ligjit ka. Dobesia qendron tek kontrolli i sistemit te vleresimit sic eshte sot i ndertuar. Nje sistem kontrolli qe behet mbi punen e gjyqtarit te pakten per tre vite me pare. Deri me sot une nuk di qe Keshilli i Larte i Drejtesie te kete marre nje vendim ndaj nje gjyqtari si i paafte! A ka? Si gjitkund aftesite profesionale nuk jane te njejte per te gjithe, por ato duhet te evidentohen te zbulohen dhe te merren masat e duhura qe ne ligje nuk mungojne. Kjo gje qe ne perceptimin tim nuk eshte bere mie, duhet te ndryshoje, sepse shkeljet perbejne rrezik per drejtesine dhe burim rreziku per shkelje te te drejtave te njeriut.

Ju me pyesni edhe per nje kategori gjyqtaresh qe u emruan ne sistemin e drejtesise, ne fillimet e viteve 90, mbi bazen e nje kursi te pershpejtuar. Tashme ata jane gjyqtare me pervoje 20 vjecare e me shume dhe plotesojne kushtet formale per kariere ne drejtesi. Pse? Vitet e gjata te punes ne drejtesi, nje vleresim real per ceshtjet e gjykuara qe nuk ekziston realisht ne sistem, pesha dhe standarti i punes se tyre dhe te gjithe gjyqtareve qe nuk kane evidence diference midis tyre, kane krijuar lehtesi per nje vlersim personal te atyre qe kane kompetence propozimesh, dekretesh e emrimesh per kariere ne drejtesi. Ndoshta edhe politizim pati me kete kategori, me teorine e nje sistemi politik te ndryshuar, qe domosdoshmerisht do te ndrysnonte edhe drejtesine. Ata parapelqehen, sepse nuk kane qene pjese e sistemit te drejtesise para viteve 1990. Politika shqiptare, beri kete gjetje ne gjyqsor qe i rezistoi kohes edhe per faktin se eshte po kjo kaste politikane qe nga koha qe u krijua. Shpesh drejtesia ka qene pjese e debatit per reformimin e sistemit te kafieres ne gjyqsor, por ende nuk ka gjetje te pelqyera.

Ju keni qene nenkryetare e KQZ-se. Perse Shqiperia nuk ka bere zgjedhje te drejta e te ndershme edhe pse per to flitet gjithnje?

Kjo pyetje eshte mjaft sensitive per mua. Punova me ndershmerine e nje nepunese per nje kauz te madhe. Vota e popullit te merrte verdiktin e dhene, qe do te thote nje vendim i ndershem dhe i drejte per qeverisjen e vendit nga vullneti i votuesit. Nuk ndodhi ne mandatin qe une mbarova! Ishte viti 2011 qe ne gjykim tim nje vit i mbrapshte per te qene zgjedhje te ndershme! Zgjedhje te ndershme eshte fjale e madhe. Per Tiranen nuk u zbatua asnje rregull! Vendime nen efektin e kercenimeve, nen efektin e arrogances , nen efektin e rrethimit policor…

Vitet kane kaluar dhe ne zgjedhjet politike te vitit 2013 qe populli qe ndeshkoi ate dhe te tjera qe ndodhen me zgjedhjet administrative. Sistemi nuk ka ndryshuar, politikanet nuk kane ndryshuar, mendesite nuk kane ndryshuar. Une sot e me shume se dy vite, vuaj ndeshkimin politik, vuaj diskriminimin politik sepse doja qe Shqiperia te kishte nje administrate zgjedhore qe te realizonte zgjedhje te drejta e te ndershme. Lufta ndaj meje ne mbyllje te mandatit si nje hakmarje eshte nje mesazh i qarte i percimit, se drejtesia ne kete fushe nuk ekziston.

Ky eshte nje mates pse nuk kemi zgjedhje te ndershme. Ne te vertete kam bindjen se nderkombetaret vertete i deshirojne zgjedhjet e ndershme , por me se shumti duket se edhe jane lodhur me kete situate 20 vjecare dhe !me shume se zgjedhje te ndershme kerkojne tashme kompromise politike per ti pranuar zgjedhjet humbesi! Ndoshta pak e cuditeshme , por une jam e bindur per kete nga eksperienca personale. Duket politikanet e dine kete dhe ju shkon per shtat ky sistem administrimi zgjedhor.

A eshte e varur drejtesia nga politika? Cilat jane rruget e bashkepunimit ?

Pergjigje
Drejtesia me ligjin themeltar te shtetit, Kushtetuta dhe ligjet e tjera organike thuhet se eshte sistem i pavarur. Une nuk e besoj kete qe eshte shkruar ne ligj. Si une besoj se edhe shume te tjere keshtu mendojne. Qe do te thote se drejtesia eshte e varur. Po nga kush varet drejtesia? Pervec se nga politika nga askush tjeter nuk mund te varet. Madje vitet e fundit kjo eshte bere gjithnje edhe me e dukshme. Ne gojen e politikaneve mbeten gjyqtare qe shperblehen per kontributet polike ne kariren e tyre; ne vendimet e Keshillit te Larte te Drejtesie gjejne mbeshtetje kandidatet qe kane kaluar procese qe politika ka qene e interesuar.

Dekrete te Presidentit te Republikes per gjyqtare te larte qe nuk miratohen ne Parlament per mungese besimi., etj. Ajo qe eshte me e dukshme eshte fakti se pavaresine e gjyqsorit nuk e deshiron politika, E kam deklaruar edhe ne media te tjera, cdo gjyqtar i larte, ne Gjykaten e Larte apo ne Gjykaten Kushtetuese, apo cdo shtetar tjeter i larte qe kryen nje detyre me mandat me afat te caktuar ne institucione te pavarura, me mbarimin e mandatit syte i k a tek politikanet per te zene vendin e punes te nje kariere te gjate. E tille situate te nenshtron te sherbesh sa kohe nuk eshte zgjidhur siguria juridike e njerzve te rendesishem te shtetit. Une nuk i di te gjithe rastet, por mjafton te permend ish Prokuroren e Pergjithshme, ish Kryetaren e Gjykates se Larte, ish gjyqtare te Gjykates se Larte, perfshi edhe veten time, por edhe shume te tjere qe me sa duket nuk u kemi pelqyer nje pjese te politikes. Mbetur pa te drejten . Nje shtet qe vlereson dhe cvlereson kapacitetet e vendit.

Akoma me shprese humbur je kur kjo ndodh tek institucioni qe menaxhon drejtesine KLD-ja. , te cilet me mua, por edhe me te permendurit si me siper,sillen si pronare te ligjit ne dem te interesave te te tjereve. Kaq i pasur eshte ky vend sa nuk gjen dhe nuk jep vendin e duhur njerzve qe kane sherbyer ne poste te larta ne shtet? Jo nje dy a 10 vende jane te detyruara nga ligji per keta zyrtare, por politika me dominancen e saj ndaj drejtesise ka qellimin e percjelljes se ketij mesazhi dhe ja ka arritur qellimit, qofte edhe perkohesisht. KLD-ja nje institucion kushtetues, me kapacitete te drejtesise siç eshte thene ne ligj. Por kur ligji nuk zbatohet, ndodh ajo qe deformon te gjithe sistemin.

Ja pra, ata qe duhet te bejne drejtesine te varur nga fijet e politikes ne karieren e tyre duhet te zgjedhin midis shijes se politikes te veshur me hakmarje per te perfituar kariere ose drejtesise se ligjit dhe si papritur e pa kujtuar te mbetesh, ja keshtu si une, si ish Prokurorja e Pergjithshme, si ish Kryetarja e Gjykates se Larte. Nuk di pse por raste me te shpeshta ndodhin me zonjat ne poste te larta !! Te jete rastesi? Ndoshta! Por ne Shqiperi ka nje ligj “Per barazine gjinore”, ku thuhet se te gjitha institucionet, perfshi edhe drejtesine duhet te zbatojne kuota gjinore ne perberjen dhe drejtimin e institucioneve.

Shikoni sot perberjen e KLD-se e gjitha me te njejten gjini, sigurisht te seksit mashkull. Vetem se fundmi eshte emruar nga Parlamenti nje zonje, me te cilen nuk plotesohet kerkesa e ketij ligji. Qe ne kete raport duket sensi diskriminues. Dhe per çudi askujt nuk i ben pershtypje, madje as vete organizatave apo OJQ-ve qe marrin fonde per punen e tyre ne mbrojtje te te drejtave te grave dhe kunder diskriminimit te tye. Mbetet te te gjykoje nje institucion qe nuk perban ne perberjen e tij paramentrat ligjore. Eja dhe ta gjesh te drejten!

A ka shanse qe ne Shqiperi te flitet per drejtesi te vertete? A do te vija dita qe drejtesia jone te veproje jo vetem ndaj te vegjelve, sic thuhet shpesh, por edhe ndaj te medhenjve ?

Pergjigje
Drejtesi te vertete do te kete vetem atehere kur ligji te jete i zbatueshem per te gjithe ne menyre te barabarte. Nje mik i imi, qe me sa duket kishte nje histori personale me drejtesine, me shkruante se genjeshtra me e madhe eshte se te gjithe jane te barabarte para ligjit. U ndjeva keq, sepse isha e pafuqishme ta kundershtoja. E vene ne sedren e nje njeriu qe e don drejtesine i them se e drejta vonon, por kurrsesi nuk mund te mohohet. Ne te vertete miku kishte plotesisht te drejte. Para drejtesise shqiptare kane trokitur figura te larta politike edhe per korrupsion, por edhe per vepra te tjera civile e penale. Por ceshtjet penale ndaj tyre ,ku me procedura e ku me mjete te tjera juridike jane mbyllur, kur raste analoge edhe me te vogla ne peshe por jo ne pozicion zyrtar kane perfunduar me denime. Politikane ne ceshtje civile demshperblime per fyerje, qesharake por e vertete! Gjyqfitues politikanet qe jene ne qeverisje! Kjo eshte drejtesia sot. Une jam optimiste! Drejtesia do te behet edhe pse koha do te rendoje me padrejtesi ndokend.

A ka ndonje kusht per ne BE denimi i politikaneve dhe i pushtetareve ?
Pergjigje

Ne menyre te drejteperdrejte une nuk di ndonje kusht te BE-se. Une nuk kam informacionin e duhur per kete, ne pozicionin qe kam sot, por besoj se ne parim eshte nje kerkese e drejte. Politikane qe ne opozite denoncojne fort korrupsionin per pushtetare te caktuar. Ne qeverisje neser heshtin?? Pse? Nuk kishin te drejte ne deklarimet publike te tyre? Te kene kurajon te kerkojne ndjese qe kane manipuluar publikun me informacionet. Ne se kane patur te drejte, pse kemi pandeshkueshmeri te tyre ? Kerkohet nje pergjigje qe nuk vjen nga asnje krah i politikes shqiptare. Dhe sa kohe kemi kete klime do te kemi vetem ndeshkime, ndaj politikaneve dhe shtetareve te rangut te ulet, pa prekur funksionet e larta. Ndeshkime te nivelit kryetar komune apo edhe ndonje bashkie; ndeshkime te ndonje nepunesi apo drejtori. A thua se me siper uji vjen qelibar, por turbullohet poshte !

A thua do te behet ndonjehere Shqiperia, te pakten si Kroacia, e cila denoi per korrupsion ish kryeministrn Senader ? Dhe ne fund a do te kete drejtesi per padrejtesite?

Pergjigje
Une e deshiroj Shqiperine si Kroacia dhe si gjithe vendet ku enderrojme te jemi pjese, jo vetem per ndeshkimin e kujdo qe shkel ligjin, por me te gjithe aspektet e gezimit te jetes dhe te te drejtave te njeriut. Nje dite do te vije, per kohen druaj se do te marre breza.

A do te kete drejtesi per padrejtesite?

Pergjigje
Per momentin duket e pabesueshme. Ne tetor te vitit 2013 Kryemistri i Shqiperise, ne nje konference per shtyp me gazetare eshte pyetur per reforme ne drejtesi dhe reformimin e KLD-se. Pergjigja e Kryeministrit ka qene se shume shpejt do te nise reforma. Ne gjysmen e mandatit qeverises nuk kemi asgje konkrete per drejtesine edhe pse ne gjykimin tim ketu duhet te niste puna e nje qeverisje te mire. Kam parasysh thenien e Xh.Washigton : Nje drejtesi e vertete eshte baraz me nje qeverisje te mire. Bashke me reformen ne drejtesi Kryeministri i Shqiperise kishte premtuar se ne qeverisjen e tij do te behej drejtesi ndaj padrejtesive qe sipas tij kishin te benin me ngjarje te medha , sic ishte ngjarja e 21 janarit,etj. Deri me tani nuk eshte bere gje. Ndoshta reforma ne drejtesi mund te zgjidhe edhe drejtesine e padrejtesive. Do ta deshiroja shume duke qene edhe pjese e kesaj padrejtesie.

2. Kur mendoni se do te mbulohet gropa korruptive te cilen e hapi vete Berisha ?

Pergjigje
Per kete pyetje me mungon nje pergjigje e sakte, ndaj do te jem e rezervuar ne pergjigje. Ajo qe une mendoj, korrupsioni me i madh eshte politizimi i skajshem i institucioneve, si nje mjet qe rrit korrupsionin. Pres qe institucionet ligj zbatuese te ndeshkojne cdo rast korruptiv, ndaj cilitfo qofte.

3. Si e gjykoni qendrimin e Prokurorise ne lidhje me akuzat publike te z. Marjan Gryka dhe z. Izet Haxhia, ku implikohet direkt z. Berisha ne te krimet nga vrasja e A. Hajdarit e deri me sot ?

Pergjigje
Te dy rastet qe ju citoni. Une i kam ndjekur ne media. Sigurisht eshte ne tagrin e prokurorise te beje hetimet e duhura per rastet konkrete qe ata denoncojne. Une nuk di nese personat kane bere deklarimet e tyre ne institucione. Gjithsesi prokuroria, ka tagrin edhe kryesisht te veproje per te sqaruar. Eshte me interes publik.

4. Znj. Subashi ju jeni perballur me padrejtesine ! Si e shihni arritjen e Ristanit ne majen e kupoles drejtuese te PD-se? Cfare do te thote ne gjykimin tuaj ?

Pergjigje
Po eshte e vertete qe prej me shume se dy vitesh ndaj meje ka nje padrejtesi te dukshme ligjore dhe morale. Siç kam thene edhe me pare ,viti i fundit i punes sime ishte zevendeskryetare e KQZ-se. Ky funksion sipas ligjit i perkiste te propozuarve nga opozita e kohes e cila sot eshte force politike ne qeverisje. Me mbarimin e mandatit ligji zgjedhor kishte parashikuar garanci juridike per te gjithe anetaret e KQZ-se, qe konsistonte ne kthimin e tyre ne detyren e meparshme. Per te gjithe anetaret e tjere te KQZ-se zgjidhja erdhi sipas ligjit, madje ne pozicione edhe me te larta nga ato qe kane patur me pare. Vetem ndaj meje shteti shkeli ligjin dhe vazhdon me kete situate absurde. Zgjedhjet e fundit qe u zhvilluan ne mandatin qe une kisha ishin te veshtira dhe problematike, vecanerisht ne rezultatin per Kryetarin e Bashkise Tirane.

Une besoj se kam bere perballjen e duhur ne mbrojtje te drejtesise zgjedhore, kundejt shkeljeve te ligjit e rregullave zgjedhore te kohes. Sipas meje shkelesit e ligjit ia arriten qellimit. Ju me pyesni per kariren e ish kolegut Ristani ? Besoj se nuk eshte etike te bej une komentet ne kete rast. Po ja le lexuesit gjykimin per kete pyetje interesante. Shkurt do te percaktoja me nje fjali. Shperblehet te vepruarit me padrejtesi. Kete thashe edhe me siper ne kete interviste. Kryen nje sherbim ne shkelje te rregullit, merr nje mbrojtje qe eshte shperblim. Ajo qe do te thote ne kete rast eshte mesazhi qe percillet i cili vret shpresen se nje dite drejtesia do te jete drejtesi.

5. Drejtesia shqiptare do te di te dale nga bataku ku eshte mbytur ? Mendimi juaj si do te jete drejtesia neser ?

Pergjigje
Kohet e fundit mazhoranca parlamentare ka marre nje vendim. Eshte ngritur nje komision parlamentar per reformimin e sistemit te drejtesise. Te shpresojme ne nje reforme cilesore qe ti jape jete drejtesie neser dhe ne nje te neserme te afert. Thuhet se shpresa vdes e fundit, ndaj le te shpresojme nje te neserme te dejte. Ne se do te arrihet une besoj se eshte sherbimi me mire qe i behet vendit.

Z. Subashi ju falnderoj perzemersisht per kohen qe vut ne dispozicionin e kesaj interviste, le te urojm qe drejtesia shqiptare te gjej veteveten.

Ju flm juve z. Gjin qe jeni i interesuar qe ne Shqiperi drejtesia te permbushi detyrimet e nderkombetareve,profesionistet duhet te jene ne krye te dikastereve te drejtesis.
Politizimi i drejtesis shqiptare ne keto vite te “demokracis” e ka penguar shqiperin ne integrimin e BE.
Ju flm z. Subashi, i shte kenaqesia ime qe te kisha ne kete intervist te drejtperdejtë me publikun permes shtypit te dites.

Intervistoi Gazetar Gjin Musa.