Topalli fushatë diskriminuese ndaj kandidatit të FRD-së në Shkodër. Përndjek dhe kompaninë e posterave

0
37

TemA, 14 Qershor 2013

Pas heqjes se posterit kryesor të kandidatit të FRD, z.Nurja nga hyrja e qytetit brenda ditës dhe spostimit të tij në fasadën e pallatit në sheshin e Teatrit “Migjeni”, dje Drejtoria e Tatimeve të qarkut Shkodër dërgoi inspektoratin hetimor tatimor “per kontroll” kompanisë që kishte dhënë lejë brenda kodit qytetar për kandidatin Nurja. Operacioni drejtohet nga vet zonja Topalli, qe udheheq listen e PD ne Shkoder.

Por nuk mbaron ketu, pasi pas dites se djeshme, telefonantat dhe presionet nuk kane rreshtur dhe kompania ne mirkuptim, i ka kerkuar kandidatit te FRD te heqe posterin, pasi e kane te pamundur te perballojne presionet nga institucioneve shteterore.

Sot, pas presionit të bërë dhe me kerkesë të kompanisë, si dhe nën vezhgimin e drejtuesve te OSBE/ODIHR, z. Sten Gurrik dhe z. Laurenc Liser, u hoq posteri i kandidatit Nurja.

FRD dega Shkoder denoncon me force kete sjellje te paprecedent per pengimin e materialeve elektorale per FRD, sjellje kjo qe i bashkengjitet censures se TV lokale per FRD. FRD kerkon mbeshtetjen e qytetareve te Shkodres, te cilet dine te sillen me voten e tyre ne raste te tilla”, thuhet në një reagim të FRD-së.